Shtatori është koha ideale për udhëtime, me mot të butë, më pak turma dhe destinacione të jashtëzakonshme për çdo shije, nga kultura në Azinë Qendrore te plazhet e qeta në Mesdhe apo aventurat në natyrë.Isle Royale, Michigan, SHBAParku më pak i vizituar në SHBA, i arritshëm vetëm me avion amfib apo traget. Shtatori ofron mot të ngrohtë për ecje, kajak dhe kamping në ishujt e egër të Lake Superior, në një mjedis të pasur me drerë, lundërza dhe ujqër.Riviera jugperëndimore e TurqisëPas pushimeve verore, bregdeti turk bëhet më i qetë, por ende i ngrohtë. Plazhet si Patara dhe Çıralı, qytetet antike dhe vendpushimet autentike si Kızkalesi ofrojnë një përzierje të relaksit me historinë.NamibiaShtatori është ideal për safari: mot i thatë, bimësi më e pakët dhe kafshë që mblidhen pranë burimeve të ujit. Parku Kombëtar Etosha është perfekt për safari, mjafton të parkosh pranë një liqeni dhe të presësh spektaklin natyror.GuajanaNjë vend i egër me ujëvara madhështore si Kaieteur, pyje tropikale, fauna të rrallë dhe kulturë indigjene. Shtatori është muaj i thatë, me xhungla të gjelbëruara dhe kushte ideale për eksplorim.Dublin, IrlandëMoti i butë i shtatorit sjell më pak turistë dhe më shumë ngjarje kulturore, përfshirë Festivalin Fringe. Kryeqyteti irlandez ofron një përzierje të pub-eve tradicionale dhe muzeve të klasit botëror.Malet Altai, MongoliFestivalet tradicionale të gjuetarëve me shqiponja në Ulgii dhe Altai janë një eksperiencë unike. Vizitorët mund të eksplorojnë parqe kombëtare, të hipin në kuaj dhe të flenë në jurta tradicionale.Nova Scotia, KanadaKjo provincë bregdetare ofron ushqim deti të freskët, verëra artizanale dhe fruta sezonale si mollë e boronica. Shtatori është koha më e mirë për një tur gastronomik mes vreshtave dhe fshatrave piktoreske.Deti i Kuq, JordaniTemperaturat fillojnë të bien, por kushtet për zhytje janë të shkëlqyera. Me mbi 510 lloje peshqish dhe më shumë se 30 vende zhytjeje, përfshirë anijen e mbytur Cedar Pride, kjo zonë është parajsë për adhuruesit e detit.Zelanda e ReNë fillim të pranverës, me pak turistë dhe natyrë të gjelbëruar, udhëtimi me tren është mënyra më e mirë për të parë peizazhe të mrekullueshme.Katalonja, SpanjëJashtë Barcelonës së mbipopulluar, natyra katalanase është e pasur dhe e ruajtur. Shtatori ofron mot të butë për aktivitete në natyrë: kajak në Grykën Mont-rebei, rafting në lumin Noguera, ose ecje në Parkun Aigüestortes.Nëse po kërkoni aventurë, qetësi apo kulturë këtë shtator, këto dhjetë destinacione premtojnë udhëtime të paharrueshme. / Lonely PlanetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: shtatori
-

Njohje të reja dhe mundësi financiare! Këto janë 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator
Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe energji që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës.
Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë këtij muaji, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale.
Luani
Ky është momenti juaj për të dalë në dritë. Natyra juaj vezulluese dhe kreativiteti janë në kulmin e tyre, duke ju ndihmuar të arrini sukses në çdo fushë ku përfshiheni. Mund të përfitoni edhe në aspektin financiar, ndërsa jeta juaj sentimentale mund të ndriçojë me takime emocionuese dhe ndjenja të reja.
Peshorja
Shtatori sjell ekuilibër dhe qartësi. Do të ndiheni më të vendosur për të marrë vendime të rëndësishme, qoftë në marrëdhënie apo në investime. Harmonia që ju karakterizon këtë muaj është çelësi i suksesit tuaj. Instinkti do të jetë udhërrëfyesi më i mirë.
Shigjetari
Me optimizmin që ju karakterizon, shtatori do të jetë një muaj plot mundësi të reja. Udhëtime, njohje të reja dhe projekte që kërkojnë guxim janë në horizont. Mos hezitoni të dilni nga zona e rehatisë – fati është në anën tuaj.
Peshqit
Intuita juaj do të jetë më e fortë se kurrë. Kjo është koha për t’i besuar ndjenjave dhe vizioneve tuaja. Qoftë në krijimtari apo në jetën personale, shtatori do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigje që ndoshta i keni kërkuar prej kohësh. -

Nga shtatori, vizat amerikane kanë rregulla të reja! Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm
Foto ilustruese
SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave. Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta ku bëhet fjalë për udhëtime qeveritare, do të kërkohet që të zhvillohen intervista.
Kështu që me ndryshimin e kushteve, Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit të shërbimeve konsullore.
“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë. Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës,”-bëhet me dije nga Ambasada.
POSTIMI I PLOTË: -

Ambasada e SHBA Tiranë njoftim për vizat: Nga 2 shtatori rregulla të reja…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave.
Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet zhvillimi i një interviste.Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit të shërbimeve konsullore.
Ky ndryshim synon të rregullojë fluksin e aplikimeve dhe të sigurojë që procedurat të zhvillohen në përputhje me standardet e reja të vendosura nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.
Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës”, njoftoi ambasada. -

Fati i PD-së/ Shtatori sjell goditjen më të rëndë, opozita në shok
Në mbledhjen e mbajtur së fundmi nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha përsëriti parashikimin se kjo është “shtatori i fundit që na gjen në opozitë”, duke paralajmëruar se 2025 do të sjellë fitoren dhe rifitim të pushtetit nga PD
-

Drejtonte makinën pa patentë, shoferi aksidentohet në “18 Shtatori”
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 shtatori”, automjeti që ai drejtonte, pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Rama publikon pamjet e ndërtimit të gjimnazit të ri në Laknas: Nga shtatori do të mirëpresë 600 nxënës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas.
“Dhe me punën për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, i cili duke filluar nga shtatori do të mirëpresë 600 nxënës, me klasa moderne, bibliotekë, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive, duke iu shtuar zinxhirit të shkollave model në Bashkinë e Kamzës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
