Tag: shqiptarin

  • Vranë shqiptarin, shpallen fajtorë dy të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar

    Vranë shqiptarin, shpallen fajtorë dy të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar

    Kevin Nguyen dhe Milumo Pedrinho

    MBRETËRI E BASHKUAR- Dy persona janë shpallur fajtorë për vrasjane e Ervin Barakut, një 33-vjeçar që u vra në stacionin Seven Sisters në korrik të vitit të kaluar.
    Kevin Nguyen, 21 vjeç, me banim në rrugën Westerfield në Tottenham, u shpall fajtor për vrasje sot nga Gjykata e Lartë e Brendshme e Londrës. Edhe Milumo Pedrinho, gjithashtu 21 vjeç dhe banues në rrugën Stonebridge, ka pranuar fajësinë për të njëjtën akuzë.
    Më 16 qershor dyshja do të njihen me datën kur do të caktohet dhe dënimi i tyre.
    Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur Nguyen pati një përplasje me Barakun në rrugë. Ai e ndoqi nga pas shqiptarin dhe Baraku rrëshqiti e ra nga shkallët brenda stacionit. Pedrinho e qëlloi me një thikë në gjoks.
    Ervin Baraku ndërroi jetë një javë më vonë, më 30 korrik, si pasojë e plagëve të marra.

  • Broja me “valixhe në duar”, nga Anglia zbulojnë 4 ekipet që duan shqiptarin

    Broja me “valixhe në duar”, nga Anglia zbulojnë 4 ekipet që duan shqiptarin

    3 Qershor 2025

    20:18

    Telesport

    Pas mbarimit të periudhës së huazimit tek Everton, Armando Broja është rikthyer te Chelsea, përkohësisht. Shqiptari nuk është në planet e Enzo Maresca-s, ndaj duhet të gjejë me patjetër një ekip të ri këtë verë.
    “The Sun” raporton se janë 4 klube të njohura që po ndjekin më vëmendje situatën e shqiptarit: Ajax dhe PSV në Holandë, Milan në Serie A dhe Leipzig në Bundesligë. Edhe pse ka qenë i pafat për shkak dëmtimesh, sërish ka një interes të madh për shqiptarin, pasi nuk i mungojnë cilësitë.
    Kontrata e Brojës me Chelsea-n skadon në vitin 2028, klubi londinez është i gatshëm të nisë bisedimet me çdo klub që interesohet për sulmuesin shqiptar dhe e vlerëson atë 20 milionë paundë. Këtë herë nuk do të ketë më huazim për Brojën, por shitje përfundimtare.
    Pasi të mbarojë angazhimin me Shqipërinë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Broja do të rikthehet në Londër ku do të nisë bisedimet për të gjetur klubin e ri, pasi edhe vetë ai është i vetëdijshëm që nuk ka më vend për të te “Blutë”.

  • Interes nga kudo për shqiptarin! Chelsea i befason të gjithë me Armando Brojën, nuk e lëshon lehtë sulmuesin tonë

    Interes nga kudo për shqiptarin! Chelsea i befason të gjithë me Armando Brojën, nuk e lëshon lehtë sulmuesin tonë

    Armando Broja ka kaluar shumë dëmtime dhe prej një kohe të gjatë tanimë, nuk po e gjen veten si dikur te Southampton kur shpërtheu me gola. Shumëkush vendosi bast se shqiptari do ta linte nivelin e lartë për shkak të këtyre problemeve dhe se do ta riniste gjithçka nga fillimi.
    Megjithatë te Chelsea mendojnë ndryshe, ata nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lehtë Brojën. Sipas raportimeve të fundit, londinezët do të kërkojnë sërish një shifër të lartë për kartonin e shqiptarit në mënyrë që ta shesin dhe nuk do të ulin asgjë sipas pretendimeve për shkakun e mungesës së golave.
    Mediat britanike bëjnë të ditura se e gjithë Europa po vuan për sulmues dhe për shkak të kësaj arsye dhe karakteristikave që ka Broja, deri tani Chelsea ka parë që për shqiptarin ka ende shumë interesim. Klube brenda dhe jashtë Premier League janë të interesuar për të dhe për këtë arsye, londinezët presin të përfitojnë shumë prej tij. Kjo tregon saktësisht edhe faktin se përse Evertoni nuk do të futet në këtë garë pasi klubi i Moyes priste një ulje çmimi për të menduar më pas që të firmoste me Brojën, por situata është shumë më ndryshe. /Sport Ekspres/

  • ‘Jessy’ tradhton shqiptarin, i zbulon kokainën mijëra euro cash! E trafikonte me biçikletë elektrike përgjatë bregdetit

    ‘Jessy’ tradhton shqiptarin, i zbulon kokainën mijëra euro cash! E trafikonte me biçikletë elektrike përgjatë bregdetit

    Një shqiptar i përfshirë në trafikun e drogës si ‘postier’, duke e bërë shpërndarjen te klientët me biçikletë elektrike, është arrestuar nga karabinierët italianë në bregun e Formias, disa qindra metra larg plazhit të “Gianola”.
    Dyshimet për lëvizjet e tij të shpeshta çuan oficerët në kontrollin fizik, të mjetit dhe në banesën e të dyshuarit. Qeni antidrogë “Jessy”, zbuloi të paktën 30 doza kokainë, por ajo që ra në sy ishte shuma e valutës cash, plotë 10 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga aktiviteti i trafikut të paligjshëm.
    Prokuroria e Cassino urdhëroi arrestimin e të riut, informon media italiane.
    Por gjyqtari për Hetimet Paraprake, në bazë të provave të mbledhura, ka vërtetuar arrestin dhe masën reale të sekuestrimit të pasurisë, duke urdhëruar të dyshuarin t’i nënshtrohet masës së sigurimit detyrimin për t’u paraqitur çdo ditë në policinë gjyqësore.