Tag: shtëpitë

  • Banorët e Durrësit protestë te Kryeministria: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

    Banorët e Durrësit protestë te Kryeministria: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

    74 familje nga Durrësi kanë protestuar sot përpara godinës së Kryeministrisë, kundër vendimit të autoriteteve, projektit TID për shembjen e banesave të tyre në zonën pranë amfiteatrit të qytetit. Banorët shprehen se janë njoftuar papritur se shtëpitë e tyre do të prishen për t’i hapur vendin një lulishteje publike, pa u pyetur dhe pa u marrë dakordësia e tyre.

    Prej ditësh, 74 familjet që preken nga zbatimi i projektit TID kanë nisur të kërkojnë mbështetjen e familjeve durrsake për nënshkrimin e peticionit kundër shpronësimeve të padrejta. Sipas protestuesve, procesi i shpronësimit po bëhet me çmime reference, që nuk pasqyrojnë vlerën reale të pronave dhe nuk u japin mundësi të blejnë një banesë të re. Ata thonë se kanë marrë vetëm tre muaj afat për të plotësuar dokumentet e shpronësimit, ndërsa ndihen të pambrojtur dhe të injoruar nga institucionet.
    “Po na heqin nga shtëpitë tona për një lulishte, pa asnjë alternativë strehimi,” u shprehën banorët në protestë, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për rishikimin e vendimit dhe respektimin e të drejtës së tyre të pronës. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri në anulimin e projektit në formën aktuale.

     

  • VIDEO/ Gaza e kthyer në gërmadhe dhe ‘lumi’ i palestinezëve që rikthehen!

    VIDEO/ Gaza e kthyer në gërmadhe dhe ‘lumi’ i palestinezëve që rikthehen!

    Pamjet e publikuara nga agjencitë ndërkombëtare zbulojnë shkallën e shkatërrimit në Qytetin e Gazës, ndërsa mijëra palestinezë, rreth 500,000 që nga e premtja, rikthehen në enklavën veriore, pas javësh të tëra bombardimesh dhe luftimesh të ashpra.

    Videot tregojnë lagje të tëra të kthyera në rrënoja, me ndërtesa të shkatërruara, automjete të djegura dhe rrugë të mbushura me mbeturina.

    Banorët, shumë prej të cilëve u zhvendosën nga shtëpitë e tyre gjatë operacioneve, po kthehen me ngurrim për të kërkuar të mbijetuar, ose për të parë nëse shtëpitë e tyre janë ende në këmbë.

    Shumë prej tyre mbajnë fëmijë të vegjël, ose pak sende që kanë arritur të shpëtojnë.

     

    Israel’s bombardment of Gaza has left large swathes of the Strip in ruins, including parts of Gaza City which was the focus of Israel’s offensive before the ceasefire.AP drone footage taken on Saturday showed massive destruction of the city’s Tal al-Hawa neighborhood. pic.twitter.com/jYZQAELJdr
    — The Associated Press (@AP) October 11, 2025

     

    Sipas agjencisë izraelite përgjegjëse për transportimin e ndihmës humanitare në Gaza, shpërndarja e ndihmës ka rifilluar ndërsa armëpushimi hyn në ditën e dytë. Kamionë që transportojnë ushqime, karburant dhe furnizime mjekësore po kalojnë gradualisht nëpër pikat kufitare, duke synuar të lehtësojnë popullsinë civile që ka pësuar humbje dhe privime të mëdha. Armëpushimi ka lejuar rikthimin e përkohshëm të aktivitetit humanitar dhe transferimin e të plagosurve në spitale, megjithatë situata në Gaza mbetet dramatike, me komunitetin ndërkombëtar që thekson se rindërtimi do të kërkojë kohë, stabilitet dhe vullnet politik nga të dyja palët.

    Drone footage shows widespread destruction in Gaza City neighbourhoods following weeks of conflict.#Gaza #DroneFootage #Destruction pic.twitter.com/spsR14jV0K— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) October 11, 2025

  • Shtëpitë për turistët dhe jo për vendasit, rritet çmimi i qirave në Gjirokastër

    Shtëpitë për turistët dhe jo për vendasit, rritet çmimi i qirave në Gjirokastër

    Në Gjirokastër, çmimet e qirave të banesave janë rritur ndjeshëm, duke u bërë të papërballueshme për qytetarët.
    Sipas agjensive imobiliare në qytetin e gurtë, kjo dukuri vjen si shkak i kërkesës në rritje për marrjen e një shtëpie me qira.
    Tashmë, çmimet janë rritur me rreth 20%, duke e bërë të vështirë për qytetarët gjetjen e një banese me qira.
    “Çmimet tani që kemi prurje janë çuar shumë, ku do të theksoja që një apartament me sipërfaqe rreth 60 metra katror kap një vlerë 300-350 euro, ndërsa apartamentet me sipërfaqe 80-100 metër katror kapin vlerën nga 400-600 euro. Këto janë vlera të papërballueshme, pavarësisht se apartamentet janë në gjendje shumë të mirë, rreth qendrës problematikë ngelet pjesa e çmimit,” thotë Valbona Bani, agjente imobiliare.
    Gjithmonë e më tepër pronarët preferojnë që shtëpitë me qira t’i përfshijnë në tregun turistik dhe t’i japin për vizitorët.
    “Të gjitha këto apartamente që janë dhe të lira vazhdojnë të jenë në Booking sepse sezoni nuk ka mbaruar akoma. Tregu i çmimeve të qirave është në kaos sepse ka dhe nga këta familjarë që nuk i heqin nga tregu turistik, vazhdojnë t’i mbajnë edhe gjatë sezonit të dimrit. Janë më të kënaqur duke punuar me turistët sesa me dhënien me qira,” thotë Valbona Bani.
    Rritje të ndjeshme po regjistrojnë edhe çmimet për blerjen e një banese në Gjirokastër, kjo nisur nga shtimi i kërkesave kryesisht nga të huajt.

  • Mbyllen shtëpitë e barit në Birmingham, gjenden para dhe 2 kg kokainë

    Mbyllen shtëpitë e barit në Birmingham, gjenden para dhe 2 kg kokainë

    Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar një sërë bastisjesh në Birmingham dhe Dudley, duke shkatërruar disa “shtëpi bari” dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe para cash.
    Sipas komunikatës së NCA-së, të cilës i referohet Top Channel, operacioni ishte pjesë e një hetimi më të gjerë për krimin e organizuar dhe emigracionin ilegal. Në një nga shtëpitë e kontrolluara në Corser Street, Dudley, oficerët gjetën afër 80 bimë kanabisi, me një vlerë rreth 80 mijë paund.
    Gjatë bastisjeve në disa adresa të tjera në Birmingham, u arrestuan gjithsej gjashtë persona. Në një banesë në Cornbrook Road u ndalua një 34-vjeçar shqiptar, ndërsa një 29-vjeçare dhe një 21-vjeçar u ndaluan për shkelje të ligjit të emigracionit. Në të njëjtën shtëpi u sekuestruan rreth 50 mijë paund cash dhe 20 kilogramë kanabis në papafingo.
    Në një tjetër bastisje në Fountain Road, një 31-vjeçar u arrestua për kultivim kanabisi, konspiracion për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Ai dyshohet se ka lidhje me shqiptarin 34-vjeçar të ndaluar më parë.
    ‘Goditja’ më e rëndë erdhi në Warstone Lane, ku u zbulua një sasi prej dy kilogramësh kokainë. Dy të rinj, 23 dhe 25 vjeç, u arrestuan nën akuzën e posedimit të drogës së klasit A me qëllim shitje.
    Në një adresë tjetër në Pumphouse Way u gjetën pajisje për kultivimin e drogës në një kasolle në oborr, ndonëse në vendngjarje nuk kishte persona të pranishëm.
    Shefi i degës së NCA-së, Saju Sasikumar, tha se kultivimi i kanabisit dhe krimi i emigracionit janë shpesh të lidhur ngushtë, ku persona që ndodhen ilegalisht në vend shfrytëzohen dhe detyrohen të punojnë për të shlyer borxhet e udhëtimit. “Kjo është një goditje e rëndësishme për grupet kriminale të përfshira dhe për rrjetet e shpërndarjes në rrugë,” u shpreh ai.
    Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë e West Midlands, përkatësisht Njësinë për Luftën kundër Kanabisit.
    gijotina.com/

  • IKMT rafshon banesat në Vlorë! Banorët: S’dalim nga shtëpia…ku tëshkojmë, jemi në qiell të hapur

    IKMT rafshon banesat në Vlorë! Banorët: S’dalim nga shtëpia…ku tëshkojmë, jemi në qiell të hapur

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    VLORË-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot shembjen e disa banesave në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Aksioni ka vijuar mes tensioneve, ku banorët kanë kundërshtuar të dalin nga shtëpitë e tyre, duke hyrë në konflikt me forcat e Policisë dhe punonjësit e IMT-së e IKMT-së. Prishja e banesave lidhet me hapjen e një rruge që do të lidhë Autostradën Transballkanike me Portin e Jahteve.
    Banorët janë shprehur se nga projekti dhe prishja e shtëpive shumica nuk përfitojnë asgjë, pasi nuk kanë certifikatë banese, ndërsa të tjerë kanë marrë vetëm 26 milionë lekë. Në këto kushte ata arsyetojnë se mbeten në rrugë dhe nuk kanë ku të shkojnë.
    Një banor shprehet: “Ne shtëpitë me dokumenta, këta na i prishin. Na kanë dhënë ca lekë, por nuk mund të blejmë dot shtëpitë e reja. Nuk dimë ku të shkojmë. Nga shtëpitë nuk dalim derisa të rrisin çmimin, dhe atëherë vetëm atëherë do të largohemi. Çfarë qeverie e shteti është ky? Jemi të pambrojtur. Shtëpitë me dokumenta i prishin pa na dhënë lekët. Na kanë dhënë vetëm një pjesë të shumës, 26 milionë lekë, por unë kam kërkuar vlerësim me çmimin e tregut.”

    12 banesa janë shembur më herët, ndërsa në fazën aktuale pritet të prishen edhe 26 të tjera. Banorët me dokumentacion do të dëmshpërblehen për çdo metër katror, ndërsa ata pa hipotekë do të marrin bonus qiraje nga Bashkia./ZËRI

  • Shembja e banesave në Vlorë, kundërshtojnë banorët: Duam vlerësim me çmimin e tregut!

    Shembja e banesave në Vlorë, kundërshtojnë banorët: Duam vlerësim me çmimin e tregut!

    Ka nisur sot shembja e disa banesave në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Banorët nuk kanë pranuar të dalin nga shtëpitë e tyre, duke hyrë në konflikt me forcat e Policisë dhe punonjësit e IMT-së e IKMT-së.
    Situata është paraqitur e tensionuar, ndërsa banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer siç duhet dhe kundërshtojnë prishjen. 12 banesa janë shembur më herët, ndërsa në fazën aktuale pritet të prishen edhe 26 të tjera.
    Arsyeja: hapja e rrugës që do të lidhë Transballkaniken me Portin e Jahteve. Banorët me dokumentacion do të dëmshpërblehen për çdo metër katror, ndërsa ata pa hipotekë do të marrin bonus qiraje nga bashkia.
    Një pjesë kanë marrë vetëm 26 milionë lekë, ndërsa disa të tjerë nuk përfitojnë pasi nuk kanë certifikatë banese, duke mbetur në qiell të hapur.
    “Ne shtëpitë me dokumenta, këta na i prishin. Na kanë dhënë ca lekë, nuk blejmë dot shtëpitë. Huk dimë ku të vemë. Nga shtëpitë nuk dalim derisa të rrisin çmimin dhe atëherë dalim nga shtëpia. Çfarë qeverie e shteti është ky? Jemi të pambrojtur. Shtëpitë me dokumenta dhe i prishin pa marrë lekët. Na kanë hedhur një pjesë të lekëve. 26 mln lekë kanë hedhur, kam kërkyuar çmimin e tregut”, u shpreh një banor.

  • Qytetarët e Tiranës shpëtojnë nga ‘biznesi i vdekjes’ në lagje, vendosen rregulla të forta për shtëpitë funerale

    Qytetarët e Tiranës shpëtojnë nga ‘biznesi i vdekjes’ në lagje, vendosen rregulla të forta për shtëpitë funerale

    Këshilli bashkiak i Tiranës i ka dhënë fund epokës së ekspozimit të arkivoleve, kurorave apo pajisjeve të varrimit që shfaqeshin hapur në çdo hyrje pallati. Vendimi i qershorit të këtij viti përcakton jo vetëm rregullat për shitjen e arkivolëve vend e pa vend, por edhe kritere të forta për shtëpitë funerale.

    Në vendim thuhet se “shtëpitë funerale nuk duhet të jenë në godina banimi dhe veprimtaria e ushtruar në to nuk duhet të jetë e dukshme për publikun”.

    “Agjencitë Funerale mund t’i kenë zyrat e shërbimit edhe në godina banimi, por në asnjë rast nuk munden që në të njëjtin ambient të ekspozojnë dhe të tregtojnë materiale si arkivole, kurora, vazo etj. Këto materiale duhet të mbahen në ambiente të veçanta, jo të dukshme për publikun”, cilësohet në vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës.

    Po ashtu, në vendim theksohet se nuk duhet të kenë shenja dalluese, fetare, të përhershme, në fasadën e tyre apo në mjedisin përreth.

    “Duhet të kenë të paktën një makinë autofunebër, e cila duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të vendosura nga inspektorati i shëndetësisë. Të kenë garazh të përshtatshëm në varësi të numrit të makinave autofunebër që disponojnë. Minimalisht hapësira e përshtatshme për një makinë duhet të jetë deri në 15 m2. Burime njerëzore të mjaftueshme për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral, përkatësisht për Agjencitë Funerale minimalisht 3 (tre) punonjës, ndërsa për shtëpitë funerale minimalisht 10 (dhjetë) punonjës”, vijon vendimi.

    Gjithashtu, në këtë vendim specifikohen edhe kushte të tjera që duhet të plotësojnë subjektet që aplikojnë për një licencë si agjenci apo shtëpi funerale. Kriteret bazohen në një numër të caktuar punonjësish, kushte higjieno-sanitare, kapacitetet e godinës ku kryhet shërbimi etj.

    Vendimi cilëson se për t’u pajisur me licencë për shërbime funerale, subjektet me NIPT duhet të paraqesin pranë Bashkisë Tiranë një sërë dokumentesh, përfshirë: kërkesën për licencë, vërtetim nga gjykata për mosndjekje penale, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore/shëndetësore, ekstraktin historik me objekt aktivitetin funeral, NIPT-in, si dhe dokumentacion që vërteton përmbushjen e kushteve për mjetet e transportit të kufomave sipas rregullores për varrezat.

    Ndërsa për subjektet të cilat aplikojnë për pajisje me licencë për ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale duhet të dorëzojnë përveç dokumentacionit të përcaktuar, edhe listën e personelit të nevojshëm për të zbatuar objektin e veprimtarisë (përfshirë këtu, por pa u kufizuar infermier, sanitar, shofer, financier etj.).

    Subjektet duhet të paraqesin gjithashtu listën e mjeteve e pajisjeve teknike, të nevojshme që kanë në dispozicion (përfshirë këtu, por pa u kufizuar makina autofunebër, kapak frigoriferik, frigorifer të posaçëm për mbajtjen e kufomave etj.).

    Sipas vendimit të këshillit bashkiak, subjektet që e ushtrojnë këtë aktivitet, duhet të marrin masa që parashikimet e këtij vendimi, të zbatohen brenda 6 muajve.

  • Zjarret në Gramsh, nëkryetari i bashkisë tregon si do të kompensohen banorët

    Zjarret në Gramsh, nëkryetari i bashkisë tregon si do të kompensohen banorët

    Dhjetëra familje kanë mbetur pa banesa, pasi zjarri shkatërroi gjithçka, Bashkia e Gramshit thotë se do të ngrihet një komision i posaçëm verifikimi për dëmet e shkaktuara.
    Nënkryetari i bashkisë, Xhilson Bajrami, thotë se kompensimi do të bëhet ashtu siç deklaroi kryeministri për shtëpitë dhe bagëtitë. Ai tregon se situata është normalizuar plotësisht dhe mbi 40 banorë janë strehuar në konvikte dhe struktura hoteliere.

    ”Momentalisht kemi rreth 40 banorë në konvikt, nga ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. Kemi kërkuar mbështetje me burime njerëzore që grupet e punës të shkojnë në terren për të bërë vlerësimin sa më real dhe të shpejtë të dëmeve që janë shkaktuar. Pas vlerësimit, do të procedojmë me masat e shpërblimit”, tha nënkryetari i bashkisë.

  • Kthehen në hi pyjet e Gramshit, banorët kthehen në shtëpitë e tyre

    Kthehen në hi pyjet e Gramshit, banorët kthehen në shtëpitë e tyre

    Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.
    Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes.
    Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm.
    Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.
    gijotina.com/

  • Dëshmitë e banorëve: Po ikim me kokën pas se po na digjen shtëpitë!

    Dëshmitë e banorëve: Po ikim me kokën pas se po na digjen shtëpitë!

    Nga Danjela Maloku
    Me lot në sy dhe me kokën pas, banorët e fshatrave të Gramshit vijojnë të largohen nga banesat e tyre. Në disa fshatra të njësisë administrative “Skënderbegas”, zjarri ende u rrezikon jetën ndaj autoritetet u kanë kërkuar të lënë gjithçka e të largohen.
    Rreth 100 banorë në Nartë u evakuuan paraditen e sotme, pasi zjarri masiv që përfshiu fshatin vijon të jetë aktiv. Ata u larguan duke marrë me vete edhe gjënë e gjallë.
    Ky banor i këtij fshati po largohet me zemër të thyer, pasi banesa dhe pemëtaria ku ka derdhur gjithë mundin e jetës rrezikon t’i digjet.
    Për të shuar zjarret, nga ajri ndërhynë 3 helikopterë. Edhe forcat zjarrfikëse vijojnë përballjen me vatrat e shpërndara kudo.
    Por edhe vetë banorët janë vënë në ballë të betejës me flakët. Këta janë dy banorë të zonës që me mjetin e tyre transportojnë ujë duke u ardhur në ndihmë zjarrfikëseve.
    Gazetari Sokol Dema raportoi nga vendngjarja:
    “Flakët janë shuar, e Skëndërbegasi është i mbuluar nga tymi. Shumica e banorëve lanë shtëpitë dhe janë strehuar tek të afërmit në qytet e në konviktin e Gramshit. Të paktët që gjejmë këtu i shohim me lot në sy përballë dëmeve që u shkaktoi zjarri.”Afër shtëpisë së këtij banori u shkrumbuan disa shtëpi, por ai i vetëm mundi të shpëtojë të tijën dhe disa banesa të tjera aty pranë.
    Në Skendërbegas nuk humbën vetëm shtëpitë. Të tjerë, me lot në sy, flasin për humbjen e rrënjëve të ullinjve dhe vreshtave.
    Edhe aty ku flakët janë shuar, dëmet janë të mëdha, siç pamjet me dron tregojnë.
    Në total janë 39 banesa të djegura në 6 fshatra, pa llogaritur dëmet në ullishte, pemëtari, e bagëti. Një inventar po bëhet nga ekipet e ministrisë mbi këto humbje.
    Në Gramsh, një ditë më parë, u shënua edhe viktima e parë e zjarreve që kanë pushtuar vendin, një 80 vjeçar që humbi jetën nga asfiksia e zjarrit që ndezi vetë, flakët e të cilëve më pas morën përmasa të mëdha duke përfshirë disa fshatra./ Report Tv