Tag: shqiponjë

  • “Hajde të festojmë me shqiponjë”! Arbër Hoxha tregon historinë si lojtari i Barcelonës e ftoi në festimin e golit: E do shumë Shqipërinë

    “Hajde të festojmë me shqiponjë”! Arbër Hoxha tregon historinë si lojtari i Barcelonës e ftoi në festimin e golit: E do shumë Shqipërinë

    Arbër Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” që transmetohet në Youtube. Futbollisti shqiptar ka shënuar dy gola ndaj Varazdin dhe në golin e dytë festoi me shqiponjë së bashku me Dominguez, mbrojtësin e Dinamos së Zagrebit i cili erdhi nga Barcelona.
    “Dominguez është shoku im i ngushtë. Vjen nga Barcelona, vjet ka luajtur 6 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës, është dalë nga La Masia dhe do ia dëgjoni zërin. Sa i përket shqiponjës, më ka thënë cdo ditë që kur të bësh golin tjetër do bëjmë shqiponjën bashkë se jam shumë i lidhur me të.
    Te goli i dytë pastaj më thirri vetë që do e bëjmë shqiponjën apo jo dhe ashtu ndodhi. Më thotë që shteti im i dytë është Shqipëria pas Spanjës. Këtu ndikon edhe lidhja ime e ngushtë me të sepse e kishte shumë të vështirë nga Barcelona për herë të parë ikte dhe erdhi këtu, unë i gjenda me gjithçka munda, e ndihmova dhe nuk e harron”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/?

  • Festa me shqiponjë, Shaqiri kujton golin ndaj Serbisë: Jemi provokuar jashtëzakonisht shumë

    Festa me shqiponjë, Shaqiri kujton golin ndaj Serbisë: Jemi provokuar jashtëzakonisht shumë

    I ftuar në emisionin “Gredig direkt”, në  televizionin zviceran SRF, Xherdan Shaqiri nuk ka hezituar të flasë për golin ndaj Serbisë në vitin 2018 dhe për shumë tema të tjera.
    “Festa me shqiponjë- Shumë gjëra janë shkruar në atë kohë. Familjet tona dhe ne jemi provokuar jashtëzakonisht shumë nga serbët para ndeshjes së Kupës së Botës, sidomos në rrjetet sociale.

    Kjo krijoi një ndjenjë të fortë te ne për të fituar, dhe në fund të fundit vetëm fitorja sportive kishte rëndësi për ne”, ka deklaruar Shaqiri.

  • Video që po shpërndahet kudo/ Zabaleta i bën “diss” Serbisë, me qeleshe në kokë dhe shqiponjë

    Një festë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo ata jetojnë, për herë të parë Shqipëria ka shkuar deri në fazën e Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë fituan 0-1 në Andorra dhe nga ana tjetër Anglia nuk na zhgënjeu, duke mundur Serbinë 2-0. Ndërkohë festa ka rrëmbyer jo vetëm shqiptarët, por edhe Zabaletën, që dukshëm është shqiptarizuar. Në momentin e festimit ai ka vendosur një qeleshe në kokë dhe ka festuar me shqiponjë, duke ripërsëritur festën e Manajt në Serbi dhe makthin e Serbisë. /Sport Ekspres/?

  • “Zoti kishte një plan tjetër për mua”, rrëfehet Manaj: Shqiponja në Serbi ishte për t’I dhënë krenari shqiptarëve

    “Zoti kishte një plan tjetër për mua”, rrëfehet Manaj: Shqiponja në Serbi ishte për t’I dhënë krenari shqiptarëve

    Nga futbollisti më i kritikuar pas asaj humbjeje të penalltisë kundër Serbisë u kthye në hero. Historia mori një rrjedhë tërësisht të kundërt në vetëm pak muaj për Rei Manajn. Sulmuesi shqiptar e shleu në fushën e lojës penalltinë e humbur, po përsëri kundër Serbisë. Goli i tij në Leskovc i dha Shqipërisë një fitore historike, e cila mund t’i dërgojë në ‘play off’ për në Kupën e Botës 2026. Në një rrëfim për “FSHF TV”, Manaj ka rrëfyer përjetimin e tij në këtë ndeshje dhe arsyen përse zgjodhi të festonte me shqiponjë.
    “Ashtu ishte e shkruajtur. Zoti kishte një plan tjetër. Normalisht që e kisha menduar që do të shkonim në Serbi për të fituar ndeshjen. Por edhe po të mos e kisha bërë golin unë, por ta kishte bërë dikush tjetër, do të isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm 3 pikët dhe bëmë historinë.
    Festa me shqiponjë? Ishte moment rastësor. E dimë që është një ndeshje shumë kritike për të dyja palët. Si profesionist nuk më pëlqen as të provokoj, as të bie pre e provokimeve. Doja të festoja me shqiponjë për të gjithë shqiptarët dhe kosovarët për t’i dhënë një krenari. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua. Të gjithë lojtarët duhet ta shijojmë këtë moment. Unë e shijova shumë dhe do vazhdoj ta shijoj. Por duhet t’i mbajmë këmbët përtokë. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme për të bërë ëndrrën realitet”, ka deklaruar Rei Manaj./Sport Ekspres/

  • Vjen shpjegimi mbi të verdhën ndaj Manajt “për shqiponjën”

    Vjen shpjegimi mbi të verdhën ndaj Manajt “për shqiponjën”

    Armando Duka, kreu i FSHF-së, ofroi tjetër shkak për kartonin e verdhë ndaj Manajt pas shënimit të golit ndaj Serbisë; sipas tij, s’është për shkak të shqiponjës.
    “Manaj dhe çdo futbollist tjetër mund të festojnë me shqiponjë sa herë të duan dhe asnjëherë s’do të ndëshkohen me karton të verdhë. Rasti konkret është ndëshkuar me kartonin e verdhë sepse është festuar në pankinën e ekipit kundërshtar, e cila mund të ishte provokim dhe të sillte trazira në fushën e lojës.
    Ky është intepretim zyrtar, vendim i arbitrit. E thashë dhe më parë, kartoni i verdhë jepet në raste të tjera, kur provokon kundërshtarin, spektatorin, ose kur heq bluzën pas shënimit të golit. Se feston me shqiponjë as nuk është ndëshkuar dhe as nuk do të ndëshkohet”, arsyetoi Duka.
    Ishte kjo një përgjigje ndaj reagimeve të shumta ndaj atj kartoni, kundërshtuar fort nga fakti i pretenduar se u dha për shkak të festimit me shqiponjë. /tesheshi.com/

  • Shqiponja si ‘ogur’ tek pellazgët dhe ilirët antik

    Shqiponja si ‘ogur’ tek pellazgët dhe ilirët antik

    OGURI I SHQIPONJËS

    Rëndësia që i jepet fluturimit të shqiponjës në parashikimet e fatit të pellazgëve është diçka që theksohet shpesh. Telemaku, që ka shkuar në kërkim të Odiseut, viziton Menelaun, dhe gëzohet pa masë kur sheh një shqiponjë që fluturon në të djathtë, duke mbajtur në kthetra një patë të bardhë që e kishte kapur në oborrin e tij. Nga këto shenja Helena parashikoi shkatërrimin e atyre që i vinin rrotull Penelopës për martesë. Edhe Penelopa sheh në ëndërr që një shqiponjë vret njëzet pata që ushqeheshin në pallatin e saj, të cilat dergjen gjithandej. Telemaku nuk sheh një shqiponjë, që ishte e shenjtë për Diosin, por nje shpend tjetër të ngjashëm grabitqar, një skifter, i shenjte për Hermesin, i cili shqyen një pëllumb; dhe Amfimusi arrin në përfundimin se ata nuk do ta fusnin Telemakun në kurth (Od., 172; T 535; O, 160, 182-524; Od., 182-524). Halisterusi sheh dy shqiponja që shqyejnë njëra tjetër mbi kokat e kandidatëve për t’u martuar me Penelopen – kjo e bën atë parashikojë vrasjen e tyre nga Odiseu (Od. B, 146). Rrethuesit e dekurajuar të Trojës, kur shohin një shqiponjë që ka mbërthyer një dre të vogël për këmbësh dhe e hedh atë në altarin e perëndisë Panomfaios, marrin zemër dhe i mundin trojanët (II. M 200). Hektori, i cili u përpoq të digjte anijet e rrethuesve, sheh një shqiponjë që mbante në kthetra një gjarpër të gjallë që përdridhej, përpjekjet e të cilit për t’u çliruar e bënë shqiponjën ta lëshonte: kjo sipas Polidamit parashikonte dështimin e qëllimit të Hektorit . Priami i lutet Diosit që t’i dërgojë një shqiponjë në të djathtë, kur shkon për të marrë trupin e Hektorit (II., 2, 293). Për të qenë ogur i mirë, shpendi duhet të fluturojë nga e djathta në të majtë. Së fundi, që të mos japim këtu shembuj të panumërt pa nevojë, Aristanderi parashikon që Aleksandri, që ishte i racës shkypëtaredo të dilte fitimtar, sepse kishte parë një shqiponjë që fluturoi nga Maqedonia në kampin e armikut (Plut. tek Aleksandri; Plini. 17 , 25). Është thënë edhe më parë që emri kombëtar i pellazgëve është shkypëtar = bijt e shqiponjës. Emri kombëtar, ose gjenerik duket se është Axam.

    Patrick Colquhoum & Pashko Wassa PELLAZGËT PASARDHËSIT E TYRE TË SOTËM DHE ORIGJINA PELLAZGE E POEMAVE TË HOMERIT /Trungu & InforCulture.info