Policia spanjolle arrestoi sot një çift gjerman që jetonin të izoluar dhe i mbanin fëmijët e tyre në izolim për më shumë se tre vjet në Oviedo, në Spanjën veriperëndimore.
Fëmijët, një 10-vjeçar dhe vëllezërit e tij binjakë, të dy tetë vjeç, nuk ndiqnin shkollën, dhe jetonin “në mjerim” në atë që mediat spanjolle e quajtën “shtëpia e tmerreve”.
Policia u njoftua për situatën nga një fqinj i familjes më 14 prill. Kur policia shkoi në shtëpi, ata zbuluan se atje nuk jetonte vetëm një burrë, siç u tha në zyrën e gjendjes civile. Sipas fqinjëve, askush nuk kishte dalë nga shtëpia, e cila ishte marrë me qira në tetor 2021, gjatë pandemisë Covid-19.
🚨 Detenido en Oviedo un matrimonio por tener a sus tres hijos encerrados durante 4 años en un chalet, sin escolarizar y en condiciones insalubres. Los menores ya están bajo tutela del Principado. #Oviedo #Infancia #ProtecciónMenor #PolicíaLocal 👮♂️🏡🛑 pic.twitter.com/VV0CPZpq7R
— TPA Noticias (@TPAnoticias) April 30, 2025
Prindërit, një burrë gjerman dhe një grua gjermano-amerikane , kishin grumbulluar një sasi të madhe droge, tha gjithashtu policia, ndërsa përmendi edhe problemet e “higjienës” dhe kushtet “johigjienike” të jetesës.
Autoritetet spanjolle shpresojnë që nga hetimi të mësojnë “si arritën këtu, cili ishte motivi për të jetuar në Spanjë”.
Sipas mediave spanjolle, të gjithë fëmijët mbanin pelena dhe nga tre maska kirurgjikale në fytyrë.
Babai i familjes i kërkoi policisë të vendoste maskë përpara se të hynte në shtëpi për hetim.
Brenda, era e keqe ishte e papërshkrueshme. Qepenat ishin të gjitha të mbyllura.
Kur dolën nga shtëpia, fëmijët “prekën barin sikur të ishin magjepsur, sikur të mos kishin dalë kurrë jashtë më parë”, shkruan gazeta La Razon.
Fëmijët u ekzaminuan nga një mjek dhe tani i janë besuar një qendre për mbrojtjen e fëmijëve./vizionplus.tv