Tag: shtëpitë

  • Rusia i merr shtëpitë ukrainasve: Sekuestrim masiv pronash në territoret e pushtuara

    Rusia i merr shtëpitë ukrainasve: Sekuestrim masiv pronash në territoret e pushtuara

    Rusia ka vendosur të lejojë ligjërisht sekuestrimin masiv të pronave të ukrainasve në territoret e pushtuara nga Moska.

    Autoritetet pushtuese kanë marrë fuqinë t`i shpallin shtëpitë “pa pronar” dhe t’ia dorëzojnë ato personave të tjerë. Ky rregull do të mbetet në fuqi deri në vitin 2030.
    Lajmin e përcjell Qendra e Ukrainës për Kundërdisinformim, sipas të cilës, nuk ekzistojnë deri tani kritere të qarta për lëvizjet në fjalë, cka do të thotë se ky rregull i prek të gjithë — ai ata që janë larguar për shkak të luftës, ashtu edhera ata që ende jetojnë në shtëpitë e tyre.
    Apartamentet e sekuestruara do t’u dorëzohen banorëve rusë, ushtarëve rusë, forcave të sigurisë dhe zyrtarëve të Moskës që po dërgohen në rajonet e pushtuara për të përshpejtuar rusifikimin e tyre dhe për të tjetërsuar përbërjen demografike.
    Gjatë vizitës së tij në Indi javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se trupat e vendit të tij mund të pushtojnë të gjithë jugun e Ukrainës, nëse Kievi nuk i ndalon luftimet atje.
    “Ose ne do t’i çlirojmë këto territore ushtarakisht, ose trupat ukrainase i lënë këto territore dhe ulin armët”, tha shefi i Kremlinit për televizionin India Today. Putin shtoi me bindje se Donbasi dhe “Novorosiya” do të binin patjetër në duart e Rusisë,

    Top Channel

  • “Nga monologu i dorës së zezë”, tregim nga Kemajl Aliu

    “Nga monologu i dorës së zezë”, tregim nga Kemajl Aliu

    Nga Kemajl Aliu

    (fragment)

    – shpeshherë shtëpitë e Drenicës me ato oborre më ngjanin sikur të ishin shtete –

    Tash që ka rënë përsëri mjegulla mbi kontinent, askujt nuk do t’i shkojë mendja të dëgjojë këtë monolog timin pa maskë, të cilin jam lodhur duke e ligjëruar brenda vetes.

    …Gjithçka kishte filluar me Mbretërinë e Habsburgëve, atëherë kur bëra atentat ndaj princ Ferdinandin. Pastaj, përgjatë një shekulli… E dini: kudo pati shkrumb, vdekje …dhe foshnje që ende thithin gjirin e nënave të vdekura. Unë isha ajo dorë…Ajo ishte toka ime ushtarake.

    Gjithmonë, aty ku kisha vrarë princin, më joshnin thikat, kamat, sopatat — armët e ftohta — e shumë më pak armët e zjarrit.

    Pastaj, për çudi, zëri që vinte nga mjegulla zu të shoqërohej me një dihatje fryme, e cila hynte në intervale të pamatura kohore, mes rrokjeve plot emocion dhe pezëm.

    Ah po… po,  po… sopata, meqë ra fjala… Fqinjët i çarmatosëm, madje edhe në bjeshkët më të larta, atje ku mund t’i shqyenin egërsirat. Bile, për këtë, në një konferencë na përgëzuan për “civilizimin e denjë” — mbrojtjen e species së kafshëve. Pastaj ai ia plasi një të qeshure të çuditshme — ha ha ha, hi hi hi — aq thekshëm, sikur donte ta shpërthente edhe mjegullën.

    Menduam pastaj se tani mund të hynim në çdo shtëpi, në ferkun e mëngjeseve, në menatat pa ispatë dhe në netët me hënë, ku mund të shihnim pllangat e saj mbi trupat e tyre të përgjakur.

    Ia patëm mësyrë njëherë shtëpisë së një krahthati, por nga sëpata e kojshisë së tij, njëfarë Ahmet Delisë, trupat tanë rrufeshëm  u shembën njëri pas tjetrit. Në shkallët e drunjta të asaj shtëpie na mbetën trutë e derdhura për tmerr. Që nga ai moment, oborret dhe shtëpitë e tyre u bënë një kufi i pakapërcyeshëm që kurrë nuk guxonim ta shkelim. Çuditem se si ato shtëpitë e Drenicës me ato oborre jo edhe aq të mëdha shpesh më dukeshin sikur të ishin shtete.

    Këtu lëshoi një ofshamë aq të thellë, e cila u dëgjua shumë më tepër se fjalët që i dilnin si një pëshpërimë.

    Në fund të shekullit, lumenjtë e gjakut më rrënuan të gjitha urat dhe nuk munda të arrij atje ku më besonin fytyrën time të “njëmendtë”. Më peshkuan me gjithë trupin tim në pellgun e këtij gjaku ballkanik, ku ende po notoja… Të tjerët kishin kohë që ishin fundosur në këtë pellg… Ishin të vdekur. Pastaj thanë: këto nuk janë luftëra; l janë masakra… 400, 4000 e shumë të tjera… Po ka edhe shumë e shumë tjera   gjurmët e të cilave i di vetëm unë.

    Për dorën time, që tani e quajnë Të Zezë, kanë ditur edhe më parë… por maska ime gjithmonë i ka bërë Ata t’i mbyllin konferencat me karrigen e zbrazur të fajësisë sime.

    E tani të gjithë janë sulur mbi trupin tim. Trupin që një shekull bëri rrugë me dorën time, atë që e quajnë Të Zezë… Jo, jo, këtë nuk e pranoj assesi…

    Unë nuk jam dhe nuk kam qenë kurrë pjesë e një trupi.

    Prandaj nuk do të mund ta di kurrë: ai trup që ishte brenda grilave e çoi vetë dorën e vdekjes mbi veten… apo unë isha ajo dorë. Këtë nuk mund ta di kurrë me saktësi.

    Pasi gjyqtari shikoi me kujdes raportin mjekësor të obduksionit të vdekjes, bëri këtë shënim fare të shkurtër: Vdekje. Procesi mbyllet.

    Pas hedhjes së nënshkrimit tim në atë procesverbal, dora ime u gjend jashtë grilave përsëri.

    Dhe do të vazhdojë aty ku ka mbetur…

    Tani e kuptova diçka që nuk e kam pasur të qartë kurrë mjaftueshëm:

    Unë jam fryma. Ata që shkuan dhe të tjerët që do të vijnë, janë vetëm trupa.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KEMAJL ALIU: NË ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT

  • Gjirokastër, rrezikohen 20 familje/ Përkeqësohet moti, reshje shiu në gjithë vendin. Përroi kërcënon shtëpitë

    Gjirokastër, rrezikohen 20 familje/ Përkeqësohet moti, reshje shiu në gjithë vendin. Përroi kërcënon shtëpitë

    Rreth 20 familje në lagjen N.Sh.N jetojnë çdo ditë me ankthin që shkakton përroi i Zinxhirave,i cili gjatë reshjeve me intensitet të lartë del nga shtrati dhe gërryen tokën mbi të cilën janë ndërtuar banesat e tyre.

    Banorët thonë se çdo stuhi shndërrohet në një kërcënim real për shtëpitë dhe jetën e tyre, pasi prurjet e fuqishme të ujit kanë dëmtuar disa herë territorin përreth dhe rrezikojnë zhvendosjen e themeleve.
    Prej vitesh, komuniteti kërkon ndërhyrje urgjente për ndërtimin e një argjinature mbrojtëse dhe sistemimin e shtratit të përroit, por pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, zgjidhja ende mungon. Banorët apelojnë që institucionet të marrin masa para se situata të përshkallëzohet më tej, sidomos tani që sezoni i reshjeve është intensifikuar. Sipas tyre, çdo ditë jetojnë mes pasigurisë, duke u lutur që reshjet e radhës të mos shkaktojnë një katastrofë të paralajmëruar.
     

    Top Channel

  • Nis riparimi i dëmeve nga moti i keq/ 200 banesa të prekura në Korçë dhe 3 mijë ha tokë nën ujë. Banorët në Novoselë kthehen në shtëpi

    Nis riparimi i dëmeve nga moti i keq/ 200 banesa të prekura në Korçë dhe 3 mijë ha tokë nën ujë. Banorët në Novoselë kthehen në shtëpi

    Banorët e Novoselës që i kanë shtëpitë afër lumit Vjosë dhe që përmbyten sa herë ai del nga shtrati janë rikthyer në shtëpitë e tyre, ku dëmet janë të konsiderueshme.

    Në Sarandë situata sot ka nisur të përmirësohet. Punohet me intensitet nga shërbimet e ushtrisë, ato të bashkisë dhe Bordi i Kullimit, për riparimin e dëmeve ne argjinaturën e basenit te Lumit Bistrica. Ndërkohë vijohet edhe me dhënie të ndihmave me bazë ushqimore për fermerët.
    Në Korçë po punohet për riparimin e argjinaturave të çara në lumenjtë Dunavec dhe Devoll, ndërkohë që në një bilanc paraprak, përmbytjet dëmtuan 200 banesa dhe një sipërfaqe rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore. Po ashtu vijon puna për largimin e inerteve nga rruga Qukës-Qafë Plloçë.
    Pavarësisht fillimit të uljes së nivelit të ujit pas mbylljes së argjinaturës së lagunës së Vainit, situata në disa zona të Shënkollit, Zejmenit dhe Kolshit mbetet e vështirë, me banesa ende të rrethuara nga uji dhe qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura.
    Në Shkodër, në lartësinë mbi 950 metër por edhe në Kukës e Dibër vijon të ketë reshje bore. Po ashtu në Bulqizë botë ka rënë deri në lartësinë 500 metra dhe raportohen vështirësi të vogla në rrugët që lëvizin për tek minierat e zonës D, Martanesh dhe Tërnovë.

    Top Channel

  • Gënjeshtra e Ramës për rindërtimet pas tërmetit! Lagjja e re në Ishëm bosh

    Gënjeshtra e Ramës për rindërtimet pas tërmetit! Lagjja e re në Ishëm bosh

    Sapo lë pas krahëve fshatin Lalëz dhe i drejtohesh qendrës së njësisë së Ishmit, udhëtari ndeshet me një lagje të re, të ndërtuar kohët e fundit.
    49 banesat njëkatëshe me të njëjtën arkitekturë dhe të baraslarguara nga njëra-tjetra janë ndërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.
    Në qytezën e vogël aktualisht banon vetëm një familje, ajo e Agim Muharremit, një mësues letërsie në pension, së bashku me familjen e vogël të të birit.
    “Shtëpia ku banoja dikur nuk u rindërtua pas tërmetit dhe, në kushtet e këqija ku ndodheshim, nuk mund të prisja akoma,” tha Agim Muharremi për BIRN.
    Në lagjen e re dhe të pabanuar ende nuk ka energji elektrike dhe mungojnë kanalizimet, por familjet me shtëpitë e dëmtuara rëndë nëpër fshatrat e ndryshëm të zonës hezitojnë ta popullojnë atë.
    Agimi thotë se banesa ku po jeton është e ndërtuar mirë, ndërsa në ato të tjerat pranë saj kanë nisur të shfaqen njollat e lagështirës, “si të gjitha shtëpitë e pabanuara,” shton ai.
    Kadri Gjyli, që e drejtoi njësinë administrative të Ishmit gjatë gjithë periudhës së rindërtimit, tha për BIRN se lagjja e re në Lalëz u ngrit me financimin e një shoqate shqiptaro-amerikane.
    “Së shpejti do të organizohet tenderi dhe firma fituese do të realizojë gjithçka që aktualisht mungon, nga sistemi i kanalizimeve dhe i energjisë elektrike, deri te ndërtimi i qendrës shëndetësore,” tha Gjyli.
    Ai shpjegoi se, bashkë me banorët që pritet të popullojnë lagjen e sapondërtuar në Lalëz, 22 familje të tjera nga Ishmi do të sistemohen në pallatet e ngritura në Porto Romano të Durrësit, dhe disa të tjera në Manëz. Gjyli thekson se punë e mirë është bërë edhe për rindërtimin e shkollave dhe qendrave shëndetësore.
    “Dy shkolla në fshatra funksionojnë normalisht, ndërsa e njëjta gjë pritet edhe për shkollën e mesme në qendër.”
    Tërmeti i 26 nëntorit 2019 goditi rëndë 9 fshatrat e njësisë administrative të Ishmit, shumë pranë epiqendrës së sizmës.
    Programi i rindërtimit parashikoi ngritjen e 330 shtëpive të reja në të gjithë territorin e njësisë.
    Shumica janë ngritur në oborret e shtëpive të vjetra, ndërsa janë hasur vështirësi në banesat larg rrugëve, apo në ato 3-4 katëshe që duheshin përforcuar, sqaroi ish-administratori Gjyli.
    “270 familje janë sistemuar në shtëpitë e reja, duke i mobiluar ato me shpenzimet e tyre ose të shoqatave bamirëse,” tha për BIRN kryetari i shoqatës “Ishmi”, Isuf Shehu.
    Familjet ishmake që janë transferuar prej kohësh në Durrës apo në Tiranë kontribuuan që në ditët e para pas lëkundjeve sizmike.
    “Anëtarët e shoqatës ‘Ishmi’, mjaft prej të cilëve banorë të zonës, bashkëpunuan me pushtetin vendor dhe me fondacionet humanitare,” tha më tej Isufi.
    Sipas tij, ishmakët që kanë migruar në vende të ndryshme të botës ishin mbështetje e madhe për familjet e tyre.
    “Gjysmën e shpenzimeve për punimet brenda shtëpisë së re i hoqi im bir, që jeton në Francë,” tha Qaniu, që banon në Bizë.
    Genc Shehi, pedagog në një nga universitetet e vendit, ka shkuar për herë të parë në Ishëm pak ditë pas tërmetit.
    Misionar jo vetëm shpirtëror, Genci vazhdon të shkojë në fshatrat që ndodhen 30 km në veri të qytetit të Durrësit.
    “Këto ditë shkuam për të tërhequr një konteiner që për pesë vite radhazi shërbeu si banesë për një familje në Gjuricaj,” tha Genci për BIRN, ndersa shpjegoin se tani kontejneri do të ndihmojë një familje me probleme në Xhafzotaj.
    “Zoti me një dorë të jep, e me tjetrën të pret,” shtoi ai, duke kujtuar ditët e vështira të mbijetesës së familjeve ishmake menjëherë pas tërmetit.
    Familja e Agimit, e vetmja që është strehuar në banesat e Lalzit, ka edhe një shqetësim tjetër.
    “Jo vetëm unë, por edhe bashkëfshatarët e mi e kanë shqetësimin,” saktëson ai. “Trualli i lagjes së re në Lalëz është argjilor dhe në të ardhmen mund të rrëshqasë, e të përfundojë me gjithë shtëpitë poshtë në liqen,” përfundon ish-mësuesi./BIRN

  • Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq, 25 persona strehohen me çadra në Çukë të Sarandës

    Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq, 25 persona strehohen me çadra në Çukë të Sarandës

    25 persona janë strehuar në çadra në Çukë, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga reshjet e ditëve të fundit.

    Familjet e prekura janë pajisur me ushqime dhe çadra nga Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rezervave të Shtetit.
    Ndihmat janë shpërndarë në terren, ndërsa ekipet vendore vijojnë monitorimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për banorët e dëmtuar.

    Top Channel

  • Krujë/ Banorët e Borizanës në protestë për guroren: Po na prish shtëpitë dhe shkakton përmbytje

    Krujë/ Banorët e Borizanës në protestë për guroren: Po na prish shtëpitë dhe shkakton përmbytje

    Banorët e fshatit Borizanë të Krujës janë ngritur sot në protestë pas përmbytjeve dhe shkatërrimeve masive prej motit të keq të të ditëve të fundit, që u vjen nga një gurore pranë shtëpive dhe hedhja e mbetjeve të shumta (fekale e ujëra të zeza), që dyshojnë se u vjen nga zona e Tiranës.
    Situata e reshjeve intensive të mesjavës, që shkaktuan anomali të ndryshme në disa zona të këtij rrethi, ka sjellë sot (22 nëntor) edhe reagimin e tyre. Në fshatin Borizanë operojnë edhe disa gurore, madje fare pranë banesave.
    Pikërisht një prej tyre ka bllokuar edhe përroin, i cili si pasojë e situatës atmosferike dhe reshjeve ka shkaktuar përmbytjet.
    Një gurore e cila ndodhet rreth 100 metra larg banesave dhe e cila po ju shkakton mjaft dëme e shqetësime, edhe shëndetësore. Banoret shprehen se kjo gurore ka 20 vjet që u shkatërron shtëpitë dhe pronat, edhe pse janë ankuar apo kanë bërë dhjetëra denoncime në Prokurori e Polici, si dhe në pushtetin vendor e lokal.
    “Asnjë masë nuk ëhstë marrë, pavarësisht denoncimeve dhe ankesave tona. Shtëpitë vijojnë të na shkatërrohen”, shprehen banorët.
    Madje disa banorë janë edhe në procese gjyqësore me kompaninë që zoteron guroren. Subjekti është në pronësi të Shpresiona Shima, e cila zotëron kompaninë “Shpresiona Albania shpk”, e cila operon në këtë vend prej rreth 20 vitesh.

  • Çahen argjinaturat në Sarandë, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës! Shtëpitë nën ujë, ngordhin qindra bagëti, në terren Ushtria

    Çahen argjinaturat në Sarandë, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës! Shtëpitë nën ujë, ngordhin qindra bagëti, në terren Ushtria

    Argjinaturat mbrojtëse në Saranda janë çarë gjatë natës si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe prurjeve të mëdha të ujit, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në fshatrat Çukë, Konispol dhe Shalës.
    Siç shihet edhe nga pamjet, fushat janë të gjitha nën ujë dhe rrezikohen shtëpitë, ndërkohë që dëmi në bujqësi e blegtori është shumë i madh.
    Argjinaturat kanë çeduar duke u shkatërruar njëra pas tjetër dhe për pasojë përmbytjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të pashembullt emergjence në jug të vendit. Zona të gjera nga Çuka e Sarandës, Metoqi dhe fushat e Konispolit janë kthyer në gjol.
    Agjencia online e jugut “Saranda Web” njofton se argjinatura e Bistricës në Çukë është çarë gjatë natës, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në blegtori. Më shumë se 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha janë mbytur, ndërsa stalla të tëra janë shkatërruar.

  • Kryebashkiaku i Pogradecit: Shtëpi me qira për banorët që u janë përmbytur shtëpitë, grupet e punës në terren

    Kryebashkiaku i Pogradecit: Shtëpi me qira për banorët që u janë përmbytur shtëpitë, grupet e punës në terren

    Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka folur për situatën pas reshjeve intensive të shiut të rëna orët e fundit. Ai tha se bashkia do të sigurojë shtëpi me qira për ata banorë që u janë përmbytur shtëpitë. ”Ka rreth 24 orë që e gjithë bashkia është në këmbë, grupet e emergjencave janë ndarë sepse nuk është vetëm Buçimasi pra kjo njësi administrative por në fakt kjo është prekur më shumë sepse ka edhe një pjesë të konsiderueshme në qytet, edhe në zonën e Mokrës por edhe në zonën e Gorës.
    Sigurisht që këtu ndaj jam edhe sot ka më shumë probleme se në zonat e tjera, ne kemi vajtur me grupet e punës nëpër të gjitha shtëpitë e prekura nga përmbytja, patjetër që bashkia do marë në komsideratë kërkesën e tyre, kemi siguruar shtëpi me qera deri në momentin që do sigurohen shtëpitë, patjetër që bashkia do jetë në gadishmëri edhe sot sepse edhe parashikimet kështu janë.
    Lajmërojmë edhe qytetarët të jenë të gatshëm dhe në bashkpunim me komunitetin bashkia mund të bëjë gjithçka. Ne jemi të gatshëm ndaj ftoj dhe qytetarët për çdo problem të marin kryetarët e njësive administrative, kordinatorët. Dy banesa janë jasht funksionit, të dyja familjet janë të sistemuara me bonus qeraje. Nesër vjen grupi i inxhinierve për të bërë projektin e ahtëpive të tyre për pjesën që do riparohet dhe besoj në një kohë rekord ata do kthehen në banesat e tyre. Dy lumenjtë i Vërdovës dhe i Rëmenjit janë më problematikët të dyja rjedhin në liqenin e Pogradecit, ne për to kemi hartuar projekte sepse në momente të tilla bëhen të rrezikshme për qytetarët”.

  • Voton kandidati i mbështetur nga PD për Matin, Brahilika thirrje matjanëve: Dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin

    Voton kandidati i mbështetur nga PD për Matin, Brahilika thirrje matjanëve: Dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin

    Kandidati i pavarur që mbështetet nga opozita për kryetar të Bashkisë Mat, Eduart Brahilika ka votuar së bashku me bashkëshorten në qendrën pranë Pallatit të Kulturës.
    Brahilika dha mesazhin për ndryshim dhe ftoi qytetarët e Matit që të dalin masivisht në votime.
    Brahilika: Mesazhi im për popullin e Matit sot është për një drejtim të ri, për një ndryshim të mënyrës se si është qeverisur bashkia Mat. Mesazhi im për matjanët është dilni nga shtëpitë, votoni për ndryshimin.

    Sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, Brahilika tha se është faj i keqqeverisjes që Shqipëria po zbrazet.
    Brahilika: Shqipëria po tkurret, ne s’kemi ku t’i marrim njerëzit. Unë kur kam hyrë në këtë garë, kam thënë që do marr të gjitha masat që populli i Matit të votojë i lirë. Për çdo shkelje që do konstatohet, do ketë kallëzime.