Në një veprim të papritur dhe të pazakontë, Shtëpia e Bardhë ka hequr portretin e presidentit Joe Biden nga “Korridori i Presidentëve”, vendi ku ekspozohen portretet zyrtare të të gjithë presidentëve amerikanë dhe në vend të tij është vendosur një fotografi e një stilolapsi automatik.
Ky korridor ndodhet në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë dhe tradicionalisht përmban portretet e të gjithë udhëheqësve të mëparshëm të SHBA-së.
Simbolika e stilolapsit nuk është rastësore. Presidenti Donald Trump e kishte ngritur për herë të parë këtë temë muajt e fundit të mandatit të Biden, duke vënë në dyshim nëse nënshkrimet e presidentit në dekretet dhe ligjet ishin vërtet të tijat, pasi ishin “identike dhe të përsëritura”.
Trump kishte ironizuar se “nënshkrimet nuk i vendos më Biden, por një stilolaps automatik”, duke nënkuptuar se presidenti nuk kishte më kapacitetin mendor për të ushtruar detyrat dhe se bashkëpunëtorët e tij firmosnin në vend të tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, ligjërisht nënshkrimet e tij do të ishin të pavlefshme.
Shtëpia e Bardhë i kishte mohuar me forcë këto akuza gjatë kohës së presidencës së Biden.
Megjithatë, sipas raportimeve, Trump nuk e ka harruar këtë çështje dhe duket se tani, me një gjest institucionalisht të diskutueshëm, ka vendosur të marrë “hakun” e tij.
Tag: shtëpia
-

BQE: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët
Shumica e europianëve nuk do të pranonin një ulje të ndjeshme të pagës vetëm për të punuar disa ditë nga shtëpia, sipas Bankës Qendrore Europiane (BQE).Mesatarisht, punonjësit do të toleronin një reduktim prej vetëm 2.6% të pagës për të punuar dy ose tre ditë në javë nga shtëpia, thuhet në një raport të publikuar së fundmi.Punë nga shtëpia, pa kompromis financiar për europianëtBurimi: ECBTë dhënat, të mbledhura nga Anketa mujore e Pritshmërive të Konsumatorit të BQE-së, tregojnë se 70% e të anketuarve nuk do të pranonin asnjë ulje të pagës për të punuar nga shtëpia. Rreth 13% do të pranonin një reduktim nga 1%-5%, ndërsa 8% do të pranonin një ulje nga 6%-10%.Megjithë përpjekjet e kompanive për t’i kthyer punonjësit në zyrë pesë ditë në javë, prania në ambiente pune mbetet më e ulët se nivelet para pandemisë.Të dhënat e Eurostat tregojnë se pjesa e punonjësve 20-64 vjeç, që punuan të paktën një herë nga shtëpia në vitin 2024 ishte 22.4%, gati dyfishi krahasuar me vitin 2019.“Ne gjejmë një variacion të madh në gatishmërinë për të pranuar ulje page mes modeleve të ndryshme të punës nga shtëpia,” shkruajnë ekonomistët António Dias da Silva dhe Marco Weissler në raport.Sipas tyre, ata që aktualisht punojnë nga shtëpia më shpesh janë më të prirë të pranojnë një ulje më të lartë të pagës për të ruajtur këtë mënyrë pune – mesatarisht deri në 4.6%.“Ndërsa ata që punojnë nga shtëpia vetëm një ditë në javë do të pranonin një ulje prej vetëm 1.6%,” theksohet në raport. / Bloomberg, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ekspozita “Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet”, Jutta Benzenberg: Është historia ime personale dhe e Shqipërisë
“Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet” vjen përmes fotografive nga fotografja Jutta Benzenberg. Ekspozita që çel këto ditë në Tiranë sjell tre kapituj të punës së Benzenberg: vitet ’90 – fotografi të jetës dhe realitetit shoqëror të kohës; kolazhet – rikrijime nga fragmentet e negativët e djegur; negativët e djegur – imazhe të ekspozuara për herë të parë nga arkivi i fotografes. Ekspozita u çel në galerinë hbs, pjesë e pavijonit të përkohshëm në sheshin “Skënderbej” dhe në të njëjtën ditë u mbajt edhe promovimi i librit me të njëjtin titull, botuar nga fondacioni Heinrich Böll, zyra Tiranë, me përkujdesjen e kuratorit Olsi Hoxha, një ese nga Bashkim Shehu, si dhe tekste të dr. M. Gökhan Tuncer, drejtor i fondacionit në fjalë dhe vetë autores.
Në hapjen e ekspozitës “Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet” i pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Eurpoian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Vetë fotografja Benzenberg shprehet se kjo ekspozitë është dhe historia e saj. “…..Duhet të them se kjo ekspozitë ka të bëjë me rezistencën, ka të bëjë me emocionet dhe anën e pavetëdijshme dhe nuk është vetëm për mua, për Shqipërinë, është historia ime, historia ime e familjes, historia ime personale. Nuk munda të flija me javë të tëra, duke pritur se si do të ishte reagimi kur të shihnit këta negativë të shkatërruar… Ajo që dua të them është se shtëpia ime u dogj, por e rindërtova. Nuk e lashë të ndodhte kështu. E rindërtova në 6 muaj. Rindërtova edhe diçka këtu, në formën e kolazheve”, shprehet Benzenberg. Vitet 1990 shënuan një nga kthesat më dramatike në historinë e Shqipërisë: nga izolimi i gjatë dhe rendi autoritar, drejt një realiteti të ri të mbushur me shpresa dhe tronditje të thella. Ishte pikërisht në këtë periudhë që fotografja gjermane Jutta Benzenberg mbërriti në Shqipëri, për të dokumentuar përmes aparatit të saj çastet e një shoqërie në transformim. Për më shumë se një dekadë, ajo krijoi një arkiv sa personal aq edhe historik, duke sjellë sa fragmente të jetës së përditshme. ashtu dhe ndryshime të rëndësishme socio-politike.
Në vitin 2006, një zjarr shkatërroi mbi 90 përqind të këtij arkivi. Për shumë vite, humbja e madhe e mbajti autoren larg këtyre kujtimeve. Por në vitin 2023, së bashku me artistin Olsi Hoxha, ajo nisi procesin e rikthimit dhe rimagjinimit të negativëve të djegur. Rezultati është një vepër e re: imazhe që qëndrojnë mes fotografisë dhe artit, mes kujtesës dhe ëndrrës, mes asaj që është humbur dhe asaj që mbetet. Kjo ekspozitë që sjell tre kapituj të punës së Benzenberg do të presë vizitorë deri në 16 nëntor dhe shoqërohet nga një program i gjerë edukimi politik dhe kulturor që përfshin biseda, punëtori, shfaqje filmash dhe net kulturore, duke hapur një hapësirë të re për reflektim mbi vitet ’90 në Shqipëri. -

Investim i rëndësishëm i FSHF/ Miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar projektin për ndërtimin e një hoteli pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky vendim erdhi për të krijuar një ambient të dedikuar për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e akomodimit.
Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu përzgjedhjen e studios “Bolles & Willson GbmH & Co.KG” për projektimin e hotelit, e njëjta që ka projektuar edhe kompleksin “Shtëpia e Futbollit”.
Ky hap tregon përkushtimin e FSHF-së për krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komerciale të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. -

FSHF, miratohet projekti i hotelit në “Shtëpinë e Futbollit”
21 Shtator 2025
10:41
Telesport
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar projektin për ndërtimin e një hoteli pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky vendim erdhi për të krijuar një ambient të dedikuar për akomodimin e ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve dhe për të minimizuar shpenzimet e akomodimit.
Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu përzgjedhjen e studios “Bolles & Willson GbmH & Co.KG” për projektimin e hotelit, e njëjta që ka projektuar edhe kompleksin “Shtëpia e Futbollit”.
Ky hap tregon përkushtimin e FSHF-së për krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komerciale të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. -

Vetëm 3 muaj pas grabitjes, Austin Butler blen shtëpinë e Brad Pitt për afro 5 milionë euro
Aktori i njohur Austin Butler ka blerë rezidencën e dikurshme të Brad Pitt në zonën ekskluzive të Los Feliz, Los Angeles, për shumën 5.2 milionë dollarë (rreth 4.89 milionë euro). Marrëveshja u mbyll javën e kaluar, vetëm pak muaj pas një grabitjeje që kishte ndodhur në këtë pronë, raportoi TMZ.
Ngjarja e grabitjes kishte ndodhur në qershor, kur Brad Pitt ndodhej në Tokio. Tre persona u futën në shtëpi përmes dritareve dhe qëndruan aty për rreth 10 minuta, duke marrë sende me vlerë ende të papublikuara. Hetimet çuan në arrestimin e tre të dyshuarve në gusht, ndërkohë që Pitt ndërmori menjëherë masa shtesë sigurie. Megjithatë, incidenti duket se e shtyu aktorin ta nxjerrë në shitje pronën.
Shtëpia, e njohur si “Shtëpia e Çelikut”, shtrihet në një sipërfaqe prej 2,000 metrash katrorë dhe përfshin tre dhoma gjumi, dy banjo, pishinë, sauna dhe dritare panoramike me pamje mahnitëse. Një pronë ikonike që ndërthur luksin me stilin modern, ajo tashmë do të shërbejë si shtëpia e re e yllit të filmit Elvis.
Brad Pitt, nga ana tjetër, është zhvendosur në një rezidencë më të madhe e më të sigurt në Hollywood Hills. Vila e tij e re, me vlerë 12 milionë dollarë (rreth 11.28 milionë euro), përfshin gjashtë dhoma gjumi, tetë banjo, një teatër privat, pishinë dhe një sistem sigurie të avancuar, që i ofron aktorit privatësinë dhe mbrojtjen që kërkon.
Ky transaksion e lidh sërish Los Angelesin me emra të mëdhenj të Hollywood-it, duke e kthyer zonën e Los Feliz në një adresë të preferuar për yjet e kinemasë. -

Gati plani/ Shtëpia e fëmijës ‘Zyber Hallulli’ kthehet në kulla për oligarkët
Projekti i radhës i Korporatës së Investimeve Shqiptare prek edhe fëmijët jetimë, ku në truallin e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” do të ndërtohet një kullë e stërmadhe. Mjeshtrat e betonit duket se nuk kursejnë askënd, as jetimët, të cilët kanë një jetë të tërë që jetojnë atje. Për të mos thënë personali, ku dihet se Shtëpia ka qenë gjithmonë në Rrugën e Elbasanit.
Këta mjeshtra duket se kanë një plan, për të asgjësuar çdo ndërtese të ulët shtetërore në afërsi të qendrës së Tiranës për t’a shndërruar në kulla të stërmëdha, nga ato që ndërtohen gjithmonë nga oligarkët, ku blejnë apartamente apo dyqane persona me të kaluar të dyshimtë.
Trualli ku janë jetimët është shumë i kërkuar nga oligarkët, të cilët prej kohësh e kanë kthyer në një masiv të madh betoni zonën pranë stadiumit kombëtar, tashmë të emërtuar “Air Albania”.Faksimile: Njoftimi i Korporatës për hapjen e garës për truallin e Zyber Hallullit
Korporata shkruan se projekti do të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë ndërtimin e dy objekteve publike, Korpusit të Inspektoriateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli”, ndërsa në këmbim do të ketë të drejtën të zhvillojë një pronë tjetër për përdorim multifunksional, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave.
Pronat e përfshira në projekt janë ajo me sipërfaqe prej 7,107 m² truall. Brenda kësaj pasurie ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 1,411 m², në të cilën ndodhet godina e Shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”. “Kjo pronë është në pronësi të shtetit, dhe ndodhet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Shërbimit Social Shtetëror. Kjo pronë i ka kaluar Korporatës me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 31 korrik 2025” thuhet në dokument.
Në projekt është përfshirë edhe prona me sipërfaqe prej 2,902.6 m2 truall, e cila është një njësi ndërtimore dhe truall në përdorim aktual të Inspektoratit Qendror.Në foto: Harta ku do të zhvendosen Shtëpia e Fëmijës dhe Inspektoriatet
Ndërkohë, prona e tretë është ajo me sipërfaqe 5,219 m2, e transferuar në pronësi të AIC, do të jetë për zhvillim publik për ndërtimin e një shtëpie të re për fëmijët e qendrës Zyber Hallulli.
Duket se, godina e Inspektoriateve dhe Shtëpia e re e Fëmijëve do të zhvendoset në rrugën Gramoz Pashko. Trualli që ato lënë, me sipërfaqe të stërmadhe, pritet t’u jepet privatëve për të ndërtuar kulla. Një histori tepër e dyshimtë, ku një truall me vlerë shumë herë më të lartë i jepet privatit, në këmbim të dy godinave që do të ndërtojë pak në periferi.Në foto: Harta ku do të zhvendosen Shtëpia e Fëmijës dhe Inspektoriatet
Në dokument shkruhet se zona e parë përbëhet nga një truall prej 5,220 m² në Rrugën Gramoz Pashko, në afërsi të Kampusit të Studentëve në Tiranë dhe Parkut të Liqenit. “Kjo zonë me karakter “qytet-kopsht” ofron një mjedis më të shëndetshëm dhe më të gjelbër sesa shtëpia aktuale e institucionit dhe siguron një kontekst ideal për një kampus që të ndihet si një fshat dhe jo si një strehë. Projekti është menduar të strehojë rreth 40 fëmijë të moshës 6–15 vjeç” thuhet në dokument.
Ndërkohë, zona e dytë përbëhet nga një pronë prej 7,110 m² në Rrugën e Elbasanit, në afërsi të me Stadiumin “Air Albania”. “Si shtëpia aktuale e Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’, ashtu edhe godina ekzistuese e Inspektorateve në këtë parcelë do të shemben, duke i hapur rrugë një zhvillimi të ri me përdorim të përzier dhe dukshmëri të lartë urbane. Ky projekt pritet të kombinojë funksione mikpritjeje, banimi, tregtie, zyra dhe shërbime, si dhe të sigurojë hapësira të mjaftueshme parkimi nëntokësor. Ndërsa shpërndarja e saktë e këtyre funksioneve u lihet në dorë kreativitetit të konkurruesve, ndërtesa duhet të synojë të bëhet një pikë referimi bashkëkohore që kontribuon pozitivisht në horizontin urban të Tiranës dhe në hapësirën e saj publike” thuhet në dokument.
E shkruar mjaft qartë se në territorin ku aktualisht banojnë jetimët do të ngrihet kullë. Sipas mjeshtrave të betonit, arkitektët duhet të kenë në një vëmendje të veçantë marrëdhënies midis ndërtesës dhe rrethinës së saj, se si ajo gjallëron nivelin e rrugës, lidhet me lagjet përreth dhe integron hapësira publike që i shërbejnë si komunitetit, ashtu edhe përdoruesve të ardhshëm.
“E vendosur në një truall me dukshmëri të lartë pranë Stadiumit ‘Air Albania’, ky projekt duhet të ndërthurë mikpritjen, punën dhe biznesin, shërbimet, tregtinë dhe argëtimin, banimin dhe parkimin në një tërësi dinamike”, pohon Korporata.
/Vox News/ -

’74 familje të Durrësit drejt shpronësimit’, Idrizi: Banorët dhe bizneset po dëbohen padrejtësisht nga pronat e tyre
Isuf Idrizi, banor i zonës së Durrësit, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto”, tha se banorët autoktonë dhe bizneset familjare po përballen me një situatë të paprecedentë për shkak të projekteve të mëdha ndërtimore që po zhvillohen në qytet.
Ai shpjegoi se pjesa e tij e pronës është ndërtuar në vitin 1997 me leje ndërtimi, ndërsa ngjitur ndodhet shtëpia e prindërve të tij, një ndërtesë historike mbi 200-vjeçare, e cila nuk ka dalë në listat e shpronësimeve dhe nuk do të prishet.
Isuf Idrizi theksoi se situata është selektive dhe padrejtësisht disa pronarë, si ai, po përfshihen në programin e shpronësimeve, ndërkohë që shtëpi të tjera që ndodhen në të njëjtën zonë, përfshirë banesa të njohura, nuk preken.
Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet dhe informacionin për shpronësimin e ka mësuar vetëm përmes rrjeteve sociale, duke theksuar mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë nga autoritetet lokale.
Banori i zonës së Durrësit:
Unë pjesën time e kam ndërtuar në 1997, me leje ndërtimi. Ngjitur me shtëpinë time është shtëpia e prindërve të mi, ku kam lindur dhe jam rritur, një shtëpi 200-vjeçare, dhe emri i asaj shtëpie nuk ka dalë.
Pra, prindërit e mi nuk kanë thënë gjë as për ta prishur, dhe unë jam ngjitur me shtëpinë e tyre. Është një shtëpi dykatëshe, dhe ka 30 vite që nuk banohet; ka qenë shtëpia e një deputeti, dhe ajo shtëpi nuk do të prishet.
Kjo gjë është selektive, sepse shtëpia ime është ndërmjet dhe vetëm e imja figuron në listë. Në të njëjtën kohë, shtëpia e Kovacit nuk prishet.
Jam interesuar dhe me para, dhe plani fillonte nga bankat, që do të bënin rrugë, por është një plan selektiv, sepse arrin vetëm deri në një pjesë të caktuar të rrugës. Nuk kemi pasur asnjë komunikim zyrtar dhe këtë njoftim e kemi parë vetëm në rrjete sociale.
Në fillim shkova tek kryetarja dhe më dha këtë letër me çmimin që e vendosi ajo. Edhe në raport me çmimin zyrtar të referenceve, ai është i ulët.
Ne nuk duam që të na prishet shtëpia. Jemi nga banorët më të vjetër në Durrës, jashtë zonës arkeologjike. Brenda zonës arkeologjike ndërtojnë hotele, ndërsa nga njëra anë ndërtohet, nga ana tjetër prishen banesat e disa të tjerëve.


