Tag: shqipërinë

  • PS-PD, debat për korrupsionin, Bardhi: Qeverinë e komandon krimi. Manja: Po baltosni Shqipërinë

    PS-PD, debat për korrupsionin, Bardhi: Qeverinë e komandon krimi. Manja: Po baltosni Shqipërinë

    Pavarësisht se reforma në drejtësi është vlerësuar nga aktorët ndërkombëtarë, opozita mendon të kundërtën.
    Në tryezën e komitetit parlamentar të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-Bashkimi Evropian, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi solli në vëmendje një sërë çështjesh që sipas tij në thelb kanë korrupsionin e sjellë nga keqqeverisja.
    “Vështirë të evidentosh ndonjë progres gjatë qeverisjes së partisë në pushtet. Parlamenti dhe qeveria nuk kane legjitimitet demokratik. Grupet kriminale perdorin ekonomine shqiptare per pastrim parash sidomos në sektorin e ndërtimit.”

    Por në emër të mazhorancës, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se këto akuza thjesht baltosin figurën e Shqipërisë.
    “Por dua ta nis me keqardhje sepse dallimet tona politike nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë. Të mbështesë integrimi në BE pasi ke hedhur një mal me akuza dhe e ka bërë baltosur Shqipërinë nuk më duket qasje e sinqertë.”
    Të njëjtën linjë mbajti dhe kreu i grupit socialist Taulant Balla, i cili i rikujtoi opozitës, se ndërkombëtarët kanë dijeni për çdo punë të bërë nga Shqipëria.
    “Europianet I lehtesojne vete raportet per shqiperine e nuk kane nevoje qe tua lexojme ne ne shqip.”
    Ndërkaq, në emër të Komisionit Europian, Andreas Schider u shpreh se Shqipëria ka bërë progres të qartë në fushën e drejtësisë ndërsa vuri theksin tek bashkëpunimi mes aktorëve politikë.
    /vizionplus.tv

  • “Balluku është nën hetim nga SPAK”/ Manja i përgjigjet Bardhit: Ke baltosur Shqipërinë, ke hedhur një mal me akuza

    “Balluku është nën hetim nga SPAK”/ Manja i përgjigjet Bardhit: Ke baltosur Shqipërinë, ke hedhur një mal me akuza

    Sot është dita e dytë e takimit të 20-të të komitetit parlamentar të stabilizim asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi janë përfshirë në një debat, pas deklaratave të këtij të fundit.
    Gjatë fjalës së tij, Bardhi u shpreh se ‘Belinda Balluku është nën hetim nga SPAK. Socialisti u shpreh nuk ka një qasje të mbështesë integrimin në BE pasi sipas tij ka hedhur një mal me akuza dhe ka baltosur Shqipërinë.
    “Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë”, tha ndër të tjera Bardhi.
    Manja u përgjigj duke thënë se “Dua ta nis me keqardhje sepse dallimet tona politike nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë. Të mbështesë integrimi në BE pasi ke hedhur një mal me akuza dhe e ka bërë baltosur Shqipërinë nuk më duket qasje e sinqertë.
    Por gjithsesi në cilësinë e përfaqësuesi të maxhorancës kemi përgjegjësi të mbyllë me sukses të gjitha kapitujt që kemi hapur. Qasja jonë ka qenë e qartë ne nuk duam asnjë gjë nëse nuk e meritojmë në këtë proces”.

    Top Channel

  • Raportuesi i BE: SPAK i pavarur, por duhen burime dhe trajnime; PS thirrje opozitës: Të zgjedhim Shqipërinë!

    Raportuesi i BE: SPAK i pavarur, por duhen burime dhe trajnime; PS thirrje opozitës: Të zgjedhim Shqipërinë!

    Raportuesi i BE-së për Shqipërinë Andreas Schieder theksoi sot, 29 tetor, se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë është tashmë operacional, por funksionon me kufizime për shkak të vendeve vakante, pas procesit të vettingut.
    Ai nënvizoi nevojën për të zgjeruar fushën e trajnimeve në gjyqësor dhe për të përmirësuar burimet njerëzore dhe financiare. Vlerëson gjithashtu progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, siç evidenton raporti i Komisionit Europian.
    Sipas Schieder, është shumë me rëndësi që Shqipëria ka miratuar strategjinë antikorrupsion, 2024-2030.
    “SPAK është një nga institucionet që është themeluar, është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht dhe në mënyrën e operimit të vet, unë jam politikan dhe gjithmonë kjo hapësirë kërkon diskutim, mirëpo duhet të pranojmë se institucionet e pavarura marrin vendimet e tyre, dhe në fund nuk është SPAK-u që i fut njerëzit në burg, por janë gjyqtarët që vendosin për rastet. Ka kritikë për numrin e kufizuar të personelit dhe kohëzgjatjes së mandateve, është çështje ku duhet punuar, ku bëhet fjalë për ndjekjen penale dhe paraqitjen apo thirrjen në gjykatë, lidhet me burimet dhe vështirësinë e rasteve”, deklaroi ai duke veçuar problematikat dhe progresin e bërë.
    Nuk la pa përmendur raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit.
    “Ka edhe probleme të tjera që janë adresuar në raportin e OSBE/ODIHR-it, ligji për zgjedhjet dhe transparenca që duhet të jetë te mediat, që duhet rregulluar. Po ashtu rregullorja për financimin e fushatave”, tha Schieder.
    Nga ana tjetër, Taulant Balla tha se:
    “Ne kurrë, nuk duhet të bëjmë ndonjë deklaratë apo të hyjmë në ndonjë rast që i takon drejtësisë. Ne me rezolutën që do të miratojmë nesër në Kuvend, vlerësojmë rezultatet e arritura nga SPAK, si rezultate të mira dhe nxisim vazhdimin e punës. Apeli im është që edhe kolegët e opozitës ta votojnë nesër rezolutën. Jemi në kohën që mes partisë dhe Shqipërisë, të zgjedhim Shqipërinë”, kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
    Sa i përket reformës në drejtësi, tha se ajo është historike. Ndërsa për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se janë vlerësuar nga OSBE/ODIHR-i si konkurruese.
    “Këta europianët i lexojnë vetë raportet për Shqipërinë, nuk ka nevojë t’ua themi ne në shqip. Kur kam qenë në opozitë e kam bërë ndoshta edhe unë këtë gabim, që t’ua lexoj gabim raportin, por koha ka treguar se është moment historik, ta shohim anëtarësimin si fitore të Shqipërisë, jo shumicës”, e mbylli fjalën e tij Balla.

  • “Të gjithë në BE e duan Shqipërinë anëtare”/ Eurodeputetja Alba Kokalari: Moment historik

    “Të gjithë në BE e duan Shqipërinë anëtare”/ Eurodeputetja Alba Kokalari: Moment historik

    E pranishme në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ishte edhe eurodeputeja Alba Kokalari, e cila tha se vendi ynë është në një moment historikë.

    “Të gjithë në BE e duan Shqipërinë si anëtare”- tha eurodeputetja, “dhe se të gjithë në Bruksel flasin se duhet ta marrim Shqipërinë në BE-në”.
    “Është krenari që te jem këtu sot, në rrënjët e mia. Do u thoja edhe opozitës dhe mazhorancës, që jeni në një moment historik të Shqipërisë dhe këtë po e them jo vetëm si përfaqësuese e Suedisë por edhe me gjithë zemër që kam vend.
    Për gjenerata Shqipëria ka luftuar kundër shtypjes dhe tani ju e keni mundësinë më të madhe që Shqipërinë ta ktheni aty ku e ka vendin, në BE. Për disa vite ju mund të bëheni kolegët tanë në BE. E di që keni pasur debat deri në orën 2, është mirë që Parlamenti tenton që të funksionojë, por do te thoja që ajo që ju po tentoni të bëni ju tani, do të shkojë përtej mandatit tuaj.
    Kjo është një punë që do bëhet për gjenerata të tëra që do të vijnë dhe ju inkurajoj që të leni anash mosmarrëveshjet politike dhe të bëni atë që është e nevojshme për vendin tuaj. Unë nuk kam parë një moment të tillë në BE, ku të gjithë e duan Shqipërinë në BE. Të gjithë në Bruksel flasin se duhet ta marrim Shqipërinë në BE-në dhe tani është në dorën tuja. Kjo është një punë e mirëfilltë. Ju duhet të miratoni ligje dhe t’i zbatoni ato. E di që zbatimi nuk është i lehtë, se edhe ne në BE kemi probleme me zbatimin”, tha Kokalari.

    Top Channel

  • “E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD reagon pas katër ngjarjeve të rënda: Tregojnë gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi

    “E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD reagon pas katër ngjarjeve të rënda: Tregojnë gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi

    Partia Demokratike e ka cilësuar sot si një “tjetër të martë të zezë” për Shqipërinë, pas serisë së 4 ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin.

    Sipas PD-së, ‘tri vrasje me thikë në Durrës, Tiranë dhe Berat, si dhe një i plagosur me tritol në Shkodër, tregojnë për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe për humbjen e kontrollit nga qeveria aktuale’.
    “Dita e sotme është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.
    Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
    Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.
    Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.
    Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje”-thuhet në reagimin e PD.

    Top Channel

  • “E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD ‘shpërthen’ ndaj qeverisë: Kjo është gjendja e terrorit ku është zhytur vendi

    “E martë e zezë për Shqipërinë”/ PD ‘shpërthen’ ndaj qeverisë: Kjo është gjendja e terrorit ku është zhytur vendi

    selia blu-partia demokratike

    TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjet kriminale që ndodhën ditën e sotme, duke e cilësuar si një “tjetër të martë të zezë” për Shqipërinë. Në një deklaratë publike, PD dënon çdo akt dhune, ndërsa bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi. Sipas PD-së, ngjarjen që tronditën vendin sot “tregojnë për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe për humbjen e kontrollit nga qeveria aktuale”.

    Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
    Dita e sotmë është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’.
    Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.
    Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.
    Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.
    Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje.

  • E martë e zezë për Shqipërinë – PD: Në shtetin e “Ramaduros” ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

    E martë e zezë për Shqipërinë – PD: Në shtetin e “Ramaduros” ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

    Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda që tronditën vendin këtë të martë, duke e cilësuar ditën si një “të martë të zezë për Shqipërinë”.Në një deklaratë për mediat, selia blu shprehet se vala e krimeve dhe dhunës që përfshiu disa qytete të vendit tregon, sipas saj, humbjen e plotë të kontrollit nga qeveria dhe gjendjen e pasigurisë ku jetojnë qytetarët.
    “Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në Shkodër, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’,” – thuhet në reagimin e PD-së.
    Opozita dënoi me forcë aktet e dhunës, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke kërkuar që drejtësia të veprojë me paanshmëri e profesionalizëm për të shmangur çdo formë vetëgjyqësie.
    PD akuzon Policinë e Shtetit për rolin pasiv ndaj kriminalitetit në vend, duke e cilësuar “Polici të narkoshtetit”, që sipas saj “ka humbur ndjeshmërinë ndaj qytetarëve dhe rendit publik”.
    “Dhuna nuk është zgjidhja, por as një qeveri dhe polici që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve. Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje,” – përfundon deklarata e PD-së.
    Kjo deklaratë vjen në një ditë me ngjarje të rënda në disa qytete të vendit, ku tre persona humbën jetën në episode të ndara dhune dhe një tjetër u plagos rëndë nga shpërthimi i një tritoli në Shkodër.

  • “E martë e zezë” për Shqipërinë, PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje…

    “E martë e zezë” për Shqipërinë, PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje…

    Partia Demokratike ka reaguar pas serisë së ngjarjeve të rënda që tronditën vendin këtë të martë, më 28 tetor 2025, duke e cilësuar ditën si një “të martë të zezë” për Shqipërinë. 
    Në harkun kohor të vetëm pak orëve, tre persona mbetën të vrarë me thikë në Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa në Shkodër një tjetër u plagos nga shpërthimi i një sasie tritoli. Në një deklaratë zyrtare për mediat, PD akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama për humbjen e kontrollit mbi rendin publik dhe për krijimin e një klime të frikës dhe pasigurisë në çdo cep të vendit. 
    “Dita e sotme është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’. Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi. 
    Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik. Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje.”, thuhet në reagimin zyrtar të selisë blu. 
    Ngjarjet e ditës: tre vrasje në pak orë 
    Dita e martë rezultoi dramatike për Shqipërinë, me tre vrasje brenda disa orësh. Në Durrës, një 25-vjeçar me probleme të shëndetit mendor vrau të atin pas një konflikti në banesë. 
    Në Tiranë, një debat mes dy kolegëve në një lokal në zonën e Komunës së Parisit përfundoi tragjikisht, pasi 41-vjeçari që punonte si picier goditi për vdekje me thikë kuzhinierin 34-vjeçar. 
    Në Berat, një konflikt absurd për një kalë u kthye në përplasje fatale, ku një 42-vjeçar nga Tirana humbi jetën, ndërsa autori, një 63-vjeçar me precedentë penalë në Greqi, është ende në kërkim. 
    Ndërkohë, në Shkodër, një shpërthim tritoli plagosi një person. Hetimet për të gjitha ngjarjet vijojnë nga policia dhe prokuroria. 

  • “Ka ende shumë punë për të mbyllur kapitujt”, raportuesi për Shqipërinë në PE, Schieder: E njoh Shqipërinë, procesi i zgjerimit është shumë angazhues

    “Ka ende shumë punë për të mbyllur kapitujt”, raportuesi për Shqipërinë në PE, Schieder: E njoh Shqipërinë, procesi i zgjerimit është shumë angazhues

    Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder mbajti fjalën e tij gjatë takimit të Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE në Tiranë.

    Schieder tha se e njihet mjaftë mirë vendin tonë dhe se kishte parë shumë zhvillime të ndodhura në Shqipëri.
    Ai deklaroi se Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse e proceseve por megjithatë ka ende shumë punë për të mbyllur kapitujt edhe se procesi i zgjerimit evropian është ende shumë angazhues.
    “E njoh Shqipërinë prej një kohë shumë të gjatë dhe kam parë shumë zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend dhe mendoj që është e rëndësishme veçanërisht kur flasim për procese që do na lidhin në të ardhmen, të vlerësojmë punën e bërë deri më tani. Madje edhe po të shkojmë përmes qytetit të Tiranës do të shohim thjesht qytetarët, por edhe standardin e jetesës, sa është zhvilluar vendi vetëm në disa vite.
    Të shohim se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, Tiranën apo Brukselin. Politika gjithmonë sjell shumë çështje për të diskutuar. Procesi i zgjerimit evropian është shumë angazhues. Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse e proceseve. Ka ende punë për të mbyllur kapitujt, por edhe atëherë nuk mbaron punë. Zbatimi tregon se çfarë kuptojnë qytetarët që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Ka të bëjë me legjislacionin e BE-së, politikat e huaja, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, mjedisin, çështjet sociale, punën dhe standardet e jetesës”, tha Schieder.

    Top Channel

  • Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit, ministrja: Propozimin e çova te kryeministri, Rama ka punuar me të njëjtin pasion për Shqipërinë dhe Kosovën

    Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit, ministrja: Propozimin e çova te kryeministri, Rama ka punuar me të njëjtin pasion për Shqipërinë dhe Kosovën

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Liburn Aliun si drejtor të ri të Portit të Durrësit. Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi eksperiencën e gjatë të Aliut në fushën e arkitekturës, politikës dhe qeverisjes, si dhe vizionin e tij për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
    Balluku tha se kreu i qeverisë Edi Rama e miratoi menjëherë propozimin e saj për të emëruar në krye të Portit të Durrësit Aliun dhe tha se shefi i qeverisë historikisht ka punuar për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtin pasion, me qëllimin për t’i parë në lartësinë e duhur.
    Belinda Balluku: Liburn Aliun e kam njohur vite më parë. Arkitekt në profesion, me një karrierë të gjatë në politikë, dy mandate deputeti, katër vite ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Instrastrukturës dhe një mik i mirë që Kosovën dhe Shqipërinë e ka parë si një treg të përbashkët të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor. Në fillim të shtatorit e pyeta nëse do të kishte interes që të kontribuonte për Shqipërinë dhe si rrjedhojë edhe për Kosovën.

    Ma ngrohu direkt zemrën sepse iu duk një propozim interesant. Këtë propozim e çova te kryeministri. Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtën dëshirë, për t’i parë shqiptarët në lartësinë që ata e meritojnë. Nuk është hera e parë që qytetarë të Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin shqiptar. Liburn Aliu është më i spikaturi dhe sot merr stafetën dhe rrugëtimi që do të na çojë drejt realizimit të një plani strategjik për transportin e tij do të jetë në duart e tij.
    Nga ana tjetër, Liburn Aliu u shpreh i nderuar për besimin e dhënë, duke e cilësuar Portin e Durrësit si “portin e të gjithë shqiptarëve” dhe duke theksuar nevojën për modernizimin dhe zgjerimin e tij si një projekt i përbashkët zhvillimi për të dy vendet.
    Liburn Aliu: Jam i nderuar që jam sot këtu dhe jam i nderuar nga qeveria e Shqipërisë për një detyrë që më është dhënë dhe më është besuar dhe është mjaft sfiduese. Porti i Durrësit është port i gjithë shqiptarëve, i gjithë rajonit. Kosova pjesën dërrmuese të mallrave e merr përmes Portit të Durrësit.  
    Është e domosdoshme që ky port të modernizohet dhe të zgjerojë kapacitetet. Kjo do të ndihmonte që të dyja vendet të bëhen më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të sigurta. Këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe uroj që të kemi sukses dhe pas tre vitesh urojmë që portin e mallrave ta shohim të realizuar./vizionplus.tv