Në një betejë të pashtershme me flakët që kërcënojnë shtëpitë dhe jetët e banorëve, zjarrfikësit e forcat e armatosura po punojnë pa pushim.
Në kushte tejet të vështira, në një intervistë shprehen se mbrojnë banesat duke i menduar si të tyret.
Madje njësoj si banorët e Delvinës edhe ata janë po aq të prekur me humbjen e bagëtive, djegien e ullishteve apo duke rrezikuar edhe banesat, por situata i kërkon sërish në krye të detyrës.
Mes tymit dhe zhurmës së zjarrit, ata rrezikojnë dhe veten, duke u bërë mur mbrojtës për komunitetin.
Sot, më shumë se kurrë, thirrja është e njëjtë për të gjithë: këta njerëz të parë në vijën e frontit kanë nevojë për mbështetjen dhe mirënjohjen tonë.
Tag: shtëpitë
-

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
-

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët! Në krye të detyrës për t’u bërë ‘mburojë’ për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Në një betejë të pashtershme me flakët që kërcënojnë shtëpitë dhe jetët e banorëve, zjarrfikësit e forcat e armatosura po punojnë pa pushim.
Në kushte tejet të vështira, në një intervistë për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo shprehen se mbrojnë banesat duke i menduar si të tyret.
Madje njësoj si banorët e Delvinës edhe ata janë po aq të prekur me humbjen e bagëtive, djegien e ullishteve apo duke rrezikuar edhe banesat, por situata i kërkon sërish në krye të detyrës.
Mes tymit dhe zhurmës së zjarrit, ata rrezikojnë dhe veten, duke u bërë mur mbrojtës për komunitetin.
Sot, më shumë se kurrë, thirrja është e njëjtë për të gjithë: këta njerëz të parë në vijën e frontit kanë nevojë për mbështetjen dhe mirënjohjen tonë.Top Channel
-

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët! Në krye të detyrës për t’u bërë ‘murojë’ për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Në një betejë të pashtershme me flakët që kërcënojnë shtëpitë dhe jetët e banorëve, zjarrfikësit e forcat e armatosura po punojnë pa pushim.
Në kushte tejet të vështira, në një intervistë për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo shprehen se mbrojnë banesat duke i menduar si të tyret.
Madje njësoj si banorët e Delvinës edhe ata janë po aq të prekur me humbjen e bagëtive, djegien e ullishteve apo duke rrezikuar edhe banesat, por situata i kërkon sërish në krye të detyrës.
Mes tymit dhe zhurmës së zjarrit, ata rrezikojnë dhe veten, duke u bërë mur mbrojtës për komunitetin.
Sot, më shumë se kurrë, thirrja është e njëjtë për të gjithë: këta njerëz të parë në vijën e frontit kanë nevojë për mbështetjen dhe mirënjohjen tonë.Top Channel
-

Shtëpitë rrethohen nga zjarri në Kasapaj të Delvinës, flakët përhapen me shpejtësi
Këto pamje vijnë nga lagjja Kasapaj e Delvinës, aty ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Flakët po u afrohen banesave, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë pa pushim në terren për neutralizimin e flakëve.
Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, megjithëse disa prej tyre bëjnë rezistencë.Top Channel
-

Tetë të lënduar nga zjarret/ Banorët: Humbëm gjithçka, shteti të na dëmshpërblejë
Nga zjarri në Gramsh, tetë persona përfunduan në spital. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka patur komplikacione të rënda, por vetëm probleme respiratore.
Deri në këtë moment vetëm dy prej tyre vijonë të qëndrojë në spitalin rajonal të Gramshit, ndërsa të tjerët i kanë lënë ambientet e tij.
Banorët rrëfejnë momentin kur flakët përpinë shtëpitë e fshatit.“Vjehërri im ishte ai që vdiq. Nuk arrita dot ta shpëtoja. mbaroi çdo gjë. Janë djegur bagëtitë, shtëpitë. Ca fshatra janë djegur fare. Për dy minuta merrr tërë Shqipëria. Ne po shikonim flakët te mali, vetëm kur na erdhi në shtëpi. Ca pemë i preva unë, mos të vinte zjarri. S’kisha takat më pastaj. Erdhi zjarri deri te shtëpia. S’e lashë unë. Kisha tre barkushe me ujë, 90 kv ujë i kisha te shtëpia”, shprehen të lënduarit nga spitali.
Drejtori i urgjencës kombëtare , Skënder Brataj, theksoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ata kanë mbërritur në spital me shenja ankthi dhe intonsikim.
Banorët e mbetur në qiell të hapur i bëjnë apel shtetit të matë dëmet e shkaktuara, e t’i dëmshpërblejnë.
“Atje kemi lënë me lopë, me shtëpi, me të tëra. Ku të vemë? S’kemi as rroba, as asgjë. Kur doli zjarri mbi shtëpitë e lagjes të tjera, atëherë na u mbush mendja neve të iknim nga shtëpia. 10 metër zjarri nga shtëpia. Shteti të vijë të kontrollojë ku jetojmë neve. Zahiretë na janë djegur komplet. Unë kam stallë në mal, por mora vesh që lopët më shkuan në livadh. Kam 30 krerë lopë, 110 krerë bagëti”, thanë më tej banorët.
Shqipëria prej afro një muaji është vënë nën pushtetin e flakëve, ndërsa në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, ushtria e policia për të bërë të mundur izolimin e çdo vatre. -

“S’ka mbetur më asnjë shtëpi”/ Flakët e frikshme në Skënderbegas, rrëfehet banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar nuk e kemi parë
Situata kaotike me zjarret në vendin tonë vazhdon, teksa deri më tani raportohet për 30 vatra aktive nga Ministria e Mbrojtjes.
Një zjarr i frikshëm u përhap edhe në fshatin Skënderbegas në Gramsh, nga ku u evakuuan të gjithë banorët.
Një banore tregon për Top Channel momentet e para se si u përhap zjarri në fshat dhe se si flakët “përpinë” çdo gjë, përfshirë shtëpitë dhe bagëtitë.
“Era e solli zjarrin aty. U dogjën shtëpitë e para. Kur u afruan afër shtëpive tona, i thashë burrit që të largoheshim. Dolëm mes flakëve dhe tymit. Shtëpitë kanë mbaruar, bagëtitë, lopët, viçat, gomarët. Të tërë ikën. Vetëm një të moshuar nuk e kemi parë, a doli a s’doli.
Atje te ne s’ka mbetur asgjë. Në fshatin tonë s’ka mbetur asnjë shtëpi. Komplet fshati ka mbaruar. U dogj një komunë e tërë. Nuk di çfarë të them…”, u shpreh banorja.Top Channel
-

“S’ka mbetur më asnjë shtëpi”/ Flakët në Skënderbegas, banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar nuk e kemi parë
Situata kaotike me zjarret në vendin tonë vazhdon, teksa deri më tani raportohet për 30 vatra aktive nga Ministria e Mbrojtjes.
Një zjarr i frikshëm u përhap edhe në fshatin Skënderbegas në Gramsh, nga ku u evakuuan të gjithë banorët.
Një banore tregon për Top Channel momentet e para se si u përhap zjarri në fshat dhe se si flakët “përpinë” çdo gjë, përfshirë shtëpitë dhe bagëtitë.
“Era e solli zjarrin aty. U dogjën shtëpitë e para. Kur u afruan afër shtëpive tona, i thashë burrit që të largoheshim. Dolëm mes flakëve dhe tymit. Shtëpitë kanë mbaruar, bagëtitë, lopët, viçat, gomarët. Të tërë ikën. Vetëm një të moshuar nuk e kemi parë, a doli a s’doli.
Atje te ne s’ka mbetur asgjë. Në fshatin tonë s’ka mbetur asnjë shtëpi. Komplet fshati ka mbaruar. U dogj një komunë e tërë. Nuk di çfarë të them…”, u shpreh banorja. -

Këshilli Bashkiak i Tiranës masa për shtëpitë funerale, jo në godina të banuara
Këshilli bashkiak i Tiranës, një ndër vendimet që mori gjatë mbledhjes së datës 10 qer shor 2025 ishte miratimi i disa masave shtrënguese në lidhje me agjencitë/shtëpitë funerale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet. Në vendimin që ka si objekt përcaktimin e kritereve dhe kushteve që agjencitë/shtëpitë funerale duhet të plotësojnë, thuhet se “shtëpitë funerale nuk duhet të jenë në godina banimi dhe veprimtaria e ushtruar në to nuk duhet të jetë e dukshme për publikun”. “Agjencitë Funerale mund t’i kenë zyrat e shërbimit edhe në godina banimi, por në asnjë rast nuk munden që në të njëjtin ambient të ekspozojnë dhe të tregtojnë materiale si arkivole, kurora, vazo etj. Këto materiale duhet të mbahen në ambiente të veçanta, jo të duk shme për publikun”, cilësohet në vendimin e këshillit bash kiak të Tiranës. Po ashtu, në vendim theksohet se nuk duhet të kenë shenja dalluese, fetare, të përhershme, në fasadën e tyre apo në mjedisin përreth.
“Duhet të kenë të paktën një makinë autofunebër, e cila duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të vendosura nga inspektorati i shëndetësisë. Të kenë garazh të përshtatshëm në varësi të numrit të makinave autofu nebër që disponojnë. Minimal isht hapësira e përshtatshme për një makinë duhet të jetë deri në 15 m2. Burime njerëzore të mjaftueshme për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funer al, përkatësisht për Agjencitë Funerale minimalisht 3 (tre) punonjës, ndërsa për shtëpitë funerale minimalisht 10 (dhjetë) punonjës”, vijon vendimi. Gjithashtu, në këtë vendim specifikohen edhe kushte të tjera që duhet të plotësojnë subjektet që aplikojnë për një licencë si agjenci apo shtëpi funerale. Kriteret bazohen në një numër të caktuar punon jësish, kushte higjieno-sanitare, kapacitetet e godinës ku kryhet shërbimi etj. Vendimi cilëson se për t’u pajisur me licencë për shërbime funerale, subjektet me NIPT duhet të paraqesin pranë Bashkisë Tiranë një sërë dokumentesh, përfshirë: kërkesën për licencë, vërtetim nga gjykata për mosndjekje penale, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore/shën detësore, ekstraktin historik me objekt aktivitetin funeral, NIPT-in, si dhe dokumentacion që vërteton përmbushjen e kushteve për mjetet e transport it të kufomave sipas rregullores për varrezat. Ndërsa për sub jektet të cilat aplikojnë për pajisje me licencë për ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale duhet të dorëzojnë përveç do kumentacionit të përcaktuar, edhe listën e personelit të nevo jshëm për të zbatuar objektin e veprimtarisë (përfshirë këtu, por pa u kufizuar infermier, sanitar, shofer, financier etj.). Subjektet duhet të paraqesin gjithashtu listën e mjeteve e pa jisjeve teknike, të nevojshme që kanë në dispozicion (përfshirë këtu, por pa u kufizuar makina autofunebër, kapak frigorif erik, frigorifer të posaçëm për mbajtjen e kufomave etj.). Sipas vendimit të këshillit bashkiak, subjektet që e ushtrojnë këtë aktivitet, duhet të marrin masa që parashikimet e këtij vendimi, të zbatohen brenda 6 muajve -

Bashkia e Tiranës miraton kushtet për licencimin e subjekteve që ofrojnë shërbime funerale
Të gjithë subjektet që ofrojnë shërbimet funerale do të duhen të licencohen sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara. Bashkia e Tiranës, përmes vendimit n.44 të datës 10 qershor 2025, ka përcaktuar kriteret dhe kushteve që agjencitë e shërbimit funeral/shtëpitë funerale duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.
Për t’u pajisur me licencë për shërbime funerale, subjektet me NIPT duhet të paraqesin pranë Bashkisë Tiranë një sërë dokumentesh, përfshirë: kërkesën për licencë, vërtetim nga gjykata për mosndjekje penale, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore/shëndetësore, ekstraktin historik me objekt aktivitetin funeral, NIPT-in, si dhe dokumentacion që vërteton përmbushjen e kushteve për mjetet e transportit të kufomave sipas rregullores për varrezat.Ndërsa, për subjektet, të cilat aplikojnë për pajisje me licencë për ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale duhet të dorëzojnë përveç dokumentacionit të përcaktuar më lart, edhe listën e personelit të nevojshëm për të zbatuar objektin e veprimtarisë (përfshirë këtu, por pa u kufizuar infermier, sanitar, shofer, financier etj). Subjektet duhet të paraqesin gjithashtu listën e mjeteve e pajisjeve teknike, të nevojshme që kanë në dispozicion (përfshirë këtu, por pa u kufizuar makina autofunebër, kapak frigoriferik, frigorifer të posaçëm për mbajtjen e kufomave etj.);
Përmbushja dhe inspektimi i kushteve
Komisioni gjatë inspektimit në vend duhet të verifikojë për Agjencitë dhe Shtëpitë funerale përmbushjen e kushteve si më poshtë:– Shtëpitë funerale nuk duhet të jenë në godina banimi dhe veprimtaria e ushtruar në to nuk duhet të jetë e dukshme për publikun. Agjencitë Funerale mund t’i kenë zyrat e shërbimit edhe në godina banimi, por në asnjë rast nuk munden që në të njëjtin ambient të ekspozojnë dhe të tregtojnë materiale si arkivolë, kurora, vazo etj. Këto materiale duhet të mbahen në ambiente të veçanta, jo të dukshme për publikun.-Nuk duhet të kenë shenja dalluese, fetare, të përhershme, në fasadën e tyre apo në mjedisin përreth;– Duhet të kenë të paktën një makinë autofunebër, e cila duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të vendosura nga inspektorati i shëndetësisë;– Të kenë garazh të përshtatshëm në varësi të numrit të makinave autofunebër që disponojnë. Minimalisht hapësira e përshtatshme për një makinë duhet të jetë deri në 15m2.– Burime njerëzore të mjaftueshme për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral, përkatësisht për Agjencitë Funerale minimalisht 3 punonjës, ndërsa për shtëpitë funerale minimalisht 4 punonjës të punësuar me kohë të plotë, si dhe minimalisht 2 punonjës, të punësuar me kohë të pjesshme ose kontratë shërbimi.– Çdo ndërtesë të projektohet, e tillë që të plotësojë kushtet e përdorimit nga ana e personave me aftësi të kufizuar.Shtëpitë funerale duhet gjithashtu të kenë: sallë ceremoniale për rite fetare, dhomë të posaçme për pastrim dhe veshje kufome me pajisje të standardizuara, dhomë frigoriferike (morg) me temperaturë 2-12°C dhe ventilim të qëndrueshëm, si dhe ambiente higjieno-sanitare për personelin me sipërfaqe minimum 12m2.Komisioni pasi ka inspektuar në vend ambientin, dhe ka konkluduar në plotësimin e kushteve, harton një raport përmbledhës dhe ia drejton Drejtorisë së Licencimit dhe Gjendjes Civile.Subjektet e licencuara i nënshtrohen një kontrolli periodik të paktën 2 herë në vit, i cili kryhet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, sipas planit të punës së miratuar nga drejtori i përgjithshëm. Pezullimi i licencës ndaj subjektit bëhet me vendim të kryetarit të Bashkisë, pas shqyrtimit të shkeljeve të konstatuara nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit.
