Tag: shtabit

  • Bullgari, Rumania dhe Turqia forcojnë marrëdhëniet mbrojtëse me synimin sigurinë në Detin e Zi

    Bullgari, Rumania dhe Turqia forcojnë marrëdhëniet mbrojtëse me synimin sigurinë në Detin e Zi

    Bullgaria, Rumania dhe Turqia theksuan nevojën për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, me qëllim forcimin e stabilitetit rajonal, sipas një deklarate të Ministrisë Bullgare të Mbrojtjes.

    Më 2 korrik në Sofje, me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Bullgare, Admiral Emil Eftimov, u zhvillua një takim trepalësh me pjesëmarrjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, Gjeneral Gheorghe Vlad, dhe homologut turk, Gjeneral Metin Gyurak.

    Gjatë takimit, shefat e shtabeve diskutuan situatën e stabilitetit në rajon dhe ranë dakord mbi rëndësinë e vigjilencës, përshtatshmërisë dhe koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta, sidomos në Detin e Zi.

    Ata nënvizuan nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në mbrojtje për të siguruar paqen dhe sigurinë rajonale.

    Në bisedimet trepalëshe u shqyrtuan edhe iniciativa të ndryshme të përbashkëta në sektorin detar, duke vlerësuar veçanërisht punën e Grupit të Punës për Pastrimin e Minave në Detin e Zi.

    U diskutuan gjithashtu fusha të tjera me interes të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ushtarak midis tre vendeve.

    Shefat e Shtabit të Përgjithshëm shprehën vendosmërinë për të forcuar bashkëpunimin ushtarak trepalësh dhe për të ruajtur stabilitetin në rajon.

    Në fund të vitit 2024, Sofja, Ankaraja dhe Bukureshti nënshkruan një marrëveshje për një plan të përbashkët pastrimi të minave detare në Detin e Zi, të cilat kanë shfaqur rrezik si pasojë e luftës në Ukrainë.

    Së fundmi, u finalizua aktivizimi i pestë i Grupit të Punës për Pastrimin e Minave, me Rumaninë që mori drejtimin për gjashtë muajt e ardhshëm. Syri.net-Protothema

  • Shefi i Shtabit të IDF: Të gatshëm për një ‘fushatë të zgjatur’ në një ‘luftë me shumë fronte’

    Shefi i Shtabit të IDF: Të gatshëm për një ‘fushatë të zgjatur’ në një ‘luftë me shumë fronte’

    Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, deklaroi se ushtria izraelite “nuk qëndron duarkryq përballë kërcënimeve që po zhvillohen”.

    Zamir tha se Izraeli ndodhet “në mes të një lufte me shumë fronte”, duke përmendur një vizitë në Rripin e Gazës si dhe në zona të goditura nga sulmet iraniane brenda Izraelit.

    Ai shtoi: “IDF është e përgatitur. Ditë pas dite, liria jonë për të vepruar po zgjerohet, ndërsa ajo e armikut po ngushtohet.”

    “Kemi nisur fushatën më të ndërlikuar në historinë tonë për të eliminuar një kërcënim të kësaj përmase. Përballë një armiku të tillë, duhet të jemi të përgatitur për një fushatë të zgjatur.”/BBC

  • Operacioni izraelit godet infrastrukturën bërthamore dhe komanduesit iranianë, eliminohet një nga shefat e shtabit

    Operacioni izraelit godet infrastrukturën bërthamore dhe komanduesit iranianë, eliminohet një nga shefat e shtabit

    Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin, deklaroi se ushtria izraelite ka kryer sulme të thella që kanë dobësuar ndjeshëm aftësitë bërthamore, balistike dhe komanduese të Iranit.
    Si pjesë e këtij operacioni, Tel Avivi njoftoi edhe eliminimin e një zyrtari të lartë iranian të sigurisë, Ali Shadmani, i cili ishte shef i shtabit të regjimit gjatë kohës së luftës.
    Defrin theksoi se Shadmani kishte shërbyer vetëm për katër ditë në këtë post para se të pësonte të njëjtin fat si paraardhësi i tij.
    Ky zhvillim tregon intensifikimin e operacioneve ushtarake në rajon dhe fokusin e Izraelit për të dobësuar kapacitetet bërthamore të Iranit.

  • Izraeli eliminon Shefin e Shtabit të ushtrisë iraniane

    Izraeli eliminon Shefin e Shtabit të ushtrisë iraniane

    Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vrarë Ali Shadmanin, të cilin fillimisht e identifikoi si shefin e sapoemëruar të shtabit të forcave të armatosura iraniane.
    Por në një kabllogram të fundit, të publikuar nga Reuters, IDF korrigjon veten duke deklaruar se Ali Shadmani nuk ishte kreu i sapoemëruar i forcave të armatosura të Iranit, por kreu i shtabit të tij ushtarak.
    Praktikisht Shadmani ishte komandanti më i lartë ushtarak iranian.

  • A është vënë në pikëpyetje projekti i dhëndrit të Trumpit në Beograd pas pranimit të falsifikimit?

    A është vënë në pikëpyetje projekti i dhëndrit të Trumpit në Beograd pas pranimit të falsifikimit?

    Foto ilustruese

    SERBI- Dy ditë pas arrestimit të kreut të Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve në Serbi, publiku u informua për një pranim fajësie që po ndërlikon planet e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për investime në kryeqytetin serb. Goran Vasiq, ushtrues detyre i drejtorit të institucionit përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ka pranuar se në nëntor të vitit 2024 ka falsifikuar një nënshkrim në dokumentacionin me të cilin Qeveria e Serbisë hoqi statusin e mbrojtjes kulturore nga ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit.
    Bëhet fjalë si për rrënojat e godinës që u bombardua dy herë nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në vitin 1999, ashtu edhe për pjesët e padëmtuara të saj.
    Me këtë dokument të falsifikuar, u krijua baza ligjore për t’ia shitur objektin kompanisë së Jared Kushnerit.
    Si drejtues i kompanisë private amerikane Affinity Global Development, Kushner njoftoi, pas blerjes, planet për ndërtimin e një hoteli luksoz dhe të një kompleksi banesor afarist në Beograd.
    Kompania ka plane të ngjashme edhe në Shqipëri, duke e bërë kështu Ballkanin kyç në strategjinë e saj të investimeve.Që nga ardhja në pushtet e partisë së presidentit Aleksandar Vuçiq para 13 vjetësh, pamja e Beogradit, sidomos në qendër, ka ndryshuar ndjeshëm. Rrokaqiejt e shumtë, kryesisht nga kompani të huaja, kanë ngushtuar infrastrukturën rrugore, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin urban dhe jetën e përditshme në qytet.
    Siç pritej, aktivistët dhe një pjesë e opinionit profesional reaguan kundër ndryshimit të pronësisë mbi ish-ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm.
    “Është ende herët për të festuar”, tha arkitekti Milan Salata, anëtar i grupit të ekspertëve për mbrojtjen e kësaj ndërtese.
    “Ky është rezultat i një presioni të madh publik – nga ekspertët, institucionet që refuzuan të bashkëpunojnë, deri te studentët që nisën protesta dhe tribuna publike”, tha Salata për Radion Evropa e Lirë (REL).
    Kompania e Kushnerit nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse arrestimi i Vasiqit ndikon në projektin e tyre, ndonëse ideja për kompleksin është publikuar në faqen zyrtare. Kompania i tha gazetës amerikane The New York Times se ishte njoftuar për arrestimin përmes mediave, dhe se fati i projektit është tashmë i pasigurt.
    Nga kompania thanë se do ta analizojnë situatën dhe do të marrin vendime të mëtejshme.
    As Qeveria e Serbisë nuk ka reaguar, sikurse as presidenti Vuçiq, i cili në dy muajt e fundit ka pritur në Beograd djalin e Donald Trumpit.
    Pse u arrestua Goran Vasiq?
    Prokuroria për Krimin e Organizuar e Serbisë njoftoi më 14 maj se e ka marrë në pyetje të dyshuarin Goran Vasiq, i cili e ka pranuar fajësinë. Sipas prokurorisë, Vasiq kishte hartuar një propozim të falsifikuar, pa përfshirjen e ekspertëve të konservimit, dhe ia kishte përcjellë Qeverisë përmes Ministrisë së Kulturës. Më 14 nëntor 2024, Qeveria serbe vendosi të heqë statusin e mbrojtjes kulturore për ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave dhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes, duke i fshirë nga regjistri i monumenteve. Sipas prokurorisë, kjo solli dëm për trashëgiminë kulturore të Serbisë, që Vasiq ishte i obliguar ta mbronte.
    Ai u emërua drejtor në fund të qershorit 2024, pas dorëheqjes së Dubravka Gjukanoviqit, e cila kishte refuzuar t’ia hiqte mbrojtjen kompleksit. Edhe drejtoresha e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Beogradit, Ollivera Vuçkoviq, bëri të njëjtën gjë. Pesë muaj më vonë, Qeveria hoqi ndërtesat nga regjistri. Punonjësit e Institutit dërguan një letër proteste, duke theksuar se vendimi ishte marrë jashtë çdo procedure ligjore. Arkitekti Salata shpjegon se objekti është vepra e vetme në Serbi e arkitektit modernist, Nikola Dobroviq, dhe për më tepër një kujtim i bombardimeve të vitit 1999 – prandaj vendimi për fshirjen e mbrojtjes është i pavlefshëm.
    Hapja e procedurave dhe ndërlikimi me projektin e Kushnerit
    Organizata Evropa Nostra Serbia kërkoi nga Qeveria ta anulojë vendimin për heqjen e statusit të mbrojtjes për ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm, pas zhvillimeve të fundit dhe dyshimeve për falsifikim. Instituti RERI (Instituti Rregullator për Energji të Qëndrueshme dhe Mjedis) e ka çuar çështjen për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, ndaras nga procesi penal kundër Vasiqit.
    Avokati Jovan Rajiq deklaroi për REL-in se kanë marrë konfirmim nga vetë institucioni që nuk e kanë hartuar dokumentin mbi të cilin bazohej vendimi i Qeverisë.
    “Duhet të ndalen negociatat me investitorin dhe të pritet vendimi përfundimtar nga autoritetet kompetente”, theksoi ai.
    Shtabi i Përgjithshëm ndër shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë
    Në mars 2025, organizata Evropa Nostra e përfshiu kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë. Vizita e parë zyrtare e një misioni ekspertësh pritet në gjysmën e dytë të qershorit, ku do të zhvillohen takime me institucionet përgjegjëse për fatin e kësaj ndërtese, tha Vesna Marjanoviq nga dega serbe e organizatës.
    Në këtë listë janë përfshirë gjithashtu: Manastiri Arakelots në Armeni, Kalaja e Niborgut në Danimarkë, Kalaja Monemvazia në Greqi, Sinagoga e Madhe në Orla (Poloni), pishina Valhala në Gëteborg (Suedi) dhe Victoria Tower Garden në Londër (Britani).
    Kush e nënshkroi marrëveshjen?
    Arkitekti Milan Salata vlerëson se në procesin që po zhvillohet kundër drejtorit të Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve në Serbi, duhet të hetohen edhe aktorë të tjerë – para së gjithash nga pushteti ekzekutiv. Megjithatë, ai shton se gjithçka po duket sikur do të përfundojë me një “kurban” nga vetë fusha profesionale.
    “Këtu janë të përfshirë drejtpërdrejt persona që kanë nënshkruar kontrata me investitorin amerikan – para së gjithash kam parasysh ish-ministrin e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq. Po ashtu, është edhe ish-ministri i Kulturës, i cili në këtë rast do të jetë drejtpërdrejt përgjegjës nëse vërtetohet fajësia dhe anulohet vendimi për heqjen e mbrojtjes ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm. Atëherë shtrohet pyetja: kush brenda Qeverisë kishte kompetencën për të marrë një vendim të tillë ligjor”, shprehet Salata.
    Kontrata për revitalizimin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm u nënshkrua në mes të majit 2024 nga atëherë ministri i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiq, me kompaninë e Kushnerit, Affinity Global Development. Sipas asaj kontrate, e cila ende nuk është bërë publike, Serbia ia jep me qira për 99 vjet truallin e kompleksit. Më 18 mars, The New York Times raportoi se vlera e investimit është 500 milionë dollarë dhe se, sipas propozimit të kontratës, shteti serb do të përfitonte 22 për qind të fitimit.
    Vesiq, në një deklaratë, ka thënë se investitori, sipas marrëveshjes, ka detyrimin të ndërtojë edhe një kompleks memorial në të njëjtën parcelë, kushtuar të gjitha viktimave të bombardimeve të NATO-s të vitit 1999. Goran Vesiq nuk iu përgjigj thirrjes së Radios Evropa e Lirë për të komentuar këtë temë. Ai është tërhequr pothuajse tërësisht nga skena publike pas nëntorit të kaluar, kur u ndalua dhe më pas u lirua shkurt pas një tragjedie në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së një pjese të çatisë në Stacionin Hekurudhor të sapo rinovuar.
    Gjatë kohës së atij projekti, që u realizua nga një investitor kinez, Vesiq ishte ministër i Ndërtimtarisë./REL

  • Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm akuzohet për grusht shteti të dështuar në Bolivi

    Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm akuzohet për grusht shteti të dështuar në Bolivi

    Zyra e prokurorit të Bolivisë njoftoi dje, të hënën, se po akuzon ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të mbrojtjes kombëtare të vendit, gjeneralin E.A. Juan José Zúñiga për “terrorizëm” dhe “rebelim të armatosur”, pasi dyshohet se ishte udhëheqësi i grushtit të shtetit të dështuar kundër Presidentit Luis Arce në qershor 2024.

    Më 26 qershor, ushtarët me armët e tyre të shërbimit dhe mbështetjen e blinduar zunë pozicione përpara presidencës, në kryeqytetin e shtetit të Andeve, La Paz. Kryengritja zgjati disa orë, përpara se forcat e Gjeneral Zúñigës të tërhiqeshin.
    Juan José Zúñiga, i cili dyshohet se ishte truri i atentatit, si dhe shefat e atëhershëm të shtabeve të përgjithshme të forcave ajrore dhe marinës, u lanë në paraburgim.
    Zyra e prokurorit i akuzoi ata për “terrorizëm, kryengritje të armatosur” dhe “vendime që ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet”, i tha ai AFP-së.
    Një gjyqtar pritet të shqyrtojë aktakuzën e përgatitur nga prokuroria dhe të marrë vendime në lidhje me gjykimin e tyre.
    Ish-shefi i shtabit mohon se ka pasur ndërmend të rrëzojë Presidentin Luis Arce, i cili u zgjodh në vitin 2020 me një parti të krahut të majtë dhe është bërë kundërshtar i paraardhësit të tij dhe ish-mentorit Evo Morales.
    Sipas Zuniga, ai veproi duke zbatuar urdhrat e presidentit, i cili donte të rriste popullaritetin e tij në këtë mënyrë, i përballur me pakënaqësi të përhapur në mes të një krize ekonomike. Qeveria e z. Arse dhe vetë presidenti i mohuan kategorikisht akuzat e ushtarakut.

    Top Channel

  • “Ushtria u shkatërrua, ishte krim”/ Ish-presidenti Alfred Moisiu flet për transformimin pas viteve ’90: Gabim i madh

    “Ushtria u shkatërrua, ishte krim”/ Ish-presidenti Alfred Moisiu flet për transformimin pas viteve ’90: Gabim i madh

    Ish presidenti Alfred Moisiu ka folur së fundmi lidhur me transformimin e ushtrisë shqiptare pas viteve ’90, rolin e institucioneve dhe përgjegjësitë e paadresuara që sipas ish kreut të shtetit, shkatërruan sistemin ushtarak.

    Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Moisiu e cilëson si ‘krim’ me pasoja të rënda transformimin e ushtrisë shqiptare.
    Sipas ish kreut të shtetit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si figura më e lartë ushtarake, nuk mund të jetë thjesht një zbatues urdhrash nga ministri i Mbrojtjes, por një këshilltar i rëndësishëm për presidentin e Republikës, siç përcakton edhe Kushtetuta.
    “U bë një krim. Unë do ta quaj krim atë. Nuk arriti të gjykohet të dali problemi sepse ishin të ndikuar të gjithë. Ne shkatërruam në ushtri, vërtetë ushtria do përshtatej kushteve të reja. U bëj një gabim. Po flas për faktin se në vumë ministrat e mbrojtjes së civilit. E dyta shefi i shtabit të përgjithshëm është njëshi në ushtri. Jep urdhra që nuk i përputhet e nuk pajtohet me shefin shtabit dhe këshilltari i parë në Kushtetutë për problemet e sigurisë. Vjet kam bërë një shkrim që shefi i shtabit nuk mund të jetë bartës i zakonshëm ministrit të mbrojtjes, e vërtetë varet dhe nga ministri mbrojtjet por këtu ka raporte të caktuara që neve nuk i kuptojmë dhe kjo duhet rregulluar. Te në është për të ardhur keq, ka një servilizëm, shefi me vartësin dhe kjo shkatërron, s’do të dijë as për rregull asgjë. Nuk po hy në çështjet ideologjike, thjesht të metoda e drejtimit”-u shpreh Moisiu.
    Moisiu bëri thirrje për riorganizimin e institucioneve të sigurisë dhe kthimin e profesionalizmit në strukturat ushtarake.

    Top Channel

  • Makina u përfshi në një aksident, Alimehmeti zbulon dinamikën: Shoferët u trembën dhe…

    Makina u përfshi në një aksident, Alimehmeti zbulon dinamikën: Shoferët u trembën dhe…

    Një aksident rrugor u regjistrua këtë të mërkurë në Tiranë. Pjesë ishte edhe një automjet që i përkiste shtabit elektoral të kandidatit të PD për deputet, Ilir Alimehmeti. I ftuar në studion e News24, Alimehmeti konfirmoi përplasjen, duke theksuar se, për fat të mirë, nuk ka pasur lëndime serioze.
    ”Fatmirësisht të gjithë janë mirë. Një pjesëtare e shtabit tim u përfshi në aksident. Uroj të jetë shumë mirë, por jam i qartë se nuk ka dëmtime serioze në njerëz nga përplasja”,-u shpreh ai. Sipas Alimehmetit, shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar nga një automjet i tretë, çka çoi në përplasjen mes dy makinave të tjera, përfshirë edhe atë të fushatës së tij.

    ”Me sa na kanë shpjeguar, një makinë e tretë bëri një manovër të gabuar, shoferët janë trembur dhe për të shmangur atë, janë përplasur dy makinat e tjera, mes tyre dhe ajo e shtabit tim”.

  • Makina e shtabit të tij elektoral u përfshi në aksident, Alihmehmeti: Fatmirësisht nuk ka lëndime serioze

    Makina e shtabit të tij elektoral u përfshi në aksident, Alihmehmeti: Fatmirësisht nuk ka lëndime serioze

    Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet, ku është përfshirë edhe një automjet që i përkiste shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti.
    Alimehmeti konfirmoi përplasjen, duke theksuar se, për fat të mirë, nuk ka pasur lëndime serioze.
    “Fatmirësisht të gjithë janë mirë. Një pjesëtare e shtabit tim u përfshi në aksident. Uroj të jetë shumë mirë, por jam i qartë se nuk ka dëmtime serioze në njerëz nga përplasja,” u shpreh ai.
    Sipas Alimehmetit, shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar nga një automjet i tretë, çka çoi në përplasjen mes dy makinave të tjera, përfshirë edhe atë të fushatës së tij.
    “Me sa na kanë shpjeguar, një makinë e tretë bëri një manovër të gabuar, shoferët janë trembur dhe për të shmangur atë, janë përplasur dy makinat e tjera, mes tyre dhe ajo e shtabit tim,” deklaroi ai.
    Kandidati demokrat e shfrytëzoi rastin për t’u bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në rrugë dhe të udhëtojnë në mënyrë të sigurt.