Tag: shtëpia

  • Pallati Stratigò, shtëpia e vjetër arbëreshe, njëlloj si në vitin 1533!

    Pallati Stratigò, shtëpia e vjetër arbëreshe, njëlloj si në vitin 1533!

    Është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e Arbërisë”, siç preferojnë ta quajnë arbëreshët e Italisë shumësinë e ngulimeve të tyre në jug të vendit fqinj. Pallati Stratigò u ndërtua në kohën e Rilindjes Italiane, në shekullin e XVI.

    Aty banonin njerëz të kulturës, mjekë, magjistratë dhe noterë, por personazhi më i shquar ishte poeti Vincenzo Stratigò dhe nëna e tij patriote Matilde Mantile.

    Vincenzo Stratigò, ishte gjykatës dhe një protagonist i shquar i Rilindjes Italiane. Veprat e tij të shkruara në italisht dhe në arbërisht, janë studiuar brenda dhe jashtë Italisë. Në faqatën e jashtme të pallatit ka një pllakatë që e përkujton protagonizmin e tij të datës 16 korrik 1859, në mesnatën e të cilës udhëhoqi turmat me motin “Unë besoj tek Italia”, duke i nxitur në lëvizjen për bashkimin e territoreve italiane në një shtet të vetëm. Ky angazhim i tij e detyroi të arratisej nga vendlindja e tij për vite me radhë, ndërsa e ëma Matilde dhe vëllezërit Giuseppe e Demetrio u arrestuan dhe u burgosën, transmeton ‘konica.al’.

    Kur hyn sot si vizitor për të kundruar pallatin Stratigò, të bien në sy tavanet e pikturuara dhe një bibliotekë e shekullit të gjashtëmbëdhjetë që të shpien në të kaluarën dhe në historinë e Arbërisë. Ndërtesa nuk ka pësuar asnjë ndryshim me kalimin e kohës, ka mbetur siç ishte në fillim.

    Familja Stratigo u zhvendos aty në vitin 1533, kur emigroi nga Shqipëria dhe pas pak përshtatjeve që i ka bërë për jetesën e saj, nuk ka pasur më asnjë ndryshim. Shtëpia është gjithmonë e hapur për studiues dhe vizitorë, por është përshtatur edhe si hotel me vetëm një vakt në mëngjes dhe një restorant të vogël, ku mund të shijohet kuzhinë arbëreshe, rrethuar me libra dhe rroba të periudhës së Rilindjes Italiane. 

    ObserverKult

  • “Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose…”/ Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia

    “Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose…”/ Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia

    Monika Kryemadhi ka rrëfyer takimin e fundit me Ilir Metën para se ai të largohej nga shtëpia dhe më pas të njoftonte divorcin prej saj.
    Në një intervistë për News24, ajo tregoi se largimi i Metës ndodhi pas një konflikti që kishte lindur për shkak të akuzave se Kryemadhi kishte kërcënuar bashkëshorten dhe vjehrrin e Tedi Blushit.
    “I kërkoi djalit të marrë rrobat dhe iku nga shtëpia. Ishte një sebep i kotë, një histori e ndërtuar,” tha ajo.
    Kryemadhi shtoi se ende nuk është gati ta takojë Metën, ndonëse pranoi se do të duhet të përballet me të në të ardhmen në gëzime familjare.
    “Takimi im i fundit me Ilir Metën vetëm për vetëm ka qenë takimi i 1 prillit në mëngjes kur ka ikur nga shtëpia, i ka kërkuar djalit të marrë rrobat. Një nga arsyet e ikjes nga shtëpia ishte se unë i kisha kërcënuar gruan apo vjehrrin Tedi Blushit në atë kohë, kot, mendoj se ishte një mendoj se ishte një sebep nga e gjithë historia e ndërtuar. Pastaj ka qenë mbledhja e KDK së famshme, nqs e mbani mend që thash nuk më ashtu… as për SPAK-un dhe as për burgun.
    Nuk do ta takoja Metën. Sigurisht unë do takohem me Ilir Metën se do martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër dhe d.m.th do të kemi gëzime familjare… Nuk jam gati të takohem me Ilir Metën qoftë emocionalisht, qoftë edhe në aspektin e mënyrës se si, sepse e ndjej veten të fyer, si më linçoi rrethi shoqëror i Ilir Metës dhe Ilir Meta vetë në atë kohë. Akoma nuk jam gati për një gjë të tillë. Akoma nuk kam mundur të harroj, se për të falur i kam falur të gjithë, por nuk i kam harruar për atë që kanë bërë për presionin që është ushtruar tek fëmijët e mi”.

  • “I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

    Monika Kryemadhi ka rrëfyer takimin e fundit me Ilir Metën para se ai të largohej nga shtëpia dhe më pas të njoftonte divorcin prej saj.
    Në një intervistë për News24, ajo tregoi se largimi i Metës ndodhi pas një konflikti që kishte lindur për shkak të akuzave se Kryemadhi kishte kërcënuar bashkëshorten dhe vjehrrin e Tedi Blushit.
    “I kërkoi djalit të marrë rrobat dhe iku nga shtëpia. Ishte një sebep i kotë, një histori e ndërtuar,” tha ajo.
    Kryemadhi shtoi se ende nuk është gati ta takojë Metën, ndonëse pranoi se do të duhet të përballet me të në të ardhmen në gëzime familjare.
    “Takimi im i fundit me Ilir Metën vetëm për vetëm ka qenë takimi i 1 prillit në mëngjes kur ka ikur nga shtëpia, i ka kërkuar djalit të marrë rrobat. Një nga arsyet e ikjes nga shtëpia ishte se unë i kisha kërcënuar gruan apo vjehrrin Tedi Blushit në atë kohë, kot, mendoj se ishte një mendoj se ishte një sebep nga e gjithë historia e ndërtuar. Pastaj ka qenë mbledhja e KDK së famshme, nqs e mbani mend që thash nuk më ashtu… as për SPAK-un dhe as për burgun.
    Nuk do ta takoja Metën. Sigurisht unë do takohem me Ilir Metën se do martojmë fëmijët, do bëhemi gjyshër dhe d.m.th do të kemi gëzime familjare… Nuk jam gati të takohem me Ilir Metën qoftë emocionalisht, qoftë edhe në aspektin e mënyrës se si, sepse e ndjej veten të fyer, si më linçoi rrethi shoqëror i Ilir Metës dhe Ilir Meta vetë në atë kohë. Akoma nuk jam gati për një gjë të tillë. Akoma nuk kam mundur të harroj, se për të falur i kam falur të gjithë, por nuk i kam harruar për atë që kanë bërë për presionin që është ushtruar tek fëmijët e mi”.

  • Tragjedi në Bosnje-Hercegovinë, shtëpia e të moshurave përfshihet nga flakët, 10 viktima e 20 të plagosur

    Tragjedi në Bosnje-Hercegovinë, shtëpia e të moshurave përfshihet nga flakët, 10 viktima e 20 të plagosur

    Dhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe rreth 20 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, thanë autoritetet në Bosnje.
    Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.
    Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

    Kryetari i Bashkisë së Tuzllës, Zijad Llugaviq, ka thirrur takim të jashtëzakonshëm për sot në mëngjes, në të cilin do të paraqiten të dhëna rreth shkaqeve të zjarrit, numrit të viktimave dhe gjendjes së të lënduarve.
    Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.
    Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla.
    “Me ndërhyrje të shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua nga anëtarët e Departamentit Profesional të Zjarrfikësve të Tuzllës, me mbështetjen e Departamentit Profesional të Zjarrfikësve të Srebrenikut, departamenteve vullnetare të zjarrfikësve të Tuzllës së Epërme dhe Tuzllës, dhe Drejtorisë së Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Tuzllës”, deklaroi shtëpia.
    Ministria e Brendshme e Bosnjës njoftoi të martën mbrëma se një hetim në vendngjarje do të kryhet kur të krijohen kushtet e duhura.
    Një numër i madh zjarrfikësish morën pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje shkuan edhe policia dhe shërbimet e emergjencës.
    Kryeministri i kantonit të Tuzllës, Irfan Halilagiq, i tha shërbimit publik të Bosnjës se po kërkohet një zgjidhje për strehim të përkohshëm për banorët e shtëpisë.
    Kryeministri i Federatës së Bosnjës, Nermin Nikshiq, njoftoi për televizionin boshnjak se Qeveria do të marrë pjesë në rindërtimin e shtëpisë dhe kujdesin për banorët e saj.
    “Në periudhën e ardhshme, ne do të formojmë një ekip të Qeverisë së Bosnjës që do t’i vizitojë institucionet nën juridiksionin e Bosnjes dhe do t’u kërkojë autoriteteve të kantoneve të bëjnë të njëjtën gjë për institucionet nën juridiksionin e tyre, kur të ndodhë diçka e tillë, në mënyrë që të mos japin informacione të përgjithshme. Sonte dëgjuam shumë informacione nga banorët. Sidoqoftë, duhet të presim për të parë se çfarë e shkaktoi saktësisht tragjedinë”, tha Nikshiq./rel

  • Shtëpia e Bardhë vendos rregulla të reja për gazetarët, kufizon aksesin e tyre në zyrat e zyrtarëve të lartë të komunikimit

    Shtëpia e Bardhë vendos rregulla të reja për gazetarët, kufizon aksesin e tyre në zyrat e zyrtarëve të lartë të komunikimit

    Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten një politikë të re që kufizon aksesin për gazetarët e akredituar në zyrat e sekretares së shtypit Caroline Leavitt dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të komunikimit në Krahun Perëndimor, pranë Zyrës Ovale.

    Sipas memorandumit, gazetarët nuk do të lejohen më në Dhomën 140 pa një takim paraprak, me Shtëpinë e Bardhë që përmend nevojën për të mbrojtur “informacionin e ndjeshëm”.
    Rregullorja e re vjen pas kufizimeve që hynë në fuqi më parë këtë muaj mbi aksesin e gazetarëve të akredituar në Departamentin e Mbrojtjes.
    Në përgjigje të këtyre kufizimeve, dhjetëra gazetarë lanë zyrat e tyre në Pentagon dhe i kthyen kredencialet e tyre.

    Top Channel

  • Ekspozita “Fraktura”, integron një ndërthurje të fuqishme ndërmjet artit bashkëkohor dhe kujtesës historike

    Ekspozita “Fraktura”, integron një ndërthurje të fuqishme ndërmjet artit bashkëkohor dhe kujtesës historike

    Ekspozita “Fraktura” nga tetë artistë në muzeun “Shtëpia me gjethe” në Tiranë. Ekspozita vjen si një reflektim artistik mbi kontrollin, manipulimin, vëzhgimin dhe censurën, por edhe mbi qëndresën, kujtesën dhe refleksionet e reja në të tashmen tonë.
    Artistët pjesëmarrës: Berina Kokona, Fabrizio Bellomo, Ergys Krisiko, Ervis Gjini, Kristanja Çene, Ardian Isufi, Ena Bulku dhe Altin Çelmeta. Ekspozita është e kuruar nga Elton Koritari që shprehet se “Fraktura 2025” integron një ndërthurje të fuqishme ndërmjet artit bashkëkohor dhe kujtesës historike, në një nga hapësirat më simbolike të Tiranës: Muzeu “Shtëpia e Gjetheve” ku janë mbajtur peng shumë shpirtra të lirë.  Sipas tij, titulli i ekspozitës nënkupton thyerjen metaforike jo thjesht në trup, por në mendjet tona, në realitetin kolektiv dhe si pasojë e një regjimi diktatorial, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare. Kuratori Elton Koritari thotë se artistët ndërtojnë përmes veprave të tyre një trajektore simbolesh, gjurmësh dhe imazhesh që dialogojnë me historinë e errët të persekutimit dhe me sfidat e sotme për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njeriut. “Ky akt është ndërhyrje radikale artistike si një mundësi për të shëruar frakturat e së shkuarës përmes forcës së artit. Çdo cep i muzeut bëhet një pikë takimi midis aksionit artistik dhe historisë, për të analizuar mbi raportet komplekse që autoritarizimi dhe izolimi krijoi në marrëdhëniet njerëzore. Veprat shfrytëzojnë elementë të arkivit si “Epika e yjeve të mëngjesit” e Edison Gjergos, materiale audio-vizuale, objekte të ripërdorura, performanca, dhe ndërhyrje site-specific për të krijuar një atmosferë të ngarkuar emocionalisht dhe intelektualisht. Artistët janë ftuar të përballen me hapësirën si dëshmi, por edhe si një vend procesual për rivendosje, apo për të çarë heshtjen me gjuhën e artit bashkëkohor”, shprehet kuratori Elton Koritari.
    Projekti  në këtë muze është mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe në kuadër të ekspozitës u prezantua edhe guida me ilustrime pamore dhe animacione, si një udhëtim interaktiv dhe tërheqës, projektuar posaçërisht për fëmijë dhe prindër. Sipas organizatorëve, kjo eksperiencë edukative u ofron familjeve një mundësi për të eksploruar muzeun “Shtëpia me gjethe” nëpërmjet lojërave, pyetjeve, mjeteve kreative dhe narrativave të përshtatura për grupmosha të ndryshme.

  • “Fraktura 2025”, ekspozita në muzeun “Shtëpia me Gjethe”

    “Fraktura 2025”, ekspozita në muzeun “Shtëpia me Gjethe”

    “Fraktura 2025” është ekspozita e sapoçelur në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, aty ku janë mbajtur peng shumë shpirtra të lirë.

    Nëpërmjet elementeve të ndryshme artistike përshkruhet si frakturat e krijuara prej ideologjive nuk mund të anashkalohen, përkundrazi, ato duhet të analizohen. Me materiale audio-vizuale, objekte të ripërdorura e performanca, çdo cep i muzeut bëhet një pikë takimi midis historisë dhe artit.
    E kururar nga Elton Koritari, “Fraktura”, që rikthehet në një edicion të ri pas ndërhyrjes artistike në ish-burgun kamp të Spaçit, është një reflektim mbi kontrollin, manipulimin, vëzhgimin dhe censurën, por edhe mbi qëndresën, kujtesën dhe refleksionet mbi të tashmen.
    Për herë të parë, në Muzeun “Shtëpia me Gjethe”, u promovua edhe Guida e Familjes, një udhëtim interaktiv dhe tërheqës i projektuar për fëmijë dhe familje për të eksploruar Muzeun, historinë e diktaturës shqiptare dhe për të reflektuar mbi të Drejtat e Njeriut.
     

    Top Channel

  • UEFA Development U15, në garë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Armenia

    UEFA Development U15, në garë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Armenia

    Më 29 tetor do të nisë turneu i radhës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, UEFA Development U-15, ku do të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Armenia. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Grumbullimi i ekipit Kombëtar U-15 do të nisë ditën e diel, ndërsa trajneri Genti Mahmuti do të shpallë së shpejti listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë turne.
    Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Armenisë më 29 tetor në orën 14:00. Në të njëjtën ditë do të përballen edhe Maqedonia e Veriut me Kosovën në orën 10:30.
    Ndeshjet e dyta do të zhvillohen më 31 tetor. Shqipëri – Maqedoni e Veriut është e programuar në orën 14:00, ndërsa Kosovë – Armeni në orën 10:30.
    Takimet e fundit të turneut UEFA Development U-15 do të luhen më 3 nëntor. Shqipëri – Kosovë është programuar në orën 14:00, ndërsa Armeni – Maqedoni e Veriut në orën 10:00.
    UEFA Development U15Maqedoni e Veriut – Kosovë, 29.10.2025, Shtepia e Futbollit, 10:30Shqipëri – Armeni, 29.10.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00
    Kosovë – Armeni, 31.10.2025, Shtepia e Futbollit, 10:30Shqipëri – Maqedoni e Veriut, 31.10.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00
    Armeni – Maqedoni e Veriut, 03.11.2025, Shtepia e Futbollit, 10:00Shqipëri – Kosovë, 03.11.2025, Shtepia e Futbollit, 14:00

  • Shtëpia e Bardhë: Trump i zhgënjyer nga mungesa e përparimit të Rusisë drejt paqes në Ukrainë

    Shtëpia e Bardhë: Trump i zhgënjyer nga mungesa e përparimit të Rusisë drejt paqes në Ukrainë

    Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se Donald Trump po shfaqet gjithnjë e më i zhgënjyer nga mungesa e progresit të Rusisë në drejtim të arritjes së paqes në Ukrainë, duke theksuar se vendimi për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Moskës mbetet ekskluzivisht në duart e presidentit amerikan.

    Sipas zëdhënësve të Shtëpisë së Bardhë, Trump “nuk ka parë mjaftueshëm veprim nga pala ruse”.

    Shtëpia e Bardhë thekson se Trump beson se për t’i dhënë fund luftës kërkohen veprime konkrete, jo vetëm deklarata.

    Në të njëjtën deklaratë u theksua gjithashtu se një takim i mundshëm me presidentin rus Vladimir Putin nuk është përjashtuar plotësisht, megjithëse nuk përfshihet aktualisht në agjendën e afërt të presidentit amerikan.