Punimet në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj në Shkodër vijojnë me intensitet të lartë, për zgjerimin e saj dhe kthimin në një aks bashkëkohor për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, por edhe për zhvillimin e zonës atraktive dhe turizmit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot (28 korrik) pamje nga këto punime, duke e cilësuar një investim të rëndësishëm infrastrukturur që jo vetëm nxit turizmin, por lidh edhe Shqipërinë me Malin e Zi.
“Kantieri i rrugës Shirokë-Zogaj në Shkodër, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, në rrjetin social Facebook
Tag: shqipërinë
-

Lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe zhvillon turizmin, punime me ritme të larta në rrugën Shirokë-Zogaj
-

BE financon FA me 15 milionë euro, Gonzato: Shqipëria, partner i afërt dhe i qëndrueshëm
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka quajtur Shqipërinë një “partner të afërt dhe të qëndrueshëm” për politikën e jashtme dhe sigurinë e bllokut europian.
Postimi i tij i fundit në rrjetin social Twitter mori për referencë një njoftim të fundjavës, kur Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e dytë të asistencës për Forcat e Armatosura Shqiptare.
15 milionë euro u ndanë për vendin nga Mekanizmi Europian për Paqen, duke e çuar në 28 milionë euro totalin e ndihmës për Shqipërinë.
“Një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit BE–Shqipëri në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria është një vend partner i afërt dhe i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian në politikën e jashtme dhe të sigurisë,” shkroi ambasadori Gonzato.
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kalla, po ashtu e konsideroi Shqipërinë një kontribues të rëndësishëm në operacionet e BE-së, duke qenë edhe aleat i NATO-s.
“Forcimi i bashkëpunimit për sigurinë dhe mbrojtjen me Shqipërinë forcon drejtpërdrejt stabilitetin, sigurinë dhe paqen e Europës,” theksoi znj. Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, njëkohësisht edhe presidentja e Këshillit të Punëve të Jashtme.
Marrëveshja për një partneritet të ri BE–Shqipëri në fushën e sigurisë u firmos në nëntor të vitit 2024, ndërsa në prill 2025 filloi Dialogu i përbashkët për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Ndihma e parë prej 13 milionë euro iu shpërnda Shqipërinë në korrik 2024 nëpërmjet Mekanizmit të krijuar rreth tri vite më herët, në vitin 2021. -

Zjarret përfshijnë Shqipërinë, Rama falënderon strukturat në terren: Të gjithë janë në gatishmëri
Ndërsa vatrat e zjarrit vazhdojnë të përfshijnë Shqipërinë nga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësimin e tij për të gjitha strukturat që po luftojnë për të vënën nën kontroll flakët. Rama falënderoi forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, të cilat prej javësh ndodhen në terrene të vështira malore për të ndaluar përhapjen e zjarreve.
Vlerësim, kryeministri, shprehu edhe për kryepolicin e Delvinës, Agim Troci, i cili u lëndua gjatë përpjekjeve për të shuar flakët që dolën jashtë kontrollit në disa fshatra të zonës.
“Me falënderim e respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit, po ashtu me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci, që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën. Po ashtu për zjarrfikësit, forcat e Urgjencës Kombëtare dhe të Emergjencave Civile, të cilët janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare”, shkroi Rama.
Prej javësh, vendi po përballet me vatra të shumta zjarresh, ku në disa raste janë rrezikuar banesa dhe biznese. Pas evakuimit të tre fshatrave në Delvinë disa ditë më parë, një situatë e ngjashme është shënuar edhe në zonën e Borshit, ku flakët janë afruar shumë pranë banesave dhe objekteve hoteliere ku ndodhen pushues.
Për shkak të situatës kritike, janë bërë evakuime të 40 banorëve dhe pushuesve, ndërsa vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për të vënë flakët nën kontroll. -

“Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë
Revista prestigjioze e biznesit “Forbes” u sugjeron amerikanëve Shqipërinë si një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar, ku njëherësh e konsideron si një nga vendet ballkanike më miqësore për këta shtetas.
“Teksa turizmi përballet me reagime negative në shtete të tjera, ky komb ballkanik i përqafon dhe i mirëpret amerikanët, duke ofruar mikpritje të pakrahasueshme dhe politika lehtësuese të vizave në rajon.”
“Forbes” shkruan se, me një vijë bregdetare mahnitëse, rrënoja të lashta dhe kosto të ulët jetese, Shqipëria po bën bujë veçanërisht në mesin e udhëtarëve amerikanë dhe nomadëve dixhitalë.
“Riviera Shqiptare është bërë virale në mediat sociale për shkak të ujërave të saj mahnitëse ngjyrë bruz dhe vijës bregdetare të bukur që rivalizon ishujt grekë, por kushton shumë më pak. Qytete si Vlora ofrojnë jetë në bregdet pa turma turistësh ose çmime të fryra të pasurive të patundshme që gjenden diku tjetër në Evropë”.
“Megjithatë, ajo që e dallon vërtet Shqipërinë është dashuria e saj e sinqertë për amerikanët. Në vitin 2007, George W. Bush u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që vizitoi vendin. Udhëtimi i tij u prit me gëzim”, shkruan revista prestigjioze e biznesit “Forbes”.
“Teksa shumë vende evropiane zbatojnë kufizime të rrepta për vizat Shengen, Shqipëria shtron tapetin e kuq. Qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë për një vit të plotë pas mbërritjes, pa pasur nevojë për dokumente, tarifa ose aplikim për vizë. Është një ofertë e jashtëzakonshme krahasuar me shumicën e vendeve të tjera, të cilat lejojnë vetëm qëndrim nga 1 deri në 3 muaj”./ Klan News -

Serbia shqetësohet nga bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri
Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë kroate, patrullon Vrbnicën, një fshat në kufirin me Shqipërinë.“Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore brenda misionit KFOR të udhëhequr nga NATO planifikuan dhe kryen patrullime në Vrbnica në pjesën jugore të zonës së përgjegjësisë”, shkroi misioni KFOR në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.Sipas KFOR, patrullime të tilla kryhen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet.“Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërsa bashkëveprimi i rregullt me popullsinë lokale ndihmon në forcimin e besimit në KFOR dhe përforcon rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratë.Mediat afër Beogradit theksojnë se një stërvitje e tillë është pjesë e planit të nënshkruar në fillim të këtij viti, midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë kroate, patrullon Vrbnicën, një fshat në kufirin me Shqipërinë.“Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore brenda misionit KFOR të udhëhequr nga NATO planifikuan dhe kryen patrullime në Vrbnica në pjesën jugore të zonës së përgjegjësisë”, shkroi misioni KFOR në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.Sipas KFOR, patrullime të tilla kryhen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet.“Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërsa bashkëveprimi i rregullt me popullsinë lokale ndihmon në forcimin e besimit në KFOR dhe përforcon rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratë.Mediat afër Beogradit theksojnë se një stërvitje e tillë është pjesë e planit të nënshkruar në fillim të këtij viti, midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.
-

Hashim Thaçi: Rama po bën historinë evropiane të shqiptarëve, mbështeti dhe mbrojti Kosovën
Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për Klan Kosova, ku flet edhe për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Ramaa. Thaçi vlerëson rrugën që vendi ynë ka bërë drejt BE-së, ku thekson se Edi Rama po bën historinë evropiane të shqiptarëve.Adriatik Kelmendi: Çfarë mesazhi do t’u dërgonit liderëve aktualë të Kosovës, për shtyrjen përpara të vizionit tuaj për shtetin?
Hashim Thaçi: Ripërsëris shpreh vetëm opinion, të ketë më shumë dashuri për shtetin dhe popullin, më shume dialog, tolerancë, bashkëpunim, respekt për njeri tjetrin. Dallimet politike do duhej t`i shndërrojnë në motiv për punë më cilësore, shteti mund të ndërtohet fuqishëm edhe ndërkundërshti, por këto kundërshti të kuptohen dhe respektohen si garë për punë më të mirë, e jo për të penguar njëri-tjetrin, duke e paguar çmimin Kosova. Liderët janë të përkohshëm. Kosova është e përjetshme.
Shqipëria! Pas tri dekadash me ngritjet dhe rëniet e veta, Shqipëria po e përmbyll në mënyrë mbresëlënëse tranzicionin demokratik.
Sot, Shqipëria është një vend i respektuar dhe i besueshëm nga bashkësia ndërkombëtare. Është nder kur shihje Shqipërinë të udhëhiqte takimet e Këshillit të Sigurimit, me agjendë të koordinuar me SHBA-të dhe fuqitë tjera perëndimore. Shqipëria e zhveshi para botës agresionin rus në Ukrainë.
Shqipëria e mbështeti, mbrojti dhe afirmoi fuqishëm dhe dinjitetshëm shtetin e Kosovës. Shteti i Kosovës duhet t`i kontribuojë fuqizimit të Shqipërisë, e jo ngatërrimit të saj në rrugën evropiane. Shqipëria të mos kuptohet dhe trajtohet me mentalitet të lagjes së një cepi kombëtar, por në rrafshin gjeopolitik, ashtu siç edhe është shtet i respektuar anëtar i NATO-së. Sot, roli i Shqipërisë në rajon është lider në iniciativa për paqe dhe zhvillim.
Shqipëria me gjithë vështirësitë ka rienergjizuar konsolidimin e institucioneve demokratike, po i fuqizon reformat në politikë, drejtësi dhe ekonomi. Me këtë ecje është në rrugë të sigurt dhe të shpejt për anëtarësim në Bashkim Evropian. I mbetet vetëm standardizimi evropian. Shih vonesat që po i ndodhin Serbisë, Mali të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë… të gjithë ishin para Shqipërisë, ndërruan pozicionet. Shqipëria po udhëheq bindshëm rrugëtimin evropian nga vendet e rajonit.
Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, zotimi i Kryeministrit Rama për të organizuar Samitin e NATO-s në Tiranë në 2027 është impresiv dhe historik, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria në vetëm pak vite më parë nga një shtet i përçmuar dhe i tallur nga shumë anë, sot është shndërruar adresë – shembull i mirë i ndërtimit të historisë euroatlantike.
Vrullshëm Shqipëria po bëhet atraktive. Është fantastike, të lexoj artikuj apo shoh dokumentarë në mediumet më prestigjioze të botës për impresionin e turizmit historik-kulturor, bregdetar, malor, me plot bukuri dhe mundësi të reja. Të gjithë këta faktorë dhe të tjerë e kanë bërë Shqipërinë më të qasshme, më komode e më konkurruese. Pengesa e vetme për vonesat eventuale për një të ardhme të shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën mund të jenë vetëm shqiptaret.
Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore. Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve. -

Zjarret bllokojnë përkohësisht edhe doganën e Goricës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut
Pas bllokimit të punës në Kakavijë që lidh Shqipërinë me Greqinë, zjarret kanë shkaktuar të njëjtën problematikë edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut në doganën e Goricës.
Mësohet se në doganën e Goricës në Pustec është bllokuar kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Kurse mjetet e tjera mund të vazhdojnë qarkullimin.
Shkak është bere një vatër zjarri në pjesën maqedonase, në të dy krahët e rrugës, duke krijuar rrezik për mjetet.
Dogana Shqiptare dhe ajo Maqedonase kanë bllokuar deri në një moment të dytë kalimin në këtë doganë.
Zjarri ndodhet në afërsi të territorit shqiptar, ndërsa autoritet fqinje po ndërhyjnë për të neutralizuar flakët. -

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e sotëm të Brukselit, për hapjen e negociatave për grupkapitullin e pestë me Shqipërinë, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin.
Spiropali shkruan se Shqipëria është pranë përmbylljes së hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave me BE-në.
Ajo shtoi se Kuvendi do të mbështesë fuqishëm këtë proces dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për anëtarësimin e vendit në BE deri në vitin 2030.
Reagimi i Spiropalit:
Ftesa e Presidencës Daneze për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave.
Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE. -

BE hap grupkapitullin e fundit të negociatave/ Rama: Shqipëria nuk ndalet!
Bashkimi Europian hapi grupkapitulin e fundit të negociatve për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama konfirmoi se presidenca daneze e BE-së ka marrë autorizimin të ftojë Shqipërinë për të paraqitur pozicionin e saj negociues lidhur me kapitujt e fundit. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin.
Edi Rama: Shqipëria nuk ndalet! Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni.
Në fillim të muajit shtator pritet të zhvillohet edhe konferenca e 6 ndërqeveritare, ndërsa Shqipëria pret antarësim të plotë brenda vitit 2030. -

BE hap grupkapitullin e fundit të negociatave, Rama: Shqipëria nuk ndalet!
Edi Rama
TIRANË-Bashkimi Europian hapi grupkapitulin e fundit të negociatve për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama konfirmoi se presidenca daneze e BE-së ka marrë autorizimin të ftojë Shqipërinë për të paraqitur pozicionin e saj negociues lidhur me kapitujt e fundit. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin.
Edi Rama: Shqipëria nuk ndalet! Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni.
Në fillim të muajit shtator pritet të zhvillohet edhe konferenca e 6 ndërqeveritare, ndërsa Shqipëria pret antarësim të plotë brenda vitit 2030.