Tag: shqipërie

  • Në Universitetin e Kopenhagenit, Spiropali: BE-ja mundësi për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë, jo arratisje

    Në Universitetin e Kopenhagenit, Spiropali: BE-ja mundësi për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë, jo arratisje

    Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”.

    Në bashkëbisedimin e saj me studentë dhe përfaqësues të botës akademike, Spiropali theksoi se “rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar”.

    Një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, sipas Spiropalit, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në.
    Postimi i plotë:

    E ftuar në Universitetin e Kopenhagenit, ku theksova se rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë, të zhvilluar, të hapur, konkurruese, moderne, me mundësi për njerëzit e saj, si potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE.

  • Rama: Qytetarët braktisën Shqipërinë me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike

    Rama: Qytetarët braktisën Shqipërinë me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike

    Edi Rama ka zhvilluar një takim falënderues me qytetarët në Sheshin Skënderbej në Tiranë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë bën dhe nuk ndalet duke u ngjitur lart e më lart, me Shqipërinë që vetëm shan e mallkon, duke u ulur sipas tij, poshtë e më poshtë.
    Në vijim të sulmeve të tij ndaj opozitës, Rama tha gjithashtu se shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë, të udhëhequr me krenari dhe një Shqipërie me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike (duke etiketuar këtu opozitën).

    ”Shqiptarët vendosën të na i besojnë ne, Partisë Socialiste, mandatin e katërt. Ne mbollëm edhe më shumë besim te Shqipëria, prandaj mblodhëm më shumë besim nga shqiptarët. Ne mbollëm krenari edhe më të madhe për Shqipërinë Europiane që po ndërtojmë, prandaj mblodhëm votat referendare për Shqipërinë që do ta anëtarësojmë në BE.
    Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë, të udhëhequr me krenari dhe të qeverisur me vendosmëri në rrugën e mundimshme të fatit tonë europian dhe një Shqipërie të përgojuar si vend gjithnjë e më i keq i tërë të zezave, me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike dhe trupin e tërhequr zvarrë nga gjuhët e palodhura të asaj urrejtjeje”, tha Rama.

  • LAJM I FUNDIT/ Fjala e parë e Ramës pas fitores së thellë: Shqiptarët ditën kë të besonin

    LAJM I FUNDIT/ Fjala e parë e Ramës pas fitores së thellë: Shqiptarët ditën kë të besonin

    “Për një sfidë më të madhe se asnjëherë më parë. Në katër vjet mbollëm ende më shumë besim te Shqipëria, ne mbollëm ende më shumë shpresë për Shqipërinë.
    Shqipërinë europiane po e ndërtojmë gurë pas guri prandaj mblodhëm votat. Këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarëdo, dhe kë nuk do. Shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë më të mirë, dhe një Shqipërie të përgojuar me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike.
    Mes dritës së yjeve të europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet”-tha Rama në nisje të fjalës.

    Top Channel