Tag: shtatzënisë

  • Ndizet debati! Trump do të njoftojë se paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për çrregullime autike tek fëmijët

    Ndizet debati! Trump do të njoftojë se paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për çrregullime autike tek fëmijët

    Administrata amerikane, e udhëhequr nga Donald Trump po përgatitet të shpallë zyrtarisht zbulimin e një lidhjeje të mundshme mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe një rritjeje të rrezikut për çrregullime të spektrit autik tek fëmijët. Këtë e zbulon Washington Post, pasi vetë presidenti amerikan ka bërë referencë për një njoftim të rëndësishëm mbi këtë temë, i parashikuar për sot, e hënë 22 shtator. “Do të bëjmë një njoftim të rëndësishëm mbi autizmin”, tha Trump gjatë fjalimit të tij në funeralin e Charlie Kirk.
    Sipas burimeve pranë ekzekutivit, komunikata do të publikohet nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, aktualisht i drejtuar nga Robert F. Kennedy Jr. dhe do të shoqërohet me një fushatë informuese drejtuar grave në moshë fertile. Lajmi ka ngjallur shqetësim mes ekspertëve të fushës mjekësore dhe organizatave shkencore, të cilat bëjnë thirrje për kujdes në mungesë të provave përfundimtare. Paracetamoli, i njohur në Shtetet e Bashkuara me emrin tregtar Tylenol, aktualisht konsiderohet i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë nga shumica e autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare, për sa kohë merret në dozat e rekomanduara.
    Autizmi dhe paracetamoli, një hipotezë shkencore e debatueshme
    Njoftimi bazohet në një rishikim të brendshëm të disa studimeve të kryera vitet e fundit, të cilat do të sugjeronin një rritje të mundshme të rrezikut për diagnozë autizmi tek fëmijët, që kanë qenë të ekspozuar ndaj paracetamolit gjatë shtatzënisë. Megjithatë, këto kërkime nuk vendosin një lidhje shkak-pasojë të drejtpërdrejtë dhe shumë institucione akademike vazhdojnë t’i konsiderojnë provat e disponueshme si të pamjaftueshme.
    Ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendje është deklarata, me të cilën Trump e ka paralajmëruar iniciativën. “Kemi gjetur një përgjigje për autizmin”, u shpreh ai përpara 200 mijë mbështetësve të lëvizjes MAGA, të mbledhur për të përkujtuar aktivistin Charlie Kirk, i vrarë nga një snajper në Universitetin e Utah-s, duke e përshkruar njoftimin si “një nga gjërat më të rëndësishme që do të bëjmë”. Këto fjalë kanë ringjallur debatin publik mbi një temë të shenjuar prej vitesh nga polemika shkencore dhe pozicione politikisht të ndjeshme.
    Trajtimi i autizmit dhe testimi me acid folik
    Në të njëjtën kohë, administrata parashikon të promovojë studime klinike mbi përdorimin e Leucovorin — një formë sintetike e acidit folik — si trajtim i mundshëm për disa simptoma të autizmit. Substanca, aktualisht e miratuar për përdorime onkologjike dhe neurologjike, ka treguar në disa prova të vogla fillestare përmirësime në aftësitë gjuhësore dhe në kuptimin shoqëror tek fëmijët.
    Edhe në këtë rast, komuniteti shkencor bën thirrje për kujdes. Studimet e përmendura ende nuk janë nënshtruar shqyrtimit të kolegëve (peer-review) dhe mungojnë të dhënat në shkallë të gjerë, që të konfirmojnë efektivitetin dhe sigurinë. Frika nga ana e botës mjekësore është se iniciativa të tilla, nëse komunikohen në mënyrë të nxituar, mund të krijojnë shpresa të rreme ose të çojnë në sjellje të papërshtatshme në aspektin shëndetësor.

  • Keni vendosur të bëheni prindër? Ja analizat që duhet të bëni patjetër disa muaj përpara

    Keni vendosur të bëheni prindër? Ja analizat që duhet të bëni patjetër disa muaj përpara

    Vendimi për të sjellë një fëmijë në jetë është një nga hapat më të rëndësishëm dhe më të bukur në jetën e një çifti. Por përpara se të ndodhë konceptimi, është e domosdoshme që trupi të jetë i përgatitur dhe çdo rrezik të parandalohet në kohë.

    Mjekët rekomandojnë që kontrolli shëndetësor i parakonceptimit (preconception screening) të bëhet të paktën 3–6 muaj përpara shtatzënisë.

    Analizat që rekomandohen për gruan:
    1. Hemograma (analiza e gjakut të plotë)
    Për të zbuluar aneminë, infeksionet, apo çrregullime të gjakut.
    2. TSH, FT3, FT4 (tiroidja)
    Funksioni i tiroides është thelbësor për zhvillimin e trurit të fetusit dhe suksesin e shtatzënisë.
    3. Anti TPO dhe Anti-TG (autoimuniteti tiroideal)
    Nëse keni histori familjare apo simptoma të Hashimoto-s, këto janë kritike.
    4. Ferritina, vitamina B12 dhe vitamina D
    Mungesat e tyre lidhen me lodhje, infertilitet dhe komplikacione në shtatzëni.
    5. Glukoza esëll + HbA1c
    Për të kontrolluar tolerancën ndaj glukozës dhe paradiabetin.
    6. TORCH Panel (Toxoplasma, Rubella, CMV, Herpes, etj.)
    Infeksione që mund të ndikojnë zhvillimin e fetusit.
    7. Rh dhe Grupi i Gjakut
    Për të parë nëse ka rrezik për inkompatibilitet Rh me fetusin.
    8. Analiza të koagulimit (PT, aPTT)
    Të nevojshme për të shmangur probleme si trombozat gjatë shtatzënisë.

    Analizat që rekomandohen për burrin:
    1. Spermograma
    Për të vlerësuar cilësinë, numrin, lëvizshmërinë dhe morfologjinë e spermatozoidëve.
    2. Grupi i gjakut dhe Rh
    Për të parë përputhshmërinë me partneren.
    3. Vitamina D, Zink, Testosteron total
    Hormonë dhe mikronutrientë që ndikojnë në fertilitetin mashkullor.
    4. Infeksionet urinare ose seksualisht të transmetueshme (nëse ka dyshime)

    Këshillë nga mjekët:
    • Filloni konsumimin e acidit folik (400–800 mcg/ditë) të paktën 3 muaj para shtatzënisë, për të ulur rrezikun e defekteve të tubit nervor te bebi.
    • Rregulloni peshën trupore, dorminoni stresin, dhe evitoni duhanin, alkoolin dhe ushqimet e përpunuara.

    Pse janë të rëndësishme këto analiza?

    Sepse shumë çifte zbulojnë probleme vetëm pasi shtatzënia ka nisur, gjë që e vështirëson trajtimin ose e rrit rrezikun për komplikacione. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se trajtimi.

  • Nepsi gjatë shtatzënisë, mit, hormon apo nevojë reale? Ja çfarë thonë ekspertët

    Nepsi gjatë shtatzënisë, mit, hormon apo nevojë reale? Ja çfarë thonë ekspertët

    Frutat, ëmbëlsirat, çokollatat e madje edhe racionet e mëdha me patate të skuqura, janë ndër ushqimet e zakonshme për të cilat gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e parë, kanë një dëshirë të papërmbajtshme për t’i konsumuar në çdo kohë të ditës ose të natës.

    Për t’i shtuar kompleksitetin temës, ekziston edhe besimi se nëse nëna nuk i konsumon këto ushqime në momentin që i kërkon, foshnja do të zhvillojnë anomali, si për shembull njolla të vogla në lëkurë.

    Por pse gratë kanë dëshira të tilla gjatë shtatzënisë? Dhe cila është arsyeja se përse ky fenomen ndodh?

    A është nespi gjatë shtatzënisë një mit apo realitet?

    Teoritë dhe studimet e ndryshme nuk bien dakord për origjinën e këtij fenomeni, megjithatë nuk mungojnë sugjerimet dhe shpjegimet e mundshme. Në raste dyshimesh, mund të themi se dëshirat mund të jenë fizike, se mund të shfaqen për shkaqe psikologjike ose të lidhen me prodhimin hormonal të gruas.

    Në mënyrë të detajuar, dëshira e papërmbajtshme për një ushqim të caktuar mund të lexohet si një lloj “këmbane alarmi” e trupit që sinjalizon një nevojë më të madhe për energji dhe rrjedhimisht kalori, të nevojshme për rritjen e fetusit. Sipas teorive të tjera, kjo gjë mund të jetë edhe psikologjike, sepse gruaja ndjen dhe shpreh dëshirën për kujdes dhe vëmendje.

    Po hormonet? Gjatë muajve të shtatzënisë, ndryshimet hormonale janë intensive dhe të shpeshta.

    Dhe padyshim, këto “luhatje” kanë pasoja në ekuilibrin e trupit të femrës. Rritja e prodhimit të estrogjenit mund të çojë në një ndryshim në shqisën e shijes dhe nuhatjes. Kjo gjë që mund të shpjegojë pse ndodh shpesh që dëshirat të përfshijnë ushqime që mund të mos kenë qenë kurrë të pëlqyera.

    Cilat janë ushqimet që gratë kërkojnë më tepër gjatë shtatzanisë?

    Ndër ushqimet më të preferuara mund të rendism çokollatën, akulloren, patatet e skuqura dhe mishin e kuq, turshitë, limonin dhe ushqimet pikante. Në listë nuk mungojnë as ushqimet si hamburgerat, lloje të ndryshme makaronash dhe produktet e detit.

    A ndikonjnë dëshirat për një ushqim të caktuar tek shëndeti i foshnjës?

    Mund të themi se, sado magjepsës ky besim popullor duket, nuk ka asnjë bazë apo shpjegim mjeko-shkencor. Të ashtuquajturat “njolla të lindjes” janë thjesht njolla që shumë shpesh, ndryshojnë ose zhduken plotësisht me kalimin e muajve ose viteve të para të jetës. Megjithatë, pyetja mbetet: a duhet të kënaqen dëshirat? Edhe pse dëshirat nuk kanë asnjë lidhje me njollat ​​e lëkurës tek të porsalindurit, është e qartë se ato ende përfaqësojnë një dëshirë të gruas, qoftë fizike apo psikologjike nuk ka rëndësi, e cila duhet të plotësohet për ta bërë atë të ndihet më mirë.

  • Nepsi gjatë shtatzënisë, mit apo realitet ?

    Nepsi gjatë shtatzënisë, mit apo realitet ?

    Frutat, ëmbëlsirat, çokollatat e madje edhe racionet e mëdha me patate të skuqura, janë ndër ushqimet e zakonshme për të cilat gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e parë, kanë një dëshirë të papërmbajtshme për t’i konsumuar në çdo kohë të ditës ose të natës.
    Për t’i shtuar kompleksitetin temës, ekziston edhe besimi se nëse nëna nuk i konsumon këto ushqime në momentin që i kërkon, foshnja do të zhvillojnë anomali, si për shembull njolla të vogla në lëkurë.
    Por pse gratë kanë dëshira të tilla gjatë shtatzënisë? Dhe cila është arsyeja se përse ky fenomen ndodh?

    A është nespi gjatë shtatzënisë një mit apo realitet?
    Teoritë dhe studimet e ndryshme nuk bien dakord për origjinën e këtij fenomeni, megjithatë nuk mungojnë sugjerimet dhe shpjegimet e mundshme. Në raste dyshimesh, mund të themi se dëshirat mund të jenë fizike, se mund të shfaqen për shkaqe psikologjike ose të lidhen me prodhimin hormonal të gruas.
    Në mënyrë të detajuar, dëshira e papërmbajtshme për një ushqim të caktuar mund të lexohet si një lloj “këmbane alarmi” e trupit që sinjalizon një nevojë më të madhe për energji dhe rrjedhimisht kalori, të nevojshme për rritjen e fetusit. Sipas teorive të tjera, kjo gjë mund të jetë edhe psikologjike, sepse gruaja ndjen dhe shpreh dëshirën për kujdes dhe vëmendje.
    Po hormonet? Gjatë muajve të shtatzënisë, ndryshimet hormonale janë intensive dhe të shpeshta.
    Dhe padyshim, këto “luhatje” kanë pasoja në ekuilibrin e trupit të femrës. Rritja e prodhimit të estrogjenit mund të çojë në një ndryshim në shqisën e shijes dhe nuhatjes. Kjo gjë që mund të shpjegojë pse ndodh shpesh që dëshirat të përfshijnë ushqime që mund të mos kenë qenë kurrë të pëlqyera.
    Cilat janë ushqimet që gratë kërkojnë më tepër gjatë shtatzanisë?
    Ndër ushqimet më të preferuara mund të rendism çokollatën, akulloren, patatet e skuqura dhe mishin e kuq, turshitë, limonin dhe ushqimet pikante. Në listë nuk mungojnë as ushqimet si hamburgerat, lloje të ndryshme makaronash dhe produktet e detit.
    A ndikonjnë dëshirat për një ushqim të caktuar tek shëndeti i foshnjës?
    Mund të themi se, sado magjepsës ky besim popullor duket, nuk ka asnjë bazë apo shpjegim mjeko-shkencor. Të ashtuquajturat “njolla të lindjes” janë thjesht njolla që shumë shpesh, ndryshojnë ose zhduken plotësisht me kalimin e muajve ose viteve të para të jetës. Megjithatë, pyetja mbetet: a duhet të kënaqen dëshirat? Edhe pse dëshirat nuk kanë asnjë lidhje me njollat ​​e lëkurës tek të porsalindurit, është e qartë se ato ende përfaqësojnë një dëshirë të gruas, qoftë fizike apo psikologjike nuk ka rëndësi, e cila duhet të plotësohet për ta bërë atë të ndihet më mirë.

  • Dyshohej se përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë shkakton autizëm, “Kenvue” mohon akuzat

    Dyshohej se përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë shkakton autizëm, “Kenvue” mohon akuzat

    Kompania farmaceutike Kenvue, prodhuesja e Tylenol (i njohur si paracetamol në Mbretërinë e Bashkuar), ka deklaruar se ilaçi i saj mbetet i sigurt, pasi aksionet e saj ranë ndjeshëm pas një raporti se sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., mund të lidhë përdorimin e medikamentit gjatë shtatzënisë me autizmin.
    Sipas BBC, aksionet e Kenvue ranë me 14% gjatë tregtimit të së premtes, përpara se të rimëkëmbeshin pjesërisht, duke mbyllur ditën me një rënie prej 9.5%. Kompania doli publikisht për të mbrojtur reputacionin e ilaçit, duke theksuar se nuk ka prova shkencore që të mbështesin një lidhje të tillë.
    Raportime nga Wall Street Journal sugjerojnë se Kennedy pritet të publikojë këtë muaj një raport zyrtar mbi rritjen e rasteve të autizmit në SHBA, ku do të përmendet përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë si një faktor i mundshëm. Departamenti i Shëndetësisë ka reaguar, duke thënë se informacionet mbi përmbajtjen e raportit janë thjesht “spekulim” dhe se përfundimet do të bazohen në “shkencë të standardit të artë”.
    Mjekët amerikanë zakonisht rekomandojnë përdorimin e Tylenol gjatë shtatzënisë për lehtësimin e dhimbjeve dhe temperaturës, duke shmangur ibuprofenin, i cili konsiderohet më i rrezikshëm për nënën dhe fetusin. Kenvue deklaroi se “nuk ekziston një lidhje shkak-pasojë mes përdorimit të acetaminofenit gjatë shtatzënisë dhe autizmit” dhe se të gjitha organizatat kryesore mjekësore e konsiderojnë të sigurt përdorimin e tij, kur respektohen udhëzimet.
    Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) rekomandon që çdo grua shtatzënë të këshillohet me mjekun para përdorimit të ilaçeve pa recetë. “Nuk ka prova të qarta që tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes përdorimit të kujdesshëm të acetaminofenit dhe problemeve të zhvillimit fetal,” tha Christopher Zahn, drejtues i praktikës klinike në ACOG.
    Studimet shkencore mbi këtë çështje mbeten të paqarta. Një analizë e kryer nga studiues të Icahn School of Medicine dhe Harvard TH Chan School of Public Health, që përfshiu 46 studime të mëparshme, tregoi rezultate të përziera: 27 prej tyre sugjeruan një rrezik të shtuar për çrregullime neurozhvillimore, 9 nuk gjetën lidhje, ndërsa 4 të tjera raportuan efekte mbrojtëse. Nga ana tjetër, një studim i vitit 2024, botuar në Journal of the American Medical Association, i cili përfshiu 2.4 milionë fëmijë të lindur në Suedi, nuk gjeti asnjë provë që të mbështesë një lidhje shkak-pasojë.
    Kenvue ka qenë prej vitesh objekt i qindra padive që pretendojnë se përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë shkakton autizëm. Megjithatë, në gusht të vitit të kaluar, një gjykatë federale i hodhi poshtë të gjitha rastet, duke argumentuar se paditësit nuk kishin sjellë dëshmi shkencore të mjaftueshme. Tani, vendimi është në apel.
    Autizmi, i cili prek aftësitë e komunikimit dhe sjelljen sociale, sipas CDC, prek një në 31 fëmijë në SHBA. Shkencëtarët theksojnë se rritja e rasteve lidhet edhe me ndërgjegjësimin më të madh dhe zgjerimin e definicionit të çrregullimit, por studimet mbi faktorët mjedisorë dhe ndikimin e barnave vazhdojnë.

  • Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-ve lidh përdorimin e një ilaçi gjatë shtatzënisë me autizmin

    Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-ve lidh përdorimin e një ilaçi gjatë shtatzënisë me autizmin

     

    Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-ve, Robert F.Kennedy, planifikon të bëjë një njoftim të rëndësishëm lidhur me përdorimin e një ilaçi gjatë shtatzënisë dhe autizmin te fëmijët, raporton Wall Street Journal.

    Media amerikan bën me dije se Kennedy do të njoftojë se përdorimi i ilaçit të njohur Tylenol (i prodhuar nga kompania Kenvue) gjatë shtatzënisë mund të jetë i lidhur me zhvillimin e autizmit tek fëmijët, shkruan Reuters.

    Ky pretendim vjen në kundërshtim të drejtpërdrejtë me udhëzimet aktuale mjekësore, të cilat e konsiderojnë Tylenol-in si një alternativë të sigurt kundër dhimbjeve për gratë shtatzëna.

    Sipas burimeve të WSJ, Kennedy do të sugjerojë gjithashtu se një formë e veçantë e acidit folik, mund të ndihmojë në trajtimin e simptomave të autizmit tek disa persona.

    Deklarata e paralajmëruar ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, ndërsa pritet që komuniteti shkencor dhe agjencitë shëndetësore të reagojnë zyrtarisht mbi këto pretendime të ndjeshme. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga FDA apo Kenvue lidhur me këto akuza.

     

  • Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë shkakton autizëm? Kennedy Jr. në qendër të vëmendjes, zbulon raportin e ri

    Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë shkakton autizëm? Kennedy Jr. në qendër të vëmendjes, zbulon raportin e ri

    Një raport i ri nga autoritetet shëndetësore amerikane, që pritet të publikohet brenda shtatorit, ka gjasa të ndezë debat të fortë mbi përdorimin e disa medikamenteve gjatë shtatzënisë.
    Sipas një raportimi të Wall Street Journal, dokumenti në fjalë lidhet me përdorimin e qetësuesit të njohur Tylenol (paracetamol/acetaminofen) nga gratë shtatzëna dhe një rritje të mundshme të rrezikut për zhvillimin e autizmit tek fëmijët.
    Raporti gjithashtu thekson rolin e rëndësishëm të acidit folik gjatë shtatzënisë, duke paralajmëruar se mungesa e tij mund të jetë një faktor tjetër rreziku për autizmin. Ndërkohë, forma aktive biologjike e tij, acidi folinik (i njohur edhe si leukovorina), mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të këtij çrregullimi.
    Këto gjetje vijnë në një moment politikisht të ndjeshëm për Sekretarin amerikan të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., i cili u përball këtë javë me kritika në Senat për shkurtimet buxhetore që prekin projektet mbi teknologjinë mRNA.
    Ndërsa Tylenoli është një nga medikamentet më të përdorura gjatë shtatzënisë, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) vazhdon të këshillojë përdorimin e tij vetëm pas konsultës me mjekun.
    Raporti mund të ketë ndikim të gjerë në politikat e shëndetit publik dhe të ringjallë debatet mbi sigurinë e medikamenteve gjatë shtatzënisë.

  • Studimi: Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e autizmit, ADHD

    Studimi: Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e autizmit, ADHD

    Fëmijët që ekspozohen ndaj acetaminofenit, i cili gjendet në medikamentet si paracetamoli apo Tylenol, mund të kenë më shumë gjasa që të pësojnë çrregullime gjatë zhvillimit të sistemit të tyre nervor, si autizmi apo ADHD-ja (çrregullim me deficit të vëmendjes ose hiperaktivitet).
    Studimi i Shkollës së Harvardit për Shëndetin Publik dhe Mount Sinai dhe autorë nga institucione të ndryshme, analizoi të dhënat nga më shumë se 100 mijë njerëz. Autori kryesor është dekani i fakultetit të Harvardit, i cili është po ashtu një profesor për lëndën e shëndetit mjedisor.
    Studiuesit analizuan rezultatet e 46 studimeve të mëparshme me këta pacientë për të zbuluar lidhjen e mundshme midis përdorimit të acetaminophenit para lindjes dhe çrregullimet neurozhvillimore te fëmijët pas lindjes. Ekipet identifikuan se kur ishte përdorur paracetamoli – në tremujorin e parë, dytë ose tretë – apo gjatë gjithë shtatzënisë, duke bërë më pas lidhjen me dosjen mjekësore të nënave.
    Paracetamoli është medikament që mjekët e japin për ethet e dhimbjet gjatë shtatzënisë, por mund t’i dëmtojë fëmijët dhe duhet përdorur rrallë, theksuan studiuesit.
    “Duke qenë se ky medikament përdoret gjerësisht, edhe një rritje sado e vogël e rrezikut mund të ketë ndikim të madh në shëndetin publik. Rekomandojmë përdorim me masë të acetaminofenit, dozën më të vogël efektive në një kohëzgjatje sa më të shkurtër, sipas udhëzimeve të mjekut, në bazë të vlerësimeve individuale për rreziqet dhe favoret që mund të sjellë, dhe jo të kufizohet fare,” thonë studiuesit, duke shtuar se dhimbjet dhe ethet e patrajtuara po ashtu mund ta dëmtojnë beben.
    Studimi këshillon që mjekët të rekomandojnë edhe mjekime që nuk përfshijnë përdorimin e lëndëve kimike mjekësore.
    Vitin e kaluar, paracetamoli ishte në fokusin e një tjetër studimi në Univesitetin e Notingamit, që nxori se përdorimi i paracetamolit mund të sillte një rritje me 24 për qind deri në 36 për qind të rrezikut nga ulçera në stomak ose gjakosje në zorrë. Marrja e medikamentit po ashtu mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet kronike të veshkave me 19 për qind, sëmundjet e zemrës me 9 për qind, dhe hipertensionin me 7 për qind. /Harvard, NDTV

  • MES LEGJENDES DHE SE VERTETES/ Si u bë testi i parë i shtatzënisë, më shumë se 3000 vite më parë?

    MES LEGJENDES DHE SE VERTETES/ Si u bë testi i parë i shtatzënisë, më shumë se 3000 vite më parë?

    Mes së vërtetës dhe legjendës, substancialisht diçka me rëndësi mbetej me patjetër. Testi i parë i shtatzënisë në histori u shkrua në një fletë papirusi më shumë se 3000 vjet më parë. Egjiptianët e lashtë kishin një mënyrë të çuditshme për të zbuluar nëse një grua mbante një fëmijë dhe për të përcaktuar nëse ishte një djalë apo një vajzë. Së pari, gruaja urinonte mbi një tas me fara elbi dhe gruri. Ajo i linte të ziheshin për disa ditë dhe më pas i mbillte në ara. Nëse elbi rritej i pari, ajo mbante një vajzë. Nëse ishte grurë, ajo mbante një djalë. Nëse asgjë nuk u rrit, ajo nuk ishte shtatzënë. Çuditërisht, në fakt kjo funksionoi. Edhe pse ndoshta nuk mund të përcaktonte gjininë, studiuesit zbuluan se testi mund të zbulonte shtatzënitë me një normë mbresëlënëse saktësie prej 70-85 për qind.

    Egjiptianët e lashtë padyshim ishin në diçka, pasi testet moderne të shtatzënisë funksionojnë në të njëjtën mënyrë: ata zbulojnë një hormon në urinë. Por janë dashur ende mijëra vjet përparim shkencor për të na shtyrë nga urinimi i farave – dhe të presim një javë për të parë nëse ato mbijnë – në testet e shpejta dhe të përshtatshme të shtatzënisë që gjenden sot në të gjitha farmacitë, por pa mundur dot të përcaktojnë qoftë dhe hipotetikisht gjininë e bebit që po rritet në barkun e nënës.

    Përgatitit: Albert Vataj

  • Ja sa peshë shton një grua në çdo tremujor të shtatzënisë

    Ja sa peshë shton një grua në çdo tremujor të shtatzënisë

    Asnjë organizëm tjetër nuk rritet aq kompleksisht dhe shpejt sa një foshnjë, kështu që duke mësuar pak rreth asaj që ndodh brenda trupit gjatë shtatzënisë, mund t’i kuptojmë shumë ndryshimet që shohim dhe ndiejmë.

    Në praktikë, periudha e shtatzënisë ndahet në tre tremujorë, në secilin prej të cilëve ndodhin ndryshime të caktuara fiziologjike tek nëna dhe fëmija.

    Tremujori i 1-rë

    Është periudha e përshtatjes së trupit dhe organizmit me shtatzëninë. Që nga fillimi i shtatzënisë, fetusi arrin një fazë shumë kritike të zhvillimit, pasi formohen të gjitha organet kryesore (periudha e organogjenezës).

    Aktiviteti i sistemit hormonal ndikohet në shumë mënyra, ndryshon humori, seksualiteti rritet ose zvogëlohet. Gjatë këtyre muajve, nëna shton një deri në dy kilogramë, nëse nuk ka problem me të përzierat.

    Nga këto, vetëm 50 gramë i atribuohen foshnjës ndërsa pjesa tjetër i atribuohet placentës dhe lëngut amniotik, mitrës dhe gjinjve që rriten, por edhe rritjes së sasisë së gjakut.

    Tremujori i 2-të

    Ndërsa foshnja rritet, kjo shkakton dhimbje dhe shqetësim në gjoks dhe brinjë që zhvendosen, në stomak që shtypet, duke shkaktuar urth, dhe në bark, pasi muskujt e mitrës janë të shtrirë.

    Foshnja rritet më e gjatë dhe më e fortë dhe lëvizjet e saj tani janë një fakt. Gjatë këtij tremujori, shtimi në peshë varion nga rreth 6 kilogramë, nga të cilët një i atribuohet foshnjës, ndërsa pjesa tjetër sistemit të mirëmbajtjes së fëmijës, mitrës dhe gjinjve dhe sasisë së gjakut që rritet.

    Tremujori i 3-të

    Është tremujori i fundit i shtatzënisë dhe foshnja po përfundon zhvillimin e saj. Tani fillon të përgatitet për lindje, duke u përshtatur me mungesën e hapësirës në mitër, ndërkohë që shton vazhdimisht në peshë.

    Është formuar në mënyrë të përsosur dhe organet e saj janë të pjekura dhe vazhdojnë të piqen deri në fund. Gjatë kësaj periudhe, nëna shton rreth 5 kilogramë, rreth 3 prej të cilave i atribuohen foshnjës.

    Qendra e gravitetit të trupit ndryshon dhe ajo ndihet e rëndë dhe e lodhur, pasi është mjaft e vështirë të gjejë një pozicion të rehatshëm pushimi. Legeni është hapur dhe mund të dhembë, veçanërisht në shpinë ndërsa mitra ngurtësohet dhe tkurret, duke përgatitur terrenin për lindje.

    Si përmbledhje, dëshirojmë të përmendim se shtimi në peshë gjatë shtatzënisë duhet të jetë gradual dhe mesatarisht 1 kg/muaj. Shumë gra shtojnë më shumë në peshë drejt fundit të shtatzënisë, ndërsa të tjerat në fillim.

    Nuk ka një model të saktë stereotipi sepse çdo person ka stilin e vet të jetesës që në fund të fundit ndikon në shpërndarjen e peshës gjatë dyzet javëve. Në përgjithësi, rritja varion nga 20-24%, e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë me kalimin e kohës, përkatësisht 3% në tremujorin e parë, 10% në të dytin dhe 10% në tremujorin e tretë dhe për të mbetur brenda kufijve të arsyeshëm, shtimi në peshë nuk duhet të kalojë 9-12 kg.

    Gjatë tremujorit të fundit, duhet të bëhet peshimi çdo 15 ditë, si dhe analizat laboratorike për të zbuluar albuminën në urinë, rritjen e acidit urik, rritjen e transaminazave dhe kontrollin e tensionit të gjakut për rrezikun e preeklampsisë së mundshme.

    Nëse pesha e gruas shtatzënë rritet me më shumë se gjysmë kilogrami në javë, nëse i fryhen këmbët, nëse ka albuminë në urinë ose dhimbje koke të shpeshta, ajo duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore.

    Është interesante se fetusi në lindje peshon vetëm 3-3.5 kilogramë, ndërsa nëna shton një peshë totale prej rreth katër herë më shumë.

    Përgjigja qëndron në disa ndryshime krejtësisht normale dhe të pashmangshme në trupin e nënës në pritje që prekin inde të ndryshme.

    Muret e mitrës forcohen në mënyrë që të jenë në gjendje të mbrojnë peshën shtesë të fetusit dhe për këtë arsye bëhen më të trasha dhe më rezistente.
    Krijimi i një indi të ri, placentës.
    Prodhimi i lëngut amniotik.
    Gjinjtë fryhen dhe fillojnë të përgatiten për prodhimin e qumështit. Një perimetër normal i gjoksit prej 80 cm mund të arrijë 90 cm gjatë shtatzënisë. Kjo peshë shtesë e kombinuar me rritjen e mitrës mund të arrijë 1,000-1,350 gr.
    Depozitë e madhe yndyre. Gjatë shtatzënisë, një faktor shumë i rëndësishëm që duhet të merret parasysh është lehtësia me të cilën ruhet yndyra. Ky është një mekanizëm që siguron një rezervë të mjaftueshme yndyre në organizmin e nënës, e cila do të kanalizohet tek foshnja gjatë muajve të parë të jetës së saj përmes ushqyerjes me gji. Në kohët parahistorike, ky mekanizëm i lejonte nënës të mbijetonte gjatë ditëve të para pas lindjes, përpara se të merrte forcën për të kërkuar ushqim. Prandaj është një mekanizëm që kontribuon shumë në ruajtjen e specieve njerëzore.
    Sistemi i qarkullimit të gjakut pëson ndryshime gjatë shtatzënisë, me qëllim që të sigurohet transferimi i një sasie të mjaftueshme oksigjeni dhe lëndësh ushqyese nga nëna te fetusi për zhvillimin e tij.