Tag: shtëpia

  • Manastiri i Malit Athos, shtëpia e një komuniteti të larmishëm ortodoks

    Manastiri i Malit Athos, shtëpia e një komuniteti të larmishëm ortodoks

    I vendosur në një shkëmb mbi Detin Egje, Manastiri i Simonos Petrës është shtëpia e një prej komuniteteve më të larmishme manastirore të Ortodoksisë.

    I themeluar në shekullin e 13-të në malin Athos të Greqisë, manastiri strehon murgj nga më shumë se një duzinë vendesh, përfshirë Francën, Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin.

    I njohur edhe si Simonopetra, ose “Shkëmbi i Simonit”, manastiri është pjesë e gadishullit autonom monastik, tërësisht të përbërë nga meshkuj, në Greqinë veriore. Ndërsa vetëm burrat ortodoksë mund t’i bashkohen vëllazërisë, vizitorët meshkuj të besimeve të tjera janë të mirëpritur.

    Abati i tij, Arkimandriti Eliseos, thotë se manastiri pasqyron një frymë ekumenike shekullore të rrënjosur në traditën bizantine, ku besimi i përbashkët tejkalon kufijtë kombëtarë./ Euronews.

  • VIDEO/ Rama zbulon si duket ”shtëpia” ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian

    VIDEO/ Rama zbulon si duket ”shtëpia” ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian

    Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama është parë këtë të hënë tek ”Shtëpia e Evropës” në sheshin Skënderbej, aty ku të mbahet Samiti i Komunitetit Politik. Rama ka postuar një video ku shihet teksa inspekton punimet e “shtëpisë” që do të mikpresë liderët evropianë, e mbuluar me pikturat e fëmijëve në vend. Ai e ka cilësuar mbajtjen e këtij samiti si diçka të jashtëzakonshme dhe një vlerësim të madh për vendin.

  • “Ke sjellë njerëz tek shtëpia ime”, qytetarët përplasen me Nokën dhe Vokshin në Vorë, votuesi: O mashtrues!

    “Ke sjellë njerëz tek shtëpia ime”, qytetarët përplasen me Nokën dhe Vokshin në Vorë, votuesi: O mashtrues!

    Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu.
    Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues
    Noka: Do ta shohim pas 11
    Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Uën shkoj me votu ti thua mos hy këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu.
    Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë.unë kam ardh me avion me votu.

    Top Channel

  • “Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

    “Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

    Turistët e huaj po e zgjedhin Shqipërinë edhe për historinë e sidomos për periudhën e komunizmit.
    Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” është kthyer në destinacion të vizitorëve të shumtë që nga Italia e deri të Kanadaja e Amerika.
    “Jam nga Kanadaja dhe kam lexuar për “Shtëpinë me Gjethe”, e dija që është pjesë e historisë së Tiranës ndaj erdha këtu. Është hera e dytë në Shqipëri dhe hera e parë në Tiranë dhe është qytet i bukur.”
    “Mu duk interesante “Shtëpia me Gjethe.”
    “Jam nga Michigani i SHBA-se, zgjodhëm ta vizitonim muzeun për të mësuar më shumë për historinë dhe për përgjimet se çfarë ndodhte në vend.
    “Interesante në fakt. Unë kam qenë në Europë kur nisi rënia e komunizmit në vitet 80-90 dhe isha në ushtri asokohe. Tani është shumë interesante të shohësh se si janë ruajtur këto gjëra dhe njerëzit të kuptojnë se kjo mund të ndodhë sërish.”
    Edhe 4-mujori i parë i 2025 ka patur fluks të konsiderueshëm në këtë muze duke arritur në shifra rekord me mbi 15 mijë vizitorë nga vende të ndryshme.
    “80% e vizitorëve tanë janë të huaj. Numri i vizitorëve për katër muajt e parë ka qenë rreth 15 mijë vizitorë dhe nëse do ta krahasonim me vitet e kaluara, për shembull, 15 vizitorë ne i kemi pasur gjithsej në vitin 2018. Kryesisht vizitorët tanë janë nga Italia, më pas vijnë nga Francë, Anglia, Holanda, por dhe nga Spanja dhe gjithë vendet e botës”, tha Etleva Demollari, drejtore e Muzeut “Shtëpia me Gjethe”.
    Risi në Muzeun “Shtëpia me Gjethe” janë edhe grupet e organizuara nëpërmjet agjencive të ndryshme sipas drejtores Etleva Demollari.
    “Më parë ne kemi pasur vizitorë individual, pra, që vinin te Muzeu Kombëtar Shtëpia me Gjethe në mënyrë individuale, ishin njohur me këtë muze dhe kur vinin në Tiranë vizitonin muzeun tonë. Ndërsa këtë vit vërejmë një rritje të numrit të grupeve, pra, vijnë të organizuar nga agjensi të ndryshme”, tha Etleva Demollari, drejtore e Muzeut “Shtëpia me Gjethe”.
    Muajt e verës e deri në fund të Tetorit është edhe piku i fluksit të vizitorëve në këtë muze ndryshme të Tiranës dhe vendit tonë.
    Klan News

  • VIDEO/ Rama në Vlorë, kërkon maksimumin e votës më 11 maj: Do bëjmë gjëra të pamundura për këtë qytet

    VIDEO/ Rama në Vlorë, kërkon maksimumin e votës më 11 maj: Do bëjmë gjëra të pamundura për këtë qytet

    Nga Vlora ku mbylli fushatën elektorale, kreu i PS, Edi Rama kërkoi nga vlonjatët që të dalin nga shtëpia dhe të votojnë për Partinë Socialiste më 11 maj. Rama u shpreh se Vlora është kthyer në një xhevahir të Mesdheut, teksa investime të tjera priten në vitet e ardhshme.
    “Një shok kishte parë memorandumin e Kuçit. Dhe më tha si ka mundësi që mandatin e 9 të Vlorës e nxorre me 50%. Më tha që nuk ka mundësi që Vlora të mos nxjerrë mandatin e 9 për ty. Ti nuk i njeh vlonjatët i thashë. Vlora mund të nxjerrë dhe 10 mandate, por problem është si të nxjerrësh Vlorën nga shtëpia.

    Çdo vlonjat më 11 maj duhet të dalë nga shtëpia sepse mua ma ha mendja që me gjithë këto transformime, nam që i ka dalë anembanë Shqipërisë dhe me xhelozinë që është krijuar për Vlorën.
    Nuk është mirë që PS të ngjitet mbi 80 mandate dhe Vlora të mbetet te 8. Këto vite është bërë për Vlorën sa nuk është bërë asnjëherë. Ne do të vijojmë të bëjmë gjëra që sot mund të duken të pamundura”, tha Rama.

  • Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, në spital me djegie te rëndë dy shqiptarë nga Tepelena

    Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, në spital me djegie te rëndë dy shqiptarë nga Tepelena

    Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.

    Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.

    Një shqiptarë në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje tha se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena.

    Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Merr flakë “shtëpia e barit” në Angli, në spital me djegie te rëndë dy shqiptarë nga Tepelena

    Merr flakë “shtëpia e barit” në Angli, në spital me djegie te rëndë dy shqiptarë nga Tepelena

    Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.
    Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.

    Një shqiptarë në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje i tha Top Channel se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena.
    Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.
    Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.

  • Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, përfundojnë  në spital me djegie te rëndë dy shqiptarë

    Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, përfundojnë në spital me djegie te rëndë dy shqiptarë

    Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.
    Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.

    Një shqiptarë në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje i tha Top Channel se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena.
    Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.
    Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.

  • Shkrumbohet nga flakët ‘shtëpia e barit’ në Angli, pësojnë djegie të rënda dy shqiptarë

    Shkrumbohet nga flakët ‘shtëpia e barit’ në Angli, pësojnë djegie të rënda dy shqiptarë

    Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona.
    Sipas policisë, shtëpia shërbente si ‘fole’ për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa pasojë e shpërthimit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombol.
    Një shqiptarë në Birmingham në dijeni të rrethanave të kësaj ngjarje i tha Top Channel se dy shqiptarët e djegur brenda kësaj shtëpie bari janë nga Tepelena.
    Njëri prej tyre ka 30% djegie në trup ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.
    Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, ndërsa policia vijon hetimet tashmë për dokumentin e plotë të rastit.

  • Puna nga shtëpia dëmton shëndetin e të rinjve

    Puna nga shtëpia dëmton shëndetin e të rinjve

    Puna nga shtëpia mund të jetë e dëmshme për shëndetin, pasi të rinjtë që punojnë nga shtëpia mund të bëjnë 30 minuta më pak aktivitet fizik çdo ditë, zbulon një studim i ri.

    Një studim i njerëzve që fillojnë punën e tyre të parë tregoi se ata që shkojnë në zyrë marrin 28 minuta shtesë aktivitet fizik të moderuar çdo ditë, si ecje ose çiklizëm.

    Por ata që punojnë nga shtëpia përjetojnë një rënie mesatare prej 32 minutash aktivitet fizik të moderuar në ditë.

    Për të gjykuar se si fillimi i punës ndikon te aktiviteti fizik, gjumi dhe dieta e njerëzve, studiuesit analizuan të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar – të moshës 16 deri në 30 vjeç – të cilët morën pjesë në një anketë kombëtare familjare.

    Vullnetarët raportuan statusin e tyre të punës çdo vit dhe, çdo tre vjet, treguan se sa ushtrime bënin zakonisht gjatë një jave tipike.

    Kjo përfshinte aktivitet fizik të moderuar, si çiklizmi, dhe aktivitet fizik intensiv, si ngritja e peshave ose aerobiku.

    Studiuesit krahasuan 128 persona që punonin nga shtëpia me mbi 3,000 që shkonin në zyrë ose vende të tjera pune.

    Bazuar në analizë, rënia e aktivitetit fizik për ata që punonin nga shtëpia ishte ekuivalente me 32 minuta aktivitet të moderuar në ditë ose 16 minuta aktivitet intensiv në ditë.

    Rritja e aktivitetit fizik mes të rinjve në përgjithësi u pa kryesisht tek ata me punë gjysmë-rutine, si shoferë autobusësh dhe parukierë, si dhe tek ata me punë rutinë si pastrues ose kamarierë.

     

    Ndërkohë, ndryshime të vogla u vunë re tek ata që fillonin punë menaxheriale ose profesionale.

    Rezultatet janë publikuar në International Journal of Behavioral Nutrition and Physical Activity.

    Dr. Eleanor Winpenny, autorja kryesore e studimit nga Universiteti i Kembrixhit, tani në Imperial College London, tha:

    “Nëse duam të qëndrojmë të shëndetshëm gjatë gjithë jetës, duhet të kujtojmë se të qenit aktiv është një mënyrë e rëndësishme për të arritur këtë qëllim. Ata që punojnë nga shtëpia mund të konsiderojnë përfshirjen e aktivitetit fizik në ditën e tyre, për shembull duke bërë një shëtitje para ose pas punës, ose gjatë pushimit të drekës”.

    Alena Oxenham, bashkëautore e studimit nga Universiteti i Kembrixhit, shtoi:

    “Fillimi i punës mund të ketë një ndikim të madh në stilin tonë të jetesës dhe sjelljet që mund të bëjnë një ndryshim në shëndetin tonë, nëse jo menjëherë, atëherë më vonë në jetë.

    Megjithëse zbuluam se njerëzit priren të bëjnë më shumë aktivitet fizik kur fillojnë punën, që është një lajm i mirë, këto janë mesatare dhe disa njerëz – veçanërisht ata që punojnë nga shtëpia dhe, në një masë më të vogël, ata me punë zyre – mund të bëjnë më pak”.