Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në një emision televiziv deklaroi se të drejtat e qytetarëve në Shqipëri po cënohen rëndë. Ai tha se e drejta e fjalës po ngushtohet çdo ditë dhe përmendi se një koleg i tij është përballur me gjykatën për lirinë e shprehjes.
Sipas tij, edhe e drejta e votës është mohuar në mënyrë të heshtur dhe nuk ka pasur zgjedhje të lira gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Abilekaj shtoi se vetë kryeministri po u bën thirrje qytetarëve të mos e ushtrojnë të drejtën e votës. Ai paralajmëroi se pas kësaj qëndron një fushatë presioni nga bandat që sigurojnë fitoren për pushtetin. Në fund, analisti theksoi se qytetarëve po u mbetet vetëm fjala si mjet për të jetuar.
Abilekaj:
Kur betohet kryeministri te presidenti, që merr detyrën, betohet se do të mbrojë të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë.Të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë janë të drejtat ekonomike, për shembull, punësimi, të cilën, mesa duket, me ikjen masive të shqiptarëve nga Shqipëria, e ka mohuar.
Kemi të drejtën e fjalës, që ne e vuajmë, ne që jemi këtu dhe më gjerë, e vuajnë të gjithë, sepse e drejta e fjalës sa vjen e ngushtohet më shumë, është duke u ngushtuar. Një kolegu ynë sot ishte në gjyq për të drejtën e fjalës, për lirinë e shprehjes.Një nga të drejtat që është mohuar, por akoma nuk është deklaruar që po mohohet, është e drejta e votës.
Ne e dimë që është mohuar, ne e dimë që me Edi Ramën s’ka pasur zgjedhje të lira asnjëherë. Edi Rama e ka pranuar dhe vetë që s’ka bërë asnjëherë zgjedhje të lira, po ka thënë ‘kështu kanë qenë kushtet’.
Tani është kryeministri që del dhe i deklaron njerëzve që ajo e drejtë që ju ka mbetur, e vetmja, mos e ushtroni.
Po ta marrim si thirrje të kryeministrit që me vullnetin tënd të mos e ushtrosh një të drejtë, prapë nuk do ishte aq e keqe, por çfarë ka pas kësaj thirrjeje?
Pas kësaj thirrjeje ka një thirrje për ata banditë që i garantojnë fitoren Edi Ramës, që ai që nuk është me PS, nuk duhet të dalë nga shtëpia për të votuar, dhe kjo thirrje, mos votoni, mos dilni fare nga shtëpia, është thirrje për banditët, sepse banditët e ndjekin këtë metodë.Të vijnë te shtëpia të thonë që do votosh aleatin tim, që kryesisht është Edi Rama, kryeministri, dhe në momentin që njerëzit nuk votojnë, i thonë mos dil nga shtëpia ditën e votimit.Nëqoftëse ai u bën thirrje dhe shqiptarët vazhdojnë dalin, ‘do kujdesen çunat’ për ta vënë fjalën në vend.Dhe njerëzve tani u mbetet vetëm fjala për të jetuar, shpresojmë t’ua lërë.