Tag: shtëpia

  • Dyfishohen të punësuarit nga shtëpia në vend! Në 2024 rezultuan 2730 punëmarrës, 66% femra

    Dyfishohen të punësuarit nga shtëpia në vend! Në 2024 rezultuan 2730 punëmarrës, 66% femra

    Nëse gjatë pandemisë ishte detyrim, tashmë puna nga shtëpia për shumë persona po shihet si një oportunitet duke harmonizuar kohën dhe të ardhurat.

    “Në tre vitet e fundit, numri i punëmarrësve nga shtëpia është dyfishuar. Vitin që lamë pas në Shqipëri rezultojnë afro 2700 persona që kryejnë punë nga shtëpia”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.

    Të dhënat e publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore tregojnë femrat janë ato që preferojnë të punojnë më shumë nga shtëpia.

    “Gratë dhe vajzat dominojnë në punësimin në distancë nga banesa. 66 % e punëmarrësve që punojnë nga shtëpia janë gra dhe vajza”, shprehet gazetarja.

    Vitin që lamë pas në vendin tonë rezultojnë 1790 femra që kryejnë punë me kohë të plotë ose të pjesshme. Në krahasim me vitin 2023 kemi 15-fishim të numrit të grave me këtë formë punësimi.

    Sipas ekspertëve të punuarit nga shtëpia po shihet si një mundësi që krijon më shumë pavarësi. Shmang trafikun dhe rrit kursimet për transport. Por ka edhe jo pak mangësi si vështirësi në vlerësimin e performances, moskontakti me kolegë dhe marrëdhënie pune në grup.

  • Shtëpia e Bardhë publikon videon e të rinjve që dëbohen nga SHBA me pranga në duar

    Shtëpia e Bardhë publikon videon e të rinjve që dëbohen nga SHBA me pranga në duar

    Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të dhjetëra të rinjve që dëbohen nga SHBA duke e shoqëruar edhe me një përshkrim ku shkruhet: Na na na na na, hey, hey, goodbye!
    Por kjo video me të rinjtë e prangosur teksa dëbohen nga kufijtë ka ngjallur revoltë në rrjet.
    Me dhjetëra republikanë shkruajnë se është shumë e sikletshme që një gjë e tillë publikohet nga Shtëpia e Bardhë.
    Të tjerë thonë se administrata Trump po bëhet qesharake, dhe shumë të tjerë shkruajnë për ndjesinë e keqe që u ka dhënë kjo video. Ndërkohë ka dhe shumë prej tyre që u pëlqen kjo që po bën Trump.

    “Na na na na, na na na na, hey hey, goodbye” @CBP pic.twitter.com/4bcfAxy2gz
    — The White House (@WhiteHouse) April 6, 2025

  • Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Tarifat tregtare në fuqi menjëherë pasi njoftohen nga Trump

    Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Tarifat tregtare në fuqi menjëherë pasi njoftohen nga Trump

    Planet e hakmarrjes tregtare nga Europa dhe fqinjët e Shteteve të Bashkuara nuk e ndalin Donald Trump. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se tarifat do të hyjnë në fuqi menjëherë sapo presidenti amerikan t’i njoftojë ato.
    “Presidenti tha se ai ka marrë një vendim me vendosmëri. Unë isha me të në Zyrën Ovale më herët dhe ai do ta shpallë atë vendim nesër. Nuk dua të kaloj përpara presidentit. Kjo është padyshim një ditë shumë e madhe. Ai është me ekipin e tij të tregtisë dhe tarifave tani, duke e përsosur atë për t’u siguruar që kjo është një marrëveshje e përsosur për popullin amerikan dhe për punonjësin amerikan”, tha Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
    Ajo shtoi më tej se tarifat nuk do të dështojnë pasi ekipi që i ka përgatitur ka punuar prej dekadash në atë drejtim.
    “Ne jemi të fokusuar në rivendosjen e Epokës së Artë të Amerikës dhe për ta bërë Amerikën një superfuqi prodhuese”.
    Shtëpia e Bardhë konfirmoi se tarifat tregtare do të hyjnë në fuqi më 2 prill në orën 22 me orën tonë lokale. Bashkimi Europian, Kanadaja, Meksika, por edhe vende të tjera të botës, kanë paralajmëruar planet e tyre të kundërpërgjigjes me hakmarrje të ashpër ndaj atyre që po konsiderohen shënjestrime të njëanshme tregtare dhe ndryshim të rregullave të lojës. Ndërkohë, Uashington Post raporton se administrata Trump po përgatit edhe një vlerësim se sa do të kushtonte për Amerikën që të kontrollojë Groenlandën si territor.

  • U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë. Dyshimet e para

    U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë. Dyshimet e para

    Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza.
    Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona e Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.
    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili ka kërcyer edhe në disa profile të komiteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme dhe gjithashtu paraqiti një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo.
    Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.
    “Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj”, shprehet shoqja e Ilarias.
    Pasi u largua nga banesa, 22-vjeccarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen.
    Më pas, duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe shkuan për të denoncuar në polici.
    “Ilaria është një vajzë e qetë, shumë studioze, pasditet i kalonte duke studiuar në kuzhinë, herë pas here shkonte në palestër për t’u çlodhur. Nuk kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë”, shton Noemi, mikesha e Ilarias.

  • EMRI/ U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë, çfarë dihet deri më tani

    EMRI/ U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë, çfarë dihet deri më tani

    Një 22-vjeçare shqiptare, studente në fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza në Romës është raportuar e zhdukur. Ilaria Sula, sipas disa të afërmve të saj, u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jeton. 

    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili është ndarë edhe në disa profile të komuniteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme.

    Gjjithashtu të afërmit kanë paraqitur një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo. Sipas mediave italiane, janë aktivizuar organet përgjegjëse dhe dhoma e kontrollit në prefekturë për të ndihmuar në gjetjen e saj.

    Ndër hipotezat që po hetohen për zhdukjen e Ilarias është mundësia që ajo të ketë ikur pas ndarjes nga i dashuri. Mikesha e saj ka thënë se ajo kishte dalë nga shtëpia në orën 21:30 të 25 marsit dhe nuk kishte thënë lamtumirë.

    Pas largimit, Ilaria ka shkëmbyer disa mesazhe në WhatsApp me shoqet e tjera, por që nga data 29 mars ajo nuk ka qenë më në kontakt me asnjë nga ta. 22-vjeçarja është përshkruar si një vajzë e qetë, shumë studioze, dhe pa pasione të tjera veç studimeve dhe aktivitetit në palestër.

  • U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë

    U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë

    Ilarja Sula

    ITALI- Kërkohet Ilarja Sula! Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza. Sipas familjarëve, celulari i saj është i fikur ndaj edhe ka një mobilizim të miqve dhe kolegëve për gjetjen e saj.
    Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jeton, në një apartament që ndan me disa shokë.
    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur të kërkojnë ndihmë edhe në rrjetet sociale.
    Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.
    “Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj,”- shprehet shoqja e Ilarias për “Corriere della Sera”.
    Pasi u largua nga banesa, 22-vjeçarja shkëmbeu disa mesazhe në ëhatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen. Por nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt, ndaj edhe shoqet e dhomës dhe familja kanë kërkuar ndihmë nga Policia./ZËRI

  • U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë/ Dyshimet e para

    U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë/ Dyshimet e para

    Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza.

    Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona e Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.
    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili ka kërcyer edhe në disa profile të komiteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme dhe gjithashtu paraqiti një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo.
    Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.
    “Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj”, shprehet shoqja e Ilarias.
    Pasi u largua nga banesa, 22-vjeccarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen.
    Më pas, duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe shkuan për të denoncuar në polici.
    “Ilaria është një vajzë e qetë, shumë studioze, pasditet i kalonte duke studiuar në kuzhinë, herë pas here shkonte në palestër për t’u çlodhur. Nuk kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë”, shton Noemi, mikesha e Ilarias.

    Top Channel

  • Ju shemb shtëpia nga tërmeti i 2019-ës, 80-vjeçari nga Laçi ende pa “çati”:

    Ju shemb shtëpia nga tërmeti i 2019-ës, 80-vjeçari nga Laçi ende pa “çati”:

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Rregullat e Arta të Dekorimit – Si ta Bëni Shtëpinë të Duket më e Madhe

    Rregullat e Arta të Dekorimit – Si ta Bëni Shtëpinë të Duket më e Madhe

    Të pasurit një shtëpi të madhe me hapësirën e duhur për të gjithë anëtarët e familjes është ëndërr e secilit prej nesh.

    Por mes ëndrrës dhe realitetit, njeriu mjaftohet me atë shtëpi që mund të përballojë financiarisht.
    Edhe nëse shtëpia që keni zgjedhur mund të jetë e vogël, me truket e duhura ju mund t’i jepni asaj dhe vetes një hapësirë më të bollshme.
    Ekspertët e AgroWeb.org ofrojnë këshillat e mëposhtme që të bëni shtëpinë tuaj të duket më e madhe.
    Zgjidhni Ngjyra Të Çelëta
    Sipas ekspertëve ngjyra me të cilën do të lyeni shtëpinë luan një rol domethënës në krijimin e idesë së një hapësire të madhe ose të vogël.
    Nëse dëshironi që shtëpia të duket më e madhe jepini dritë asaj duke zgjedhur ngjyra të çelëta e të hapura.
    Mobiljet dhe tapiceritë gjithashtu duhet të kenë ngjyra të çelëta
    Ndriçimi
    Arkitektët sugjerojnë zbatimin e rregullit të artë të ndriçimit, që ka të bëjë me vendosjen e tre burimeve të ndriçimit në çdo dhomë.
    Kësisoj, ato do të krijojnë një hapësirë drite që vizualisht do të duket sikur ka zmadhuar hapësirën e dhomës.
    Trekëndëshi i dritës do ta bëjë shtëpinë të duket më e madhe se sa është.
    Transparenca
    Ekspertët sugjerojnë që të investoni në mobile transparente, tryeza xhami e karrike transparente të cilat tani janë shumë në modë.
    Sa më transparente t’i keni mobiljet aq më e madhe do të duket shtëpia.
    Pasqyrat
    Pasqyrat reflektojnë dritën dhe krijojnë iluzionin e të paturit një apartament më të madh.
    Me pasqyrat mund të përdorni edhe fantazinë dhe  të luani me kornizat dhe madhësinë e tyre.
    Rafte Të Larta
    Raftet duhen vendosur në pika më të larta që shikimi të shkojë sipër.
    Kësisoj krijohet idea e një hapësire më të madhe.
    Në ëto rafte mund të vendosni libra, dekorime të vogla dhe vazo.
    Larg Rrëmujës
    Mobilimi i rrëmujshëm dhe kaotik i shtëpisë e mbyll dhe e zvogëlon atë.
    Në mobilimin e shtëpisë duhet të jeni minimalistë dhe të shmangni sa më shumë rrëmujën që të krijoni idenë e një hapësire të madhe e të pastër.
    Më Pak Piktura
    Mos i mbushni muret me piktura e korniza.
    Zgjidhni një pikturë të madhe që krijon idenë e hapësirës së madhe dhe shmangni kornizat e vogla që e ngushtojnë atë./AgroWeb.org