Tag: shtëpie

  • Ngatërroi adresën e shtëpisë që do të pastronte, vritet me armë zjarri punonjësja në SHBA

    Ngatërroi adresën e shtëpisë që do të pastronte, vritet me armë zjarri punonjësja në SHBA

    Maria Florinda Rios Perez, një pastruese shtëpie nga Guatemala, humbi jetën tragjikisht në Indiana, pasi mbërriti në shtëpinë e gabuar për të pastruar.

    Ajo u qëllua për vdekje nga një pronar shtëpie, ndërsa bashkëshorti i saj po qëndronte afër në momentin e incidentit. Policia njoftoi se ata u thirrën në një adresë të gabuar pak para orës 7:00 të mëngjesit, pasi një raport i mundshëm për një grabitje.
    Sipas hetimeve paraprake, Rios Perez dhe bashkëshorti i saj, Mauricio Velazquez, nuk kishin hyrë në shtëpi dhe ishin gjetur të shtrirë në verandën e saj, kur një plumb i qëlluar nga brenda goditën Rios Perez, duke e lënë atë të vdekur në vend.
    Zyrtarët e policisë janë duke shqyrtuar mundësinë për ngritjen e akuzave ndaj pronarit të shtëpisë, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje pastruesen. Çështja është ende nën hetim nga Zyrat e Prokurorit të Qarkut Boone, i cili ka paralajmëruar se është një “rast kompleks” që mund të kërkojë kohë për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore.
    Mauricio Velazquez, bashkëshorti i Rios Perez, ka kërkuar drejtësi për gruan e tij të vdekur. Ai i tha CBS News se plumbi që e mori jetën gruas së tij ka hyrë nga dera e shtëpisë, duke krijuar një tragjedi të pabesueshme. Velazquez tha se në vend të veprimit me armë, duhej të ishte njoftuar policia për të trajtuar situatën më paqësisht.

    Top Channel

  • U kap duke marrë ryshfet, gjykata lë në arrest shtëpie mjekun në Fier

    U kap duke marrë ryshfet, gjykata lë në arrest shtëpie mjekun në Fier

    Sot, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier, me gjyqtare Aurora Tusha, ka vendosur që mjeku Gezim Taullai, i arrestuar pak ditë më parë për akuza korrupsioni, të mbahet nën arrest shtëpie.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mjeku nuk ishte prezent personalisht në seancë për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua nga avokatët Xhevair Morina dhe Gjergji Habilaj, ndërsa prokurorinë e përfaqësoi Leonard Suci. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Vendimi i gjykatës u mor pas shqyrtimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit dhe kërkesës së mbrojtjes për një masë më të lehtë sigurie. Autoritetet vijojnë hetimet lidhur me akuzat e korrupsionit ndaj tij, duke mos përjashtuar asnjë masë tjetër që mund të merret gjatë procesit gjyqësor.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ky vendim vjen pas një procesi hetimor që ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa institucioni i drejtësisë thekson rëndësinë e ruajtjes së të drejtave të të dyshuarit gjatë zhvillimit të hetimeve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksion i madh policor në Bilisht pas keqtrajtimit të një personi në arrest shtëpie

    Aksion i madh policor në Bilisht pas keqtrajtimit të një personi në arrest shtëpie

    Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore janë duke kryer kontrolle në disa zona dhe shoqëruar disa persona.
    Shkak për kryerjen e kontrolleve është bërë një ngjarje kriminale, e keqtrajtimit të Ilir Topçiut nga fshati Vishocicë, i cili ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
    Aktualisht aksioni është në kryerje e sipër dhe nuk dihet me saktësi nëse ka persona të arrestuar ose jo.

  • “Pse jemi ndryshe?!”/ Veliaj merr si shembull kolegun socialist: U la në arrest shtëpie dhe nuk u shkarkua

    “Pse jemi ndryshe?!”/ Veliaj merr si shembull kolegun socialist: U la në arrest shtëpie dhe nuk u shkarkua

    Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë si shembull rastin e kolegut të tij socialist, Rexh Byberi i cili ka drejtuar bashkinë Tropojë. Veliaj përmendi se teksa ishte kryebashkiak, ai u vendos në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme, por nuk u shkarkua nga detyra.“Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje.
    Për shpirt do doja të isha në zyrë, jo në burg me delegim. Një strukturë e shtetit më mban në Durrës, një strukturë e shteti më thotë pse nuk je në tiranë, duke pasur parasysh raportin e Venecias kujdes me masat e kryetarëve të bashkive, nuk janë vetëm të drejtat e individit që po shkeljen, por edhe të qytetarëve, sot gjendem në një absurditet, në një roman të Kafkës“- tha Veliaj.
    Rasti të cilit i referohet Veliaj ka ndodhur në vitin 2024, kur Byberi akuzohej për shpërdorim detyre në dy raste dhe qëndroi 11 muaj në arrest shtëpie. Byberi vijon ende të jetë kryebashkiak i Tropojës.

  • Samiti/ Kremlini: Kemi shumë ‘detyra shtëpie’, të nevojshme para takimit Putin-Trump!

    Samiti/ Kremlini: Kemi shumë ‘detyra shtëpie’, të nevojshme para takimit Putin-Trump!

    Shumë “detyra shtëpie” duhen bërë përpara një samiti të mundshëm Rusi-SHBA, tha sekretari i shtypit i presidentit rus Dmitry Peskov.

    “Presidentët nuk mund të takohen vetëm për hir të një takimi, ata nuk mund të humbasin kohën e tyre dhe e thonë këtë hapur. Kjo është arsyeja pse ata udhëzuan [Ministrin e Jashtëm rus Sergey] Lavrov dhe [Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco] Rubio që të përgatisin këtë proces. Një proces i vështirë. Dhe, në të vërtetë, duhet të bëhen shumë detyra shtëpie përpara se të miratohet axhenda për këtë samit të ri”, tha ai në një intervistë me gazetarin e VGTRK, Pavel Zarubin.

    “Deri më tani, nuk ka parakushte të tilla”, vuri në dukje ai. “Ukrainasit nuk duan asnjë proces paqeje. Ngurrimi i tyre nxitet nga evropianët, Bashkimi Evropian.”

    Zëdhënësi i Kremlinit kujtoi se ishte Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ai që shprehu mirëkuptimin se nuk ka kuptim të mbahet një samit tani dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, e ndau këtë pikëpamje në deklaratat e tij./ TASS.

  • Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve?!

    Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve?!

    Nga Basir Çollaku 

    Belinda Balluku dhe dy shtetas turq do të ishin me masë sigurie arrest me burg. Kërkesat do të shkonin në Kuvend dhe gjykatë sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës. Por ende është një përpjekje për masë shtërnguese arrest shtëpie të numrit dy të qeverisë. Pronari i kompanisë turke të përfshirë në këtë investim, në këtë kontratë, është K.A., një ish-deputet i partisë së presidentit Erdoğan, me të njëjtin qytet lindjeje me të, dhe kjo e rrit ndjeshëm trysninë mbi çështjen.

    Presioni i Ramës e zbuti kërkesën, ndryshoi përcaktimin?! Natyrisht kemi një ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Zëvendëskryeministrja do të ishte sot e pandehur dhe Parlamenti do të duhej të votonte dorëzimin e imunitetit, duke hapur rrugë prangosjes së saj.

    Natyrisht, prangat tani janë me tendencë lart dhe Rama është duke fituar kohë personale për shumë zhvillime penale. Zyrtarë të ministrisë së Ballukut janë prej kohësh në qeli e në dëshmi. Dosjet janë të shumta. Tuneli i Llogarasë, ku janë edhe shtetasit turq në këtë çështje. Janë 12 miliardë euro tenderime infrastrukture, të cilat kalojnë në filtër hetimor. Aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit, termocentralet e Vlorës, Rruga e Arbrit, parqet fotovoltaike e shumë tendera në dyshime të mëdha abuzimesh janë çështjet ku duhet parë përgjegjësia e ministres.

    A është një tolerancë si një nder i kthyer Prokurorisë ndaj motrës së ministres, Pamela Qirko, më herët drejtuese e KPK-së? Dora e saj mund të jetë në vendimet e SPAK. Ajo ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit edhe të prokurorit të çështjes, Dritan Prençi. Është vendimi nr. 23 me numër akti 34, datë 7 korrik 2018.

    Ky është një incenerator jo funksional në duart e Edi Ramës. SPAK këtu ka edhe standardin e njëanshëm për masat e sigurisë. Nëse arrest me burg dhe arrest shtëpie janë për Metën, Berishën, Veliajn, Ahmetajn, Beqen, Kokën, por ndryshe për Ballukun, atëherë Struktura e Posaçme thjesht e ka lexuar vendimin, nuk e ka marrë vetë. Sigurisht edhe Gjykata e Posaçme duhet të gjendet nën të njëjtën përgjegjësi, nëse konstatimet thjesht noterizohen.

    Në këto dosje të mëdha ka edhe aktorë të tjerë të pastrimit të parave — të parave të ardhura nga korrupsioni dhe trafiku i drogës. Çështja do të nxehet më tepër në javët e ardhshme. Të tjerë ministra janë me kokë nga Bela dhe nga Rama në rubrikën: Letra nga SPAK… Kush e ka radhën?!

  • Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

    Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën brenda 24 orëve

    Moti i ftohtë dhe situata gripale në vend ka bërë që shumë persona t’i drejtohet qendrave shëndetësore për vizita.Në këto kushte mjekët këshillojnë të ushqeheni shëndetshëm duke pirë sa më shumë lëngje si dhe të visheni trashë për të evituar temperaturat e ulëta.Ekziston një shurup i bërë në kushte shtëpie që largon kollën torturuese brenda 24 orëve.Përbërësit për shurupin:2 gota ujë1 limon1 qepë2 lugë mjaltëFillimisht vendosni ujin në zjarr që të vlojë. Më pas priteni qepën në copa rreth 15 mm të trasha dhe gatuajini për 15 minuta së bashku me ujin.Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë mënjanë për rreth 15 minuta. Më pas shtoni në të 2 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë derisa ai të shkrihet i tëri.Mos harroni të hidhni në të edhe lëngun e limonit të shtrydhur. Mund ta konsumoni tre herë në ditë këtë përzierje në rastet kur ju keni kollë dhe jeni ftohur dhe do të habiteni nga rezultati që do të japë në vetëm një ditë.

  • Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

    Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

    Moti i ftohtë dhe situata gripale në vend ka bërë që shumë persona t’i drejtohet qendrave shëndetësore për vizita.
    Në këto kushte mjekët këshillojnë të ushqeheni shëndetshëm duke pirë sa më shumë lëngje si dhe të visheni trashë për të evituar temperaturat e ulëta.
    Ekziston një shurup i bërë në kushte shtëpie që largon kollën torturuese brenda 24 orëve.

    Përbërësit për shurupin:
    2 gota ujë
    1 limon
    1 qepë
    2 lugë mjaltë
    Fillimisht vendosni ujin në zjarr që të vlojë. Më pas priteni qepën në copa rreth 15 mm të trasha dhe gatuajini për 15 minuta së bashku me ujin.
    Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë mënjanë për rreth 15 minuta. Më pas shtoni në të 2 lugë mjaltë dhe përziejeni mirë derisa ai të shkrihet i tëri.
    Mos harroni të hidhni në të edhe lëngun e limonit të shtrydhur. Mund ta konsumoni tre herë në ditë këtë përzierje në rastet kur ju keni kollë dhe jeni ftohur dhe do të habiteni nga rezultati që do të japë në vetëm një ditë.

  • Redi Molla lirohet nga burgu, vendoset në arrest shtëpie për arsye shëndetësore

    Redi Molla lirohet nga burgu, vendoset në arrest shtëpie për arsye shëndetësore

    Redi Molla, ish-drejtor pranë Bashkisë së Tiranës, është liruar nga burgu dhe është vendosur në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
    Vendimi është marrë sot, ndërsa masa e mëparshme e sigurisë, arrest me burg, është zbutur për arsye shëndetësore, sipas burimeve nga gjykata. Molla do të qëndrojë në arrest shtëpie në pritje të vijimit të hetimeve.
    Redi Molla është një nga zyrtarët e përfshirë në hetimet për aferat e dyshuara korruptive në Bashkinë e Tiranës, që kanë sjellë arrestime dhe masa sigurie ndaj disa funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë lokalë.
    Ende nuk ka një reagim zyrtar nga avokatët e tij apo nga institucioni ku ka shërbyer, ndërsa hetimet e SPAK mbi këtë çështje vazhdojnë.

  • Rrugëtimi i ish-gardistit Gramoz Sako, nga ‘arrest shtëpie’ tek kandidatura për Bashkinë e Tepelenës

    Rrugëtimi i ish-gardistit Gramoz Sako, nga ‘arrest shtëpie’ tek kandidatura për Bashkinë e Tepelenës

    Gramoz Sako, ish-komandant i Gardës së Republikës, tashmë kandidat i PS për Bashkinë e Tepelenës, po ngre shumë pikëpyetje për figurën e tij publike.
    Një dokument i Komisionit të Vlerësimit në kuadër të procesit të Vettingut në Polici ka zbuluar një sërë problematikash që lidhen me pasurinë dhe konfliktin e interesit, çështje që, sërish nuk penguan rrugëtimin e tij drejt kandidimit politik.
    Në shkurt të vitit 2020, trupa e vlerësimit, e përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska dhe Artur Baku, ka konstatuar se Sako nuk ka qenë i saktë në deklarimin e pasurisë.Asokohe deklarohej se Sako zotëron një apartament në emër të bashkëshortes dhe ka marrë një kredi 3 milionë lekëshe për blerjen e tij, të shlyer për vetëm tre vite.
    Në deklarimet zyrtare, Sako kishte raportuar edhe blerjen e një apartamenti tjetër në Tiranë, pa deklaratë noteriale, të cilin e ka shndërruar në klinikë dentare, me pajisje në vlerën 36 mijë euro, financuar pjesërisht nga një hua prej 14 mijë eurosh nga kunati, me burim të paqartë në Itali.
    Komisioni ka evidentuar mospërputhje në vlerën e investimeve në klinikë dhe mungesë dokumentimi për burimet e financimit, ndërsa Sako nuk ka deklaruar saktësisht as shumën e huasë, duke shkelur detyrimin ligjor për deklarim të plotë.
    Në listën e pasurive të tij shfaqet edhe një Toyota Land Cruiser, e cila rezulton e çregjistruar. Sipas DPSHTRR, makina është blerë me 450 mijë lekë dhe më pas e shitur për 15 mijë euro, një diferencë e madhe që komisioni e ka konsideruar “të pajustifikuar”.Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka raportuar të ardhura 1.4 milionë lekë më shumë se sa deklarimet zyrtare pranë tatimeve, duke ngritur dyshime për evazion fiskal.
    Konflikte interesi 
    Një tjetër pikë e rëndë në dosjen e Sakos lidhet me favorizime familjare dhe abuzime në Gardë.Në vitin 2019, një grup gardistësh e ka denoncuar në Komisionin e Vlerësimit për rritje gradash pa kriter, abuzime me dieta dhe sjellje joprofesionale.Në këtë periudhë, në strukturat e Gardës është punësuar edhe mbesa e Sakos, vajza e motrës së tij, si juriste. Edhe pse ai ka mohuar çdo konflikt interesi, komisioni ka vlerësuar se ka kryer favorizim familjar dhe se figura e tij morale cenohet.
    Në dosje përmendet gjithashtu se Sako, përpara se të pranonte detyrën në Gardë në vitin 1997, ka qenë në arrest shtëpie për një çështje penale të pushuar më pas.
    Dosja e tij në vetting ngre pyetje të forta mbi standardet e përzgjedhjes dhe filtrat moralë të kandidatëve që dalin nga strukturat e sigurisë.