Tag: shtëpie

  • Rrugëtimi i ish-gardistit Gramoz Sako, nga ‘arrest shtëpie’ tek kandidatura për Bashkinë e Tepelenës

    Rrugëtimi i ish-gardistit Gramoz Sako, nga ‘arrest shtëpie’ tek kandidatura për Bashkinë e Tepelenës

    Gramoz Sako, ish-komandant i Gardës së Republikës, tashmë kandidat i PS për Bashkinë e Tepelenës, po ngre shumë pikëpyetje për figurën e tij publike.

    Një dokument i Komisionit të Vlerësimit në kuadër të procesit të Vettingut në Polici ka zbuluar një sërë problematikash që lidhen me pasurinë dhe konfliktin e interesit, çështje që, sërish nuk penguan rrugëtimin e tij drejt kandidimit politik.

    Në shkurt të vitit 2020, trupa e vlerësimit, e përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska dhe Artur Baku, ka konstatuar se Sako nuk ka qenë i saktë në deklarimin e pasurisë.
    Asokohe deklarohej se Sako zotëron një apartament në emër të bashkëshortes dhe ka marrë një kredi 3 milionë lekëshe për blerjen e tij, të shlyer për vetëm tre vite.

    Në deklarimet zyrtare, Sako kishte raportuar edhe blerjen e një apartamenti tjetër në Tiranë, pa deklaratë noteriale, të cilin e ka shndërruar në klinikë dentare, me pajisje në vlerën 36 mijë euro, financuar pjesërisht nga një hua prej 14 mijë eurosh nga kunati, me burim të paqartë në Itali.

    Komisioni ka evidentuar mospërputhje në vlerën e investimeve në klinikë dhe mungesë dokumentimi për burimet e financimit, ndërsa Sako nuk ka deklaruar saktësisht as shumën e huasë, duke shkelur detyrimin ligjor për deklarim të plotë.

    Në listën e pasurive të tij shfaqet edhe një Toyota Land Cruiser, e cila rezulton e çregjistruar. Sipas DPSHTRR, makina është blerë me 450 mijë lekë dhe më pas e shitur për 15 mijë euro, një diferencë e madhe që komisioni e ka konsideruar “të pajustifikuar”.
    Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka raportuar të ardhura 1.4 milionë lekë më shumë se sa deklarimet zyrtare pranë tatimeve, duke ngritur dyshime për evazion fiskal.

    Konflikte interesi 

    Një tjetër pikë e rëndë në dosjen e Sakos lidhet me favorizime familjare dhe abuzime në Gardë.
    Në vitin 2019, një grup gardistësh e ka denoncuar në Komisionin e Vlerësimit për rritje gradash pa kriter, abuzime me dieta dhe sjellje joprofesionale.
    Në këtë periudhë, në strukturat e Gardës është punësuar edhe mbesa e Sakos, vajza e motrës së tij, si juriste. Edhe pse ai ka mohuar çdo konflikt interesi, komisioni ka vlerësuar se ka kryer favorizim familjar dhe se figura e tij morale cenohet.

    Në dosje përmendet gjithashtu se Sako, përpara se të pranonte detyrën në Gardë në vitin 1997, ka qenë në arrest shtëpie për një çështje penale të pushuar më pas.

    Dosja e tij në vetting ngre pyetje të forta mbi standardet e përzgjedhjes dhe filtrat moralë të kandidatëve që dalin nga strukturat e sigurisë.

  • Tepelenë/ Regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me “arrest shtëpie”, nisin hetimet për infermierin

    Tepelenë/ Regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me “arrest shtëpie”, nisin hetimet për infermierin

    Një infermier 39-vjeç nga Memaliaj, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre pasi nga hetimet dyshohet se ka regjistruar në mënyrë fiktive një person të dënuar me arrest shtëpie. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se më datë 13.09.2025, ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, duke regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”)”, thuhet në njoftimin e policisë. 

  • U arrestua pasi i mori 700 euro të burgosurit për leje, GJKKO lë në arrest shtëpie shefin e IEVP-së Lushnjë

    U arrestua pasi i mori 700 euro të burgosurit për leje, GJKKO lë në arrest shtëpie shefin e IEVP-së Lushnjë

    pamjet e denoncimit

    TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë sot në “arrest shtëpie” shefin e regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë, Irakli Leka, pasi merrte rryshfet për t’iu dhënë leje të burgosurve që të dilnin nga qelia për disa ditë.
    Ky i fundit u arrestua me 16 shtator me urdhër të SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap duke marrë këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit.
    Leka, i cili mbante postin e Shefit të Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjës, u denoncua me zë dhe figurë në emisionin Stop, se merrte 700 euro nga një i burgosur, për ti dhënë atij 5 ditë leje për të dalë nga qelia. Po ashtu drejtoria e Burgjeve njofton se me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.

    Në bashkëpunim me SPAK, u bë e mundur arrestimi i Lekës, vetëm pas 30 minutash nga transmetimi i emisionit./ZËRI

  • SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, zv.drejtori i Departamentit të Drejtësisë në PD

    SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, zv.drejtori i Departamentit të Drejtësisë në PD

    SPAK ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logun, nën dyshimin se i ka marrë 8 mijë euro ryshfet një klienti duke i premtuar se do të ushtronte ndikimin e tij tek gjyqtarët për t’i lehtësuar masën e sigurisë.

    Logu, sipas të dhënave që vetë ai ta bashkangjitur në rrjetet e tij sociale, është po ashtu zv.drejtor në Departamentin e Drejtësisë në Partinë Demokratike.
    Më herët ai ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, prej korrikut 2021 deri në qershor 2025. Ndërkohë, nga nëntori 2023 deri në mars 2024 ai ka qenë sekretar i PD në degën numër 7 në Tiranë.

    Top Channel

  • SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, ja për çfarë akuzohet

    SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, ja për çfarë akuzohet

    Besart Logu

    TIRANË- SPAK ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, pasi akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion përgjatë orëve të fundit në disa ambiente, përfshirë edhe zyrën e avokatit.
    Mësohet se Logu i ka marrë një klienti 8 mijë euro duke i premtuar se do të ndikojë për të zgjidhur një çështje. Megjithatë, kontrollet janë ende në vijim dhe pritet që hetimet të hedhin dritë mbi rastin./ZËRI

  • I mori 8000 euro klientit, arrest shtëpie për avokatin pranë PD, Besart Logu

    I mori 8000 euro klientit, arrest shtëpie për avokatin pranë PD, Besart Logu

    Me urdhër të SPAK, është lëshuar masë sigurie për avokatin Besart Logu. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
    Të njëjta burime i thanë Report Tv se avokati i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje. Operacioni është ende në vijim dhe oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.
    Avokati Logu ka edhe studion e tij ligjore ‘Logu’, ndërkohë që më herët ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Ai njihet edhe për daljet e tij televizive dhe i atashuar pranë Partisë Demokratike.
    Ende nuk ka detaje të tjera nga operacioni dhe se për cilën çështje i ka premtuar klientit ndikim të paligjshëm.

  • Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali në Fushë Krujë

    Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali në Fushë Krujë

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    FUSHË-KRUJË-Një granatë e pashpërthyer është gjetur në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës.  Granata është gjetur nga pronari i godinës, A.S i cili po kryente disa rregullime. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur RENEA dhe forcat xheniere për heqjen e saj.
    Pronari nuk njihet si person problematik, por pak kohë më parë ka qenë pre e një zjarrvënie, ku për pasojë u dogj magazina e vjetër./ZËRI

  • Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali/ Pronari nuk njihet si person problematik

    Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali/ Pronari nuk njihet si person problematik

    Një granatë e pashpërthyer është gjetur pasditen e sotme në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës. Granata është gjetur nga pronari i godinës, Arbër Sala i cili po kryente disa rregullime. Pas kësaj situate në zonë ka mbërritur RENEA dhe forcat xheniere për heqjen e saj.
    Edhe pse pronari nuk njihet si një person problematik, dhe prej vitesh operon në këtë biznes, pak kohë më parë ka qenë gjithashtu pre e një zjarrvënie – ku për pasojë u dogj magazina e vjetër.
    Godina ku u gjend granata është e ndërtuar kohët e fundit.

  • Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali në Fushë-Krujë

    Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali në Fushë-Krujë

    Një granatë e pashpërthyer është gjetur pasditen e sotme në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës.
    Granata është gjetur nga pronari i godinës, Arbër Sala i cili po kryente disa rregullime.
    Pas kësaj situate në zonë ka mbërritur RENEA dhe forcat xheniere për heqjen e saj.
    Edhe pse pronari nuk njihet si një person problematik, dhe prej vitesh operon në këtë biznes, pak kohë më parë ka qenë gjithashtu pre e një zjarrvënie – ku për pasojë u dogj magazina e vjetër.
    Godina ku u gjend granata është e ndërtuar kohët e fundit.

  • Tregjet e banesave më të shtrenjta në botë

    Tregjet e banesave më të shtrenjta në botë

    Blerja e një shtëpie po bëhet gjithnjë e më e paarritshme në shumë nga qytetet kryesore të botës. Çmimet e pasurive të paluajtshme kanë tejkaluar ndjeshëm të ardhurat gjatë dekadave të fundit, duke e shtyrë përballueshmërinë në nivele historike të ulëta.Sipas studimit të Visual Capitalist, Hong Kongu kryeson listën globale me një raport çmim shtëpie, të ardhura prej 14.4. Kjo do të thotë se një shtëpi kushton mesatarisht më shumë se 14 vite të ardhura familjare.Oferta e kufizuar e tokës dhe kërkesa e fortë nga kapitali global vazhdojnë t’i mbajnë çmimet të paarritshme për shumicën e banorëve. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të rritur ofertën, përballueshmëria është përkeqësuar gjatë dekadës së fundit.Vancouver, San Jose, Los Angeles, Honolulu, San Francisco dhe San Diego renditen të gjitha në dhjetëshen e parë të tregjeve më të papërballueshme të banesave.Këto qytete kombinojnë kërkesë të fortë, kufizime gjeografike dhe mungesë të furnizimit të ri të shtëpive, duke i çuar çmimet e banesave në nivele më shumë se 9–12 herë të ardhurat vjetore.Për shembull, në Los Anxhelos, raporti qëndron në 11.2, duke e bërë pothuajse të pamundur zotërimin e një shtëpie për familjet e klasës së mesme.Tregjet më të papërballueshme të banesave në botë (2025)Hong Kong – 14.4Sydney – 13.8San Jose – 12.1Vancouver – 11.8Los Angeles – 11.2Adelaide – 10.9Honolulu – 10.8San Francisco – 10Melbourne – 9.7San Diego – 9.5/ Visual Capitalist, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.