Tag: shtënat

  • Të shtënat në Tiranë! Ka të plagosur, i lënduari u dërgua në një spital privat

    Të shtënat në Tiranë! Ka të plagosur, i lënduari u dërgua në një spital privat

    Detaje të reja mësohen në lidhje me të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.

    Pranë zonës së Liqenit Artificial, në një lokal, ka ndodhur një plagosje. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

     i plagosuri është dërguar menjëherë për kurim në një spital privat.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

  • Të shtënat me armë zjarri në Fier, zbulohet shkaku! Çfarë ndodhi një muaj më parë mes të rinjve?

    Të shtënat me armë zjarri në Fier, zbulohet shkaku! Çfarë ndodhi një muaj më parë mes të rinjve?

    Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e një dite më parë në Fier (9 prill), ku ndaj nënë e bir, Suzana dhe Hysen Mërnica, u qëllua me armë zjarri, por për fat të mirë i shpëtuan plumbave.
    Sipas gazetarit Igli Çelmeta, shkak për sherrin ka qenë një konflikt mes të rinjsh një muaj më parë, konkretisht mes të lënduarit Hysen Mërnica dhe Ali Cimilit, ky i fundit i shpallur në kërkim pas ngjarjes së djeshme.
    Mësohet se Ali Cimili bashkë me të atin, Afrim Cimili, i cili është arrestuar, i kanë dalë përpara Suzana Mërnicës dhe djalit të saj, Hysen Mërnicës, teksa këta të fundit lëviznin me motor.
    Nga të shtënat nënë e bir nuk janë plagosur, por janë dëmtuar nga goditja prej makinës së autorëve. “Palët e përfshira në sherr rezultojnë se janë kushërinj”, raportoi Çelmeta.
    Igli Çelmeta: Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Fier, ku u plagosën nënë e bir. Policia ka arrestuar Afrim Cimilin e ka shpallur në kërkim Ali Cimilin dhe babanë e tij. Babë e bir i kanë dalë përpara nënës dhe djalit, Suzana Mërnicës dhe djalit të saj, Hysen Mërnicës. Nga të shtënat nuk janë dëmtuar nënë e bir, por janë plagosur nga goditja prej makinës së autorëve.
    Shkak për ngjarjen dyshohet se është një konflikt i ndodhur një muaj mes Hysen Mërnicës dhe Ali Cimilit. Palët e përfshira në sherr rezultojnë se janë kushërinj. Është arrestuar Afrim Cimili dhe është shpallur në kërkim djali i tij.

  • Të shtënat në Fier/ Zbardhen detaje, e plagosura po udhëtonte me…

    Të shtënat në Fier/ Zbardhen detaje, e plagosura po udhëtonte me…

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në një fshat të Fierit.

    Gazetari i Top Channel, Nertitan Trifoni raporton se shtetasi Hysen Mërnica ka qenë duke udhëtuar me motomjet në momentin që janë sulmuar me armë zjarri.
    E plagosur ka mbetur një grua rreth 50-vjeç, e cila është transportuar në spital.
     

    Top Channel

  • Të shtënat me armë në Fier/ Qëlluan 50-vjeçaren, shpallen në kërkim autorët, babë e bir

    Të shtënat me armë në Fier/ Qëlluan 50-vjeçaren, shpallen në kërkim autorët, babë e bir

    Policia e Fierit ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë në Fier, ku mbeti i lënduar nja grua rreth 50 vjeçe.

    Sipas uniformave blu, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, babë e bir.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Mbikalimi i Dërmenasit. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
    Njoftimi:
    Fier/Informacion paraprak
    Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).
    Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
    Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
    Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

    Top Channel

  • U largua në 1997, këngëtari: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë

    U largua në 1997, këngëtari: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë

    Këngëtari shqiptar, Christos Santikai, ka kujtuar fëmijërinë e tij, periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria në Greqi me familjen e tij. Ao ka rrëfyer për mediat greke se nuk është ndjerë kurrë si i zhvendosur, pasi është rritur në Greqi dhe ndihet grek.
    Lidhur me vendimin për t’u larguar nga vendi i tyre, Christos Santikai ka shpjeguar se ai është marrë brenda natës, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. “Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej. Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai.

  • U largua 3 vjeç nga vendi! Këngëtari: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë

    U largua 3 vjeç nga vendi! Këngëtari: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë

    Këngëtari Christos Santikai, ka folur në një intervistë mbi fëmijërinë e tij dhe periudhën kur u shpërngul nga Shqipëria në Greqi. Ai ka rrëfyer për mediat greke se nuk ka ndjerë kurrë veten si i zhvendosur, pasi është rritur në Greqi dhe e ndien veten si grek.
    Sipas tij, kujtimet për Shqipërinë janë të pakta, dhe ato lidhen kryesisht me periudhën e luftës dhe shtënat me armë që ndodhën në qytetin e tij.
    Santikai ka shtuar se u largua nga Shqipëria në vitin 1997, në moshën e fëmijës së tij, dhe e ka konsideruar Greqinë si shtëpinë e tij, duke theksuar se nuk ka pasur një tjetër mundësi për të qëndruar në Shqipëri. Ai gjithashtu ka nënvizuar se, edhe pse ka lindur në Shqipëri, është rritur dhe formuar në Greqi, duke e konsideruar veten plotësisht pjesë të kulturës greke.

    “Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej.
    Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai.
    /vizionplus.tv