Tag: shqyrtojë

  • Ankimi i Ballukut në GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen

    Ankimi i Ballukut në GJKKO, ja kush do të shqyrtojë çështjen

    Apeli i Posaçëm, u mblodh ditën e sotme, 11 dhjetor, lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, për ankimin e kësaj të fundit, e cila kundërshton pezullimin e saj nga detyra si ministre dhe zv.kryeministre, si dhe për atë të ndalimit të saj të largimit nga vendi.
    Pas shortit të hedhur në apelin e GJKKO-së, u caktua që Miliana Muca do të jetë gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimin e Ballukut.
    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal“, njofton Apeli i Posaçëm.

  • Presidenca kërkoi që “Veliaj” ta shqyrtojë ‘Administrativja”, GJK rrëzon kërkesën

    Presidenca kërkoi që “Veliaj” ta shqyrtojë ‘Administrativja”, GJK rrëzon kërkesën

    Trupa gjykuese e Kushtetueses në seancën e Veliaj u kthye sërish për të dhënë vendimin pas kërkesës së Presidencës që çështja e shkarkimit të Veliajt nuk ishte kompetencë e kësaj gjykate.
    Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se kjo kërkesë nuk merret parasysh në këtë fazë të procesit.
    Lexo edhe:
    Rasti “Veliaj”/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim, argumentat e palëve

  • Macron reagon ndaj kërcënimeve të Trump për tarifën mbi sektorin e teknologjisë: BE duhet të shqyrtojë hakmarrjen

    Macron reagon ndaj kërcënimeve të Trump për tarifën mbi sektorin e teknologjisë: BE duhet të shqyrtojë hakmarrjen

    Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë hakmarrjen kundër sektorit të shërbimeve dixhitale të Shteteve të Bashkuara, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi me tarifa të reja në përgjigje të rregulloreve dhe taksave mbi sektorin e teknologjisë, u tha presidenti francez, Emmanuel Macron ministrave të tij.

    Gjatë mbledhjes së tij javore të kabinetit, Macron theksoi nevojën që Evropa të shqyrtojë mundësitë e saj në sektorin dixhital pas sulmit të Trump të hënën.
    Sipas një zyrtari të lartë të qeverisë franceze, të cituar nga Politico, presidenti Macron tha se BE nuk duhet të përjashtojë mundësinë e shqyrtimit të hakmarrjes kundër “lojtarëve” amerikanë të teknologjisë.
    Deklarata erdhi pasi Trump kërcënoi të vendoste tarifa të reja për vendet, rregulloret e tregut dixhital të të cilave shihen si të padrejta për kompanitë amerikane.
    Kërcënimi erdhi vetëm disa javë pasi Uashingtoni dhe Brukseli nënshkruan një marrëveshje tregtare që do të vendoste një taksë minimale prej 15% mbi eksportet e BE-së në SHBA. Kërcënimi i Trump për masa të reja erdhi si një surprizë për zyrtarët evropianë.
    Macron, i cili tradicionalisht ka udhëhequr vijën evropiane për pozicione më të ashpra tregtare kundër Trump, nuk e fshehu zhgënjimin e tij me marrëveshjen tregtare, duke argumentuar se Evropa nuk kishte “arritur të trembte mjaftueshëm” për të siguruar kushte më të mira.
    Bashkimi Evropian, pavarësisht kundërshtimeve të Francës, duket se po shmang një konflikt të plotë tregtar me SHBA-në, pasi shumica e shteteve anëtare ngurrojnë të ndërmarrin kundërmasa të mëdha.
    Informacionet nga shoqëruesit e Macron konfirmojnë se ideja e hakmarrjes është me të vërtetë qëndrimi i presidentit francez, i cili pritet ta diskutojë më tej çështjen me kancelarin gjerman, Friedrich Merz këtë javë.

    Top Channel

  • Përballen me depërtim masiv, Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë

    Përballen me depërtim masiv, Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë

    Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për kthimin në shtëpi të 1.4 milionë refugjatëve afganë që jetojnë ligjërisht në vend, thanë zyrtarët të hënën.

    Çdo zgjatje e miratuar nga qeveria do të ishte një lehtësim për ata që më parë ishin urdhëruar të ktheheshin në Afganistan deri më 30 qershor, sipas zyrtarëve të qeverisë dhe të sigurisë.
    Vendimi mund të merret të martën, kur pritet të mblidhet kabineti.
    Në vitin 2023, Pakistani nisi një ‘goditje’ ndaj të huajve që tha se ishin në vend ilegalisht, kryesisht shtetas afganë. Miliona afganë kanë ikur nga atdheu i tyre gjatë dekadave për t’i shpëtuar luftës ose varfërisë.
    Të shtunën, agjencia e OKB-së për refugjatët tha se të paktën 1.2 milion afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani këtë vit.
     

    Top Channel

  • Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të arrestuar

    Gjyqi ndaj Erion Veliajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të arrestuar

    Gjykata e lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e Erjon Veliaj, kryebashkiak i Tiranës aktualisht nën arrest në burg.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në website-n e gjykatës së lartë është publikuar si relatore e rekursit gjyqtarja e lartë Albana Boksi, ndërkohë që nuk ka ende një kalendar çështjeje.
    Në këtë rekurs janë gjithashtu edhe biznesmenët e tjerë, ndërsa mungon emri i bashkëshortes së kryebashkiakut për të cilën gjykata zbuti masën duke e lënë detyrim paraqitje, një masë e cila siç rezulton nuk u kundërshtua nga SPAK, pasi Xoxa është nënë e një fëmije të mitur.
    Publikimi i emrit të gjyqtares i përket datës 13 qershor, çka do të thotë se rekursi kryebashkiakut është sigluar në Gjykatën e Lartë orët e fundit.

    Top Channel

  • Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e Veliajt

    Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e Veliajt

    Gjykata e lartë ka caktuar gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e Erjon Veliaj, kryebashkiak i Tiranës aktualisht nën arrest në burg.
    Në website-n e gjykatës së lartë është publikuar si relatore e rekursit gjyqtarja e lartë Albana Boksi, ndërkohë që nuk ka ende një kalendar çështjeje.
    Në këtë rekurs janë gjithashtu edhe biznesmenët e tjerë, ndërsa mungon emri i bashkëshortes së kryebashkiakut për të cilën gjykata zbuti masën duke e lënë detyrim paraqitje, një masë e cila siç rezulton nuk u kundërshtua nga SPAK, pasi Xoxa është nënë e një fëmije të mitur.
    Publikimi i emrit të gjyqtares i përket datës 13 qershor, çka do të thotë se rekursi kryebashkiakut është sigluar në Gjykatën e Lartë orët e fundit.

  • Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e 4 kërkesave të PD-së

    Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e 4 kërkesave të PD-së

    Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 18 Qershor katër kërkesa të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
    Opozita kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Lezhë, Gjirokastër, Kukës dhe Korçë.
    Ankesa e PD-së vjen pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave i rrëzoi kërkesat e saj për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.
    Sipas asaj që njoftoi Kolegji Zgjedhor, seanca zgjedhore do të zhvillohen në këtë mënyrë:
    Për Qarkun Lezhë do të nisë shqyrtimin në orën 11:00.
    Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët: Rexhep Bekteshi (Relator); Iliba Bezati; Alma Kodraliu; Artan Çupi; Entela Shedula.
    Për Qarkun Gjirokastër do të nisë shqyrtimin në orën 12:00.
    Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët: Artan Çupi (Relator); Iliba Bezati; Entela Shedula; Rexhep Bekteshi; Enkel Peza.
    Për Qarkun Kukës shqyrtimi do të nisë në orën 13:00.
    Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët: Iliba Bezati (Relatore); Artan Çupi; Rexhep Bekteshi; Enkel Peza; Entela Shedula.
    Për Qarkun Korçë shqyrtimi do të nisë në orën 13:30.
    Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët: Alma Kodraliu (Relatore); Ornela Naqellari; Enkel Peza; Iliba Bezati; Artan Çupi.

  • Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

    Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

    Më 12 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Alimehmetit, kandidatit të Partisë Demokratike, i cili kërkon rinumërim ose rivlerësim të votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë.
    Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë ankimin, përbëhet nga gjyqtarët: Entela Shedula (Relatore);  Artan Çupi; Rexhep Bekteshi;  Ornela Naqellari; Enkel Peza.
    “Në bazë të Urdhrit Dt.03.06.2025 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet më datë 12.06.2025, ora 11:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit”, thuhet në një njoftim të Kolegjit Zgjedhor.
    Kujtojmë se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi më 30 maj kërkesën e Alimehmetit dhe tre kandidatëve të tjerë demokratë të listës së hapur të cilët kërkuan rinumërim. Me shumicë votash ata ndërprenë mundësinë e shqyrtimit të ankimit në seancë publike, pasi sipas tyre, kërkesa nuk duhej paraqitur në mënyrë individuale, por në emër të subjektit që përfaqësojnë.
    Këtë vendim e ka cilësuar të drejtë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u ka premtuar kandidatëve të tij transparencë, por pasi të shqyrtohet ankimimet për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Më 12 qershor Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankesat e Shkëlqim Shehut, kandidatit të PD-së në Kukës dhe Partisë Balli Kombëtar për Durrësin, të cilët kërkojnë po ashtu rinumërim të votave.

  • Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, kryenegociatori rus: Dorëzuam memorandumin me kushtet tona, Kievi do e shqyrtojë

    Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, kryenegociatori rus: Dorëzuam memorandumin me kushtet tona, Kievi do e shqyrtojë

    Kryenegociatori i presidentit rus, Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, tha se Rusia ka sugjeruar një armëpushim për 2 ose 3 ditë në zona të caktuara.

    Medinsky tha gjithashtu se negociatorët rusë u dorëzuan homologëve të tyre ukrainas një memorandum të detajuar ku përshkruheshin kushtet e Moskës për një armëpushim të plotë.
    Ai tha se memorandumi i Kremlinit përmbante hapa për një armëpushim të plotë dhe se Ukraina tani do ta shqyrtojë atë.
    Medinsky shtoi se Rusia do t’i dorëzojë Ukrainës më shumë se 6,000 trupa të ushtarëve ukrainas gjatë javës së ardhshme.

    Top Channel

  • “Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

    “Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

    Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.
    Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do të jenë anëtarë të trupës gjykuese.
    Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
    Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.