Tag: shtëpitë

  • DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

    DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

    Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zonanë Bullgari janë përfshirë nga flakët.

    Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga flakët.

    Ata nuk kishin asnjë mundësi të luftonin flakët, thotë një fshatar: “Ishte ferr!” Gjithçka po digjej, tetë shtëpi përreth nesh u shkatërruan. Zjarrfikësit ishin të mbingarkuan; zjarri ishte mbi tre metra i lartë. Kishte shumë vullnetarë, por çfarë mund të bënin vetëm me lopata dhe dhjetë litra ujë në bombolat e tyre? Fshati u dogj. Shtëpitë u shkatërruan. Gjithçka u dogj”.

    Zjarrfikësit të pajisur keq

    Ndërkohë situata është qetësuar disi: më shumë se 150 zjarre janë shuar në të gjithë Bullgarinë. Megjithatë dy zjarre të mëdha në jugperëndim të vendit ende nuk janë nën kontroll. Një zjarrfikës vullnetar në Rani Lug beson se zjarret në rajonin e tij mund të rifillojnë në çdo moment dhe beson se ekipi i tij është i pajisur dobët.

    “Është tragjedi! Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam qenë në të gjitha zjarret, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhe këtu, do të ketë zjarr edhe për një muaj tjetër.” “Nëse ka ujë, do të luftojmë gjithë natën, pa problem. Por duhet të sjellim ujë nga 15 kilometra larg,” tregon ai.

    Ndihma e BE-së

    Për shkak se zjarrfikësit bullgarë janë të mbingarkuar, Bullgaria ka kërkuar ndihmë nga BE. Pesë helikopterë nga Sllovakia, Hungaria, Franca, Republika Çeke dhe Rumania po marrin pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve, dhe një tjetër pritet nga Suedia.

    Maqedonia e Veriut, fqinja e Bullgarisë, ka kërkuar gjithashtu ndihmë nga BE. Sllovenia po dërgon 50 zjarrfikës në këtë vend të vogël ballkanik, i cili ka vetëm dy avionë operativë për bombardime me ujë. Edhe atje zjarret kanë shpërthyer prej disa ditësh, ashtu si edhe në Shqipëri.

    Sezoni i zjarreve në pyje larg përfundimit

    Dhe sezoni i zjarreve në pyje është larg përfundimit, thekson Alexander Dzhartow, kreu i mbrojtjes civile të Bullgarisë: “Ne vazhdojmë të punojmë në terren, duke krijuar hapësira të reja pastrimi, duke luftuar zjarret kudo që të jetë e mundur nga toka dhe duke ofruar mbështetje nga ajri duke përdorur helikopterë. Fatkeqësisht, parashikimi i motit është jashtëzakonisht i pafavorshëm. Do të ketë përsëri erëra të forta, drejtimi i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht nga veriu në jug dhe nga jugu në veri, gjë që e ndërlikon ndjeshëm shuarjen e zjarreve.”

    Vitet e fundit, Bullgaria ka qenë vendii BE më i prekur nga zjarret në pyje për sa i përket sipërfaqes. Gati 40.000 hektarë janë djegur në dy vjet dhe 15.000 hektarë janë shkatërruar tashmë këtë vit. Sipas Ministrisë së Brendshme, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga neglizhenca ose akte kriminale. Dy persona janë arrestuar tashmë./DW/

  • Ballkani/ Mijëra hektarë tokë në flakë, shtëpi të shkrumbuara e njerëz të pastrehë

    Ballkani/ Mijëra hektarë tokë në flakë, shtëpi të shkrumbuara e njerëz të pastrehë

    Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia është njoftuar në kohë përmes aplikacionit zyrtar “BG Alert”, por dëmet janë të mëdha.
    Deri tani nuk raportohet për të plagosur, por shumë njerëz kanë humbur shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Një nga zonat më të goditura është fshati Rani Lug, pranë kufirit me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë janë shkatërruar.
    Fshati që u shua në pak orë
    Një banor i Rani Lug e përshkruan situatën me këto fjalë:
    “Ishte ferr! Gjithçka po digjej. Tetë shtëpi përreth nesh u shkatërruan. Zjarri ishte mbi tre metra i lartë.”
    Ai shton se nuk kishin asnjë mundësi për ta ndalur zjarrin. Zjarrfikësit ishin të mbingarkuar, ndërsa vullnetarët kishin vetëm lopata dhe bidona me dhjetë litra ujë.
    “Fshati u dogj. Shtëpitë u shkatërruan. Gjithçka u dogj.”
    Zjarret në përhapje, pajisje të pakta për zjarrfikësit
    Megjithëse më shumë se 150 vatra zjarri janë shuar në gjithë vendin, dy zjarre të mëdha në jugperëndim të Bullgarisë janë ende aktive dhe jashtë kontrollit.
    Një zjarrfikës vullnetar në Rani Lug thotë se situata është tragjike, pasi pajisjet janë të pakta dhe kushtet shumë të vështira:
    “Do të ketë zjarr edhe për një muaj tjetër. Nëse ka ujë, do të luftojmë gjithë natën. Por ujin duhet ta sjellim nga 15 kilometra larg.”
    Ndihma nga Bashkimi Europian
    Për shkak të gjendjes alarmante, Bullgaria ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Europian. Aktualisht, pesë helikopterë nga Sllovakia, Hungaria, Franca, Republika Çeke dhe Rumania janë duke ndihmuar në operacionet për shuarjen e flakëve. Një helikopter tjetër pritet të vijë nga Suedia.
    Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka kërkuar gjithashtu ndihmë. Sllovenia ka nisur 50 zjarrfikës drejt këtij vendi fqinj, që për momentin ka vetëm dy avionë operativë për fikjen e zjarreve.
    Kreu i Mbrojtjes Civile të Bullgarisë, Alexander Dzhartow, ka paralajmëruar se sezoni i zjarreve është larg fundit. Ai thotë se po punohet intensivisht në terren, me operacione tokësore dhe ajrore, por moti nuk po ndihmon:
    “Parashikimi është shumë i keq. Erërat do të jenë të forta dhe drejtimi i tyre do të ndryshojë vazhdimisht, nga veriu në jug dhe anasjelltas, duke e bërë edhe më të vështirë shuarjen e zjarreve.”
    Bullgaria, vendi më i prekur në BE
    Bullgaria ka qenë një nga vendet më të goditura nga zjarret në pyje në vitet e fundit. Rreth 40.000 hektarë janë djegur vetëm në dy vitet e fundit, ndërsa 15 mijë hektarë janë shkatërruar vetëm këtë vit.
    Sipas Ministrisë së Brendshme, shkaktarët kryesorë janë pakujdesia dhe veprimet kriminale. Dy persona janë arrestuar deri tani, të dy të dyshuar për ndezje të qëllimshme./Marrë nga DW

  • Ballkani në flakë, digjen zona të tëra me pyje! Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh

    Ballkani në flakë, digjen zona të tëra me pyje! Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh

    Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga flakët.
    Ata nuk kishin asnjë mundësi të luftonin flakët, thotë një fshatar: “Ishte ferr!” Gjithçka po digjej, tetë shtëpi përreth nesh u shkatërruan. Zjarrfikësit ishin të mbingarkuan; zjarri ishte mbi tre metra i lartë. Kishte shumë vullnetarë, por çfarë mund të bënin vetëm me lopata dhe dhjetë litra ujë në bombolat e tyre? Fshati u dogj. Shtëpitë u shkatërruan. Gjithçka u dogj”.
    Ndërkohë situata është qetësuar disi: më shumë se 150 zjarre janë shuar në të gjithë Bullgarinë. Megjithatë dy zjarre të mëdha në jugperëndim të vendit ende nuk janë nën kontroll. Një zjarrfikës vullnetar në Rani Lug beson se zjarret në rajonin e tij mund të rifillojnë në çdo moment dhe beson se ekipi i tij është i pajisur dobët.
    “Është tragjedi! Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam qenë në të gjitha zjarret, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhe këtu, do të ketë zjarr edhe për një muaj tjetër.” “Nëse ka ujë, do të luftojmë gjithë natën, pa problem. Por duhet të sjellim ujë nga 15 kilometra larg“, tregon ai.
    Për shkak se zjarrfikësit bullgarë janë të mbingarkuar, Bullgaria ka kërkuar ndihmë nga BE. Pesë helikopterë nga Sllovakia, Hungaria, Franca, Republika Çeke dhe Rumania po marrin pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve, dhe një tjetër pritet nga Suedia. Maqedonia e Veriut, fqinja e Bullgarisë, ka kërkuar gjithashtu ndihmë nga BE. Sllovenia po dërgon 50 zjarrfikës në këtë vend të vogël ballkanik, i cili ka vetëm dy avionë operativë për bombardime me ujë. Edhe atje zjarret kanë shpërthyer prej disa ditësh, ashtu si edhe në Shqipëri.
    Dhe sezoni i zjarreve në pyje është larg përfundimit, thekson Alexander Dzhartow, kreu i mbrojtjes civile të Bullgarisë: “Ne vazhdojmë të punojmë në terren, duke krijuar hapësira të reja pastrimi, duke luftuar zjarret kudo që të jetë e mundur nga toka dhe duke ofruar mbështetje nga ajri duke përdorur helikopterë. Fatkeqësisht, parashikimi i motit është jashtëzakonisht i pafavorshëm. Do të ketë përsëri erëra të forta, drejtimi i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht nga veriu në jug dhe nga jugu në veri, gjë që e ndërlikon ndjeshëm shuarjen e zjarreve.”
    Vitet e fundit, Bullgaria ka qenë vendii BE më i prekur nga zjarret në pyje për sa i përket sipërfaqes. Gati 40.000 hektarë janë djegur në dy vjet dhe 15.000 hektarë janë shkatërruar tashmë këtë vit. Sipas Ministrisë së Brendshme, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga neglizhenca ose akte kriminale. Dy persona janë arrestuar tashmë.

  • Shpërthimi i zjarreve në Ballkan, DW: Zjarrfikësit janë të mbingarkuar dhe të pajisur keq

    Shpërthimi i zjarreve në Ballkan, DW: Zjarrfikësit janë të mbingarkuar dhe të pajisur keq

    Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët.

    Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga flakët.

    Ata nuk kishin asnjë mundësi të luftonin flakët, thotë një fshatar: “Ishte ferr!” Gjithçka po digjej, tetë shtëpi përreth nesh u shkatërruan. Zjarrfikësit ishin të mbingarkuan; zjarri ishte mbi tre metra i lartë. Kishte shumë vullnetarë, por çfarë mund të bënin vetëm me lopata dhe dhjetë litra ujë në bombolat e tyre? Fshati u dogj. Shtëpitë u shkatërruan. Gjithçka u dogj”.

    Ndërkohë situata është qetësuar disi: më shumë se 150 zjarre janë shuar në të gjithë Bullgarinë. Megjithatë dy zjarre të mëdha në jugperëndim të vendit ende nuk janë nën kontroll. Një zjarrfikës vullnetar në Rani Lug beson se zjarret në rajonin e tij mund të rifillojnë në çdo moment dhe beson se ekipi i tij është i pajisur dobët.

    Është tragjedi! Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam qenë në të gjitha zjarret, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhe këtu, do të ketë zjarr edhe për një muaj tjetër.” “Nëse ka ujë, do të luftojmë gjithë natën, pa problem. Por duhet të sjellim ujë nga 15 kilometra larg“, tregon ai.

    Për shkak se zjarrfikësit bullgarë janë të mbingarkuar, Bullgaria ka kërkuar ndihmë nga BE. Pesë helikopterë nga Sllovakia, Hungaria, Franca, Republika Çeke dhe Rumania po marrin pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve, dhe një tjetër pritet nga Suedia.

    Maqedonia e Veriut, fqinja e Bullgarisë, ka kërkuar gjithashtu ndihmë nga BE. Sllovenia po dërgon 50 zjarrfikës në këtë vend të vogël ballkanik, i cili ka vetëm dy avionë operativë për bombardime me ujë. Edhe atje zjarret kanë shpërthyer prej disa ditësh, ashtu si edhe në Shqipëri.

    Dhe sezoni i zjarreve në pyje është larg përfundimit, thekson Alexander Dzhartow, kreu i mbrojtjes civile të Bullgarisë: “Ne vazhdojmë të punojmë në terren, duke krijuar hapësira të reja pastrimi, duke luftuar zjarret kudo që të jetë e mundur nga toka dhe duke ofruar mbështetje nga ajri duke përdorur helikopterë. Fatkeqësisht, parashikimi i motit është jashtëzakonisht i pafavorshëm. Do të ketë përsëri erëra të forta, drejtimi i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht nga veriu në jug dhe nga jugu në veri, gjë që e ndërlikon ndjeshëm shuarjen e zjarreve.”

    Vitet e fundit, Bullgaria ka qenë vendii BE më i prekur nga zjarret në pyje për sa i përket sipërfaqes. Gati 40.000 hektarë janë djegur në dy vjet dhe 15.000 hektarë janë shkatërruar tashmë këtë vit. Sipas Ministrisë së Brendshme, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga neglizhenca ose akte kriminale. Dy persona janë arrestuar tashmë.

  • “Në Theth bien shtëpitë, në Tiranë bie heshtja”, Klodiana Lala shpërthen: KLP nuk e mbrojti Gjeli, e hoqi çështjen…

    “Në Theth bien shtëpitë, në Tiranë bie heshtja”, Klodiana Lala shpërthen: KLP nuk e mbrojti Gjeli, e hoqi çështjen…

    POSTIMI I PLOTË i klodiana Lales
    “Tredhja” e KLP-se perballe Edi Rames
    Kryeministri Edi Rama disa jave me pare shenjestroi prokuroren e Shkodres Elsa Gjeli, si fajtoren kryesore te ndertimeve pa leje ne Theth. Mendimin tim per Thethin e kam shprehur publikisht dhe sdua te ndalem serish. Por sot do merrem me Keshillin e Larte te Prokurorise. Ky institucion ne dy njoftime radhazi kishte vendosur ne rend dite çeshtjen Gjeli.
    Por si me dredhi e shmangi. E hoqi nga rendi i dites, teksa ne Theth shembeshin njera pas tjetres ndertimet pa leje, ne nje aksion qe sigurisht deshmonte arrogance e force pushteti.
    Ky keshill qe duhet te garantoje pavaresine e prokuroreve, karrieren, etj etj heshti. Sepse duhet te kesh shtylle kurrizore ti kundervihesh Edi Rames.

  • Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, të vdekur, të zhdukur dhe mijëra të zhvendosur

    Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, të vdekur, të zhdukur dhe mijëra të zhvendosur

    Kore e Jugut – Autoritetet në Korenë e Jugut thanë se gati 3,000 persona ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur vendin për të katërtën ditë me radhë.

    Si pasojë e motit të keq katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

    🚨 Three straight days of RAIN floods Gwangju, South Korea. The WORLD is UNDER WATER 😳😳😳😳😳pic.twitter.com/IzCwtg7w6x

    — Everything Internet (@KingstonLi25) July 18, 2025

    Shirat do të vazhdojnë deri të hënën në disa zona, sipas agjencisë meteorologjike të Koresë së Jugut, e cila ka paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.
    Deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, sipas orës lokale, 2,816 persona ende nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, sipas Ministrisë së Brendshme.
    Në total, më shumë se 7,000 persona ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në ditët e mëparshme.

    Extreme Rainfall keeps causing havoc and massive floods in East Asia. As of mid July, 2025, South Chungcheong Province in South Korea. Deadly floods have occurred across its border with the north in which casualties are reported yet unknown on numbers. pic.twitter.com/L2a1L3pEUv
    — News That Matter (@jay1stnewyorker) July 18, 2025

    Shirat e rrëmbyeshëm që nga e mërkura kanë sjellë një sasi rekord reshjesh prej më shumë se 500 milimetrash në Sosan, Provinca Jugore Chungcheong, në jug të kryeqytetit Seul, tha ministria e Brendshme.
    Më shumë se 641 ndërtesa, 388 rrugë dhe 59 ferma janë dëmtuar nga përmbytjet, shtoi ministria e Brendshme në një deklaratë./vizionplus.tv

  • Kujtim Gjuzi marshon drejt Thethit, thirrje Ramës: Nuk e ke kuptuar ku e ke futur familjen tënde…

    Kujtim Gjuzi marshon drejt Thethit, thirrje Ramës: Nuk e ke kuptuar ku e ke futur familjen tënde…

    Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë drejtuar këtë të martë drejt Thethit, për të mbështetur banorët thethianë të cilët prej ditësh tanimë janë duke u përballur me fadromat që po i shembin bujtinat e tyre të cilat i kanë ngritur pa leje.
    Për mediat, Gjuzi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim dhe se duhet të dëmshpërblejë një për një të gjithë banorëve të cilëve ua shembi shtëpizat e tyre prej druri.
    Sipas ish-deputetit aksioni i ditëve të fundit në Theth ka prerë në besë dukagjinasit, të cilëve vetë Rama u premtoi që do t’ua legalizojë dhe do t’i gëzojnë shtëpitë e tyre.

    “E para ju falenderoj që keni ardhur. Ne si konservatore jemi përgjigju thirrjes së Zef Gonajt për të qenë në Theth,. Thethi është i thethianëve i komunitetit katolik dhe nëse ne flasim shqip sot dhe nuk flasim serbisht apo greqisht është pikërisht se këto zona që e kanë mbrojtur vendin.
    Të shkosh në Dukagjin dhe të shembsh shtëpitë e të tjerëve pasi u ke thënë shtëpitë do ti gëzoni, kjo nuk quhet vetëm prerje në besë, por kjo është një krim bastard.
    Unë nuk kam çfarë ftesë ti bëj Ramës, që zotëria duhet të mësojë dhe të lexojë kanunin e Lek Dukagjinit. Mesa duket akoma ai nuk e kupton se ku ka futur jo vetën, pro ka futur të gjithë familjen e tij. Kjo nuk është kërcënim, por është për ti thënë që ke bërë një gabim që duhet ta dëmshpërblesh.
    Të dëmshpërblejë të gjithë ku ka vënë fadromë. Atij vëllait Çam duhet të kërkojë falje, të gjithë ata njerëzve që i ka sharë me libër shpie”, tha Gjuzi.

  • “Shtëpitë e rindërtuara, por për kë?”/ PL kërkon lista dhe drejtësi për banorët e Kombinatit

    “Shtëpitë e rindërtuara, por për kë?”/ PL kërkon lista dhe drejtësi për banorët e Kombinatit

    Anëtari i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Artan Distafa ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe bashkisë lidhur me procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëtorit 2019, duke e cilësuar situatën në Kombinat si një “gjendje emergjente të krijuar nga mashtrimi, jo nga natyra”.
    Në një deklaratë për mediat, Distafa denoncoi mungesën e transparencës dhe akuzoi institucionet për ndarje të padrejtë dhe klienteliste të banesave të ndërtuara në zonë. Ai kërkoi publikimin e listës së përfituesve të banesave, sqarimin e kritereve të ndjekura dhe strehim urgjent për familjet që ende janë pa shtëpi.
    “Qindra familje janë të braktisura dhe të harruara. Pyetja është: kujt iu dhanë shtëpitë e reja dhe pse nuk ka një listë publike?”, u shpreh Distafa, duke rikujtuar premtimet e kryeministrit Edi Rama për strehim dhe rindërtim transparent brenda vitit 2021.
    Ai theksoi se Partia e Lirisë në Këshillin Bashkiak do të vijojë të kërkojë llogari dhe drejtësi për banorët e Kombinatit, të cilët, sipas tij, janë përjashtuar padrejtësisht nga procesi i rindërtimit.
    Deklarata e plotë:
    Sot janë bërë më shumë se 5 vite nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit 2019, dhe Kombinati, një nga zonat më të prekura, është ende në gjendje emergjente. Por jo për shkak të natyrës, për shkak të mashtrimit të planifikuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës. Qindra familje janë ende pa strehë, të përjashtuar, të braktisur dhe të harruar përballë dramës së tyre. Pyetja që kemi ne dhe banorët është se kujt i janë dhënë banesat e ndërtuara në Kombinat? Kush i përfitoi? Me çfarë kriteresh? Pse nuk ka një listë publike? Çfarë fshihet pas këtyre apartamenteve “të reja”? Pyetje që askush nuk ju jep një përgjigje. Po çfarë premtoi Edi Rama në atë kohë?
    1. “Asnjë qytetar nuk do të mbetet pa strehë.”2. “Shtëpitë do të ndërtohen aty ku ishin, për ata që i kishin.”3. “Procesi i rindërtimit do të jetë transparent, i shpejtë dhe pa korrupsion.”4. “Në 2021 çdo familje do të ketë çelësin e shtëpisë së re.”
    Sot jemi në vitin 2025 dhe realiteti është ndryshe. Kemi qytetarë të pastrehë. Shtëpitë nuk u kthyen te pronarët. Procesi është i errët, i vonuar, dhe klientelist. Transparenca zero. Ky është mashtrim publik, i qëllimshëm. Qeveria nuk ka rindërtuar me drejtësi. Ka ndërtuar me qëllim përjashtimin. Bashkia nuk ka ndarë banesa sipas nevojës. I ka dhënë sipas bindjes dhe lidhjeve politike. Ata nuk e ringritën Kombinatin, por e kanë plaçkitur atë! Ne, grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojmë urgjentisht:
    1. Publikimin e listës së plotë të përfituesve të banesave në Kombinat.
    2. Transparencë mbi kriteret dhe procedurat e ndjekura.
    3.Strehim të menjëhershëm për çdo familje që është ende pa çati.Ne nuk harrojmë! Premtimet ishin publike dhe mosmbajtja e tyre është turp publik dhe përgjegjësi penale. Ne jemi zëri i atyre që nuk kanë më zë. Do të kërkojmë llogari, derisa çdo banor i Kombinatit dhe të gjithë ata banorë që akoma nuk kanë banesat e premtuara, të marrin atë që i takon me të drejtë. Qytetarët nuk kërkojnë më premtime, por përgjegjësi dhe drejtësi.

  • “Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

    “Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

    Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim në qytetin e Durrësit, me kryetarët e bashkive.
    Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se në javët në vijim do të publikohen shumë shpejt çmimet e referencës së banesave.
    Më tej, kryeministri bëri të ditur se taksa për shtëpitë e dyta do të jetë më e madhe, se sa për shtëpitë e para.
    “Kam një gjë për të shtuar dhe ministri mbase mund të më plotësojë.
    Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja të referencës do të kenë dhe një element tjetër të ri që taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë.
    Sidomos bashkitë e bregdetit do të kenë një të ardhur domethënëse të shtuar nga ky proces. Sepse shume njerëz në bregdet kanë shtëpi të dyta.
    Por duke patur parasysh se çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë do të ketë të ardhura shumë më tepër, sepse është baza kryesore ne të gjitha bashkitë e botës”, tha Rama.

  • “Mos mi prishni shtëpitë”/ Banori me aftësi të kufizuara futet nën fadromë në Theth

    “Mos mi prishni shtëpitë”/ Banori me aftësi të kufizuara futet nën fadromë në Theth

    Ndërkohë që IKMT po vijon aksionin për heqjen e objekteve të vendosura pa leje në Theth, një nga banorët, i cili është person me aftësi të kufizuara, është shtrirë në mes të rrugës përpara fadromës, duke kërkuar ndihmë urgjente nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që të mos i prishen objektet prej druri.
    Ai tha se më mirë të futet poshtë fadromës dhe të vdesë, sesa t’i prishen shtëpitë prej druri që sipas tij i ka ndërtuar me kredi dhe borxhe.
    “Nuk ka beton fare,” tha ai. “Unë jam i vdekur nëse mi prishin. Jam 200 milion lekë borxh. Ju lutem shumë, Edi Rama dhe Benet Beci, më ndihmoni.”
    “I bëj thirrje shtetit të vijë të vërë dorë, se po më prishin shtëpitë prej druri, duke më nxjerrë në rrugë të madhe. Më mirë të më hipë fadroma sipër, të vdes unë më mirë. Të vijnë t’i shohin – janë të gjitha prej druri, me kredi e borxhe, dhe duan të mi prishin. Thirrje Edi Ramës, Benet Becit, ju lutem, live, bota mbarë të shohë çfarë po bëjnë. Jam i vdekur – 200 milionë borxh! Nën goma do futem këtu. Janë shtëpi druri. Kanë thënë të ndërtojmë pa beton. Ja ku janë! Duan të mi prishin. Ku të shkojmë? Unë po vdes nëse mi prishin, po vdes këtu. Thirrje për ndihmë Benet Becit, Edi Ramës – çfarë është ky muhabet, nuk ka beton fare.” – tha banori i Thethit, Bekim Koçeku.
    Më pas foli edhe motra e tij. Ajo tha se kanë ndërtuar këto pesë shtëpi prej druri me kredi, dhe se nuk do e lëshojnë këtë vend, sepse është toka e babës dhe gjyshit të tyre.
    “Kulla e ngujimit është e gjyshit tonë. Jemi ‘dem baba dem’ prej Thethi. As e kemi zaptuar, as e kemi marrë padrejtësisht. Na kanë thënë të ndërtojmë pa beton – s’ka beton, janë vetëm dërrasa dhe llamarina. Shikojeni vëllain tim – pa këmbë, pa dorë, e ka vra zoti. Tani po e vret dhe shteti. Na kanë stresuar dhe na kanë mërzitur. Ç’na duhet kjo jetë – për të përfunduar në spitale? Pasha të madhin Zot, do vdes nën fadromë. Një herë kam lindur, një herë kam për të vdekur.” – tha motra e personit me aftësi të kufizuara.
    Kujtojmë se edhe këtë të mërkurë në Theth po vijon aksioni i IKMT për heqjen e objekteve të vendosura pa leje nga banorët e zonës.