Tag: shqiponjën

  • Mamdani me shqiponjën shqiptare/ Fotot e Kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut që u bënë virale, flet i riu shqiptar që i shkrepi

    Mamdani me shqiponjën shqiptare/ Fotot e Kryebashkiakut të ri të Nju Jorkut që u bënë virale, flet i riu shqiptar që i shkrepi

    Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut shfaqet me shqiponjë. Janë këto fotografi që po kthehen virale në internet, të shkrepura nga i riu me origjinë shqiptare, Erzen Gashi.

    “Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë”, u shpreh fotografi Erzen Gashi.
    37-vjeçari i lindur në Slloveni, i rritur në ShBA, por me babin nga Kosova dhe mamin nga Mali i Zi tregon për Top Channel takimin e Mamdan gjatë fushatës elektorale me komunitetin shqiptar në New York.
    “Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të”, tha Gashi.
    Fitorja e të riut mysliman Zohran Mamdan me prejardhje afrikano-indiane, u cilësua historike dhe Erzeni zbulon si është pritur rezultati i tij.
    “Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë”, u shpreh ai.
    Fotoja me shqiponjën shpreson të shumëfishohet, sepse Erzeni ka pasion fotografinë por ka studiuar në sektorin shëndetësor e punon në spital; e beson për një ofertë pune nga kryebashkiaku i ri i New York.
    “Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj”, përfundoi ai.

    Top Channel

  • Pikante/ I shënoi Barcelonës, mesfushori feston duke bërë shqiponjën (VIDEO)

    Pikante/ I shënoi Barcelonës, mesfushori feston duke bërë shqiponjën (VIDEO)

    Girona pësoi disfatë 2-1 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e La Liga. Goli i vetëm për Gironan u realizua nga Witsel, me mesfushorin belg që mori vëmendjen e të gjithëve për shkak të festës. Witsel zgjodhi të bënte shqiponjën, në Estadi Olímpic Lluís Companys.
    Natyrisht, ai nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, me 36-vjeçarin që ka festuar edhe herë të tjera në këtë mënyrë.

     

    © BalkanWeb

  • “S’provokova askënd me shqiponjën”, “heroi” i Shqipërisë në Serbi: Shkruajtëm historinë të gjithë bashkë

    “S’provokova askënd me shqiponjën”, “heroi” i Shqipërisë në Serbi: Shkruajtëm historinë të gjithë bashkë

    Rey Manaj ishte heroi i Shqipërisë në fitoren ndaj Serbisë. Ai realizoi golin vendimtar, duke i dhuruar 3 pikë kuqezinjve.
    “Normalisht që nuk e kisha menduar që do të shkonim në Serbi dhe do të fitonim ndeshjen. Edhe po mos të kisha shënuar unë, po ta kishtë bërë dikush tjetër, normal që do isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm tre pikët dhe bëmë historinë. Të gjithë lojtarët që luajtëm, ata që u futën në pjesën e dytë dhe që nuk luajtën, besoj që të gjithë kemi të njëjtën vlerë.

    Të gjithë lojtarët kishim emocione para ndeshjes. Shqiponjën e bëra sepse ishte diçka që e ndjeva në atë moment, nuk e kisha planifikuar më parë dhe e ndjeva ashtu. Nuk ishte provokim as ndaj lojtarëve serbë, vetëm doja të festoja me shqiponjën. Kishim presion dhe shkoi çdo gjë ashtu siç donim” – tha Manaj.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “S’provokova askënd me shqiponjën”/ Reagon “heroi” i Shqipërisë në Serbi: Shkruajtëm historinë të gjithë bashkë

    “S’provokova askënd me shqiponjën”/ Reagon “heroi” i Shqipërisë në Serbi: Shkruajtëm historinë të gjithë bashkë

    Rey Manaj ishte heroi i Shqipërisë në fitoren ndaj Serbisë. Ai realizoi golin vendimtar, duke i dhuruar 3 pikë kuqezinjve. 
    “Normalisht që nuk e kisha menduar që do të shkonim në Serbi dhe do të fitonim ndeshjen. Edhe po mos të kisha shënuar unë, po ta kishtë bërë dikush tjetër, normal që do isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm tre pikët dhe bëmë historinë. Të gjithë lojtarët që luajtëm, ata që u futën në pjesën e dytë dhe që nuk luajtën, besoj që të gjithë kemi të njëjtën vlerë. 
    Të gjithë lojtarët kishim emocione para ndeshjes. Shqiponjën e bëra sepse ishte diçka që e ndjeva në atë moment, nuk e kisha planifikuar më parë dhe e ndjeva ashtu. Nuk ishte provokim as ndaj lojtarëve serbë, vetëm doja të festoja me shqiponjën. Kishim presion dhe shkoi çdo gjë ashtu siç donim” – tha Manaj. 

  • Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

    Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

    Nga Lutfi Dervishi
    Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.
    Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.
    Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenare, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.
    UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet “ekstremizëm”? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.
    Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!
    Shqiponja dykrenare nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.
    Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA.
    Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas “e ndaluar” në duart e një futbollisti?
    Nëse ajo përbën “rrezik politik”, atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila
    prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë “provokim”.Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja.
    Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t’i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë.

  • Karton i verdhë për shqiponjën?! Po ajo është në fanellë

    Karton i verdhë për shqiponjën?! Po ajo është në fanellë

    Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.
    Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.
    Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenare, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.
    UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.
    Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet “ekstremizëm”? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.
    Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!
    Shqiponja dykrenare nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.
    Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.
    Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA. Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas “e ndaluar” në duart e një futbollisti?
    Nëse ajo përbën “rrezik politik”, atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë “provokim”.Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja.
    Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t’i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë.
    Shkruar nga Lufti Dervishi

  • E kritikuat Manajn që festoi me shqiponjën dykrenare? Sylvinho injoron keq serbin dhe i përgjigjet shqip: Përshëndetje

    E kritikuat Manajn që festoi me shqiponjën dykrenare? Sylvinho injoron keq serbin dhe i përgjigjet shqip: Përshëndetje

    Konferenca për shtyp e Sylvinhos fliste vetëm përmes buzëqeshjes e natyrisht duket se tani trajneri i kombëtares shqiptare di të përfaqësojë në çdo tryezë ngjyrat kuqezi.
    Një gazetar serb i pranishëm në sallë, e pyeti atë për festën e golit të Rei Manajt. Sulmuesi lushnjar festoi me shqiponjën dykrenare duke ngjallur një lloj irritimi te serbët e pranishëm.
    E megjithatë, Sylvinho këtë radhë zgjodhi t’u përgjigjej me ironi duke iu kthyer në shqip: “Përshëndetje!”, kjo ishte përgjigja e parë e tij si për t’i treguar edhe një herë se në Serbi dje flitej shqip.Edhe pse përkthyesja Lenida Halilaj i tha që duhej të fliste në italisht, ai ia ktheu fillimisht: “Po e përshëndes në gjuhën shqipe, më tej do flas italisht“, vijoi ai.

    Ndërsa festën e Manajt e përshkroi në këtë mënyrë: “Në fakt nuk e kam parë si episod, por fakti që ka marrë karton të verdhë, tregon se do të ketë bërë diçka. Ai është lojtar shumë i mirë. Ka shënuar shumë gola, është lojtar shumë i rëndësishëm. Mes skuadrave ka pasur respekt në fushë, por i tillë është futbolli. Por, jam i lumtur nga ajo që kemi parë dje. Edhe Serbia është pritur mirë në Shqipëri. Një raport shumë pozitiv”.
    Kujtojmë që kombëtarja shqiptare arriti të triumfonte në transfertë 1-0 në një sfidë për jetë a vdekje sa i përket fatit për kualifikimin në Botëror.

  • Si u bë Shqiponja simbol i familjes fisnike të Kastriotëve? Shpjegim!

    Si u bë Shqiponja simbol i familjes fisnike të Kastriotëve? Shpjegim!

    NGA: GJON KEKA

    Shqiponja është zgjedhur si simbol për shumë popuj, princa dhe ushtri që nga kohërat e lashta.Kështu shqiponja u përdor fillimisht si simbol ushtarak, si simbol i rrufes dhe i mburojës si simbol që vjen nga qiell – hyjnor suprem.

    Në shumë beteja të asaj kohe humbja e Shqiponjës u konsiderua një fyerje e madhe për trupat ushtark saqë ata u ndëshkuan rëndë për humbjen e tyre.Si shenjë ushtarake,Mesjeta e njihte Shqiponjën në kuptimin e saj heraldik në flamuj, sikur është rasti i simbolit të shqiponjës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut ,simbol me të cilën u vesh identiteti ynë kombëtar dhe shtetëror,pra simbol që e shënjtëroi kombin tonë.

    Në lashtësi ,respektivisht mitologji e hasim Shqiponjën e Zeusit, në formë natyrale, e cila qëndron gati për të fluturuar dhe e cila mbante rrufe në kthetrat e saj.Ndërsa në artin e krishterë, Shqiponja është atributi i Gjon Ungjilltarit.Pastaj edhe tek romakët(Perandoria romake) dhe popujt tjerë.Nga kjo si u tha më lartë në vazhdimësi sidomos në heraldikë, Shqiponja është më e zakonshme nga të gjitha stemat; gjendet në stemat e shteteve, princërve, fisnikëve dhe shumë qyteteve.Shqiponja heraldike shfaqet e lirë me krahë të shtrirë, trupin e mbajtur drejt dhe dy kokat e kthyer njëra djathtas tjetra majtas (zakonisht me gjuhën jashtë), këmbët dhe kthetrat e hapura dhe bishtin e varur, të përdredhur.

    close

    volume_off

    Sikur dihet Shqiponja shfaqet si një gjë e shenjtë në mesin e shumicës së popujve para krishterimit.Simbol i fitores dhe dominimit. Fitorja mbi të fortët u shënua nga një shqiponjë që kapte një gjarpër; ai për të dobëtin nga një shqiponjë që kapte një lepur në kthetrat e tij. Si simbol i fuqisë dhe madhështisë, Shqiponja ishte shoqëruesi i Zeusit në mitologji dhe përshkruhet e ulur pranë fronit të tij ose duke kurorëzuar skeptrin. Si shërbëtor i Zeusit, ai është bartës i syve dhe si i tillë, me rrufenë në kthetrat e tij.Ndërkaq, duhet nënvizuar edhe këtë se më parë shqiponja shfaqet si zogu i preferuar i zotit suprem dhe në të njëjtën kohë si simbol i erës së stuhishme apo si një gjigant i erës së furtunës, që duke kënduar në fund të qiellit, me përplasjen e krahëve përhap erën mbi tokë.

    Poashtu Shqiponja është simbol i sundimit mbretëror dhe ishte e shenjtë për shumë sundimtar që nga lashtësia e deri më sot.Në disa raste e hasim edhe simbol i Parajsës, dhe ylli mbi kokë apo yjet mbi krahët e shtrirë, pa dyshim, tregon Qiellin.Gjithashtu shqiponja është një simbol i profecisë.

    Por si erdhi Shqiponja ndër ne si popull e komb, dhe si e përqafojë këtë simbol familja fisnike e Kastriotëve, këtu do të jap një shpejgim të shkrutër që rrjedhë nga gojdhënat e ndryshme mbi shqiponjën e cila zbrit në zotërimet e familjes fisnore të Kastriotëve?

    Sikur e pamë më lartë ,shqiponja kishte simbolika të ndryshme madje si një simbol që vjenë nga parajsa apo simbol i parajsës, pra qiellit, poashtu edhe u profecisë dhe i rrufës apo erës së stuhishme etj etj.Tani, megjithatë, ndoshta rastësia ndoshta profecia i ka zbritur shqiponjat nga parajsa.Kështu dy Bari të Arbërisë që qëndronin në zotërimet e Kastriotëve ,rastësisht panë dy shqiponja me kokë mbretërore që kanë nisur një përleshje në ajër, sepse shqiponja nuk lejon askënd tjetër të llojit të saj të sundojë në territorin ku ajo banon. Lufta ishte aq e nxehtë sa ata u rrahën me njëra-tjetrën dhe i kafshuan sqepat e tyre, ku më pas edhe krijuan Shqiponjën me dy kokë nga lëvizjet e tyre që bënin nga dyluftimi i tyre.

    Këta dy Barinjë arbëror ishin në fushë dhe i shohin përleshjen e tyre kur dy luftëtarët bien nga lartësia në tokë.Pasi i zurën të dyja të lidhura bashkë me dy kokët e bashkuara i dërguan tek kryefisniku i familjes së Kastriotëve ,të cilët u mrekulluan dhe i bënë nga ajo ditë simbole të fisnikërisë së tyre,duke e konsideruar shqiponjën me dy kokë si të zbritur nga qielli për fisin e tyre të bekuar.

    Kështu më pas ky simbol u trashëgua në familjen fisnike të Kastriotëve deri te Gjergj Kastrioti i cili më pas e ngriti këtë si simbol të shtetit të Arbërit dhe të identitetit përbashkues të kombit tonë arbëror europian.Simbol me të cilin e ka vulosur kombin tonë arbëror (tani shqiptar) europian.është pikërisht kjo Shqiponjë e cila qëndron si vulë e pashlyer e lidhjes sonë me rrënjët tona historike Kastriotiane.

  • Foto virale në rrjet, fëmijët bëjnë shqiponjën para ekipit serb

    Foto virale në rrjet, fëmijët bëjnë shqiponjën para ekipit serb

    Në nisje të ndeshjes Shqipëri-Serbi, teksa këndohej himni serb, fëmijët që shoqërojnë futbollistët gjatë daljes në fushë, kanë bërë me duar shqiponjën, dhe fotot e tyre po bëjnë xhiron e rrjete sociale. Shumë fëmijë sot janë përfshirë në atmosferën e super sfidës.
     

  • Tifozi i vogël bën “shqiponjën” ndërsa lojtarët serbë këndojnë himnin!

    Tifozi i vogël bën “shqiponjën” ndërsa lojtarët serbë këndojnë himnin!

    Ka nisur sfida e shumëpritur me aq shumë emocion ajo mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania”.

    Në momentin që po ekzekutohej himni kombëetar i Serbisë, një nga fëmijët e vegjël që shoqëruan në fushë skuadrën serbe, ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.
    Ndërkohë në shkallët e stadiumit nuk kanë munguar as firshëllimat.