Tag: shtëpia

  • “Shtëpia e Bardhë ndryshoi qëndrim për Covid19”, mjeku Edvin Prifti: Shumë shpejt edhe për vaksinat…

    “Shtëpia e Bardhë ndryshoi qëndrim për Covid19”, mjeku Edvin Prifti: Shumë shpejt edhe për vaksinat…

    Shtëpia e Bardhë e ka ndryshuar plotësisht funksionin e faqes federale covid.gov, e cila fillimisht ofronte informacion për pandeminë dhe mënyrën për të porositur testet.

    Tani është një faqe interneti e përkushtuar tërësisht për teorinë e Presidentit Donald Trump se pandemia e COVID-19 e ka origjinën nga një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë.
    Lidhur më këtë ndryshim ka reaguar mjeku Edvin Prifti, i cili thotë se shumë shpejt, SHBA do të distancohet edhe nga vaksinat.
    “Po tani?! Çfarë duhet të themi? Kush duhet të flasë dhe si duhet të flasë? Te dashur miq, kush thotë të vërtetën urrehet më shumë pasi ne njerëzit jemi qenie që duam konfortin dhe shumë më pak të vërtetën. Por kur dikushi jua ka treguar këtë të vërtetë për të mirën tuaj dhe kjo vërtetohet 5 vjet më pas minimalisht dikushi ishte dhe është krenar për të vërtetën!
    Tashmë Shtëpia e Bardhë distancohet plotësisht nga broçkullat që ju thanë njerëzimit për Covid19. Shumë shpejt do të vijë distancimi edhe ndaj “vaksinave” përkatëse! Shtëpia e bardhe ne website e saj konfirmon gjithshka qe jua kam bëtë të ditur ndër vite, bile edhe emrat dhe mbiemrat e njerëzve që e prodhuan Covid19!  Mirënjohje ndaj çdokujt që humbi jetën dhe u persekutua për të arritur në këtë të vërtetë përfundimtare”-shkruan Edvin Prifti.

    Top Channel

  • Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

    Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

    Shtëpia e Bardhë e ka ndryshuar plotësisht funksionin e faqes federale covid.gov, e cila fillimisht ofronte informacion për pandeminë dhe mënyrën për të porositur testet.

    Tani është një faqe interneti e përkushtuar tërësisht për teorinë e Presidentit Donald Trump se pandemia e COVID-19 e ka origjinën nga një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë.
    Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që nga fillimi i pandemisë COVID-19, nga e cila kanë vdekur më shumë se 7 milionë njerëz në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, edhe muajin e fundit ka pasur mijëra vdekje të lidhura me COVID.
    Presidenti Donald Trump shkruan në një faqe të rishikuar qeveritare se pandemia ka filluar nga një rrjedhje në laborator në Wuhan, Kinë. Faqet covid.gov dhe covidtests.gov dikur ishin të lidhura me një portal që ofronte informacion të dobishëm rreth mënyrës së porositjes së testeve dhe detajeve për virusin.Tani faqja mban titullin “Lab Leak” (Rrjedhje nga Laboratori) dhe përfshin një imazh satelitor të qytetit Wuhan, aty ku filloi përhapja e COVID. Faqja pretendon se përshkruan “origjinën e vërtetë të COVID-19”.Shtëpia e Bardhë shkruan se “The Proximal Origin of SARS-CoV-2” është “përdorur në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët e shëndetit publik dhe mediat për të diskredituar teorinë e rrjedhjes nga laboratori” dhe se ishte “nxitur nga Dr. Fauci për të promovuar narrativën e preferuar se COVID-19 ka origjinë natyrore”.
    Ka pesë pretendime që Shtëpia e Bardhë përdor për të mbështetur teorinë se pandemia e COVID-19 filloi nga një rrjedhje në laborator. Ata pretendojnë se:
    – “Virusi ka një karakteristikë biologjike që nuk gjendet në natyrë.”– “Të dhënat tregojnë se të gjitha rastet e COVID-19 rrjedhin nga një hyrje e vetme te njerëzit. Kjo bie ndesh me pandemitë e mëparshme ku kishte disa raste kalimi nga kafshët te njerëzit.”– “Wuhan është shtëpia e laboratorit më të rëndësishëm të kërkimit për SARS në Kinë, i cili ka një histori të zhvillimit të kërkimeve të tipit gain-of-function (ndryshim gjenesh dhe fuqizim i organizmave) me nivele të pamjaftueshme sigurie biologjike.”– “Studiues të Institutit të Virologjisë së Wuhan (WIV) ishin të sëmurë me simptoma të ngjashme me COVID në vjeshtën e vitit 2019, muaj para se COVID-19 të zbulohej në tregun e kafshëve.”– “Sipas pothuajse të gjitha standardeve shkencore, nëse do të kishte prova për një origjinë natyrore, ato do të ishin shfaqur tashmë. Por nuk janë.”
    Edhe pse ende nuk ka një konsensus të qartë për mënyrën si filloi pandemia, shumë shkencëtarë besojnë se ajo u shfaq në një treg kafshësh të egra në Wuhan. Shkencëtarë të shumtë kanë studiuar dhe tentuar të identifikojnë burimin e saktë të pandemisë, dhe një studim i botuar në shtator 2024 nga biologët e njohur Michael Worobey dhe Angela Rasmussen tha se pandemia është gjurmuar në Tregun e Peshkut me shumicë Huanan.
    “Ky treg nuk ishte thjesht një vend ku virusi mbërriti pasi ishte përhapur në Wuhan,” tha Worobey për NPR. “Ka tregues shumë të qartë që aty ndodhi kalimi me sukses dhe filloi përhapja nga njeriu te njeriu.”Ndërkohë, një tjetër studim i botuar nga më shumë se 20 shkencëtarë në revistën shkencore të rishikuar Cell deklaron se asnjë epidemi nuk është shkaktuar nga arratisja e një virusi të ri, dhe nuk ka të dhëna që sugjerojnë se Instituti i Virologjisë në Wuhan ose ndonjë laborator tjetër ka punuar me COVID-19.Ndryshimi i faqes covid.gov është vetëm një nga veprimet e fundit të administratës Trump për të ndryshuar informacionin publik në lidhje me agjencitë federale dhe temat përkatëse

    Top Channel

  • Kishte dalë nga shtëpia, kapet nga Policia dhe dërgohet në qeli

    Kishte dalë nga shtëpia, kapet nga Policia dhe dërgohet në qeli

    Kishte dalë nga shtëpia, kapet nga Policia dhe dërgohet në qeli
     
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin G. Gj., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
     

     
    Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Shtëpia e Bardhë: Covid doli nga laboratori kinez

    Shtëpia e Bardhë: Covid doli nga laboratori kinez

    Shtëpia e Bardhë ditën e djeshme lançoi një uebsajt të ri që mbështet teorinë se koronavirusi që shkakton Covid-19 ishte një patogjen i krijuar nga njeriu që doli nga një laborator sëmundjesh infektive në Wuhan, Kinë.Faqja zyrtare që më parë ishte fokusuar në promovimin e vaksinave tashmë ka ndryshuar pamje duke shfaqur një foto të Presidentit Donald Trump me mbishkrimin e “origjinës së vërtetë” të pandemisë.
    Faqja ringjall një debat të gjatë rreth origjinës së pandemisë Covid-19 që ka parë hetime nga agjencitë federale, organizatat globale të shëndetit dhe komitetet e kongresit.Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se mbetet e hapur për të gjitha hipotezat, duke përfshirë përhapjen e virusit nga kafshët te njerëzit në një treg në Wuhan.
    Vendet anëtare të OBSH-së bien dakord për një projekt “traktat pandemik” në përpjekje për të shmangur gabimet e COVID-19.
    Shtëpia e Bardhë nënvizon se nëse coronavirusi do të kishte origjinë nga kafshët apo shpendët ajo do të ishte shfaqur sërish, por në fakt po zhduket.
    Dalja e virusit nga laboratori, dikur u quajt teori konspirative nga zyrtarët në SHBA, por tani ka fituar shumë popullaritet
    Edhe agjencitë amerikane si FBI dhe Departamenti i Energjisë kanë dalë në mbështetje të tezës.
    Në fillim të këtij viti, CIA gjithashtu ndryshoi qëndrimin e saj zyrtar për origjinën e virusit, duke thënë se kishte “më shumë gjasa” të kishte dalë nga një laborator kinez sesa të ishte transmetuar nga kafshët.

  • Pavard: Bayerni ishte shtëpia ime për shumë vite, s’kam treguar kurrë mungesë respekti ndaj tij

    Pavard: Bayerni ishte shtëpia ime për shumë vite, s’kam treguar kurrë mungesë respekti ndaj tij

    19 Prill 2025

    8:20

    Alfred Lleshi

    “Bayern Munich bëri të mundur që unë të bëhesha lojtari që jam sot. Ky klub ishte shtëpia ime për shumë vite. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë nderi ishte për mua si lojtari i fundit që veshi fanellën me numrin 5, të mbaja gjallë trashëgiminë e një legjende”.
    Ky ishte mesazhi i Benjamin Pavard, mbrojtësit të Interit, i publikuar në Instagram, me qëllimin për të sqaruar festimin e tij të zjarrtë pas golit të dytë të zikaltërve me kokë në Ligën e Kampionëve.
    “Festa ime ishte thjesht gëzimi i një fëmije që po luan një çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Nuk ka qenë kurrë një gjest mungese respekti ndaj tifozëve të Bayernit”, – shpjegoi qartë francezi, i cili luajti për katër vite me “Die Roten”, përpara se të transferohej tek Interi.
    Me fanellën zikaltër, Pavard eliminoi ish-shokët e tij të skuadrës nga Champions League dhe tani është gati për gjysmëfinalen ndaj Barcelonës.
     

  • Ylli dhe Andrea dalin nga shtëpia e Fakirit pasi kaluan me sukses sfidën e Agait

    Ylli dhe Andrea dalin nga shtëpia e Fakirit pasi kaluan me sukses sfidën e Agait

    Spektakli i sotëm i Ferma VIP 2 nisi me dy mungesa, bëhet fjalë për Yllin dhe Andrean, të cilët janë të dënuar dhe ndodheshin te shtëpia e Fakirit.
    Pas nisjes së spektaklit Luana duke zbatuar urdhrat e Agait ju dha një mundësi dy fermerëve që të bashkoheshin në spektakël me pjesën tjetër të grupit, vetëm nëse do të kalonin me sukses sfida.
    Në sfidë bëhet fjalë që ata vetëm duke mbajtur në bark një lakër nga shtëpia e fakirit te pjesa tjetër e grupit mund të shpëtonin nga dënimi.

    Në fund sfida rezultoi e suksesshme.

  • Biden sulmon Trump në fjalimin e parë që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

    Biden sulmon Trump në fjalimin e parë që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

    Joe Biden në fjalimin e tij të parë që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka kritikuar politikat e mirëqenies së administratës Trump.
    Biden nuk iu referua me emër Trump gjatë fjalimit të tij të martën, por tha: “Në më pak se 100 ditë, kjo administratë e re ka bërë kaq shumë dëme dhe kaq shumë shkatërrime. Është disi befasuese”.
    Ai e përshkroi sigurimin social si një “premtim të shenjtë”, duke shtuar: “Ne e dimë se sa rëndësi ka sigurimi social për jetën e njerëzve.”

    Biden nuk foli për largimin e tij nga Shtëpia e Bardhë apo zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 gjatë konferencës, raporton BBC. 
    Agjencia e Sigurimeve Shoqërore (SSA) siguron të ardhura bazë për njerëzit në SHBA që janë në pension ose nuk mund të punojnë për shkak të aftësisë së kufizuar. Ai mbulon rreth 67 milionë amerikanë, kryesisht qytetarë të moshuar.
    Politikanët demokratë kanë akuzuar vazhdimisht administratën për planifikimin e shkurtimeve gjithëpërfshirëse të Sigurimeve Shoqërore.
    Anëtarët e Departamentit të Efiçencës Qeveritare të Elon Musk kanë bërë shkurtime të agjencisë që nga shkurti, me synimin për të shkurtuar 7,000 vende pune.
    Përpara fjalimit të Bidenit në Çikago, sekretarja e shtypit e Trump, Karoline Leavitt u tha gazetarëve se presidenti ishte “absolutisht i sigurt” për mbrojtjen e përfitimeve për “qytetarët amerikanë dhe të moshuarit që paguajnë taksat që i binden ligjit”.
    “Ai gjithmonë do ta mbrojë atë program,” shtoi ajo./vizionplus.tv

  • U eliminua përfundimisht nga shtëpia e BBV, Danja: Nuk pendohem për asgjë…

    U eliminua përfundimisht nga shtëpia e BBV, Danja: Nuk pendohem për asgjë…

    Danja është banorja e parë që ka lënë shtëpinë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP 4. Pasi doli nga shtëpia, Danja u shpreh se: “Besoj që kam munguar shpesh, jo më kot shpesh dhe e kam ulëritur dhe në raste të caktuara nuk kam dashur të bëhem pjesë e disa situatave të caktuara. Nuk pendohem për asgjë çfarë kam bërë në shtëpi. Kam bërë çdo gjë që më ka ardhur natyrshëm. Jam një vajzë e thjeshtë dhe mendoj se këtë e kam treguar edhe brenda. Të tillë e kam natyrën nuk përfshihem në situata të caktuara.”

    Në lidhje me pyetjen e bërë nga opinionisti, Arbër Hajdari, se kush do donte ta fitonte Big Brother Danja është përgjigjur se nuk do donte ta fitonte asnjë nga banorët, dhe banori që mund ta fitoj është Gjesti.

    “Ai ishte i vërtet me të gjithë dhe ka bërë një lojë unike”, është shprehur ajo.

  • Shtëpia e Bardhë i konsideron bisedimet me Iranin si “pozitive dhe konstruktive”

    Shtëpia e Bardhë i konsideron bisedimet me Iranin si “pozitive dhe konstruktive”

    Shtëpia e Bardhë po i karakterizon bisedimet e sotme bërthamore midis një këshilltari të lartë të Trump dhe ministrit të jashtëm të Iranit si një hap në drejtimin e duhur dhe ka konfirmuar planet për bisedimet vijuese javën e ardhshme.“Komunikimi i drejtpërdrejtë” midis të dërguarit të Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi ishte “shumë pozitiv dhe konstruktiv”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
    Witkoff “i nënvizoi Dr. Araghchi se ai kishte udhëzime nga Presidenti Trump për të zgjidhur mosmarrëveshjet e dy kombeve tona nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë, nëse kjo është e mundur”, thuhet në deklaratë, duke i quajtur bisedimet një “hap përpara në arritjen e një rezultati reciprokisht të dobishëm”.Deklarata e SHBA falënderoi Omanin për rolin e tij ndërmjetës në bisedime dhe theksoi se ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA në Oman, Ana Escrogima.
    Shtëpia e Bardhë tha se të dy palët planifikojnë të takohen përsëri të shtunën e ardhshme.

  • Shtëpia e Bardhë: Bisedimet SHBA-Iran për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve ishin pozitive dhe konstruktive

    Shtëpia e Bardhë: Bisedimet SHBA-Iran për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve ishin pozitive dhe konstruktive

    I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Stephen Whittock, u takua me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe pati bisedime “shumë pozitive dhe konstruktive”, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
    “I dërguari i posaçëm Witkoff i theksoi Dr. Araghchi tha se ai ishte udhëzuar nga Presidenti Trump për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis dy vendeve tona përmes dialogut dhe diplomacisë, nëse është e mundur,” tha Shtëpia e Bardhë.
    “Këto çështje janë shumë komplekse dhe komunikimi i drejtpërdrejtë i të dërguarit të posaçëm Witkoff sot është një hap përpara në arritjen e një marrëveshjeje të dobishme reciproke”, shtohet në deklaratë, e cila sqaron se “palët ranë dakord të takohen përsëri të shtunën e ardhshme”.

    Këto bisedime po zhvillohen pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit nëse Republika Islamike nuk arrin një marrëveshje për programin e saj bërthamor.