“VOTO 5, bashkoje votën tënde me mua e me PS, për Shqipërinë që meriton vendin e saj si e barabartë mes të barabartësh, në sofrën e madhe të qytetërimit europian”, shkruan Kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë ka ndarë një foto, ku shihet Statuja e Lirisë në New York, Kulla Eiffel në Paris, Big Beni në Londër, Kulla e Pizës në Itali, si dhe statuja e Skënderbeut në Tiranë, ndërsa bën thirrje për të votuar numrin 5 më 11 maj për Shqipërinë Evropiane.
Tag: shqipërinë
-

Kryeministri: Bashkoje votën me mua dhe PS-në (FOTO)
-

“Dyndje turistësh në Shqipëri”/ The Telegraph: Destinacioni i ri në Europë drejt ‘mbiturizmit’! Mos të bëhet si Spanja
E përditshmja britanike “The Telegraph” e Londrës, me një prirje për lajme që nxijnë përgjithësisht Shqipërinë dhe shqiptarët, për çështjet e emigracionit, këtë të diel botoi një shkrim me përshtypje udhëtimi të gazetares Rebbecca Astil, e cila dukshëm e pasponsorizuar, vlerëson lart shndërrimin e Shqipërisë në një nga destinacionet më të mëdha turistike në Evropë dhe shtimin ndër vite të turizmit masiv drejt Shqipërisë.
Ajo përmend veçanërisht Ksmailin dhe dyndjen në atë që e quan në mënyre shabllon si fshat turistik, por që vetëm fshat nuk është, e deri diku është gazetarja britanike, në sintoni të pakoordinuar me shqetësimin e kryeministrit Rama për një resort turistik, të shfaqur se fundmi në fushatë.
Por, “The Telegraph” ngre me shqetësim disa pikëpyetje realiste, pasi mendon se Shqipëria është ne korsinë e shpejtë drejt një tmerri nga mbiturizmi, shqetësim ky i ngritur nga shume njohës të fushës se turizmit në Shqipëri që nuk duan që Shqipëria të shndërrohet në Spanjën e dekadës së ardhshme.
Gjithsesi, shkrime të tilla, edhe pse tingëllojnë si kambane për veshët e autoriteteve dhe operatorëve turistikë shqiptarë, ato padyshim ndikojnë tek opinioni britanik në kuriozitetin për të vizituar dhe pushuar në këtë vend ekzotik, të panjohur sa duhet, deri para pak kohesh dhe me një stigmë paragjykuese.
Linjat e fluturimeve me Londrën dhe qytetet britanike deri në Skoci janë të përditshme dhe shkojnë në disa dhjetëra në jave, e shumica nga përvoja personale edhe në dimër janë mbi gjysma me anglezë, që Shqipërinë e gjejnë mjaft interesante, të lirë dhe të bukur, sikurse vazhdojnë ta gjejnë dhe shijojnë edhe Spanjën, modelin që “The Telegraph”, në varësi të këndvështrimit e shikon si modelin që duhet shmangur.Top Channel
-

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian
Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e votimit është votë për Shqipërinë në BE.
Kreu i qeverisë, ftoj qytetarët të votojnë numrin 5, siç tha ai “bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
“Voto 5. Bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë, tek kutia në qendër të fletës së votimit, me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, tha Rama. -

Basha ironizon programin e Ramës: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar programin e kryeministrit Edi Rama.
Nga takimi me shqiptarët në Londër, Basha thotë se Rama ‘premtoi Shqipërinë 2030, por ka investuar tek 313-ta’.
“O Rame, çfarë të të them, këta janë shqiptarët e Londrës. E nisën këta, pa e nisur unë. Ke premtuar Shqipërinë 2030, por ke investu tek Shqipëria 313, o Rame.
Kështu që edhe këtu nga Londra, pyesin: ku i ke shokët Rame? 7×7=313” – shprehet Basha.Top Channel
-

Basha ironizon Ramën: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar programin e kryeministrit Edi Rama. Nga takimi me shqiptarët në Londër, Basha thotë se Rama ‘premtoi Shqipërinë 2030, por ka investuar tek 313-ta’.
“O Rame, çfarë të të them, këta janë shqiptarët e Londrës. E nisën këta, pa e nisur unë. Ke premtuar Shqipërinë 2030, por ke investu tek Shqipëria 313, o Rame.Kështu që edhe këtu nga Londra, pyesin: ku i ke shokët Rame? 7×7=313”, shprehet Basha.
-

Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek…
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar programin e kryeministrit Edi Rama nga takimi me shqiptarët në Londër. Në videon që nis me thirrjet e të pranishmëve 7×7=313, Basha i çon mesazh Ramës duke thënë se premtoi Shqipërinë 2030, por ka investu tek 313-ta.
“O Rame, çfarë të të them, këta janë shqiptarët e Londrës. E nisën këta, pa e nisur unë. Ke premtuar Shqipërinë 2030, por ke investu tek Shqipëria 313, o Rame. Kështu që edhe këtu nga Londra, pyesin: ku i ke shokët Rame? 7×7=313” – shprehet Basha. -

Rama: Edhe këtu në Kretë keni njerëz që shkojnë pas “bufit të kënetës”…
Edi Rama theksoi në Kretë se duhet që me 11 maj te bashkohemi bashkë që të fusim Shqipërinë në BE. E di që ka edhe këtu njerëz që ndjekin “bufin e kënetës, por duhet tu thoni se duhet të votojmë që Shqipëria të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe të futemi në Europë.
Kryeministri tha se “Nëpër rrugët e Kretës keni edhe ju ata të kënetës e kur t’ju thonë pse nuk e futi 12 viteve Rama në BE Shqipërinë, thojini i hapëm negociatat vjet. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e kanë nisur shumë më parë se ne këtë proces. Por ne jemi përpara tani. Atyre të kënetës që ju dalin nëpër cepa të lagur, jepuni një peshqir, jepuni dorën, ngrohni zemrën dhe thojini të braktisin bufin e kënetës, fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuq e zi më 11 maj”. -

Rama shpalosi programin e PS, reagon PD: Kryeministri gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë!
Kryeministri Edi Rama, gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi sot programin e PS-së për Shqipërinë 2030, me të cilin do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit.
Menjëherë ka reaguar edhe Partia Demokratike, duke e quajtur këtë program një kopje të atij të opozitës.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Rama prezantoi programin e tyre dhe se ai pranoi që është i realizueshëm.Ai shtoi se tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë.
Postimi i plotë:
Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!
Padashur sot, duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.
Por për tu realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.
Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.
Me PD pas 11 Majit:
Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.
Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.
Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.
Do të dyfishojmë pensionet.
Voto nr.1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”/vizionplus.tv

