Tag: shqipes

  • Presidenti Begaj nga Gjirokastra: Të mbrojmë shqipen si trashëgimi kombëtare

    Presidenti Begaj nga Gjirokastra: Të mbrojmë shqipen si trashëgimi kombëtare

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër me rastin e aktiviteteve të nëntorit, ku mori pjesë në takimin mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, organizuar nga shoqata atdhetare Labëria Nder i Kombit në bashkëpunim me universitetin “Eqerem Çabej”.
    Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë themelore të shqipes si “shpirti dhe ashti i kombit shqiptar”, duke e lidhur aktivitetin me javën e alfabetit dhe datat historike të nëntorit.
    Presidenti vlerësoi përpjekjet e deritanishme për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kërkoi një strategji të re për mësimin e shqipes për fëmijët në Diasporë.

    Ai përmendi kontributin e figurave të mëdha të Gjirokastrës, si Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare, duke rikujtuar fjalën e këtij të fundit se “Gjuha është atdheu”.
    Presidenti u ndal edhe te rëndësia historike e Kongresit të Manastirit, që unifikoi alfabetin dhe “përcaktoi rrugën e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve, duke hedhur themelet e identitetit modern”.
    Begaj vlerësoi mësuesit, prindërit, shoqatat kulturore dhe klerikët që mbajnë gjallë gjuhën amtare në Diasporë, duke i cilësuar si “ambasadorë të gjuhës sonë në botë”, dhe kërkoi mbështetje të fortë për përpjekjet e tyre.
    Ai theksoi se shqipja duhet mbrojtur me vetëdije, dashuri dhe kujdes, duke u përshtatur me kohën pa humbur thelbin.
    Në përfundim të vizitës, Presidenti falënderoi organizatorët dhe universitetin “Eqerem Çabej” për punën në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke nënvizuar se “ruajtja e shqipes është ruajtja e atdheut”.
    Gjatë qëndrimit në qytet, ai u prit nga kryebashkiaku Flamur Golemi dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë, Obeliskun e Arsimit dhe kalanë e Gjirokastrës.

  • Ta mbrojmë/ Gjuha shqipe çdo ditë po kërcënohet…

    Ta mbrojmë/ Gjuha shqipe çdo ditë po kërcënohet…

    Nga: Rami Memushaj

    “Digitalb”, “Dixhitalb” … E shohim dhjetëra herë në ditë këtë fjalë, të shkruar a të shqiptuar me g ose me xh. Trajta me xh ka marrë aq të përhapur, saqë e japin si normative edhe korrektorët e tekstit të celularëve e të tabletëve. Këto trajta të gabuara të kësaj fjale hasen jo vetëm te folësit e thjeshtë, po edhe në shtypin e shkruar e të folur, veçanërisht në ligjërimin e gazetarëve televizivë e radiofonikë, të cilët pritet të jenë model i shqiptimit letrar.

    Këta jo vetëm e shqiptojnë këtë fjalë me xh, po edhe me theks në rrokjen e parë, në vend që ta shqiptojnë me gj e me theks në rrokjen e fundit, siç e do shqipja; për më tepër, e shqiptojnë dhe e shkruajnë edhe pa mbaresa rasore.

    Dikush mund të thotë: “Punë e madhe! Ç’të keqe ka këtu? Secili le t’i shkruajë e t’i shqiptojë fjalët si të dëshirojë!” Po gjuha përdoret për të komunikuar me të tjerët dhe, për t’u marrë vesh, fjalët dhe trajtat e tyre duhet të kenë gjithmonë formë të njëjtë në të folur e në të shkruar. Kjo është arsyeja pse gjuhët zyrtare e letrare kanë rregulla drejtshqiptimi, drejtshkrimi, morfologjike e sintaksore, të përmbledhura në kode, rregulla të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga ata që përfshihen në ligjërimin publik: gazetarë, mësues, nëpunës, shtetarë etj.

    Në këtë shkrim po merremi vetëm me përdorimet e gabuara të fjalës digjitalb, pasi nga analiza e tyre mund të kuptohen plagët që po i shkaktojmë gjuhës sonë në të gjitha rrafshet e saj.

    Nga pikëpamja ortografike, shkrimi i kësaj fjale i nënshtrohet një rregulle sipas së cilës “fjalët që burojnë nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane”, të cilat kanë një g të ndjekur nga zanoret e ose i, në shqipe “shkruhen me gj e jo me g”: agjenci, digjital, Egjipt, gjen, gjenetikë, gjips, gjibon, gjirafë etj. Pra, shkrimi i këtyre fjalëve me g ose me xh përbën një shkelje të kësaj rregulle të drejtshkrimit të shqipes.

    Shkrimi me gabime është dëshmi e formimit të mangët gjuhësor, që i ka rrënjët në punën e dobët të shkollës me gjuhën shqipe, por edhe e kulturës së mangët gjuhësore të atyre që përfshihen në ligjërimin publik, të cilët nuk e ndiejnë si detyrim përdorimin korrekt të gjuhës.

    Sepse sot janë të shumta mundësitë për të gjetur si duhet shkruar një fjalë. Edhe nëse doracakun “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” nuk e kemi në letër, mund ta gjejmë në internet; si duhet shkruar një fjalë a një formë e saj, mund ta gjejmë në fjalorët shpjegues ose drejtshkrimorë, të cilët kushdo që shkruan duhet t’i ketë mbi tryezën e punës; janë edhe fjalorët elektronikë të shqipes, që mund t’i shkarkojmë në kompjuter a në celular, po dhe korrektorët elektronikë të programeve të përpunimit të tekstit.

    Pra, mundësitë për të shkruar pa gabime janë, duhet vetëm që kushdo që i drejtohet një publiku të gjerë, ta ndiejë përgjegjësinë që ka për të përdorur një gjuhë korrekte.

    Sa i përket ortoepisë, theksimi i digjitalb në rrokjen e parë thyen dy rregulla të fonetikës së shqipes, sipas të cilave: (1) theksi i fjalës bie mbi zanoren e fundit të temës (të trajtës së fjalës që jepet si zë fjalori), por në rrokjen e parafundit kur zanorja e rrokjes së fundit është e paqëndrueshme (si tek émër – émri, lúle – lúlja etj. ose te fjalët me -ës, -ëz, -ël, -ëll, -ëm, -ër, -ërr, ull, -ur a te fjalët që mbarojnë e dy zanore: krýe, grúa, blúaj, bíe etj.); (2) në fjalët e përbëra theksi bie mbi temën e dytë. Pra, duhet digjitálb dhe jo dígjitalb.

    Këto rregulla nuk mësohen aq në shkollë (madje, në tekstet shkollore thuhet gabim se në gjuhën shqipe theksi i fjalës bie mbi rrokjen e parafundit të saj), sesa janë pjesë e njohjes intuitive të gjuhës nga folësi amtar.

    Theksimet e gabuara të fjalëve i shohim si pasojë e tronditjes së ndjenjës gjuhësore te brezi i ri. Për shembull, nëse ju quajnë Mikél, në bankë apo në një zyrë ka shumë gjasa t’ju thërrasin Míkel, Avníut t’i thërrasin Ávni, Thodhoríut – Thodhóri, Tekíut – Téki etj. Në emisionet e lajmeve do të dëgjoni Kárakas ose Karákas dhe jo Karakás, Láos dhe jo Laós, Bórusia dhe jo Borúsia, Pútin e jo Putín, Súnak e jo Sunák, Vúçiç e jo Vuçíç etj. Ky shqiptim i fjalëve me theks në rrokjen e parë, si në anglishte, është bërë i modës në televizione dhe, nën ndikimin e tyre, kjo “modë” ka prekur edhe folësit e thjeshtë.

    Kështu, një nënë e re i thërret djalit të saj Gláuk dhe jo Glaúk, me theksin tek u-ja, siç e shqiptojnë shqiptarët me pak shkollë, por që ia ruajnë me besnikëri tiparet origjinale shqipes.

    Duke i shqiptuar fjalët në këtë mënyrë, folësit televizivë, por edhe të tjerë që përfshihen në ligjërimin publik, japin një shembull të shëmtuar të përdorimit të gjuhës standarde. Nuk është fjala thjesht për anën estetike të ligjërimit. Ky shëmtim ka pasoja largvajtëse për vetë natyrën dhe origjinalitetin e gjuhës sonë. Sepse çdo gjuhë ka rregullat e veta fonetike e gramatikore, të cilat e bëjnë të veçantë e të dalluar nga gjuhët e tjera. Këto rregulla, që mund t’i quajmë parametra, trashëgohen brez pas brezi nga prindërit te fëmijët.

    Nëse këta parametra ndryshohen, për shembull, nëse prindërit do t’i shqiptojnë emrat me theks në rrokjen e parë të fjalës, si në anglishte, dhe jo në rrokjen e fundit, atëherë fëmija, që e fikson parametrin e theksit duke dëgjuar ligjërimin e të rriturve, do të ngulitë në trurin e vet një parametër theksor si të anglishtes dhe, për pasojë, do të vijë duke humbur një tipar bazë i fonetikës së shqipes.

    Mirëpo, meqë gjuha është sistem, ndryshimi i një elementi të sistemit shoqërohet me ndryshime të elementeve të tjera të tij, si në një reaksion zinxhir. Kështu që ndërrimi i parametrit të theksit sjell me vete ndryshimin e parametrave të tjerë fonetikë. Kur flasim, rrokja e theksuar e një fjale shqiptohet me forcë, rrokjet e tjera me forcë më të dobët ose pa forcë. Ky alternim i forcës së zërit krijon ritmin e frazës (që mund ta përfytyrojmë si kreshta me lartësi të ndryshme dhe qafa të një vargmali), i cili e bën rrjedhën e tingujve të pranueshme dhe të pëlqyeshme për veshin. Po duke i shqiptuar fjalët me theksin në rrokjen e parë dhe jo aty ku duhet, shtohet numri i rrokjeve të patheksuara midis rrokjeve të theksuara dhe prishet ritmi i frazës, pasi do të kemi theksa ritmikë që nuk janë në natyrën e shqipes.

    P.sh., shqiptimi i frazave “Dígitalb / Është pranë teje”, “Díxhitalb / ofrón pakètën e ré” ose “gjatë múajit korrík / në Díxhitalb” me fjalën “digjitalb” të theksuar në rrokjen e parë është i papëlqyeshëm për veshin e shqiptarit. Ndërsa shqiptimi i këtyre frazave me këtë fjalë me theks mbi a-në është i pëlqyeshëm: “Digjitálbi / shtë pranë téje”, “Digjitálbi / ofrón pakètën e ré”, “gjatë múajit korrík / në Digjitálb”. Arsyeja e pëlqimit të këtyre shqiptimeve është se veshi e do që pjesët e secilës frazë t’i kenë theksat mbi rrokjen e fundit të secilit grup.

    Një shqiptim i tillë jep një skemë ritmike të natyrshme për shqipen. Kurse shqiptimi që i zhvendos theksat në rrokjen nistore të fjalëve, sikundër po ndodh me folësit televizivë e radiofonikë dhe përgjithësisht me brezin e ri të shkolluar, e zhvendos edhe theksin logjik të frazës (se edhe ky i mbishtresohet theksit të fjalës së fundit të frazës), prish ritmin dhe melodinë e saj, duke prodhuar një të folur artificial që të vret veshin dhe që s’është as shqip e as anglisht.

    Meqë jemi te fonetika, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe një parametër tjetër: tempin e të folurit.

    Gjuha shqipe dallohet për një temp shqiptimi përgjithësisht të baraspeshuar, as të shpejtë, as të ngadalshëm dhe kjo e bën të folurit të këndshëm për t’u dëgjuar. Por në televizione po bëhet modë shqiptimi i shpejtë.

    Në emisione e në biseda televizive dëgjon folëse që flasin si mitraloz, pa pauza për të marrë frymë e që të marrin frymën kur i dëgjon, ose reklama barnash ku tempi është aq i shpejtë, sa detyrohesh të ndërrosh kanalin e televizorit. Shqiptimi i shpejtë i fjalëve, që i ngjan vërshimit të një përroi malor, jo vetëm që të vret veshin, po edhe errëson përmbajtjen e mesazhit, duke e bërë të paqartë për dëgjuesin. Kjo mani për të folur shpejt qoftë për të thënë sa më shumë gjëra në sa më pak kohë, qoftë për të treguar erudicionin, bën që të preket një tjetër veçori fonetike e shqipes që e dallon nga gjuhët e tjera.

    Në analizë të fundit, ndryshimi i këtyre parametrave fonetikë prek atë që quhet “baza nyjëtimore e shqipes”, e cila duhet kuptuar si një tërësi parametrash të përpunuar gjatë një mijëvjeçari e gjysmë të jetës së gjuhës sonë e të trashëguar brez pas brezi. Janë pikërisht këta parametra fonetikë që e bëjnë shqipen të veçantë nga pikëpamja e intonacionit.

    Theksimi i emrave në rrokjen e parë nuk është pa pasoja edhe për gramatikën e shqipes, pasi prek parametra morfologjikë e sintaksorë të saj.

    Kur fjalët theksohen në rrokjen e parë, si p.sh. fjalët Súnak, Shtóltenberg në frazat “Ráma takón Súnak”, “Rama takón Shtóltenberg”, jo vetëm prishet ritmi i frazës, po preket edhe morfologjia e emrave të fundit, që duhen përdorur me mbaresë: Súnakun, Shtóltenbergun.

    Nuk është se folës të tillë duan të mos i shqiptojnë mbaresat. Puna është se shqiptimi i dy rrokjeve të patheksuara pas rrokjes së theksuar është i vështirë, dhe për këtë arsye shqipja zakonisht e pret fjalën duke filluar nga rrokja e fundit e patheksuar dhe në raste të tilla e pësojnë mbaresat, që nuk shqiptohen. Zakonisht, kjo ndodh me emrat e përveçëm të huaj, po ky shqiptim pa mbaresa po vjen duke u shtrirë edhe në emrat e përgjithshëm të huazuar, madje dhe në fjalë të shqipes, p.sh.: “Radio e njohur u krijua 75 vjet më parë” (duhet radioja) etj.

    Shqiptimi i fjalëve të huaja pa mbaresa nuk është pa pasoja edhe për sintaksën. Mungesa e mbaresave e vështirëson përkapjen e funksionit të fjalës në fjali dhe në raste të tilla kur nuk të ndihmon morfologjia, futet në punë përbërësi logjik i gramatikës, pra shtohet ngarkesa e trurit dhe harxhohet më shumë kohë për zbërthimin e përmbajtjes së mesazhit. Duke humbur lakimin, shqipja do të bëhet si gjuhët pa rasa, si p.sh. anglishtja, ku është e vështirë të rroket funksioni sintaksor i fjalës pa e dëgjuar tërë fjalinë.

    Humbja e lakimit do të thotë humbje e një parametri tjetër themelor të shqipes, i cili e ka ruajtur gjuhën tonë nga trysnia asimiluese e gjuhëve të pushtuesve.

    Tashmë është pranuar edhe shtetërisht se gjuha shqipe është e kërcënuar. Shtetet shqiptare e kanë detyrë kushtetuese mbrojtjen e gjuhës standarde, që është gjuha e tyre zyrtare.

    Po këtë detyrë shteti e kryen, së pari, me ndihmën e institucioneve të veta shkencore, akademisë, instituteve të gjuhësisë, departamenteve të gjuhës shqipe, të cilat janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për mbrojtjen e gjuhës. Mirëpo, është për të ardhur keq që këto institucione kanë tridhjetë vjet që po bëjnë gjumin e madh, në vend që të tërheqin vëmendjen e shoqërisë dhe të shtetit për të vënë në veprim mekanizma për mbrojtjen e gjuhës dhe të ofrojnë këshillim gjuhësor për përdoruesit e mëdhenj të gjuhës etj.

    Në gjumë është edhe AMA, e cila ka detyrimin ligjor të kërkojë nga operatorët e shërbimit audioviziv “respektimin e standardit letrar të gjuhës shqipe” (Neni 4, 2g).

    Nuk janë pa përgjegjësi as pronarët dhe drejtuesit e medieve të shkruara e radiotelevizive, të cilët zotërimin e gjuhës shqipe nuk e kanë ndër kriteret e punësimit dhe as e ndiejnë nevojën e kualifikimit gjuhësor të punonjësve të tyre. /Gazeta “Dita”/

    *Titulli i origjinalit: “Shqipja e kërcënuar!”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BUQETË ME POEZI NGA RIZA BRAHOLLI: JE SI BORA, E DASHUR

    Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të Riza Brahollit.

    Një grua

    Vjeshtë, shi.

    Mërzi e pangopur.Një grua me ombrellë.Iu prish. E flaku.

    Vetëm ajo e shiu i dreqit…Qielli, i gjithi përsipër.

    Nuk shihte ku shkelte.

    Shoku im– Kthe sytë këtej, – tha,

    – sytë e saj kanë një varkë të mbytur;ombrella jote është e vogël për dy.

    Te Deum

    Të gjitha ujërat ku ajo pa fytyrën e saje morën me vete.

    Të gjitha gjethet, ku ajo shkruante ëndrrat,i mori era.

    Edhe zogjtë që këndonin për të,ata që imitonin fluturimet e zemrës së saj,e morën nëpër shtegtime e s’mbeti tjetërveç korit të drurëve të zhveshur,Te Deum-it të fundmë mbi kalldrëmin e lagur.

    Por unë do të kthehem në gur.Me durimin e tij do ta presgjer të mbaroja koha;edhe paskoha.

    Si të gjitha gjërat e pavdekshme, një ditëdo t’ulet nga qiellido ngrihet si mjegull nga dheu, nga detetsi zëth, si gjeth, si dritë do të vijësi çdo gjë e përjetshme,Nëna.

    Nënë

    … rrimë tek porta?Të dy,me dorën tënde në timen;heshtim, flasim,si të duash.

    Mbaj veshpo bien këmborët e muzgut…Tani veç përshpirtje dëgjohendhe shpirtin ia dorëzojmë tjetërkujt…

    Unë, e kam zgjedhur:ta besoj ty,vetëm ty…

    Po ti s’je;ke shkuar lirishtave të mbrëmjestë korrësh mallet e purpurt apotë ndezësh qirinjtë e dhembjes.

    16/03/2022, Tiranë

    Nëna dhe jargavanët

    Një jargavan, diku, pas një porte,lëkundej nga era e luante si motitn’oborrin tim me kangjella Korçe;dhe malli, që mpiksej në syrin e lotit,mëshirë nuk paska, më tretërka sonte!

    E shtyva kanatën pa dert e pa zor;u bëra i vogël, i prapë si njëherë,kur tufa me vile këputja n’oborrpër çupkat që desha t’i dehja me erë,t’u ngjallja habi dhe vlim dashuror.

    Por dorën sa zgjata më erdhi një zë

    – O bir, po mjaft, e rrope të gjorin…! –e gjunjët m’u prenë e s’mundesha mëe s’di nëse era e majit ma solli,por kryet e ktheva sa s’thirra për të,

    kërkova për sytë e ballin e ndritur.“O nënë, o nënë!” me therje rënkovasiç bën një i vogël me zemrën zhuritur,në sy pikëllim e dhimbje i mblodhadhe doja të qaja siç qan një i mitur.

    Atëherë i shkova pulqerët mbi fletëe ika, e ika nga këmbët më nganë,të gjeja një vend, një qoshe të fshehtë,e barkun ta ngopja me lot e të qarë…O maji i nënës me mallin e blertëma sill edhe nënën kur sjell jargavanët!

    24/04/2022, Tiranë

    Periferi

    U vyshk dhe kjo ditë me gjethet,i tërë horizonti u vyshkdhe hijet filluan të treten,dhe zërat të shuhen, të mbetentej kodrash të ngjyera në ndryshk.

    M’i ngrysur u rrasa dhe sot,m’i thinjur në këndin pas zjarrit.Prej eshtrash i shtrydhur një lotpikon e s’e mbakёrkam dotsi plumbin në dorë i vrari.

    Anëfund e kurrkund është e tëraKjo botë që nga lindja për mua;e ç’dita, e ç’ndjeva, e ç’bëradhe ç’desha, ç’gatova me ëndrra,me sy papërfilljesh m’u shua.

    Më duhet ta fsheh atë lot,të bëj sikur qesh, sikur luaj,sikur lumturi mbushur plotgëzohem e marr kot më kotta fsheh veten time tek vuaj.

    T’u fshihem të mive kaq dua,se dhimbjet e mia janë helmdhe sytë e tyre në muamë mihin si krimbi në ftuadhe unë nuk di më ç’t’u them

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Vdekja e Eqrem Çabej – Humbja e një kolosi të gjuhësisë shqiptare

    Vdekja e Eqrem Çabej – Humbja e një kolosi të gjuhësisë shqiptare

    Më 13 gusht 1980, shkencat albanologjike humbën një prej figurave më të shquara të tyre, Eqrem Çabejn. I lindur në Gjirokastër në vitin 1908, Çabej u arsimua në shkollat më të mira të kohës në Vjenë dhe Grac, duke e përqendruar punën e tij jetësore në gjuhësinë historike dhe krahasuese. Në dekada pune të palodhur, ai e ngriti studimin e shqipes në nivel të barabartë me gjuhët e mëdha të Europës, duke i dhënë një bazë shkencore të pathyeshme.

    Vepra e tij më e njohur, cikli “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, është një pasuri e pamatshme për çdo studiues, sepse jo vetëm gjurmon rrënjët e fjalëve, por edhe shpalos historinë, kulturën dhe shpirtin e popullit shqiptar, përcjellë KultPlus.

    Vdekja e tij më 13 gusht 1980 u përjetua si një humbje kombëtare. Megjithatë, trashëgimia e tij nuk u shua. Sot, veprat e Çabejt janë një dritë e pashuar në rrugën e kërkimeve gjuhësore dhe një testament i përjetshëm se si dashuria për gjuhën mund të bëhet një mision jetësor. Ai mbetet një simbol i përkushtimit, dijes dhe përulësisë para madhështisë së gjuhës amtare./KultPlus.com

  • Epitafi i Lemnosit (në Dardanele) Shqip – para 2800 vitesh

    Epitafi i Lemnosit (në Dardanele) Shqip – para 2800 vitesh

    EPITAFI I LEMNOSIT (në Dardanele) SHQIP – PARA 2800 VITESHnga Mjeshtri Gjuhëtar i Pellazgoj-Iliro-Shqipes:

    Muharrem Abazaj; 25 Tetor, 2015DREJTUAR AKADEMIVE TË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKENË TIRANË DHE PRISHTINË, SA PËR TË THYER HESHTJEN.Sa ta lexojnë titullin e këtij shkrimi, kundërshtarëet e tezës pellazgjike të prejardhjessë gjuhës shqipe, do ta kalojnë atë pa e lexuar, duke qesëndisur:“Çfarë na prrallis ky? Paskan jetuar shqiptarë para 2800 vitesh në këtë ishull të largët në fund të Egjeut?”Dhe ky dyshim i tyre është logjik.Sepse vërtet në këtë ishull nuk kanë jetuar shqiptrë. Atëhere?Se nga cilët është banuar Lemnosi, ku është gjetur ky mbishkrim,na i thotë historiani më i vjetër i lashtësisë, Herodoti:“Ja se si Miltiadi, i biri i Kimonit, ishte bërë zot i ishullit të Lemnosit.Athinasit dëbuan më parë pellazgët nga Atika.A patën të drejtë apo kryen një padrejtësi, nuk kam ndërmend ta përcaktoj, mjafton ajo çka thuhet.Hekateu, i biri i Hegesandrit, tregon në Historitë e tij se kjo ishte e padrejtë. Athinasit, thotë ai, duke parë se toka, që ata u kishin lëshuar pellazgëve në këmbët e malit Hymet, si shpërblim për ndërtimin e murit që rrethon Akropolin, ishte punuar mirë, megjithse më parë kishte qenë e keqe dhe e pavlefshme, i dëbuan ata, pa asnjë shkak, vetëm e vetëm prej lakmisë e dëshirës për t’a marrë tokën përsëri.” Herodoti. Historitë.Libri VI.137.( Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, f.19)Nuk kanë banuar shqiptarët, por pellazgët e lashtë në ishullin e Lemnosit.Dhe ky mbishkrim është bërë në gjuhën e banorëve të atëhershëm të këtij ishulli, në gjuhën pellazgjishte. Por pellazgët në lashtësi kanë qenë shtrirë në një territor shumë të gjerë, të ndarë në fise. Fise me prejardhje pellazge kanë qenë edhe helenët, thrakët, frigët, ilirët, etruskët etj.Të gjithë këta fise si gjuhë të tyre patën pellazgjishten.Me kalimin e shekujve gjuha e fiseve të ndryshme pësoi ndryshimederi në formimin e gjuhëve të ndryshme.Por të gjitha këto gjuhë ruajtën edhe një substrat nga trungu mëmë pellazg, substrat që i ka grupuar këto gjuhë në një familje të madhe gjuhësore, në atë indoevropiane.Ilirët, si një bashkësi e fiseve pellazge, patën si gjuhë të tyre pellazgjishten.Edhe arbërit, si fis ilir, patën gjuhën e tyre pellazgjishten.Mirëpo arbërit, duke mos u shkulur kurrë nga trojet e tyre, e ruajtën shumë më mirëse fiset e tjera gjuhën e tyre të lashtë, pellazgjishten.Edhe ne shqiptrët, pasardhësit e arbërve, nuk u shkulëm kurrë nga trojet tonadhe e ruajtëm shumë më mirë se fiset e tjera gjuhën e të parëve tanë.Sepse gjuha jonë shqipe është vet pellazgjishtja, në një evoluim të pandërprerë,ne arrijmë që me anën e saj të lexojmë këto shkrime të lashta pellazge.Mbishkrimi i Lemnosit është gjetur në ishullin grek të Lemnosit,i cili. ndodhet në hyrje të Ngushticës së Dardaneleve, në detin Egjedhe ruhet në Muzeun e Athinës.Mendohet se i përket shek VIII p.e.s.Mbishkrimi është i gdhendur mbi një pllakë të madhe guri, gur varri.Përpara se të japim deshifrimin e plotë të këtij mbishkrimi,po japim fare shkurt disa veçori kryesore të pellazgjishtes.Këto veçori i kemi shtjelluar gjerësisht në librin “ Gjuha e lashtë shqipe ose pellazgjishtja.”Gjuha pellazge ka qenë njërrokëshe.Fjalët e saj kanë patur trajta të ngurta, pasi pellazgjishtja nuk ka paturelemente gjuhësore që i japin fleksibilitet fjalës, siç janë parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet.Kjo bënte që një fjalë të merrte disa kuptime dhe dallimi bëhej vetëm nga konteksti.Kështu fjala: mar/marr merrte kuptimin e foljes marr, të mbiemrit: mar, i mbarë;të mbiemrit: i marrë(çmendur) etj.Fjala: “di” mund të merrte kuptimin e foljes: “di”, të numërorit: “di/dy”, të bagëtisë: “di/dhi” etj.Pellazgjishtja ka patur alfabetin e saj i cili në letëraturë njihet si alfabeti fenikas.Shkrimi pellazg ka karakter linear, ai nuk ka patur ndarje midis fjalive dhe fjalëve nga njëra-tjetra.Gjithashtu shkrimi pellazg ka qenë i tipit busdofedik, sipas të cilit shkrimi fillon nga ana e djathtë,dhe, kur kalon në rreshtin tjetër, ndërron drejtim, fillon nga e majta e kështupërsëritet rresht pas rreshti.Duke qenë një përkushtim mbi një gur varri, mbishkrimi ka një numër të kufizuar fjalësh,por e rëndësishme është se këto fjalë, ose janë rrënjë të fjalëve koresponduese të shqipessë sotme, ose janë identike me to.Për arsye teknike, dhe sepse Fejsbuk nuk pranon simbole të vizatuara bashkë me tekstin,kemi kthyer gërmat e epitafit në gërma të zakonshme.Kjo e bën edhe më të lehtë kuptimin nga çdo lexues.Fjalët shqipe që kemi identifikuar në këtë mbishkrimEMRALashtë Sotar arëfis fislot lotthik thikëvar varret jetë.MBIEMRAzi i zimath i madhmar i marrëNë shqipen e lashtë nuk ka patur mbiemra të nyjshëm PËREMRAi aii trajta e shkurtër shembull: s’i, nuk iY atij.na trajtë e bashkuar e përemrit vetor.FOLJEa asht; geg.as asht, geg.is ishfan than, trajtë e geg, me thanro rrojrom rrojmëap hapap japmor morihok hoq, hek,trajtë e geg.ther there je.LIDHËZAe e, dhese se, lidhëz kushtore,PARAFJALËke ke, trajtë e gegënishtes; te, tek,m mëPJESËZAs s, nukPASTHIRMËhop! Hop!PËRMBAJTJA E MBISHKRIMIT.Një person, i quajtur Maf, ka shkuar tek ara e tij dhe atje ka mbetur i shtangur.Arën e tij e kishin zaptuar disa persona.Mafi bëhet si i marrë.Nuk ja u jap atyre;është ara jonë fis pas fisi. – thotëU kërkon zaptuesëve t’ ia kthejnë tokën. Ata nuk pranojnë.Aty vjen edhe vëllai i tij, Tafi.Toni i kërkesës së tyre duket i butë.Ata u thonë se ju jini fis, jini fis i madh, se ata me këtë tokë rrojnë. Aty hapin varret.Zaptuesit përsëri nuk pranojnë. Atëhere vëllezërit vendosin të qëndrojnë aty,në mbrojtje të pronës së tyre. Me sa kuptohet ka patur përleshje midis tyre.Vëllai i madh, Mafi, duket është vrarë (therur) prej zaptuesëve të tokës së tyre.Kjo duket nga fjalët: ”Lot ai fis hoqi.Ti na there”Në krah të portretit në gur është skicuar një thikë, si për të treguar shkakun e vdekjessë personit të varrosur aty, të cilit i është shkruar ky përkushtim.SQARIMPër ata që do të duan të ndjekin deshifrimin, po japim disa sqarime.Edhe pse fillimi i shkrimit nis nga e djathta, dhe ky drejtim ndërron për çdo rresht,ne e kemi bërë fillimin e çdo rreshti si të filluar nga e majta.Çdo rresht e kemi paraqitur ashtu si ka qenë i shkruar në pellazgjisht.Shkrimi pellazg nuk ka patur ndarje midis fjalive dhe fjalëve, gjë që paraqet shumë vështirësi në ndarjen e tyre.Më pas e kemi ndarë atë në fjalë.Çdo fjalë pellazge e kemi transkriptuar, dmth:kemi zëvendësuar çdo shkronjë të alfabetit pellazg me shkronjën korresponduese të alfabetit shqip.Më pas kemi shqyrtuar secilën fjalë veçmas, duke e krahasuar atë me fjalë të shqipes së sotme.Shkurtimisht, kemi treguar evolucionin e fjalëve pellazge deri në trajtat e shqipessë sotme, mbështetur në ligjet fonetike të shqipes.Në mbarim të deshifrimit të çdo rreshti, japim përmbajtjen në gjuhën shqipe,dhe më pas i bëjmë një koment të shkurtër përmbajtjes së tij.EPITAFI NË LEMNOS (ishull, Darnanele, Egje)DESHIFRIMII.ZIAZI=ZIAZI1.ZI=ZI=zi. Fjala zi, si çdo fjalë e ngurtë njërrokëshe pellazge, mund të ketë disa kuptime. Ajo mund të jetë emër personi. Emra të tillë njerëzish kemi edhe sot në Shqipëri Ziu, por në dallim nga ky emër i lashtë, në shqip ai ka edhe nyjen e prapme:”u”, të cilën pellazgjishtja nuk e ka dispononuar. Fjala “zi” mund të ketë edhe kuptimin e emrit “zi”, vajtim, të mbiemrit “i zi.Se me cilin kuptim është përdorur kjo fjalë, ne do ta saktësojmë duke e parë atë në kontekstin e fjalive të mëposhtëme.2.A=A=a;Fjala: a; fol: “a” e shqipes, por në trajtën e vjetër të dial. geg: a=asht.3.ZI=ZI=zi.Nuk arrijmë të zbulojmë plotësisht kuptimin e fjalës “zi” dhe arsyen pse ajo është përdorur dy herë.Po hamendësojmë sikur herën e parë fjala “zi” të jetë përdorur në kuptimin e emrit të një personi, të Ziut, kurse herën e dytë në kuptimin e mbiemrit “i zi”. Në se hamendësimi ynë do të ketë qenë i drejtë, atëhere do të kishim këtë përmbajtje: “ Ziu është i zi ”. Del sikur stigmatizohet një person i quajtur Zi.Por ka edhe një mundësi tjetër: kuptimi figurativ e shprehjes që vjen nga Eskili: “Zia sjell zi”, “Krimi pjell një krim të ri”.Përse? Do të mund ta zbulojmë më poshtë.II.MAPASMAF=MARASMAF1.MAP=MAR=marKjo fjalë mund të ketë disa kuptime: mund të ketë kuptimin e foles marr në shqip, por edhe të mbiemrit i marrë. Se me cilin kuptim është përdorur në këtë rast, do të mund ta shohim përsëri në kontekst me fjalët e mëposhtëme.2.AS=AS=as; fol: asht; geg.Ajo ka ndjekur këtë evolucion: as → ast → asht3.MAF=Maf Fjala Maf përqaset me ndajfoljen mjaft të shqipes, por mund të jetë edhe emër personi, person me emrin Maf. Le të vazhdojmë me hamendësim deri sa të zbulojmë kuptimin e saktë përmes kontekstit. Në se fjala mar do të ketë kuptimin e foljes marr dhe fjala maf të ndajfoljes mjaft, atëhere do të delte kuptimi: “ marr asht mjaft, ndërsa po qe se fjala mar do të ketë kuptimin e mbiemrit i marrë dhe fjala Maf ka patur kuptimin e emrit Maf, atëhere kuptimi do të delte: “I marrë asht Mafi, ose si i marrë asht Mafi. Na duket më bindës rasti i dytë: Si i marrë asht Mafi.Koment: Një person i quajtur Maf, është bërë si i marrë..III.SIAPYFEISAFIS=SIAPYFEISAFIS

    SI=SI=si; ndajf: “si” e shqipes, por përqaset edhe me pjesz. mohuese: “s”,të shoqëruar nga trajta e shkurtër e përemrit vetor: i; “s’i” njësoj si në gjuhën shqipe.2.AP=AP=ap; fol: jap; por përqaset edhe me em: hap (masë gjatësie)3.Y=Y=y;Pellazgjishtja nuk e ka disponuar zanoren: “y”. Kjo zanore ka dalë më vonë si një refleks i zanores: “i”.Përemri vetor i vetës së tretë: “ai”, në pellazgjisht është shprehur vetëm me zanoren: “i”,por duke qenë se në këtë rast ky përemër është dashur të përdorej në rasën dhanore “atij”,autori mund ta ketë shprehur këtë me anën e një ndryshimi grafik të “i”-së4.FE=FE=fe; IS=IS=is; dmth: fe+isKëtu kemi trajtën e përbërë të foljes: “tha”, pasi shpreh një veprim të ndodhur në të kaluarën.Trajta “fe” ka evoluar në “the”, (f → th). Folja: “is” ka evoluar ne “ish” (s → sh). Del folja “the ish”,por sipas rendit të fjalëve të shqipes, kemi “ish the”, e cila do kuptuar si “ish thenë/kish thënë ”.Shohim se në këtë rast është përdorur trajta e dial. geg, sipas së cilësnë vend të foljes ndihmëse: :kam” pëdoret folja: “jam”.Kështu, në gegnisht, thuhet “ishte lindur”, kurse në toskërisht thuhet: “kishte lindur”.5.A=A=a; fol:a, asht; geg.6.FIS=FIS=fis; em: fisMe këtë trajtë të ngurtë emri fis mund të shprehë të gjitha kuptimet gramatikore:numrin njëjës dhe shumës, trajtën e pashquar dhe të shquar, të gjitha rasat.Duke i renditur fjalët e kësaj fjalije sipas kuptimeve të përqasura, do të kemi disa variante,por variant më bindës duket se është: “S’i jap atij, thoshte. Asht e fisit”.Tani na vjen plotësisht në ndihmë konteksti për të sqaruar kuptimin e fjalive të mësipërme.Mafi i egërsuar flet përçart:“S’ ia jap atij” – thotë. “Asht e fisit”.Çfarë i kërkohet atij që e ka tronditur aq shumë?Tani kuptohet pse në titull të mbishkrimit shkruhet: “Ziu është i zi”,pasi ai, Ziu, do t’i ketë kërkuar ose do t’i ketë rrëmbyer Mafit ndonjë objekt jetik,të cilën ai s’do të pranonte kurrë t’ia jepte.IV.EFISSERONAIP=EFISSERONAIP1.E=E=e; lidh: “e” e shqipesPor dhe trajtë e shkurtër e prem. vetor,por mund të jetë edhe folja: “je”.Bashkëtingëlloren “j” nuk e gjejmë të shkruar në asnjë mbishkrim që kemi deshifruar2.FIS=FIS=fis; em: “fis”, në shqip3.SE=SE=se; lidh. shkakore “se” e shqipes4.PO=RO=ro; fol: “rroj” e shqipes; r → rr5.NA=NA=na; trajta e bashkuar “na” e përemrit vetor të shqipes.6.IP=IP=ip; fol: “jip” e shqipes“ Je fis, se rro , na i ip”. Mafi i drejtohet Ziut me fjalët: “je fis”.Ai do ta prekë atë në sedër duke i kujtuar zakonet fisnore.Ai i thotë se me këtë rroj, prandaj nuk ta jap.Për ne tani bëhet e qartë se çfarë i është marrë Mafit.Atij i është zaptuar toka, ara me të cilën rron, e cila e ka tronditur shumë.Ai përpiqet të jetë i qetë në kërkesën e tij për t’ia kthyer atë.V. SIFAI=SIFAI1.SI=SI=si; ndajf: “si”; por edhe lidh: “si” e shqipes2.FA=FA=fa; fol: “tha” e shqipes; f → th3.I=I=i; prem. vetor ai i shqipes.( shih. III.3 )( Si tha ai ?). Çfarë përgjigje i dha zaptuesi Mafit?)VI. AKEPTAFAPZIO=AKERTAFARZIO1.A=A=a; asht, por edhe pjesëzë trguese ja e shqipes.2.K=K=k; paraf: “ke” e shqipes; dial. geg; dial.tosk: te, tek.3.ER=er; fol: “erdh” e shqipes.( er → erd → erdh).4.TAF=TAF=Taf; Emër personi.Mund të jetë vëlla i Mafit.5.AR=AR=ar;=em: “ar(ë)” të shqipes.6.ZI=ZI=Zi; përsëritje e emrit Zi.7.O=O=o; ka kuptimin e pasthirmës: “o” të shqipes,por këtu rendi i saj ndryshon nga ai i shqipes, pasi vendoset pas emrit.“Ja erdh Taf, në arë, Zi o”. Ardhja aty në arë e Tafit, me sa duket vëllait të Mafit, e ka fuqizuar atë,prandaj edhe ia kujton këtë gjë Ziut, me qëllim që ai t’ua rikthejë atyre arën.VII. FANAPASIAPSEPONAIMOPNAP=FANAPASIAPSERONAIMORINAIPFAN=fan.→ fol. than, e dialektit të geg: me than.2.AP=AP=ap; fol: “jap” e shqipes3.A=A=a; fol: a, asht; dial.geg.4.SI=SI=si=s’i; pjesz. mohuese “s” dhe trajta e shkurtër e prem. vetor: “i”;(s’i)5.AP=AP=ap; fol: “jap”6.SE=SE=se; lidh: “se”7.RO=ro; fol: rroj8.NA=na.=trajtë e bashkuar të përemrit vetor na, shih.rreshtin IV.58.I MOR=i mor → trajta e shkurtër e pr. vetor i dhe folja mori e shqipes.9.I=I=i; prem. vetor i vetës së tretë: “ai”; shih.III.310.NA=na; trajta e bashkuar të prem. vetor: “na”.11.IP= ip; fol: jip“Thanka me ja dhanë, s’ia jap, se rroj. Na i mori! Na i jip!”. Edhe vëllai i Mafit,Tafi, sapo njeh qëllimin e zaptuesit për t’u marrë tokën, e kundërshton atë me forcë,

    s’ia jap thotë, se rroj. Mirpo, sakaq, zaptuesi e ka bërë fakt rrëmbimin e tokës së tyre.Ata akoma nuk po e besojnë se po e humbasin përgjithmonë tokën e tyre,prandaj vazhdojnë t’i kërkojnë zaptuesit t’ua japë atë.VIII. HOPAIESMATHO=HOPAIESMATHO1.HOP=hop; pasth: “hop” e shqipes2.A=a; fol: asht3.I=I=i;=prem. vetor: “ai”4.ES=es; fol: “esht” e shqipes. Evoluimi i saj ka qenë: es → est → esht→është5.MATH=math; mbiem: “i math/i madh” i shqipes6.O=o; pasth: “o” e shqipes“Hop! Ai është i madh, o! Edhe pse vëllezërit Maf e Taf e shohin me sytë e tyre zaptimin e tokës,ata sikur nuk e besojnë ende, flasin përçart: “Hop! Hidhu! na i jep!”sikur t’i urdhërojnë zaptuesit. Por gradualisht janë duke u kthjelluar.Ata janë të ndërgjegjshëm se zaptuesi është më i fortë se ata: “Ai esht i madh, o!”IX. SIFAIAFISSIAPYFISMARASMOMAIROM1.SI=si; ndajf: “si” e shqipes2.FA=fa; fol: “tha” e shqipes3.I=I=i; përem: “ai” i shqipes; shih.III.34.A=A=a;=a, asht5.FIS=fis; emr: “fis”6.S I=si=s’i; pjesz: “s” dhe trajta e shkurtër e përem. vetor: “i”, s’i; shih. III.1 dhe VII.47.AP=ap; fol: “jap” e shqipes; shih. rreshti III.28.Y=y; përem.vetor: “atij”; shih. rreshtin III.39.FIS=fis; em: “fis”10.M=m; paraf:”m, më” të shqipes. Kjo parafjalë ka patur këtë evoluim:m→mb→mbë→më11.AR=ar; em: “arë” i shqipes.12.ASM=asm; fol: “jemi” e shqipesAjo është e njëjtë me foljen as, asht; por ka edhe mbaresën: “m” të numrit shumës të vetës së parë.13.O=o pasth:”o”14.M=m; paraf: “me” e shqipes15.AI=ai; përem. vetor: “ai” i shqipes, por në këtë kontekst “ai” është në rasën kallzore,prandaj nuk e ka ruajtur trajtën e rasës emnore “i”.16.ROM=rom; fol: “rrojmë” e shqipes.Edhe këtu dallojmë mbaresën foljore m.“Si tha. Asht e fisit. Nuk ia japim fisit të atij. Në arë do të jemi o. Me atë rrojmë”Si iu përgjigj kërkesës së vëllezërve zaptuesi ? Ai thotë se ajo arë është e fisit të tij.Po vëllezërit nuk tërhiqen, ata vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do t’ia japin fisit të tij.Nuk do të largohen nga ara e tyre, “këtu do të rrimë”, – thonë.Nuk kanë zgjidhje tjetër, se me atë rrojnë.X.HARAPIOSIFAIETIESIOARAYTKHOKE1.HAR=har; em. varr2.AP =ap; në këtë kontekst, ka kuptimin e fol: “hap” të shqipes3.I=i=ai; përem: “ai” i shqipes; shih. III.34.O=o; pasth: “o”5.SI=si; lidh: “si”6.FA=fa; fol: “tha”;(f→th)7.I=i; përem. vetor: “ai”8.ET=et; em: jetë9.I=i; përem. vetor “ai”10.ES=es; fol: “esht” e shqipes; zanoren: “ë” pellazgjishtja nuk e ka patur.11.I=I=i; përem:”ai”12.O=O=o; pasth: “o”13.AR=ar; em: “arë”14.A=a; fol: a, asht15.Y=y; përem. vetor: “ai”16.TIK=tik; em: “thikë” i shqipes17.HOK=hok; fol: hek/heke të shqipes në dial.geg.18.E=e; fol: “je”“Varret hapim o! Si tha ai? Për jetë ajo esht e tij? Ara është e tij?. Thik na hoqe!”Jo vetëm se me këtë arë ata sigurojnë jetën e tyre, por në këtë arë, në këtë tokë, ata hapin varret.Prania e varreve në atë tokë provon më së miri se toka që po u grabitet ka qenë pronë legjitme e tyre,sepse aty janë varret e të parëve të tyre, aty do të hapin edhe varre të tjera, edhe varret e tyre.Varret për ta kanë qenë të shenjta. Ata nuk mund të largoheshin nga varrete njerëzve të tyre të dashur. Kjo traditë e herëshme e paraadhësve tanë është ruajturedhe nga ne shqiptarët. Kjo “ngulje e përjetëshme” në këto troje ku jetojmë sot,tregon fare qartë pse kemi një vazhdimësi gjuhësore pellazgo→iliro→shqipe.XI. LOTAIEZIHOKIASIAPESEPOAIPEFISTIFEPONA==LOTAIEZIHOKIASIAPESEROAIPEFISTIFERONA1.LOT=lot; em: lotë2.A=a; fol: a, asht3.I=I=i; përem: “ai”4.E=e; fol: “je”5.ZI=zi; em: zi, vajtim6.HOK=hok; fol: hok, hoqi7.I =i; përem: “ai”8.AS I=as i; lidh: “as” dhe trajta e shkurtër e përem. vetor: :atij i9.AP=ap; fol: “jap”10.E=e; fol: “je”11.SE=se; lidh. shkakore: “se”12.RO=ro=rro; fol. rroj13.NA=na; fol: a, asht14.IP=ip; fol: “jip”15.E=e; fol: “je”16.FIS=fis; em: “fis”17.TI=ti; përem.vetor: “ti”18.FER=fe; fol: “ther”(f→th)19.O=o.=pasth: “o”20.NA=na; shih IV.5“Lot e zi ai fis hoqi. Nuk na i dhe, edhe se me të rrojmë. Na i jep. Je fis ti. Na there!”SË FUNDMI:Do t’ju lutem të gjihë ju miqve të mi, studiues të gjuhës shqipe,që kini gjetur kohë për ta ndjekur deri në fund këtë deshifrim,në se keni krijuar bindjen se kjo ka qenë gjuha e vjetër shqipe,publikojeni me mjetet tuaja, sepse i bëjmë një shërbim të madh kombit, dhe në se ka vend për diskutime, për fjalë të veçanta,apo problem të tjera, le t’i diskutojmë bashkarisht.

  • Përpiluesi i alfabetit dhe abetares së parë shqipe

    Përpiluesi i alfabetit dhe abetares së parë shqipe

    225-VJETORI I LINDJES SË NAUM VEQILHARXHIT

    Sot shënohet 225 vjetori i lindjes së Naum Veqilharxhit, ideologut të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtarit të shquar, illuministit e veprimtarit të shkollës shqipe.

    Lindi në Vithkuq të Korçës, ku kaloi fëmijërinë. Para vitit 1806 mërgoi me familjen në Moldavi (Kishinjev). Më 1821 mori pjesë në kryengritjen e eteristëve në Rumani kundër robërisë osmane si një nga udhëheqësit e saj, bashkë me Shqiptarë të kolonisë së atjeshme. Iu kushtua çështjes së Çlirimit të Shqipërisë, duke u udhëhequr nga ideja themelore iluministe se një popull mund të dalë nga prapambetja vetëm po të shkruajë gjuhën amtare dhe po të përhapen arsimi dhe kultura kombëtare.

    Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, të pranueshëm nga të gjithë, për të kapërcyer dasitë që lidheshin me alfabetet e tjera. Synoi që sistemi shkrimor t’u përshtatej veçorive të fonetikës së shqipes. Me këtë alfabet botoi më 1844 të parën abetare të shqipes, “Evëtarin”. Abetarja u prit me entuziazëm dhe u përhap në krahinat Jugore të Shqipërisë. Për të plotësuar kërkesat e shumta që pati, e ribotoi më 1845 me titullin “Fare i ri Evëtar shqip”, të shoqëruar me një “E parathënme për djemtë e rinj shqiptarë”. Përgatiti gjithashtu një gramatikë dhe libra e dorëshkrime të tjera që nuk janë ruajtur. Më 1846 hartoi një “Letër qarkore” (enciklikë) greqisht, drejtuar bashkatdhetarëve ortodoksë në Shqipëri. Largpamësia e Naum Veqilharxhit qëndron, jo vetëm në shtytjen që i dha lëvizjes së popullit shqiptar kundër robërisë shekullore osmane, por edhe në faktin se është i pari që dalloi e paralajmëroi rrezikun që do t’i vinte kombit nga qarqet shoviniste greke e nga politika e Patrikanës.

    Shqiptarët i shihte si komb me karakter të veçantë, me gjuhën e zakonet e veta, me një thesar kulturor të trashëguar. Kishte besim tek aftësitë dhe virtytet e popullit të vet dhe fshikulloi ata që ishin vënë në shërbim të të huajve. Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh të shkombëtarizimit që vinte nga shkollat e huaja dhe punoi për një shkollë shqipe me përmbajtje laike dhe për të gjithë fëmijët e popullit. E pasuroi shqipen me një varg termash të kulturës e të dijes. Naum Veqilharxhi u përpoq gjithashtu të krijonte një shoqëri kulturore që të bashkonte atdhetarët e tjerë. Vdiq në Stamboll, i helmuar nga Patrikana. Me veprën e tij u bë shprehës i një kthese me rëndësi në historinë e kombit shqiptar.

  • Abetarja e Shqipes shkruar në gegërishten e shtrenjtë, në Belgjikë, flet kaq madhërisht për ata që i vunë firmën historisë së popullit tonë

    Abetarja e Shqipes shkruar në gegërishten e shtrenjtë, në Belgjikë, flet kaq madhërisht për ata që i vunë firmën historisë së popullit tonë

    Abetarja e Shqipes shkruar në gegërishten e shtrenjtë, në Belgjikë, flet kaq madhërisht për ata që i vunë firmën historisë së popullit tonë.

    ” … kur vdiq skandér-bégu shqypnia é tan u-mblue mé hélm é mé zi, sé i kish humbun drita e syve, fyroma éjétes, forca é krahut, shpresa é gazi. anmiku at hér mujti mé na shkel é mé na shti n’ dor.

    sa ish i ghalh skander-bégu, shqypnia qé é fort, é shndosh, é lumé, éndérumun. zoti i madh e kish čué skander-begun par mé i mbajt shqyptart é per mẽ ; ulshue nder ment trimnit é vừa a mai ba mos me harhué kurhe shqypnin.

    qimara, koloña, muzeqeja, mirdita, malcia, jane visé te vogela te shqiperise. gégnia, toskeria, čame- ria, laberia, jane te kater visit é mbedha te shpipe- ngritje. burhua, ghin-bua, ali pash tépéléni, ishin toske. lék dukaghini, ghon-marku i par, Iheshi i zi, kara mahmut bushati, ishin gége. ghon léka é tafil buzi ishin labe. mark boçari ish çam. skandér-bégu ish gég prej t’ ét é toske prej s’ emes. skandér-bégu ish si palca é si ghaku i ghithe shqiperise. …”

    “ABETAR I GHUHES SHQIP”

    BRUXELLES:

    23, RUE D’ALBANIE, 23

    1899-

  • Prejardhja e emrit Shqiptar! Origjina dhe kuptimi i tij..?

    Prejardhja e emrit Shqiptar! Origjina dhe kuptimi i tij..?

    Pirroja ishte, ndoshta, sundimtari më i shquar i Epirit. Ai, si pasardhës i largët i Akilit, ishte biri i Akidit. Kushëriri i Aleksandrit të Molosisë, që su.ndoi Molosët e Janinës.Fatkeqësisht Akidi u ngatërrua në grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, në fillim humbi mbretërinë e pastaj edhe jetën në vitin 313 para Kr.

    I biri tij, Pirroja në atë kohë vetëm 6 vjeç, u shp.ëtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir të Taulantëve. Në moshë të re ai hipi në fron për një kohë të shkurtër, por u rrëzua shpejt dhe filloi karrierën ush.tarake me Antigonin e Maqedonisë, Komand.antin veteran që kishte shërbyer me Aleksandrin e Madh. Në njërën nga betejat ai u kap r.ob dhe u dërgua si p.eng në Aleksandri.

    Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha për grua të bijën dhe në vitin 296 para Kr.e vuri përsëri në fronin e mbretërisë së tij.Pirro gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë e tij në betejë. Epirotët e quainin “Shqiponjë”.

    Sipas një tradite Shqiptare pretendohet se emri “Shqiptare” (Bij të Shqipes) e ka origjinën nga thënie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdërvjelltësinë e lëvizjes së trupave të tij, ai i përgjigjet me krenari se një gjë të tillë ishte normale, pasi us.htarët e tij ishin “Bijtë e Shqipes”, kështu qenë lëvizjet e tyre. Natyrisht u shembëllënin fluturimeve të madhërishme të mbretit të shpendëve.

    Sipas një versioni tjetër, disi të ndryshëm, kur ush.tarët e tij u thurnin lëvdata sul.meve të tija të guximëshme e të shpejta ata e quanin “Shqiponjë” ai iu përgjigjej se ata ishin krahet e tija , që benin të mundur fluturimin e shpejtë të shqiponjës .

    Thuhet se kjo çoi në adoptimin e këtij emri, të cilin populli shqiptar e përdor edhe sot e kësaj dite. Pra jo “ALBANE” por “Shqiptare” ose “Bij të Shqipes”.

  • In memoriam për Stuart Edward Mann, albanologun që na bekoi me postulatin “Shqipja nuk është vetëm gjuhë, është kujtesë që flet”

    In memoriam për Stuart Edward Mann, albanologun që na bekoi me postulatin “Shqipja nuk është vetëm gjuhë, është kujtesë që flet”

    Nga Albert Vataj
    Sot, më 5 gusht, në këtë ditë përkujtimore të ndarjes nga jeta të Stuart Edward Mann-it, kujtojmë jo vetëm një studiues të shquar të shqipes, por një përfaqësues të atij rralli fisnikërimi akademik që nuk thjeshton, por thellon; që nuk vjen për të cituar, por për të dëgjuar; që nuk mban qëndrim spektator, por bëhet pjesë e asaj që studion.Ai qe një ndërmjetës i dijes dhe një përkthyes i ndjeshmërisë kulturore shqiptare, një shpirt kërkues që u afrua me gjuhën shqipe jo për t’ia matur strukturën, por për t’i zbuluar zemrën. Ai i përkiste atij brezi të filologëve që kuptonin se çdo gjuhë është një univers me kujtesë, me brenga, me dritë, dhe shqipen e trajtoi si një pasuri që duhej trajtuar me kujdesin e një restauratori të objekteve të shenjta.Nga Tirana e viteve ’30, ku dha mësime anglisht në Shkollën Teknike të Harry Fultz-it, e deri te Universiteti i Londrës, ku drejtoi për vite të tëra katedrën e albanologjisë dhe ndikoi në formimin e shumë studiuesve të rinj të shqipes, Mann ndërtoi një urë të qëndrueshme midis shqiptarëve dhe botës akademike anglofone.Në veprën e tij më të njohur, “An Historical Albanian-English Dictionary” (1951), ai shkroi: “Fjalët janë më shumë sesa mjete të komunikimit – ato janë dëshmitarë të historisë.”Në këtë pohim zë vend ideja se për të, gjuha shqipe nuk ishte vetëm sistem fonemash dhe rregullash morfologjike, por një arkiv shpirtëror. Ai e lexonte shqiptimin e një fjale jo vetëm si tingull, por si jehonë e shekujve, si kujtim i një rrëfimi që nuk duhet humbur.Studimet e tij mbi fonologjinë dhe gramatikën historike të shqipes mbeten gurë themeli në albanologji. Por më shumë se për përmbajtjen e tyre, ato vlejnë për shpirtin me të cilin janë shkruar. Mann i qaset shqipes me përvujtërinë e dikujt që njeh thellësinë e një kulture tjetër dhe e trajton atë me nderimin që meriton.Në një nga shënimet e tij personale thuhet se ai e përkufizonte gjuhën shqipe si: “një gjuhë që nuk dëshiron të imponohet, por të mbijetojë me dinjitet.”Ky pohim e bën të qartë se Mann ishte mbrojtës i dinjitetit të një kombi nëpërmjet gjuhës së tij – një zë që na kuptoi pa qenë i yni, një mik që deshi më shumë sesa vizitoi.Fjalorët e tij nuk janë thjesht bashkësi fjalësh të përkthyera, por laboratorë të ndjeshmërisë, ku çdo përkthim është edhe një gjurmë dashurie për mënyrën sesi shqiptarët emërtojnë botën.Në këtë ditë përkujtimore, le ta kujtojmë jo si të huajin që na studioi, por si të afërmin që na kuptoi dhe na bëri të dukshëm në një kohë kur bota nuk i kishte kthyer sytë nga ne. Ai nuk deshi të fliste për Shqipërinë, por të fliste me të.Stuart Edward Mann mbetet një shembull i lartë i asaj që albanologjia duhet të jetë: jo vetëm një disiplinë akademike, por një akt dashurie, një përpjekje për ta bërë të përjetshme kujtesën e një populli përmes gjuhës së tij.Nëse trashëgimia është ajo që jeton pas njeriut, Stuart Mann jeton në çdo përpjekje serioze për të mësuar dhe përkthyer shqipen, në çdo student që merr fjalorin e tij për të kuptuar rrënjën e një fjale, në çdo kujtim që lidhet me përpjekjen për ta ruajtur këtë gjuhë të lashtë e të ndërlikuar.Për këtë arsye, gurët e varrit të tij nuk janë mermer, por faqe librash, fjalorësh, dorëshkrimesh. Janë edhe shpirtra që e përmendin me nderim.“Shqipja nuk është vetëm gjuhë, është kujtesë që flet.”Le të jetë kjo thënie postume, mesazh i përhershëm për ne që duam ta ruajmë këtë kujtesë – me përkushtim, me dije dhe me dashuri, ashtu siç e bëri Stuart Mann.