Shtëpia e Bardhë ka reaguar pasi Çmimi Nobel për Paqe 2025 iu dha aktivistes nga Venezuela Maria Corina Machado, për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës.
“Presidenti Trump do të vazhdojë të krijojë marrëveshje paqeje në të gjithë botën, t’u japë fund luftërave dhe të shpëtojë jetë ”, tha Steven Cheung, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, në një postim në X në përgjigje të lajmit se Maria Corina Machado kishte fituar Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025.
“Nuk do të ketë kurrë askënd si ai, të aftë të lëvizë malet me forcën e vullnetit të pastër. Komiteti i Nobelit ka treguar se e vendos politikën para paqes”, shton Cheung.
Këtë vit, u paraqitën 338 nominime. Ndër to, edhe ajo e presidentit amerikan Donald Trump, për të cilin është zhvilluar një fushatë e vërtetë lobuese.
Kjo fushatë u nxit gjithashtu nga vetë Trump, i cili shprehu vazhdimisht ambicien e tij për çmimin dhe bindjen se e meritonte atë për përpjekjet e tij në Lindjen e Mesme dhe në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.
Por përgjigjja nga Komiteti që jep çmimin ishte e menjëhershme: “Në historinë e gjatë të këtij çmimi, kemi parë lloje të ndryshme fushatash dhe vëmendje rreth nesh.
Por Komiteti ulet në një dhomë të mbushur me portrete të atyre që na paraprinë dhe ka marrë vendime në emër të guximit dhe integritetit.
Ne kemi vepruar mbi këtë bazë. Vendimi ynë bazohet vetëm në punën dhe vullnetin e Alfred Nobelit. “/Corriere della sera/
Tag: shtëpia
-

Tragjedi në Itali/ Mori lajmin se do dëbohej nga shtëpia, 71-vjeçari italian hidhet nga ballkoni para avokatit të tij
Një burrë 71-vjeçar humbi jetën këtë të mërkurë në Sesto San Giovanni të Italisë, pasi u hodh nga kati i gjashtë i banesës së tij gjatë një procedure dëbimi.
Mediat e huaja raportojnë se në momentin kur përmbaruesi dhe avokati i tij mbërritën për ta njoftuar zyrtarisht për dëbimin nga shtëpia, i moshuari u hodh papritur nga ballkoni.
Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.
Në banesë u gjet një shënim vetëvrasjeje, që dyshohet se është lënë nga vetë viktima.Top Channel
-

“Nju Jorku është shtëpia e një popullsie të konsiderueshme shqiptarësh”, për herë të parë, kryebashkaku Eric Adams viziton Shqipërinë
Kryebashkiaku i Nju Jorku Eric Adams do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë gjatë një udhëtimi në vendin tonë këtë javë, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që kur hoqi dorë nga kandidimi për një mandat të dytë.
Sipas mediave të huaja, Adams u nis për në Shqipëri të hënën dhe do të qëndrojë deri të enjten, sipas zëdhënëses së tij, Kayla Mamelak.
“Qyteti i Nju Jorkut është shtëpia e një popullsie të konsiderueshme shqiptarësh”, shkruan Daily News.Top Channel
-

Shtëpia “smart” josh shqiptarët
Tregu i elektroshtëpiakeve po shfaq tendenca interesante të lidhura me zhvillimin teknologjik dhe Inteligjencën Artificiale. Operatorët e tregut pohojnë se ka një kërkesë gjithmonë e më të lartë për pajisje “smart” në shtëpi. Teksa në shumicën e rasteve, çmimi është një nga faktorët më ndikues në vendime, duket se prirja për cilësi përpara kostos po fiton peshë. Segmenti i shtresës së mesme dhe të…
-

Batuta e Ramës me Macron, reagon Shtëpia e Bardhë: Trump ka bërë më shumë për stabilitetin, sesa çdo lider tjetër
Shtëpia e Bardhe ka reaguar ekskluzivisht për Top News pas batutës së kryeministrit Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.
Pyetur nga gazetari i Top News Xhoi Malësia nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike.
“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”
Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe.
Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv të Trump për t’u angazhuar në zgjidhjen e konflikteve. -

Alaudin Hamiti zbulon pak nga shtëpia e re e Big Brother VIP Kosova
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA


