Tag: shqiptaro

  • Begaj takohet me Trumpin: Miqësia shqiptaro-amerikane e pathyeshme

    Begaj takohet me Trumpin: Miqësia shqiptaro-amerikane e pathyeshme

    Presidenti Bajram Begaj dhe Armanda Begaj-Presidenti Donald Trump dhe melania trump

    SHBA- Presidenti Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ndau foto nga takimi, duke theksuar se miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.
    “Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi Begaj në postimin e tij.

    Presidenti Begaj ndodhet prej disa ditësh në Neë York, ku së bashku me liderë të tjerë botërorë po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Një ditë më parë, Begaj zhvilloi gjithashtu një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres./ZËRI

  • Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik. Gërmimet shqiptaro-polake zbulojnë gjurmë të qytetit antik ilir (FOTO)

    Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik. Gërmimet shqiptaro-polake zbulojnë gjurmë të qytetit antik ilir (FOTO)

    Kryemnistri Edi Rama ka ndarë pamje nga siti i ri arkeologjik që është zbuluar në Bushat të Shkodrës.
    “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

  • Fotolajm/ Rama ndan pamjet: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik! Gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir

    Fotolajm/ Rama ndan pamjet: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik! Gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir

    Kryemnistri Edi Rama ka ndarë pamje nga siti i ri arkeologjik në Bushat.

    Krahas fotove, kreu i qeverisë shkruan se gërmimet shqiptaro-polake zbuluan gjurmë të qytetit antik ilir të shekullit të IV p.e.s.
    Ndër të tjera ai shprehet se falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore.
    “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
    Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore“, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik! Gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir (FOTO)

    Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik! Gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir (FOTO)

    Kryemnistri Edi Rama ka ndarë pamje nga siti i ri arkeologjik që është zbuluar në Bushat të Shkodrës.
    “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

  • Organizatat shqiptaro-amerikane i dërgojnë letër Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Organizatat shqiptaro-amerikane i dërgojnë letër Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
    Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020.

    “Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë. Ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe “vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, si Rusia, Kina dhe Irani, duke cenuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal të ngushtë dhe duke kërcënuar interesat amerikane”.

     

  • Çifti shqiptaro-italian kapen me 1.4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

    Çifti shqiptaro-italian kapen me 1.4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

    Një çift shqiptaro-italian është arrestuar nga policia zvicerane në kantonin e Luganos, nën akuzën e trafikut të kokainës.

    Të arrestuarit nga policia janë një 51-vjeçar shqiptar dhe një grua 35-vjeçare italiane, të cilët u kapën në flagrancë me 1,4 kg kokainë, në shtëpinë e tyre në Davesco-Soragno. Hetimi lidhet me sekuestrimin e madh më 22 shkurt në një vilë në Pregassona.

    Zyra e Prokurorit Publik dhe Policia Kantonale njoftuan sot arrestimet. Mësohet se 51-vjeçari shqiptar është me banim në Gjermani. Përveç kokainës u gjetën edhe 10 gramë pilula ekstazie, ndërsa dyshohet se janë pjesë e një organizate të madhe trafiku në rajonin Sottoceneri. Pas marrjes në pyetje, ata u arrestuan.

    “Ky operacion është pjesë e një hetimi më të gjerë, që zgjati disa muaj, i cili ka çuar tashmë në arrestimin e disa individëve. Më 22 shkurt, gjatë një bastisjeje policore në një vilë në Pregassona, u sekuestruan 2.8 kilogramë kokainë, mbi një kilogram kanabis dhe derivate të tij, një pistoletë dhe tre pushkë. Dy italianë, të moshës 47 dhe 46 vjeç, dhe një shtetas rumun 28-vjeçar u arrestuan në atë kohë”, informon media zvicerane.

    Hetimet e mëtejshme nga hetuesit çuan, në fillim të prillit, në paraburgimin e dy italianëve, të moshës 57 dhe 34 vjeç, dhe një zvicerane 38-vjeçare. Policia kantonale po shqyrton gjithashtu pozicionet e të pandehurve të tjerë, kundër të cilëve nuk janë urdhëruar masa kufizuese.

  • Presidentja Osmani nderon mërgatën shqiptaro-amerikane në SHBA me medalje presidenciale

    Presidentja Osmani nderon mërgatën shqiptaro-amerikane në SHBA me medalje presidenciale

    Kosova E Shtunë, 12 Korrik 2025 21:19
    Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim të veçantë me anëtarë të mërgatës shqiptaro-amerikane, duke i nderuar për kontributin e tyre historik në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
    Në një ceremoni solemne, Osmani ndau medalje presidenciale për disa prej figurave më të shquara të diasporës, duke përfshirë “Urdhrin e Pavarësisë” dhe dekoratën “Hasan Prishtina”, në shenjë mirënjohjeje për rolin e tyre vendimtar në periudhën e vështirë të viteve ’80 dhe ’90.

    Presidentja theksoi se në kohën kur populli i Kosovës përballej me represionin dhe dhunën e regjimit të Millosheviqit, mërgata shqiptaro-amerikane u shndërrua në një shtyllë të fuqishme mbështetjeje dhe një burim shprese për shqiptarët në atdhe. Ajo theksoi se kontributi i tyre nuk ishte vetëm material apo logjistik, por thelbësor për mbijetesën dhe për realizimin e projektit shtetformues të Kosovës.
    “Diaspora ishte zëri ynë në botë, forca jonë në errësirë dhe mbështetja jonë në momentet më të vështira,” u shpreh Osmani, duke i cilësuar anëtarët e mërgatës si “heronj të heshtur të lirisë”.

  • Gery Kokalari çon provat e forta te kompania amerikane që po punon për t’i hequr “non-gratën” Sali Berishës, ja…

    Gery Kokalari çon provat e forta te kompania amerikane që po punon për t’i hequr “non-gratën” Sali Berishës, ja…

    Elmas Bogdani
    Një email zyrtar i Gery Kokalarit, një nga figurat më të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan, ka zbuluar dyshime serioze mbi kontratën prej 6 milionë dollarësh mes firmës lobuese Continental Strategy dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në letrën dërguar drejtuesve të Continental Strategy, Carlos Trujillo dhe Katie Wiles, Kokalari ngre alarmin për shkelje të mundshme të Ligjit për Deklarimin e Lobimit dhe ligjeve federale amerikane, si dhe për pretendime për fshehje të burimit të fondeve që përdoren për të hequr sanksionet amerikane ndaj Berishës dhe familjes së tij. Ai përmend edhe akuza për korrupsion të thellë ndaj Berishës, si dhe paralajmërime për implikime ligjore për pastrim parash, duke vënë në qendër të vëmendjes një prej skandaleve më të mëdha politike që përfshin figura të larta shqiptare dhe marrëdhëniet me Uashingtonin.
    Ja emaili i plotë i Gery Kokalarit
    “Sipas raportimeve në mediat shqiptare, Continental Strategy ka lidhur një kontratë prej 6 milionë dollarësh – nga të cilat 750,000 dollarë janë paguar tashmë – për të ndihmuar në përmbysjen e përcaktimit të Sali Berishës dhe familjes së tij për korrupsion nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Është raportuar gjithashtu se 6 milionë dollarët po mblidhen nga “patriotë” shqiptaro-amerikanë që mbështesin Berishën. Siç e kuptoj unë, sipas Aktit të Zbulimit të Lobimit të vitit 1995—dhe sipas FARA kur është e aplikueshme—ju kërkohet të zbuloni klientët tuaj, çështjet specifike për të cilat jeni punësuar dhe çdo pagesë të marrë.
    Përveç kësaj, pritet që ju të kryeni verifikime të arsyeshme për të përcaktuar burimin e vërtetë të këtyre fondeve. Familja ime ka qenë e përfshirë në punët e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Kam themeluar dhe kam shërbyer në bordet e disa organizatave humanitare dhe qytetare shqiptaro-amerikane, përfshirë zyrën e parë të lobimit shqiptaro-amerikan në Uashington. Prandaj, jam i njohur mirë me realitetet e mbledhjes së fondeve në këtë komunitet. Një artikull rreth përvojës sime, i botuar në mediat shqiptare, bazuar në atë përvojë, e gjej shumë të pamundur që “patriotët” shqiptaro-amerikanë të mund të mbledhin 6 milionë dollarë – ose edhe avancin prej 750,000 dollarësh – për një kauzë fisnike, e lëre më për dikë të sanksionuar për korrupsion si Berisha.
    Prandaj, ju rekomandoj që të verifikoni pa dyshim burimin e fondeve të përdorura nga Berisha dhe zëvendësit e tij për të paguar për shërbimet tuaja. E them këtë sepse besoj se të vetmet palë me mjetet dhe motivin për të financuar këtë përpjekje lobimi janë Sali Berisha dhe familja e tij. Nëse është kështu, firma juaj mund të jetë ekspozuar ndaj aktiviteteve në shkelje të Aktit të Zbulimit të Lobimit dhe/ose FARA-s, sepse kjo do t’ju kërkonte të zbulonit se Berisha është burimi i fondeve. Më seriozisht, nëse dyshimi im është i saktë, kjo mund ta implikojë Berishën në shkelje të mundshme të statuteve të pastrimit të parave, sepse, për aq sa di unë, ai nuk ka zbuluar kurrë pasuri ose të ardhura për të vërtetuar se mund të mbulojë koston e mbajtjes së Continental Strategy.
    Përveç përcaktimit nga Departamenti i Shtetit, kam përvojë të drejtpërdrejtë në zbulimin e skandaleve që më çojnë në përfundimin se Sali Berisha është plotësisht i korruptuar. Këto përfshijnë: Një përpjekje për të transferuar në mënyrë mashtruese një nga asetet më të mëdha shtetërore të Shqipërisë te një bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës duke përdorur një garanci financiare të falsifikuar prej 100 milionë dollarësh që supozohet se është lëshuar nga një bankë amerikane; Një përpjekje për të mashtruar Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në një marrëveshje armësh prej 300 milionë dollarësh që u kryesua nga Berisha dhe Fatmir Mediu, i cili shërbeu si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës.
    Një artikull tjetër, i lidhur më poshtë, u botua së fundmi në Shqipëri dhe detajon fushëveprimin e vlerësuar të korrupsionit dhe abuzimit financiar të dyshuar të Berishës. Sipas mendimit tim, përcaktimi i Departamentit të Shtetit është plotësisht i justifikuar. Gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se ish-Presidenti Ilir Meta—një aleat i ngushtë politik i Berishës—u padit nga Zyra e Prokurorit të Posaçëm të Shqipërisë (SPAK) disa ditë më parë për akuza për pastrim parash, pjesërisht të lidhura me pagesën e tij të pabazuar prej 460,000 dollarësh për lobistët e Uashingtonit. Shpresojmë që të gjitha marrëdhëniet tuaja me figurat politike shqiptare do të jenë plotësisht transparente dhe në përputhje me statutet federale. Por çfarëdo që të ndodhë, tani nuk mund të thoni se nuk e dinit”.

  • Kokalari iu shkruan lobistëve të Berishës, emaili i shkon edhe kreut të SPAK: Cili është burimi i 6 milionë dollarëve

    Kokalari iu shkruan lobistëve të Berishës, emaili i shkon edhe kreut të SPAK: Cili është burimi i 6 milionë dollarëve

    Nga Gary Q. Kokalari
    Ky është emaili im për Carlos Trujillo dhe Katie Wiles të Continental Strategy në lidhje me kontratën e tyre për të ndihmuar Sali Berishën të heqë sanksionet e Departamentit të Shtetit. Dumani u shtua në dërgesë
    Z. Trujillo dhe Znj. Wiles:
    Sipas raportimeve në mediat shqiptare, Continental Strategy ka lidhur një kontratë prej 6 milionë dollarësh – nga të cilat 750,000 dollarë janë paguar tashmë – për të ndihmuar në përmbysjen e përcaktimit të Sali Berishës dhe familjes së tij për korrupsion nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
    Është raportuar gjithashtu se 6 milionë dollarët po mblidhen nga “patriotë” shqiptaro-amerikanë që mbështesin Berishën.
    Siç e kuptoj unë, sipas Aktit të Zbulimit të Lobimit të vitit 1995 – dhe sipas FARA kur është e aplikueshme – ju kërkohet të zbuloni klientët tuaj, çështjet specifike për të cilat jeni punësuar dhe çdo pagesë të marrë. Përveç kësaj, pritet që ju të kryeni verifikime të arsyeshme për të përcaktuar burimin e vërtetë të këtyre fondeve.
    Familja ime ka qenë e përfshirë në punët e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Kam themeluar dhe kam shërbyer në bordet e disa organizatave humanitare dhe qytetare shqiptaro-amerikane, përfshirë zyrën e parë të lobimit shqiptaro-amerikan në Uashington. Prandaj, jam i njohur mirë me realitetet e mbledhjes së fondeve në këtë komunitet.
    Një artikull rreth përvojës sime, i botuar në median shqip, është i lidhur më poshtë dhe mund të përkthehet në internet.
    Bazuar në atë përvojë, e konsideroj shumë të pamundur që “patriotët” shqiptaro-amerikanë të mund të mbledhin 6 milionë dollarë – ose edhe avancin prej 750,000 dollarësh – për një kauzë fisnike, e lëre më për dikë të sanksionuar për korrupsion si Berisha.
    Prandaj, ju rekomandoj që të verifikoni pa dyshim burimin e fondeve të përdorura nga Berisha dhe zëvendësit e tij për të paguar për shërbimet tuaja.
    E them këtë sepse besoj se të vetmet palë me mjetet dhe motivin për të financuar këtë përpjekje lobimi janë Sali Berisha dhe familja e tij. Nëse është ky rasti, firma juaj mund të jetë ekspozuar ndaj aktiviteteve në shkelje të Aktit të Zbulimit të Lobimit dhe/ose FARA-s sepse kjo do t’ju kërkonte të zbuloni se Berisha është burimi i fondeve.
    Më seriozisht, nëse dyshimi im është i saktë, kjo mund ta implikojë Berishën në shkelje të mundshme të ligjit të pastrimit të parave, sepse, për aq sa di unë, ai nuk ka deklaruar kurrë pasuri ose të ardhura për të vërtetuar se mund të mbulojë koston e mbajtjes së Continental Strategy.
    Përveç përcaktimit nga Departamenti i Shtetit, kam përvojë të drejtpërdrejtë në zbulimin e skandaleve që më çojnë në përfundimin se Sali Berisha është plotësisht i korruptuar. Këto përfshijnë:
    Një përpjekje për të transferuar në mënyrë mashtruese një nga asetet më të mëdha shtetërore të Shqipërisë te një bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës duke përdorur një garanci financiare të falsifikuar prej 100 milionë dollarësh që supozohet se është lëshuar nga një bankë amerikane;
    Një përpjekje për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së në një marrëveshje armësh prej 300 milionë dollarësh që u kryesua nga Berisha dhe Fatmir Mediu, i cili shërbeu si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës.
    Një artikull tjetër, i lidhur më poshtë, u botua së fundmi në Shqipëri dhe detajon fushën e vlerësuar të korrupsionit dhe abuzimit financiar të dyshuar nga Berishën. Sipas mendimit tim, përcaktimi i Departamentit të Shtetit është plotësisht i justifikuar.
    Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se ish-Presidenti Ilir Meta – një aleat i ngushtë politik i Berishës – u padit nga Zyra e Prokurorit të Posaçëm të Shqipërisë (SPAK) disa ditë më parë për akuza për pastrim parash, pjesërisht të lidhura me pagesën e tij të pabazuar prej 460,000 dollarësh për lobistët e Uashingtonit. Një artikull në lidhje me padinë e Metës është i lidhur më poshtë.
    Shpresojmë që të gjitha marrëdhëniet tuaja me figurat politike shqiptare do të jenë plotësisht transparente dhe në përputhje me statutet federale. Por çfarëdo që të ndodhë, tani nuk mund të thoni se nuk e dinit.

  • “Zhduket” Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani që del garant i kontratës 6 milionë dollarë për të hequr Berishën nga…

    “Zhduket” Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani që del garant i kontratës 6 milionë dollarë për të hequr Berishën nga…

    Elmas Bogdani
    Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani i cili është përfshirë në një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh për të hequr ish-kryeministrin Sali Berisha nga lista e zezë e SHBA-së është “zhdukur”.  Ai ka mbyllur telefonin dhe rrjetet sociale, duke ngjallur një seri spekulimesh dhe interesimi nga mediat ndërkombëtare, përfshirë ato amerikane. “Firma po paguhet nga “Fondacioni Bëje Shqipërinë të Madhe Përsëri,” një organizatë jofitimprurëse e krijuar së fundmi nga Nuredin Seci, një kontraktor shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi, me fonde që supozohet se janë mbledhur nga komuniteti shqiptaro-amerikan.
    Seci nuk iu përgjigj pyetjeve mbi fondacionin dhe burimin e fondeve që iu dërguan në llogarinë e tij në Facebook. Numrat dhe adresa e emailit të lidhura me Secin duket se janë ç’aktivizuar”, thuhet në artikullin e Associated Press. Kujtojmë se i vetmi reagim pasi emri tij doli në kontratë, ndodhi disa ditë më parë për emisionin “Opinion”.
    I vetmi reagim i Secit
    Në një mesazh drejtuar gazetarit Blendi Fevziut, Seci sqaroi se: “Si një biznesmen shqiptaro-amerikan me dashuri të thellë për Shqipërinë dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Për këtë arsye vendosa të ofroj mbështetjen time financiare për opozitën shqiptare, me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike dhe të lirë.
    Mbështetja që kam filluar të marr nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan është një dëshmi inkurajuese e ndjenjës sonë të përbashkët për ruajtjen e kësaj lidhjeje të veçantë mes dy vendeve tona. Nga ana tjetër, nuk jam i befasuar nga sulmet e pabazuara dhe përhapja e dezinformatave nga individë dhe grupe që kundërshtojnë Presidentin Trump, kundërshtojnë një Amerikë të fortë dhe nuk përkrahin një Shqipëri të vërtetë demokratike. Qëllimi im ka qenë dhe mbetet i qartë: të mbështes angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marrëdhënieve me qeverinë amerikane, ata që e kuptojnë realisht thellësinë e lidhjes historike mes dy vendeve tona, që njohin mundësitë që lindin nga udhëheqja e fortë e Presidentit Trump, dhe që janë të gatshëm të avokojnë me integritet për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
    Si një person privat, kam vendosur të mos bëj më deklarata të tjera publike, ashtu siç nuk kam bërë kurrë asnjë deklaratë për fondacionin tjetër që drejtoj, përmes të cilit ndihmojmë të paktën 44 familje me fëmijë të spektrit autik, në veri dhe jug të Shqipërisë, përkatësisht në Tropojë dhe Tepelenë, dy nga zonat më të varfra të atdheut tim. Theksoj sërish dhe dua të siguroj këdo që e lexon këtë qëndrim timin, se përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do të vazhdojë pa ndërprerje, sa herë që të kem mundësi të jap kontribut për këto dy vende”, tha ai.
    Hetimi i SPAK
    Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet për këtë kontratë.  Hetimi synon të provoje burimin e parave, mënyrën e pagesës dhe nëse janë zbatuar dispozitat ligjore nga funksionarët e PD. Kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në SHBA është firmosur më prill nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është bërë me kompaninë Continental Strategy. Vlera e kontratës arrin në 6 milionë dollar, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Si garant i pagesës së kësaj shume ka dalë shqiptaro-amerikani Nuredin Seci. Kompanina Continental Strategy është një firmë konsulence dhe lobimi me bazë në Shtetet e Bashkuara, e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike.
    E themeluar në fillim të vitit 2022 nga ish-ambasadori dhe përfaqësuesi shtetëror Carlos Trujillo, kjo kompani ka lidhje të forta politike me figurat kryesore të Partisë Republikane në SHBA, përfshirë Katie Wiles dhe Senatorin Marco Rubio. Në kontratë thuhet se kompania Continental Strategy bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave dhe objektivave të saj elektoral dhe qeverisës.
    Në një reagim për mediat të shpërndarë nga Partia Demokratike theksohet se shuma e dakorduar për t’u paguar 6 milionë dollar do bëhet nga një fondacion i krijuar nga shqiptarë të Amerikës me emrin “Make Albania Great Again”. Në harkun e 3 muajve të fundit, kjo është kontrata e dytë që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të presidentit të SHBA, Donald Trump. Më herët PR-i për fushatën e 11 majit i është besuar kompanisë se Chris Lacivita njëri prej dy strategëve të Presidentit të SHBA në fushatën e zgjedhjeve të fundit presidenciale.