Tag: shtëpia

  • Sara Hoxha poston një foto nga shtëpia e BBVA5

    Sara Hoxha poston një foto nga shtëpia e BBVA5

    Showbiz E Hënë, 24 Nëntor 2025 15:27
    “Big Brother VIP Albania 5” pritet që të nis me 20 dhjetor dhe producentja e spektaklit, Sara Hoxha ajo që ka dhënë sinjalin e madh. Ajo ka vendosur të ngacmojë ndjekësit me një Instastory, me një foto nga ambientet e brendshme që po bëhen gati.
    Në imazh shihet një mur i veçantë i veshur me pllaka pasqyre, ndërsa në tokë duken qartë mbetjet e punimeve dhe qeset mbrojtëse, çka tregon se shtëpia më e famshme në Shqipëri ndodhet në fazat e fundit të ndërtimit dhe detajeve përfundimtare.

    Krahas pamjes, producentja ka shkruar pyetjen që i drejtohet gjithë publikut: “A jeni gati?”, duke etiketuar faqen zyrtare të programit.

  • Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes për Ukrainën gati, kërkesat e Kievit u përfshinë në draft

    Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes për Ukrainën gati, kërkesat e Kievit u përfshinë në draft

    Bota E Hënë, 24 Nëntor 2025 10:30
    Delegacioni ukrainas ka konfirmuar se të gjitha shqetësimet thelbësore të ngritura nga Kievi janë adresuar plotësisht gjatë raundit më të fundit të bisedimeve të paqes të zhvilluara në Gjenevë. Përfaqësuesit amerikanë dhe ata ukrainas kanë mbajtur diskutime intensive në lidhje me marrëveshjen kornizë, e cila po i afrohet fazës përfundimtare të harmonizimit.
    Sipas njoftimeve të delegacionit ukrainas, në dokumentin e ri janë përfshirë qartë çështjet kryesore që Kievi ka kërkuar të sigurohen para nënshkrimit të marrëveshjes së paqes. Këto elementë përfshijnë garancitë e sigurisë së vendit, zhvillimin ekonomik afatgjatë, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, lirinë e lundrimit dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Palët kanë theksuar se drafti aktual po finalizohet për të reflektuar plotësisht interesat e Ukrainës dhe të aleatëve perëndimorë.

    Në përmbledhjen zyrtare të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, u nënvizua se delegacioni amerikan ka shprehur vlerësim për qasjen e strukturuar të ndjekur nga ekipet negociatore për integrimin e kontributit të Ukrainës në çdo komponent të dokumentit kornizë që po përgatitet. Sipas deklaratës, Uashingtoni mbetet i angazhuar për të mbështetur procesin drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë, duke garantuar se siguria dhe stabiliteti europian do të mbeten prioritete kryesore.

    Takimi në Gjenevë vjen në një moment kyç të zhvillimeve diplomatike, pasi negociatat synojnë të përshpejtojnë procesin drejt një marrëveshjeje përfundimtare, e cila pritet të ndërpresë konfliktin dhe të hapë rrugë për rindërtimin e vendit. Delegacionet pritet të rikthehen në bisedime gjatë ditëve në vijim për të përmbyllur detajet teknike që mbeten ende të hapura.

  • Bullizimet ndaj Elijonës, Alba akuzon produksionin: Dal nga shtëpia tani! Më sillni arushin

    Bullizimet ndaj Elijonës, Alba akuzon produksionin: Dal nga shtëpia tani! Më sillni arushin

    Spektakli i mbremjes se sotme në Big Brother VIP Kosova solli një nga debatet më të tensionuara të këtij edicioni, teksa Alaudin Hamiti iu desh të përballej me banoren Alba Pollozhani pas transmetimit të një klipi shumë të komentuar. Gjatë “prime”-it u shfaq pamja e një përmbledhjeje që tregonte sjelljen e banoreve Alba dhe Benita ndaj banores më të re të shtëpisë, Elijona Binakaj, ku nga audienca u perceptua si bullizim i vazhdueshëm gjatë gjithë javës.
    Menjëherë pas transmetimit të klipit, Alba reagoi në mënyrë të ashpër dhe të pakontrolluar, duke e cilësuar videon si të montuar qëllimisht për ta nxjerrë atë në dritë negative. Ajo u ngrit në këmbë dhe nisi të debatonte me tone të larta me modetatorin Hamiti, duke thënë se produksioni po manipulonte imazhin e saj:
    “E keni montuar klipin në të keqen time, po ma denigroni imazhin!”- tha ajo.
    Ky moment shkaktoi tension si në studio, ashtu edhe brenda shtëpisë.
    Pas një debati të ashpër me Alaudinin, gjatë të cilit ajo akuzoi produksionin për manipulim, situata u përshkallëzua edhe më tej. E irrituar dhe me tone të larta, Alba u ngrit në këmbë dhe kërcënoi se do të largohej nga shtëpia.
    “Sistem i fëlliqur!”, u dëgjua të thoshte ajo, teksa largohej. Me pas ajo u rikthye sërish dhe kërkonte me insistim:
    ‘Më ktheni arushin tim’.
    Ende nuk dihet nëse Alba do të qëndrojë në program apo nëse do të marrë një vendim final për t’u larguar.

  • (VIDEO) “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!”, situatë e rëndë në Rëmenj të Pogradecit

    (VIDEO) “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!”, situatë e rëndë në Rëmenj të Pogradecit

    Reshjet e dendura dhe stuhia e fortë që goditi zonën e Pogradecit kanë sjellë situata alarmante për banorët, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në disa shtëpi. Një ngjarje dramatike është regjistruar në fshatin Rëmenj, ku një baba i ri është detyruar t’i dorëzojë fëmijën e tij të mitur një fqinji, në përpjekje për ta shpëtuar nga uji që po përfshinte banesën.
    Sipas banorëve të zonës, burri është parë duke dalë në rrugë me fëmijën në krah, mes reshjeve të forta dhe erës së tejskajshme, duke thirrur për ndihmë. I frikësuar se shtëpia po përmbytej dhe se nuk kishte asnjë mundësi të siguronte fëmijën brenda, ai iu drejtua fqinjëve:
    “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!”
    Fqinji ka ndërhyrë menjëherë duke marrë të miturin në duar për ta çuar në një ambient të sigurt, ndërsa babai është kthyer drejt banesës në përpjekje për të shpëtuar çfarë të mundte.
    Banorët e Rëmenjit raportojnë se situata është përkeqësuar orët e fundit, ndërsa ekipet e emergjencave lokale ende nuk kanë mbërritur në të gjitha zonat e prekura. Disa familje kanë nisur evakuimin e pavarur, teksa uji ka depërtuar brenda oborreve dhe ambienteve të brendshme të shtëpive.
    Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes maksimal dhe raportim të menjëhershëm të çdo rreziku. Ndërkohë, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi reshjet pritet të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes.

  • “Shtëpia juaj po ju pret”/ Kos: Europa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, kemi gabuar në të shkuarën

    “Shtëpia juaj po ju pret”/ Kos: Europa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, kemi gabuar në të shkuarën

    Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot fjalimin e saj në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. 
    Kos u shpreh se publikimi i paketës së re të zgjerimit të BE-së ka sjellë një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit, duke hapur një fazë të re bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë. 
    “Është kënaqësi të jem këtu pak pas publikimit të paketës së zgjerimit, e cila ka sjellë një ritëm të ri në proces. Kjo është një çështje me të cilën po punojmë fort dhe rezultatet e saj po duken,” tha ajo. 
    Ajo nënvizoi se stabiliteti i Evropës është i lidhur ngushtë me integrimin e Ballkanit Perëndimor: “Europa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky ka qenë një gabim i së kaluarës dhe tani duhet ta rregullojmë,” deklaroi Kos. 
    Komisionerja theksoi gjithashtu se vendet e rajonit janë pjesë e natyrshme e kontinentit evropian, jo vetëm gjeografikisht dhe historikisht, por edhe në aspektin politik:“Shtëpia juaj po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës dhe tani duhet ta bëjmë këtë edhe në formën institucionale,” u shpreh ajo. 

  • “Shtëpia me Gjethe”, kujtesa e heshtur e dhunës së diktaturës (video)

    “Shtëpia me Gjethe”, kujtesa e heshtur e dhunës së diktaturës (video)

    Në zemër të Tiranës, pas dyerve të një shtëpie të zakonshme, fshihet një histori tronditëse e së shkuarës tonë, jo fort të largët. Muzeu “Shtëpia me Gjethe” nuk është thjesht një shtëpi, është një dëshmi e kohës së errët të regjimit komunist, një vend ku kujtimet dhe artefaktet e një periudhe të dhimbshme rrëfejnë dhunë dhe dhimbje, vrasje dhe tortura të shtetit ndaj qytetarëve të vet. Duke ecur nga dhoma në dhomë, shikuesi udhëton përmes historive të atyre që janë pushkatuar apo dënuar për bindje të ndryshme politike. Dosjet e persekutorëve, regjistrimet e përgjimeve dhe listat e emrave të të dënuarve që japin një pasqyrë të qartë të mekanizmave të frikës dhe kontrollit që sundonin çdo aspekt të jetës së qytetarëve. Në dhomat e muzeut ndodhen gjithashtu artefakte autentike, objekte të përditshme, dokumente të fshehta dhe pajisje të përdorura nga sigurimi. Çdo objekt flet për një kohë kur liria ishte e ndaluar dhe çdo hap brenda muzeut ndjen barrën e historisë.“Shtëpia me Gjethe” nuk është vetëm një vend kujtese, është një thirrje për reflektim, për të mos harruar dhe për të kuptuar se çfarë ka kushtuar liria. Çdo dhomë, çdo dosje, çdo artefakt është një pjesë e mozaikut të së shkuarës që duhet mbajtur gjallë./gazetatema

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    19 FILMA IKONË TË ISH-KINOSTUDIOS “SHQIPËRIA E RE” TË RESTAURUARA NË 4K (VIDEO)

  • Përfshihet nga flakët banesa në Malësinë e Madhe, shtëpia e shkrumbuar tërësisht

    Përfshihet nga flakët banesa në Malësinë e Madhe, shtëpia e shkrumbuar tërësisht

    Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në fshatin Preknicaj të Shkrelit, në Malësinë e Madhe.

    Zjarri ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit, në banesën dykatëshe të shtetasit Zef Preknicaj.

    Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, shtëpia është shkrumbuar tërësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

     

  • Konferenca e 7-të Ndërqeveritare/ “Ndihem si ambasadorja e katërt e Shqipërisë në Bruksel”, Marta Kos: Kjo është shtëpia juaj e re

    Konferenca e 7-të Ndërqeveritare/ “Ndihem si ambasadorja e katërt e Shqipërisë në Bruksel”, Marta Kos: Kjo është shtëpia juaj e re

    Sot hapet grupkpatulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE.

    Komisionerja Marta Kos deklaroi se vendi ynë ka shënuar përparim dhe shtoi se BE është shtëpia e re e shqiptarëve.
    Ajo shprehet se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel, ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë përparim gjigant.
    “E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj.
    Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është – dhe do thoja mos më citoni, ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë.”, tha Marta Kos.

    Top Channel

  • Ja sesi është transformuar shtëpia e ‘Home Alone’ që rriti një brez të tërë fëmijësh

    Ja sesi është transformuar shtëpia e ‘Home Alone’ që rriti një brez të tërë fëmijësh

    E mbani mend familjen McCallister? “Home Alone” është seria e filmave që ka rritur breza fëmijësh, të cilët para ekranit kanë ndjekur me kërshëri bëmat e Kevinit.

    Në vitin 1990 kur filmi i parë i serisë u transmetua nën logon e “20th Century Fox”, shtëpia që akomodonte familjen e madhe prej pesëmbëdhjetë pjestarësh, u kthye menjëherë në një strehë të ngrohtë për të gjithë shikuesit. Nga shkallët e mëdha të hollit, e deri tek bodrumi apo dhomat ku Marv dhe Harry bënin përpjekjet e vazhdueshme por pa sukses për të hyrë, çdo kënd mbart kujtime.

    Shtëpia është ndërtuar në vitin 1921, në “671 Lincoln Avenue, Winnetka, Illinois”. Ka një hapësirë të brendshme mesatarisht 850 metra katror dhe 2160 metra katror truall të jashtëm. Planimetria është e ndarë në pesë dhoma gjumi, gjashtë tualete dhe dy ambjente ndenjieje të përbashkëta, të cilave me rinovimin e vitin 2018 iu shtuan një dhomë kinema dhe një sporti. Prona më e famshme e Krishtlindjeve doli në shitje në Maj 2024 për shifrën 5.25 milion dollarë dhe të fundit përditësim në lidhje me të, e ka bërë “Architectural Digest” më 21 Janar të 2025, kur ajo iu shit një familjeje për 5.5 milion dollarë.

    Shtëpia mbetet një ndër pikat më të rëndësishme dhe më simbolike të interesit për turistët, ndaj është e pamundur të ndalosh vizitat rreth terrenit të saj apo fotot që shkrepen me dashamirësinë për të ruajtur privatësinë e familjes që tashmë e ka në pronësi.

  • Gjendet i vdekur në kangjellat e murit 45-vjeçari në Maliq, banorët: I përsosur, por pas alkoolit pinte shumë

    Gjendet i vdekur në kangjellat e murit 45-vjeçari në Maliq, banorët: I përsosur, por pas alkoolit pinte shumë

    banoret e fshatit, fqinj me viktimen

    MALIQ- Eduart Çarçani është 49-vjeçari që u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese në fshatin Plasë të Maliqit.
    Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese, ku nuk jetonte askush, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.
    Lidhur me ngjarjen banorët e zonës thanë për mediat se viktima ishte emigrant në Itali dhe se ishte kthyer në fshat pas divorcit me bashkëshorten.
    Ata thanë se 49-vjeçari nuk punonte dhe se kishte problem me alkoolin. Sipas tyre shtëpia në të cilën ai u gjet i varur është e Fejim Agollit, të cilën e mirëmbante i kunati.
    “Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.
    “Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu. Pak kohë ka që ka erdhur, kishte problemet e tija. Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dhe dajat. Shtëpia që u gjend i varur është e Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirmban i kunati. Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.
    “Eduardi djalë i mirë i përsosur, hallet i di vetë ai, ne nuk dimë gjë. Kishte nënën këtu, qëndroi ca kohë dhe iku në Itali. Nuk punonte, pinte vetëm raki”, tha banori tjetër.
    Njoftimi i policisë
    Maliq/Më datë 11.11.2025, është gjetur i pajetë në rrugë, shtetasi E. Ç., 49 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
    Punohet për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së këtyre shtetasve.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.