“Fatos Nano ishte dhe mbetet figura më tipike e politikanit liberal, që i mungon shumë sot politikës shqiptare”.
Kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në studion e “Terminal”.
“Karakteristikat e tij si një politikan liberal nganjëherë shkonin edhe përtej kufijve që mund t’i lejonin rrethanat shqiptare. Ishte për nga kultura, formimi dhe karakteri tejkalonte intelektualin modern liberal”, theksoi Milo.
“Politika shqiptare ka humbur një model të politikës së shëndetshme europiane”, shtoi më tej Paskal Milo.
Ai kujtoi se ka bashkëpunuar ngushtë me Fatos Nanon kur ndërhyrja e ndërkombëtareve ka qenë e madhe kur Shqipëria po kalonte kohë të vështira.
“Duhej patjetër të koordinoheshim me ndërkombëtarët dhe ministri i Jashtëm shërbente edhe si ndërmjetësues. Kjo më dha shansin në atë kohë që ta kisha bashkëpunimin gati të përditshëm. E njihte politikën e jashtme, kishte nuhatje dhe kuptonte mirë pozicionin e tjetrit. Ai nuk përulej kollaj ndaj të huajve dhe nuk ishte “Yes man”. E shfaqte bindjen e tij me autoritet me argumente dhe këmbëngulte për të arritur objektivat që i kishte vënë vetes. Me të huajt jo gjithnjë arrinte mirëkuptim, pasi të huajt atëherë kërkonin që qeveria shqiptare të mos ishte kaq e pavarur në vendimmarrje. Nano nuk mund ta pranonte diçka të tillë dhe unë kam qenë dëshmitar kur ai ballazi ka kundërshtuar autoritetet ndërkombëtare, qofshin këto edhe amerikane”, tha Milo.
Tag: shqiptare
-

“Fatos Nano nuk përulej ndaj ndërkombëtarëve”, Milo: Mbante qëndrime dinjitoze
-

“Qeveria bie kur nuk qeveris”, debati i parë dhe i fundit televiziv mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës
Në një kohë kur politika shqiptare sapo kishte kaluar periudhën e trazuar të vitit 1997, dy liderët e kampeve të mëdha politike u ulën për herë të parë në një studio televizive për t’u përballur me argumente. Emisioni, që zgjati mbi dy orë, u transmetua edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, duke u ndjekur nga një audiencë e gjerë në të gjithë rajonin.
Diskutimi mes dy figurave më të fuqishme të politikës shqiptare u karakterizua nga tension, polemikë, por edhe respekt, pasi ende qëndron në kujtesën e publikut shtrëngimi i duarve në përfundim të debatit.DEBATI:
Fatos Nano: Unë besoj se po mësojmë në mënyrë të qëndrueshme, normale pas 10 vjet përvoje në demokraci, edhe ushtrimin demokratik të kapërcimit të krizave, të negociimit për zgjidhjen e tyre dhe natyrisht këtë radhë ushtrimesh për të krijuar një kabinet të ri të mazhorancës. Nuk është fare i ri, ka nuancat e veta si ushtrim demokratik, dhe nuk mund të mos i referohem në këtë moment, përvojës sonë edhe precedentëve, kur kjo maxhorancë është më cilësore, sesa legjislaturën e kaluar, ka ditur të aktivizojë përgjegjësinë, skemën dhe potencialin që ekzistojnë brenda saj për të kaluar në kabinete të vazhdimësisë, stabilitetit dhe të rritjes. Ne jemi të angazhuar për ta zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe këtë herë çështjen dhe nuk besoj se do të çudisim njeri duke arritur konsensuset e duhura.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha nuk e di nëse komenti juaj do të ishte i njëjtë me atë të kryeministrit Meta, megjithëse është një zhvillim i Partisë Demokratike, është një zhvillim që lidhet me gjithë politikën shqiptare.
Sali Berisha: Si rregull, një qeveri bie kur nuk qeveris, në këtë kontekst, sot pata kënaqësinë të dëgjoj ish-kryeministrin të pohojë se 3 muajt e fundit që nga Qershori, ai nuk ka qeverisur. Ç’ka do të thotë që kjo është një rënie shumë e vonuar, shkaqet e mosqeverisjes, janë aboslutisht në dhunimin e zgjedhjeve, dhunim i cili tashmë është bërë universalisht i pranueshëm, dhunim i cili vazhdoi në një mënyrë dhe i besueshëm edhe në PD. Deri në momentin që gjykatësi Mark Adia u mposht para dy ditësh. Pra, kryeministri Meta nuk mund të qeveriste, humbi votëbesimin në parlament, nuk fitoi votëbesimin, humbi dy ditë më parë edhe unë e kam përshëndetur pavarësisht se me shumë vonesë. Realisht duhet të jem i sinqertë, jo për të krijuar një aleancë me zotin Nano dhe grupin që mbështet, por për dinjitetin e qeverisjes së një vendi, do të bashkonim votat me një mocion për ta larguar. Me grupin tuaj, me ata deputetë të grupit tuaj, të cilët besojnë se vendi duhet të ketë një qeverisje me votëbesim.
Fatos Nano: Është 50 % e vërtetë. Jeni dhe ju dakord për këtë gjë.
Sali Berisha: Tani aq sa është unë them se e zgjidhi vetë, ai dha dorëheqjen, nuk lejoi të krijohej ky moment, i cili nuk është se nuk do të kishte ca rumore, në publicistikët dhe analistët shqiptarë, por do vinte në emër të interesit të një qeverisje. Tani, hymë sot në parlament, parlamenti ishte pa qeveri, s’kishte asnjë ministër, përveç Majkos që mund të ketë ca aspirata, të gjithë mungonin.
Blendi Fevziu-Nanos: S’besoj se kishe mbledhje me ministrat…
Fatos Nano: Kishte një kuorum të mjaftueshëm për të zgjedhur edhe zonjën Topalli, ministrat ishin në respekt të barazisë së palëve dhe kjo është elektronikisht e kontrollueshme. Po zoti Berisha më vjen mirë që s’do të shikojë mbrapa.
Sali Berisha: Në katër muaj pas zgjedhjeve, vendi nuk ka patur një qeveri, siç e pohoi edhe kryeministri që u largua. Zgjedhjet kanë ngjallur dyshime dhe diskutime të shumta, në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shqipëria sot kategorizohet në vendin e demokracive pa zgjedhje të lira, përkthyer ndryshe demokraturave.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Nano ishte personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit. Kryedemokrati tha më tej se Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Postimi i Sali Berishës:
Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!
-

U kamufluan si “Posta Shqiptare”, goditet grupi i huaj, 2 në pranga! Si funksiononte skema e mashtrimit?
pamje nga policia
TIRANË- Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga policia, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit. Nga hetimet u zbulua një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Sipas asaj që bën me dije policia, hetimet kanë zbuluar se këta shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Njoftimi:
Policia e Shtetit/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Posta e Rreme”.
Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Vihen në pranga dy shtetas kinezë.
Sekuestrohen 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas njoftimeve të marra nga qytetarë për dërgimin e SMS-ve mashtruese që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare, me qëllim përfitimin e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Posta e Rreme”, me objektiv identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe teknike, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç.
Hetimet kanë treguar se këta shtetas kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e mundshëm të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. -

Mashtronin qytetarët përmes faqeve false të Postës Shqiptare, arrestohet 2 shtetas kinezë (DETAJE)
Dy shtetas kinezë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve false të Postës Shqiptare.
Këta shtetas të cilët kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Njoftimi i Policise
Finalizohet operacioni policor i koduar “Posta e Rreme”.
Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Vihen në pranga dy shtetas kinezë.
Sekuestrohen 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas njoftimeve të marra nga qytetarë për dërgimin e SMS-ve mashtruese që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare, me qëllim përfitimin e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Posta e Rreme”, me objektiv identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe teknike, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç.
Hetimet kanë treguar se këta shtetas kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e mundshëm të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Policia e Shtetit rikujton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo mesazhi apo faqeje që kërkon të dhëna personale apo bankare dhe apelon:
📍 Mos klikoni në lidhje (linke) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;
📍 Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;
📍 Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online;
📍 Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.
⚠️ Thirrje për qytetarët:
Nëse ndonjë qytetar i është përgjigjur mesazheve mashtruese dhe ka vendosur të dhënat e tij personale apo bankare në faqet e falsifikuara, i bëjmë thirrje të paraqitet sa më shpejt në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, ose të kontaktojë menjëherë për të raportuar rastin dhe për të marrë ndihmën e nevojshme.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të mbrojtur qytetarët nga veprimtaritë e paligjshme në hapësirën digjitale dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi sigurinë kibernetike. -

“Pasta false”/ Dërgonin SMS mashtruese në emër të Postës Shqiptare, arrestohen dy kinezë
Dy persona nga Kina janë vënë në pranga, pasi mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara në emër të Postës Shqiptare.
Në kuadër të operacionit “Posta e rremë” u arrestuan shtetasit Cunfeng Fan dhe Haike Yan.
Policia ka sekuestruar 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Hetimet kanë treguar se ata kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.
“Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas njoftimeve të marra nga qytetarë për dërgimin e SMS-ve mashtruese që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare, me qëllim përfitimin e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Posta e Rreme”, me objektiv identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe teknike, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç.
Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e mundshëm të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
gijotina.com/ -

EMRAT/ Mashtronin qytetarët përmes faqeve të rreme të Postës Shqiptare, arrestohen dy kinezët në Tiranë
Dy shtetas kinezë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se mashtronin qytetarët shqiptarë përmes faqeve false të Postës Shqiptare. Në kuadër të operacionit “Posta e rremë” u arrestuan shtetasit Cunfeng Fan dhe Haike Yan.
Këta shtetas të cilët kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
Njoftim i Policisë:
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Posta e Rreme”, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi të huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare.
Si rezultat i hetimeve të thelluara të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u arrestuan dy shtetas kinezë: C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç.
Hetimet kanë zbuluar se të arrestuarit kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më 27 tetor 2025, duke krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, përmes së cilës mashtronin qytetarët dhe përfitonin të dhëna personale e bankare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet ku qëndronin, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
17 telefona celularë,
1 laptop,
12 pasaporta,
11 karta bankare,
7 karta identiteti,
1 patentë,
si dhe shuma parash në valuta të ndryshme.Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe për identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Apeli i Policisë së Shtetit
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo mesazhi apo faqeje që kërkon të dhëna personale ose bankare.
Rekomandohet që qytetarët:-Të mos klikojnë në lidhje (linke) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;
-Të mos japin asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN ose fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;
-Të verifikojnë gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryejnë veprime online;
-Dhe në rast dyshimi, të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik. -

Mashtronin shqiptarët me faqen e falsifikuar të postës, arrestohen dy kinezë
Dy kinezë janë vënë në pranga si pjesë e një grupi të huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik kishte nisur investigimet pas njoftimeve të marra nga qytetarët për dërgimin e mesazheve në celular që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare. Qëllimi i grupit kriminal ishte që të merrte të dhënat personale dhe bankare të përdoruesve.
“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe teknike, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç”, njoftoi policia.
Dy kinezët kanë hyrë në Shqipëri më 27 tetor 2025. Ata kanë krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.
“Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e mundshëm të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari”, njoftoi policia.
Ndërkohë uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes maksimal ndaj çdo mesazhi apo faqeje që kërkon të dhëna personale apo bankare. -

Fatos Nano shuhet në moshën 73-vjeçare, ish-kryeministri ndërroi jetë pas 24 ditësh në spital, reagon politika…
Rigels Seliman
Një muaj e gjysmë më parë festoi ditëlindjen e 73-të. Ndërsa dje, pak pasi kaloi mesdita, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë pas disa javësh në luftë për jetën. Ish-kryeministri ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor. Problemet kronike respiratore e detyruan atë t’i nënshtrohej një trajtimi intensiv duke qëndruar përgjatë 24 orëve nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit. Politikani pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit, teksa gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim.
Shëndeti i liderit historik të socialistëve ishte rënduar shumë vitet e fundit për shkak të problemit kronik- respirator ose siç njihet në gjuhën e mjekëve SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që prek mushkëritë. Në vitet e fundit, Fatos Nano është shfaqur rrallë në publik. Prej 2005 kur hoqi dorë nga politika ai ishte përqendruar te shëndeti dhe në jetën personale larg politikës duke ruajtur një profil të ulët. Njeriu që reformoi të majtën dhe u zgjodh kryeministër 4 herë që nga viti 1991, do të mbahet mend për politikanin liberal e evropian që gërshetoi politikën me emancipimin. Lamtumira pritet t’i jepet përmes një ceremonie shtetërore, ku ish-kryeministri do të nderohet nga figurat më të larta të shtetit, ish-bashkëpunëtorët por edhe njerëz që e vlerësuan kontributin e tij politik fill pas nisjes së tranzicionit, të cilët kanë reaguar dje duke shprehur ngushëllimet.
Reagimet e politikanëve
Ta kujtojmë Fatos Nanon si liderin liberal dhe reformator të vendit thotë presidenti i Republikës Bajram Begaj në mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të liderit historik të socialistëve. “Shqipëria humbi liderin socialist dhe të tranzicionit të viteve ‘90 dhe 2000’, shkruan kreu i shtetit. Për kontributin dhe trashëgiminë që u la pas, për socialistët, Nano do të mbetet prijësi i partisë. Kryeministri Edi Rama duke postuar një foto të Nanos në 1991 i shkruan vetëm dy fjalë, “Lamtumirë kryetar”.
“…Arkitekti i transformimit historik”, shkruan kryetari i Kuvendit Niko Peleshi duke kujtuar momentet kur Nano i hapi dyert e politikës. “Historia do ta gjykojë me drejtësi kontributin e tij”, vijon Peleshi në mesazhin e tij e ngushëllimit. “Kryetari i Socialistëve sot u shua, njeriu që ribëri të majtën shqiptare’, shkruan miku dhe bashkëpunëtori më besnik i Nanos, Taulant Balla e po njësoj edhe deputeti Erion Braçe. Deputet Manja shkruan se Nano ishte ndarja mes dy botëve, aty ku mbaroi frika e komunizmit dhe nisi debati për demokracinë. Ish deputetit dhe ish-kryeministri, Pandeli Majko shkruan se “Nano i ishte politikan i një tjetër kalibri, i cili i provoi të gjitha, si burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!”.
Mirënjohje dhe respekt gëzojnë edhe kundërshtarët. Për ish-presidentin Bamir Topi politika shqiptare humbi politikanin liberal komunikues dhe modern. Mes demokratëve, ngushëllime shpreh Tritan Shehu, duke veçuar ndarjen nga jeta të Nanos, jo vetëm humbje për familjen socialiste, por dhe për politikën shqiptare. Ndërkohë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar dje në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Berisha ka shprehur ngushëllime për familjarët e ish-kryeministrit socialist dhe e cilëson Nanon personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
“Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!”, shkroi dje Berisha. Sakaq presidenti i PL-së, Ilir Meta, me një mesazh në rrjetet sociale ka ngushëlluar fa miljet, miqtë dhe simpatizantët e ish-kryeministrit Nano.
“Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij”, shkruan ai në rrjetet sociale. Për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, dje u largua nga kjo jetë njeriu që lënë gjurmë të thella, që nuk dinte të hakmerrej por të falte. Nga përtej kufijve të vendit, Ali Ahmeti kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut shkruan se humbi mikun e vjetër, që ishte vizionar e me urtësi politike. Ramush Haradinaj ish-kryeministër i Kosovës e cilëson Nanon si kontributor kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. -

‘Shqiptarët po varfërohen, 55% e familjeve s’mbyllin dot muajin’/ Tabaku: Ekonomia të mos punojë për një pakicë të privilegjuar që përfiton nga pushteti
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj gjendjes ekonomike në vend, duke kërkuar që ekonomia të vihet në shërbim të shumicës, jo të pakicës.
Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, Tabaku thekson se “stabiliteti i pretenduar nga qeveria nuk ekziston në xhepat e qytetarëve, por vetëm në letrat e ministrive”, ndërsa faktet, sipas saj, tregojnë një realitet krejt tjetër.
“EUROSTAT tregoi që 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, nuk e mbyllin dot muajin. 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime,” – shprehet Tabaku, duke shtuar se kjo situatë është pasojë e taksave të larta, rritjes së çmimeve me 30% dhe zhvlerësimit të euros, që ka goditur më fort shtresat e mesme dhe të ulëta.
Deputetja demokrate nënvizon se ekonomia shqiptare po varet gjithnjë e më shumë nga sektori i ndërtimit, ndërsa sektorët që krijojnë punësim dhe mirëqenie – si bujqësia, prodhimi dhe energjia – janë lënë në harresë.
“Ekonomia shqiptare nuk prodhon më! Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi rritet me vetëm 0.1%. Kjo është prova që kemi një ekonomi të pakicës, që nuk krijon vende pune dhe nuk gjeneron mirëqenie për qytetarët,” – theksoi Tabaku.
Ajo bëri thirrje që realiteti ekonomik i vendit të ndryshojë, duke u vendosur në shërbim të shumicës së shqiptarëve që përballen çdo ditë me koston e jetesës dhe pasigurinë ekonomike.
“Këtë realitet duhet ta ndryshojmë. Ekonomia duhet të punojë për shumicën, jo për një pakicë të privilegjuar që përfiton nga pushteti,” – përfundoi Tabaku.
-

“55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie” – Deputetja Tabaku: Ekonomia të vihet në shërbim të shumicës