Tag: shtëpitë

  • “Demokratët do të marrin shtëpitë”, Rama ironizon deklaratën e Berishës (VIDEO)

    “Demokratët do të marrin shtëpitë”, Rama ironizon deklaratën e Berishës (VIDEO)

    Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur që të ironizojë sërish kryedemokratin Sali Berisha.
    Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, Rama zëvendëson fytyrën e Berishës me një buf, gjë të cilën e ka bërë shpesh javët e fundit.
    Në postimin e Ramës, Berisha shfaqet duke thënë: “Demokratët do të marrin shtëpitë. Ato do të rindërtohen shtëpitë… brenda një kohe rekord”, e cila u përdor nga kryeministri për ta ironizuar kryedemokratin.

  • Plani sekret i Rusisë për të “marrë” Mariupolin: Konfiskimi i mijëra shtëpive dhe kurthi për ukrainasit

    Plani sekret i Rusisë për të “marrë” Mariupolin: Konfiskimi i mijëra shtëpive dhe kurthi për ukrainasit

    Plani i Rusisë për të kapur plotësisht Mariupolin duke larguar banorët e tij ukrainas është zbuluar nga një hetim i BBC.
    Sipas raportit, autoritetet ruse po konfiskojnë sistematikisht mijëra shtëpi nga banorët ukrainas që u larguan nga Mariupol.
    Duke cituar një analizë të dokumenteve nga autoritetet ruse në qytet, ekipi i BBC Verify zbuloi se të paktën 5,700 shtëpi do të konfiskohen.

    Siç raporton media britanike, “për të shpëtuar shtëpitë e tyre, ukrainasve do t’u duhet të përballen me një kthim të rrezikshëm në Mariupol nëpërmjet Rusisë, kontrolle rraskapitëse të sigurisë, një proces kompleks burokratik dhe presion dërrmues për të pranuar një pasaportë ruse”.
    Harta e Mariupolit me shtëpitë që do të sekuestrohen
    Konfiskimet duket se janë pjesë e një plani më të gjerë për të “rusifikuar” qytetin e pushtuar.
    Sipas një studimi të Human Rights Watch, rrethimi i vitit 2022 la të shkatërruan 93% të ndërtesave të larta të Mariupolit.
    Që atëherë, Rusia pretendon se ka ndërtuar më shumë se 70 ndërtesa të reja apartamentesh, por vendasit thonë se ka ende një mungesë të madhe banesash.
    Ligji i ri rus
    Prej disa kohësh ka raportime se Rusia ka sekuestruar prona në Ukrainën e pushtuar. Por një ligj i ri e ka përshpejtuar procesin, dhe e ka bërë më të vështirë për pronarët ukrainas të kërkojnë të drejtat e tyre.
    Përveç 2,200 shtëpive të përcaktuara për mbyllje të menjëhershme nga zyrtarët e qytetit, 3,550 të tjera janë identifikuar për mbyllje të mundshme, tregojnë dokumentet e analizuara nga BBC Verify.

    “Zyrtarët rusë përdorin termin “pa pronar” për të përshkruar shtëpitë që ata thonë se janë të papërdorura ose nuk kanë pronar ligjor, në thelb prona që nuk janë të regjistruara në Rusi.
    Por këto apartamente kanë pronarë legjitimë, banorë ukrainas që i shpëtuan pushtimit rus ose trashëgimtarë të atyre që vdiqën në sulmet ruse”, vëren BBC.
    Dokumentet zyrtare të postuara në faqen e internetit të administratës pro-ruse tregojnë procesin kompleks që çon në sekuestrimin e pronave pasi ato raportohen nga inspektorët vendas ose banorët.
    Metodologjia
    Pasi shtëpitë janë sekuestruar, një ligj i miratuar në fund të vitit të kaluar i lejon autoritetet të transferojnë pronësinë te individët privatë. Vetëm banorët e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut që kanë humbur pronën e tyre dhe kanë pasaporta ruse kanë të drejtë të blejnë shtëpi sipas programit.
    Autoritetet duket se po kërkojnë ta bëjnë të vështirë për ukrainasit që të kërkojnë të drejtat e tyre.
    Të gjitha shtëpitë në vende si Mariupol duhet të regjistrohen në Rusi, por një dekret i nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin në mars i ndaloi qytetarët e vendeve “jomiqësore”, përfshirë Ukrainën, të regjistrojnë pronat në territoret e pushtuara deri në vitin 2028 pa leje të posaçme.
    Në realitet, kuadri ligjor rus paraqet dilemën e mëposhtme për ukrainasit: sigurinë dhe identitetin tuaj ose shtëpitë tuaja.
    Planet e strehimit duket se janë pjesë e një fushate më të gjerë që synon “rusifikimin” e qytetit jugor të Ukrainës. Imazhet satelitore dhe raportet e mediave tregojnë se po ndërtohet një akademi e re detare dhe një memorial i madh lufte.
    Një avokat duke folur për BBC-në argumentoi se plani shënon një shkelje të qartë të ligjeve të luftës të përcaktuara në Konventën e Katërt të Gjenevës dhe Konventën e Hagës, të cilat ndalojnë sekuestrimin e pronës civile, përveç në rrethana shumë të kufizuara.

  • Tanush Çaushi: Shtëpitë historike në Konispol drejt rrënimit – VIDEO

    Tanush Çaushi: Shtëpitë historike në Konispol drejt rrënimit – VIDEO

    Alarm për shtëpitë historike të Konispolit. Nga Ing.Tanush ÇaushiRrugëtimi im drejt Konispolit këtë herë kishte një domethënie të veçantë. I rritur në këtë qytet, mbaja mend me krenari historinë dhe kulturën e tij të pasur.Kur vendosa të rikthehem për një vizitë, nuk e prisja që ky udhëtim do të më sillte kaq shumë mallëngjim dhe pikëllim. Kisha dëgjuar për gjendjen e keqe të shtëpive historike të qytetit, por ajo që pashë me sytë e mi, më la pa fjalë.
     

    Shtëpitë e Takajve, Plakajve dhe shumë familjeve të tjera të mëdha të Konispolit, të cilat përfaqësojnë më shumë se një shekull histori dhe traditë, janë lënë në mëshirë të fatit. Kur kalova pranë tyre, muret e krisura dhe çatitë e rrëzuara flisnin për një neglizhencë dhe harresë që i ka mbuluar. Dikur simbole të krenarisë dhe historisë së qytetit, tani janë në prag të rrënimit.
     
     Një vështrim nga brendaVendosa të hyj brenda një prej këtyre shtëpive – shtëpia e Alush Takës. Kur hapa derën e vjetër, një valë emocionesh më pushtoi. Pjesa perëndimore e saj ishte pothuajse e rrëzuar, ndërsa çatia mezi qëndronte. Çdo hap që hidhja mbi dyshemenë e pluhurosur më kujtonte lavdinë e dikurshme të kësaj shtëpie, zërat dhe hapat e njerëzve që dikur e banonin. Muret e plasaritura mbanin ende shenjat e një kohe të kaluar, të një jete të mbushur me histori dhe krenari. Çdo dhomë kishte diçka për të treguar – një fragment historie, një kujtim të largët.Kujtimet që flenë në mureShtëpia mbante shenjat e një kohe kur Konispoli ishte një qendër e rëndësishme kulturore dhe historike. Çdo dhomë tregonte një histori, një kujtim të largët të një jete plot dinamizëm dhe rëndësi. Por tani, këto kujtime janë në rrezik të zhduken përgjithmonë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe fondeve të nevojshme për restaurim.Thirrje për veprimËshtë koha që Ministria e Kulturës dhe pushteti lokal të veprojnë për të ruajtur këto pasuri të rëndësishme. Nuk mund të lejojmë që trashëgimia jonë të shkatërrohet dhe të harrohet. Këto shtëpi përfaqësojnë më shumë se thjesht ndërtesa; ato janë simbol i historisë dhe krenarisë sonë. Nëse nuk ka reagim të menjëhershëm, këto ndërtesa do të vazhdojnë të degradojnë, dhe me to do të humbasë një pjesë e rëndësishme e identitetit tonë.Përfundimi i trishtuarKur u largova nga Konispoli, ndjeva një ndjesi të thellë humbjeje. Një pjesë e rëndësishme e historisë sonë është në rrezik të zhduket. Është detyra jonë të luftojmë për ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre shtëpive historike, për të siguruar që brezat e ardhshëm të mund të mësojnë dhe të krenohen me trashëgiminë e tyre. Nëse nuk veprojmë tani, nesër mund të jetë tepër vonë. Thërras Ministrinë e Kulturës dhe pushtetin lokal të ndërmarrin masa konkrete për restaurimin dhe ruajtjen e këtyre ndërtesave historike, për të ruajtur identitetin dhe historinë e Konispolit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Çfarë ke bërë për atë zonë përveç faktit që e ke quajtur gjithnjë kënetë?”/ Kryebashkiakja i kundërpërgjigjet Berishës

    “Çfarë ke bërë për atë zonë përveç faktit që e ke quajtur gjithnjë kënetë?”/ Kryebashkiakja i kundërpërgjigjet Berishës

    Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, i kundërpërgjigjet Kryetarit të PD, Sali Berisha, në një video në rrjetet sociale fill një ditë pas akuzave për banorët e Durrësit që nuk kanë marrë bonuset e qirave.
    Kryebashkiakja e Durrësit u shpreh nuk i kanë ndarë kurrë njerëzit në të majtë dhe të djathtë, duke shtuar se u kanë shërbyer njësoj.“Po ti pyesje fanatikët e tu që sot kanë shtëpitë e reja më të forta se ato që kishin më parë do të kishin thënë që shtëpitë e reja ku jetojnë familjarët e tyre, i kanë marrë se u takon pavarësisht se nuk kanë votuar kurrë për PS dhe as për mua”, tha ajo.
    Emiriana Sako: Sali kishe ardhur në Durrës dje dhe kishe shkuar tek këneta jote, siç e quan ti Durrësin e ri, për të kapur ato viktimat e tua që abuzove siç di ti. Do të dëshiroja shumë të mos harxhoja asnjë minutë më shumë me ty, për më tepër në këtë fazë ku ke hyrë që të fiket llamba duke folur dhe s’di më e çfarë flet. Sa vite ke pa shkelur aty, çfarë ke bërë për atë zonë përveç faktit që e ke quajtur gjithnjë kënetë? Kur je kujtuar për atë zonë për herë të fundit apo nuk e mban mend as ti. Meqenese u kujtove 40 ditë para zgjedhjeve, tamam si për të 40 për ata që ti i quan demokratë të pambështetur nga shteti, po të them se kush të çoi atje u tall me ty. Bujar Hoxha, qytetari që përdore dje për të bërë sikur ai që as baxhanakun e vet nuk njeh kur i vdes, nga verifikimi del se nuk ka aplikuar asnjëherë për dëme nga tërmeti sepse 3 herë që hapëm thirrjet për të dëmtuarit, Bujari me siguri të dëgjonte ty që thoshe ‘kot iu thërrasin, mos shkoni, asgjë nuk do të bëjnë’.
    Pra Bujarit nuk ia ka fajin askush tjetër përveç teje. Viitove dhe shtëpinë e zonjës Fidane Hoxha, e cila për fat të mirë nuk ka pasur asnjë dëmtim nga tërmeti 2019, po ku pyet ti për të vërtetën, apo jo? Pastaj rruga Azem Hajdari ka dalë aq mirë sa dhe vetë demokratët aty do ta tregojnë me votë, ndërsa banorët që kanë prishur objektet e tyre 1 katëshe buzë kanalit të bretkosave i kanë sot në xhep kontratat me Bashkinë për të marrë 1 më 1 shtëpitë e reja në lagjen e bukur të Rilindjes që u ngrit nga hiçi. Po ti pyesje fanatikët e tu që sot kanë shtëpitë e reja më të forta se ato që kishin më parë do të kishin thënë që shtëpitë e reja ku jetojnë familjarët e tyre, i kanë marrë se u takon pavarësisht se nuk kanë votuar kurrë për PS dhe as për mua. Unë dhe Bashkia e Durrësit që drejtoj nuk i kemi ndarë kurrë njerëzit të majtë apo djathtë, por i kemi shërbyer dhe u shërbejmë njësoj. 1761 banesa të reja janë ndërtuar në Durrës, të gjitha falas për qytetarët, program që nuk është parë kurrë në Evropë.
    Pyetja ime për ty është: Si të lënë akoma ata të shtëpisë të dalësh në publik dhe të bëhesh meme përditë? Por kjo nuk është puna ime, puna ime është ta bëj Durrësin më të mirë dhe këtë po bëj. Krenare për qytetin tim dhe PS që me 11 Maj do të marrë fitoren më të madhe ndonjëherë këtu, ditë të mbarë!