Tag: shqiptares

  • “Më tha se nëse qëndronte me të, ai do e…”, flet nëna e 29-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Kanada

    “Më tha se nëse qëndronte me të, ai do e…”, flet nëna e 29-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Kanada

    Nëna e shqiptares që u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në Brampton të Kanadasë, tha për Global News se është e shokuar nga ngjarja.
    Sipas policisë bashkëshorti i saj, i cili ishte gjithashtu në kërkim për rrëmbim fëmijësh të martën, u qëllua dhe u vra nga një oficer ditën e mërkurë.
    Karen Kulla, mamaja e Savannah Kullës, tha se vajza e saj shkoi të takonte bashkëshortin e saj, 38-vjeçarin Anthony Deschepper pasi pranoi t’i lejonte atij të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe. Savannah ishte nënë e 4 fëmijëve.
    Gjatë takimit të tyre, Karen tha se Savannah u qëllua dhe u vra në vend nga bashkëshorti i saj.“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më. Ajo ishte kaq, kaq e bukur. Ajo i qëndronte besnike gjërave, ishte e zgjuar dhe ne e donim shumë”, u shpreh nëna e viktimës.
    Të martën, rreth orës 14:00, Policia Rajonale e Peel iu përgjigj raportimeve për të shtëna me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Brampton. Gruaja u shpall e vdekur nga policia në vendngjarje.
    Karen tha se vajza e saj dhe Deschepper ishin më parë në një lidhje, por ishin ndarë disa muaj më parë.
    “Ajo më tha rreth një muaj më parë, se nëse do qëndronte me të, ai do ta vriste”, thotë mamaja e shqiptares.
    Karen tha se i sugjeroi vajzës së saj të merrte një urdhër mbrojtjeje. “Ajo më tha ‘nuk do të më bëjë asgjë, mami. Ai thjesht nuk do të më lërë rehat”, shprehet nëna e viktimës.
    Ajo tregoi momentin kur policia erdhi në derën e saj të martën për t’i dhënë lajmin shokues.“Oficeri tha, ‘ajo ka vdekur.’ Unë nuk dija çfarë bëja. Ndoshta bërtita. As nuk mbaj mend. Ajo është më e vogla nga tre fëmijët e mi. E doja shumë. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa të”, thotë Karen Kulla.
    Karen pretendon se policia i tha se të shtënat fatale pasuan një grindjeje për një çantë pelenash.
    “Nga ajo që kam dëgjuar, ai i tha asaj, ‘Më duhet çanta e pelenave.’ Ajo tha ‘Do të shkoj ta marr.’ Ai tha ‘e ke harruar çantën e mallkuar të pelenave’ dhe pastaj e vetmja gjë që dëgjova është se kishte pasur tre të shtëna”, tha mamaja e shqiptares.
    Disa orë më vonë, një alarm rrëmbimi u lëshua në të gjithë Ontarion, ku përfshihej një vajzë njëvjeçare. Deschepper u emërua si i dyshuar.Policia u tha gazetarëve se vajza ishte parë në sediljen e pasme të automjetit që drejtohej nga Deschepper. Alarmi përfundoi dhe policia tha se ajo ishte “shëndoshë e mirë”.
    Një tjetër alarm u lëshua, këtë herë nga policia rajonale e Niagarës, në orën 6:52, për banorët në zonën e Crystal Beach që të strehoheshin pasi besohej se Deschepper ishte në zonë. Ky alarm u hoq menjëherë pas kësaj kur policia tha se provat sugjeronin se ai ishte larguar nga zona.Gjatë orëve të para të së mërkurës, policia e Niagarës tha se oficerët gjetën një automjet në një pikë karburanti pranë rrugëve Thorold Stone dhe me Deschepper brenda. Pas “një ndërveprimi me oficerët”, ai u qëllua dhe u vra. Asnjë oficer nuk u lëndua.
    “Kishte një femër që ishte në automjet dhe ne po përpiqeshim të flisnim me të, por nuk kemi arritur të flasim ende”, tha Denette. Ajo nuk u lëndua dhe nuk kishte fëmijë brenda automjetit.Hetuesit e Njësisë së Hetimeve Speciale po mbledhin prova dhe po intervistojnë dëshmitarë, si dhe po mbledhin video të mbikëqyrjes për të “pikturuar një pamje të asaj që ndodhi”, tha ajo. Ajo vuri në dukje gjithashtu se Policia Rajonale e Peel dhe policia e Niagarës po kryejnë hetime paralele mbi incidentet.
    Global News ka mësuar gjithashtu se Deschepper ishte i kërkuar në vitin 2023 për vepra penale që lidhen me armë zjarri, pasi u akuzua për të shtënë me armë në një rezidencë në Brampton.
    U lëshua një urdhër arresti për të dhe ai u arrestua disa javë më vonë nga policia rajonale e Waterloo-s. Këto akuza ishin ende në gjykatë me një datë gjyqi të caktuar për vitin 2026. Ai ishte liruar me kusht dhe priste gjyqin.Karen tha se e pyeti Savannah-n nëse Deschepper kishte armë.
    “I thashë asaj, ‘më premto se nuk ka armë. Jo, mami, të betohem se nuk mban armë, nuk ka më armë”, tha nëna e saj.
    “Ai e çmendi në telefon. Ajo e ndryshoi numrin dhe ata e morën përsëri dhe ai e telefononte, 50, 60, 70 herë në ditë, i përgjonte telefonin. Dhe ndonjëherë ajo i fliste, por i thoshte ‘qëndro larg meje, më lër rehat’”, përfundoi nëna e shqiptares.

  • 29-vjeçarja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Kanada, flet nëna e saj: Më tha se nëse qëndronte me të, ai do e…

    29-vjeçarja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Kanada, flet nëna e saj: Më tha se nëse qëndronte me të, ai do e…

    Nëna e shqiptares që u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në Brampton të Kanadasë, tha për Global News se është e shokuar nga ngjarja.

    Sipas policisë bashkëshorti i saj, i cili ishte gjithashtu në kërkim për rrëmbim fëmijësh të martën, u qëllua dhe u vra nga një oficer ditën e mërkurë.
    Karen Kulla, mamaja e Savannah Kullës, tha se vajza e saj shkoi të takonte bashkëshortin e saj, 38-vjeçarin Anthony Deschepper pasi pranoi t’i lejonte atij të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe. Savannah ishte nënë e 4 fëmijëve.
    Gjatë takimit të tyre, Karen tha se Savannah u qëllua dhe u vra në vend nga bashkëshorti i saj.
    “Thjesht nuk mund ta besoj që ajo nuk është më. Ajo ishte kaq, kaq e bukur. Ajo i qëndronte besnike gjërave, ishte e zgjuar dhe ne e donim shumë”, u shpreh nëna e viktimës.
    Të martën, rreth orës 14:00, Policia Rajonale e Peel iu përgjigj raportimeve për të shtëna me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Brampton. Gruaja u shpall e vdekur nga policia në vendngjarje.
    Karen tha se vajza e saj dhe Deschepper ishin më parë në një lidhje, por ishin ndarë disa muaj më parë.
    “Ajo më tha rreth një muaj më parë, se nëse do qëndronte me të, ai do ta vriste”, thotë mamaja e shqiptares.
    Karen tha se i sugjeroi vajzës së saj të merrte një urdhër mbrojtjeje. “Ajo më tha ‘nuk do të më bëjë asgjë, mami. Ai thjesht nuk do të më lërë rehat”, shprehet nëna e viktimës.
    Ajo tregoi momentin kur policia erdhi në derën e saj të martën për t’i dhënë lajmin shokues.
    “Oficeri tha, ‘ajo ka vdekur.’ Unë nuk dija çfarë bëja. Ndoshta bërtita. As nuk mbaj mend. Ajo është më e vogla nga tre fëmijët e mi. E doja shumë. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa të”, thotë Karen Kulla.
    Karen pretendon se policia i tha se të shtënat fatale pasuan një grindjeje për një çantë pelenash.
    “Nga ajo që kam dëgjuar, ai i tha asaj, ‘Më duhet çanta e pelenave.’ Ajo tha ‘Do të shkoj ta marr.’ Ai tha ‘e ke harruar çantën e mallkuar të pelenave’ dhe pastaj e vetmja gjë që dëgjova është se kishte pasur tre të shtëna”, tha mamaja e shqiptares.
    Disa orë më vonë, një alarm rrëmbimi u lëshua në të gjithë Ontarion, ku përfshihej një vajzë njëvjeçare. Deschepper u emërua si i dyshuar.
    Policia u tha gazetarëve se vajza ishte parë në sediljen e pasme të automjetit që drejtohej nga Deschepper. Alarmi përfundoi dhe policia tha se ajo ishte “shëndoshë e mirë”.
    Një tjetër alarm u lëshua, këtë herë nga policia rajonale e Niagarës, në orën 6:52, për banorët në zonën e Crystal Beach që të strehoheshin pasi besohej se Deschepper ishte në zonë. Ky alarm u hoq menjëherë pas kësaj kur policia tha se provat sugjeronin se ai ishte larguar nga zona.
    Gjatë orëve të para të së mërkurës, policia e Niagarës tha se oficerët gjetën një automjet në një pikë karburanti pranë rrugëve Thorold Stone dhe me Deschepper brenda. Pas “një ndërveprimi me oficerët”, ai u qëllua dhe u vra. Asnjë oficer nuk u lëndua.
    “Kishte një femër që ishte në automjet dhe ne po përpiqeshim të flisnim me të, por nuk kemi arritur të flasim ende”, tha Denette. Ajo nuk u lëndua dhe nuk kishte fëmijë brenda automjetit.
    Hetuesit e Njësisë së Hetimeve Speciale po mbledhin prova dhe po intervistojnë dëshmitarë, si dhe po mbledhin video të mbikëqyrjes për të “pikturuar një pamje të asaj që ndodhi”, tha ajo. Ajo vuri në dukje gjithashtu se Policia Rajonale e Peel dhe policia e Niagarës po kryejnë hetime paralele mbi incidentet.
    Global News ka mësuar gjithashtu se Deschepper ishte i kërkuar në vitin 2023 për vepra penale që lidhen me armë zjarri, pasi u akuzua për të shtënë me armë në një rezidencë në Brampton.
    U lëshua një urdhër arresti për të dhe ai u arrestua disa javë më vonë nga policia rajonale e Waterloo-s. Këto akuza ishin ende në gjykatë me një datë gjyqi të caktuar për vitin 2026. Ai ishte liruar me kusht dhe priste gjyqin.
    Karen tha se e pyeti Savannah-n nëse Deschepper kishte armë.
    “I thashë asaj, ‘më premto se nuk ka armë. Jo, mami, të betohem se nuk mban armë, nuk ka më armë”, tha nëna e saj.
    “Ai e çmendi në telefon. Ajo e ndryshoi numrin dhe ata e morën përsëri dhe ai e telefononte, 50, 60, 70 herë në ditë, i përgjonte telefonin. Dhe ndonjëherë ajo i fliste, por i thoshte ‘qëndro larg meje, më lër rehat’”, përfundoi nëna e shqiptares.

    Top Channel

  • Detaje të reja nga vrasja e Ilarias/ Autori shkoi në shtëpinë e shqiptares, por u ndalua nga shoqet e saj! Çfarë e shtynë Samson drejt krimit makabër

    Detaje të reja nga vrasja e Ilarias/ Autori shkoi në shtëpinë e shqiptares, por u ndalua nga shoqet e saj! Çfarë e shtynë Samson drejt krimit makabër

    Detaje të reja zbulohen nga vrasja makabre e shqiptares Ilaria Sula nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili rrëfeu në prokurori se si ia mori jetën 22-vjeçares.

    Siç raportojnë mediat italiane, çdo gjë nisi kur Samson shkoi në shtëpinë ku Ilaria jetonte bashkë me shoqet e saj për t’i marrë laptopin e shqiptares, por këto të fundit nuk e lejuan që të hynte.
    Pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur, 22-vjeçarja shkoi që të sqarohej me Samson në shtëpinë e tij dhe qëndroi atje atë natë, teksa të nesërmen i komunikoi vendimin për t’i dhënë fund lidhjes.
    Kjo gjë më pas solli dhe aktin makabër të 23-vjeçarit filipinas, i cili i mori jetën studentes shqiptare.
    Nga ana e tij, Samson ka rrëfyer se ka humbur toruan nga mesazhet që Ilaria shkëmbente me një djalë tjetër dhe ka prentenduar se ajo ia ka treguar vetë.

    Top Channel

  • Detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Hetuesja zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

    Detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Hetuesja zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

    Pas zbulimit të dëshmisë së Mark Antony Samson për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula, hetuesja e çështjes, Antonella Minunni, ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes.

    “Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e vajzës, ai arriti të kthehej menjëherë në normalitet”, shkruan magjistrati.
    Pasi kreu krimin më 25 mars dhe të nesërmen zhduku trupin e 22-vjeçares shqiptare, Samson doli për drekë me një nga shoqet e viktimës, sipas asaj që ka zbuluar hetuesja, duke shtuar se ata folën për problemet që ai kishte me Ilarian (të cilën e kishte vrarë) dhe si mund t’i rregullonte ato.
    Më pas, Samson filloi t’i dërgonte mesazhe babait të Ilarias nga telefoni i saj, për të fshirë dyshimet se diçka e keqe kishte ndodhur, e njëjta gjë që bëri dhe me shoqet e shqiptares, shkruan La Repubblica.

    Top Channel

  • Detajet e reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Gjyqtarja hetuese zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

    Detajet e reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Gjyqtarja hetuese zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

    Pas zbulimit të dëshmisë së Mark Antony Samson për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula, gjyqtarja hetuese e çështjes, Antonella Minunni, ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes.

    “Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e vajzës, ai arriti të kthehej menjëherë në normalitet”, shkruan magjistrati.
    Pasi kreu krimin më 25 mars dhe të nesërmen zhduku trupin e 22-vjeçares shqiptare, Samson doli për drekë me një nga shoqet e viktimës, sipas asaj që ka zbuluar gjyqtarja, duke shtuar se ata folën për problemet që ai kishte me Ilarian (të cilën e kishte vrarë) dhe si mund t’i rregullonte ato.