Tag: shqipëria

  • Jo vetëm histori, ja sa para do përfitonte Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit

    Jo vetëm histori, ja sa para do përfitonte Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit

    Kombëtarja Shqiptare e futbollit luan sot në mbrëmje një ndeshje me rëndësi vendimtare ndaj Andorrës, ku një fitore, e shoqëruar me një humbje të Serbisë ndaj Anglisë, do ta kualifikonte Shqipërinë zyrtarisht në fazën e Play-Off-it të Botërorit 2026.
    Bilanci i kuqezinjve me Andorrën është tepër pozitiv, me 6 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje. Shqipëria vjen në këtë takim me një ecuri të mirë në këto eliminatore, me vetëm tre gola të pësuar dhe gjashtë të shënuar pas gjashtë ndeshjesh.
    Në krahun tjetër, Serbia, rivali kryesor për vendin e dytë, do të luajë sot në “Wembley” përballë Anglisë. Historiku është në favorin tonë, pasi Serbia është mundur 5-0 nga “3 Luanët” dy muaj më parë në Beograd dhe ka të gjashta përballjet historike me Anglinë të humbura, çka rrit shpresat për kualifikimin tonë që në këtë mbrëmje.
    Kualifikimi për në finalet e Botërorit sjell përfitime të mëdha financiare, me një shpërblim prej rreth 9 milionë euro vetëm për futjen në këtë fazë, ndërsa çdo fitore më pas vlerësohet rreth 1.5 milionë euro. Hapi i parë është Play-Off-i, ku kundërshtarë të mundshëm mund të jenë Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia.
    Për shkak se vetëm rreth 1,000 tifozë shqiptarë do të jenë në stadiumin 5,000-vendësh të Andorrës, të gjithë shqiptarët do të jenë me sytë te transmetimi i ndeshjes, duke pritur që kuqezinjtë në fushë të na bëjnë krenarë.

  • “Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

    “Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

    Në takimin e parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë të përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni.
    Rama tha se Shqipëria është e gatshme të bëjë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të mos përdorur as veton dhe as votën në proceset e vendimmarrjes, duke theksuar marrëdhënien e ngushtë me Italinë.
    “Ne jemi gati të bëjmë marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton, as votën. Jemi gati të nënshkruajmë që të përfaqësohemi nga komisari italian. Do të ishte shumë për ne të kishim dy komisarë për të njëjtin vend, sepse ne jemi i njëjti vend”, u shpreh Rama.
    Pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive në Romë, Shqipëria dhe Italia nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha si mbrojtja, ekonomia, arsimi dhe energjia. Pas ceremonisë, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, dolën në një konferencë të përbashkët për mediat.
    Rama e cilësoi ditën si “historike” për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se për herë të parë qeveria shqiptare ulet me atë italiane për projekte konkrete.
    “Unë do të vazhdoj të flas në italisht, sepse sot kemi provën shkencore që përveç qeverisë italiane, nuk ekziston një tjetër qeveri që mund të flasë 100 përqind italisht veç asaj shqiptare”, u shpreh Rama.
    Ai shtoi se marrëdhëniet me qeverinë italiane janë të veçanta dhe të mbushura me “dashuri e dëshirë për bashkëpunim”. Rama falënderoi ministrat italianë për mbështetjen dhe theksoi se falë bashkëpunimit me ministrinë italiane të Mbrojtjes, Shqipëria do të fuqizojë kapacitetet e saj të sigurisë, si edhe ato të përbashkëta me Italinë.

  • “Sfidë e vështirë, por Shqipëria e zgjidh ndeshjen”, Duro: Të fokusuar këtu dhe jo me mendjen te Anglia

    “Sfidë e vështirë, por Shqipëria e zgjidh ndeshjen”, Duro: Të fokusuar këtu dhe jo me mendjen te Anglia

    Në Sport News në News 24, trajneri i njohur, Shpëtim Duro u shpreh se ndeshja ndaj Andorrës është e vështirë, por u tregua besimplotë për 3 pikët.
    “Edhe unë jam dakord për trajnerin, deri tani është i suksesshëm, edhe pse nuk erdhëm me ndonjë CV, te Shqipëria të them të drejtën ka bërë mirë, shkoi në Europian, shkoi afër play-off. Situata ndryshojnë dita-ditës. Presim deri në përfundimin e kampionatit.

    Sa i përket ndeshjes, njëra nuk i ngjason tjetrës, interpretohet ndryshe këtu e atje me Andorrën, është ndryshe me Anglinë. Kështu që shpresojmë të qetësohemi e me goleadë apo jo, unë e shoh të mbyllur. E rëndësishme është të fitojmë sot. Është edhe plani psikologjik, se është ndeshje vendimtare, kjo është për play-off. Kur shkoi Anglia ishte edhe me komode, kurse ne e kemi për jetë a vdekje këtë ndeshje. E shoh ndeshje të vështirë por kam besim te skuadra që do e zgjidhë për ta fituar”, tha ai.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Jo vetëm për të shkruar historinë, por edhe për para. Zbulohet shuma që do përfitojë Shqipëria në rast kualifikimi në Botëror

    Jo vetëm për të shkruar historinë, por edhe për para. Zbulohet shuma që do përfitojë Shqipëria në rast kualifikimi në Botëror

    13 Nëntor 2025

    18:32

    Telesport

    Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve, atë ndaj Andorrës, e cila mund të vulosë përfundimisht vendin e dytë, që e dërgon Shqipërinë në play-off dhe një hap më afër Botërorit.
    Kualifikimi në Botëror, sigurisht që do të ishte një arritje historike për Shqipërinë, por do të sillte edhe përfitime të shumta financiare.
    Nëse Shqipëria arrin të jetë një nga 48 ekipet pjesëmarrëse të Botërorit 2026, do të përfitojë direkt 9 milionë euro si shpërblim. Më pas, çdo fitore në Botëror vlerësohet me 1.5 milionë euro, barazimi me 500 mijë euro.
    Deri në këto momente dhe në rast sigurimi të vendit të dytë që të dërgon në plya-off, Shqipëria dhe të gjitha ekipet e tjera nuk përfitojnë dot asnjë shpërblim.

  • Prag Andorrë- Shqipëri, tifozët optimistë

    Prag Andorrë- Shqipëri, tifozët optimistë

    Ndeshja e rëndësishme e Shqipërisë në Andorrë nën lupën e …tifozëve kuqezinj.

    Pas pak në Andorrë (20:45), Shqipëria e Silvinjos në sfidën e parafundit kualifikuese, Grupi K i zonës UEFA për Botërorin 2026. Të gjithë janë në unison; Shqipëria duhet të fitojë takimin mirpo kur kjo vjen nga vetë tifozët kuqezinj, prezent në tokën andorriane, kjo duket më e besueshme.

    Në një video të realizuar në rrugët që të dërgojnë te stadiumi, vetëm pak çaste më parë, disa prej mbështetësve kuqezi pasi shprehen se impianti do të jetë i gjithi ‘kuqezi’ ,theksojnë se fitorja e Shqipërisë shkon nga 0-2, 1-3 apo dhe 0-4./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Rruga e Shqipërisë drejt BE dhe raporti me Greqinë, Rama: Deri në 2028, s’do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos, sepse…

    Rruga e Shqipërisë drejt BE dhe raporti me Greqinë, Rama: Deri në 2028, s’do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos, sepse…

    Kreu i qeverisë shqiptare gjatë konferencës me homologen e tij italiane, Georgia Meloni, u shpreh se Shqipëria është e gatshme që të bashkëpunojë me Athinën zyrtare, përtej sfidave të kaluara mes dy vendeve.

    Sipas tij, deri në vitin 2028 kur Italia do të drejtojë negociatat politike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Shqipëria nuk do të ketë nevojë që ‘t’i tërheqë veshin’ kryeministrit grek, sepse sipas Ramës, nuk do të ketë çështje të pazgjidhura mes dy vendeve tona fqinje.
    “Si Italia ashtu dhe Greqia janë dy vende fqinj, fakti që është deti në mes na relakson. Ndoshta ndonjëherë jemi në një linjë kontakti, ndoshta ndonjëherë mund të jetë më e ndërlikuar sepse s’kemi kohë të relaksohemi duke notuar….
    Pasi ka kaluar një moment jo i lehtë për arsyet që të gjithë i njohin, ne jemi në rrugën e duhur dhe jemi duke punuar mirë së bashku. Parimet për mbrojtjen e pakicave janë vlera për ne. Kur Shqipëria vë para nesh apo na thërret në këtë drejtim, apo na bën ndonjë vërejtje, janë të mirëseardhura.
    Ne jemi duke punuar për gjithë pjesën tjetër, dhe jam optimist që në vitin 2028 kur Italia do të jetë Kryesinë dhe Giorgia do duhet të drejtojë negociatat politike e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos, sepse do të jetë zgjidhur çdo gjë”, tha Rama.
     
     
     
     

    Top Channel

  • Shqipëria e gatshme për bashkëpunim me Greqinë/ Rama: Deri në 2028, s’do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos…

    Shqipëria e gatshme për bashkëpunim me Greqinë/ Rama: Deri në 2028, s’do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos…

    Kreu i qeverisë shqiptare gjatë konferencës me homologen e tij italiane, Georgia Meloni, u shpreh se Shqipëria është e gatshme që të bashkëpunojë me Athinën zyrtare, përtej sfidave të kaluara mes dy vendeve.

    Sipas tij, deri në vitin 2028 kur Italia do të drejtojë negociatat politike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Shqipëria nuk do të ketë nevojë që ‘t’i tërheqë veshin’ kryeministrit grek, sepse sipas Ramës, nuk do të ketë çështje të pazgjidhura mes dy vendeve tona fqinje.
    “Si Italia ashtu dhe Greqia janë dy vende fqinj, fakti që është deti në mes na relakson. Ndoshta ndonjëherë jemi në një linjë kontakti, ndoshta ndonjëherë mund të jetë më e ndërlikuar sepse s’kemi kohë të relaksohemi duke notuar….
    Pasi ka kaluar një moment jo i lehtë për arsyet që të gjithë i njohin, ne jemi në rrugën e duhur dhe jemi duke punuar mirë së bashku. Parimet për mbrojtjen e pakicave janë vlera për ne. Kur Shqipëria vë para nesh apo na thërret në këtë drejtim, apo na bën ndonjë vërejtje, janë të mirëseardhura.
    Ne jemi duke punuar për gjithë pjesën tjetër, dhe jam optimist që në vitin 2028 kur Italia do të jetë Kryesinë dhe Giorgia do duhet të drejtojë negociatat politike e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos, sepse do të jetë zgjidhur çdo gjë”, tha Rama.
     

  • Nuk mjafton vetëm fitorja ndaj Andorrës, Shqipëria ka nevojë edhe për një “dhuratë” për të siguruar kualifikimin sonte në play-off

    Nuk mjafton vetëm fitorja ndaj Andorrës, Shqipëria ka nevojë edhe për një “dhuratë” për të siguruar kualifikimin sonte në play-off

    13 Nëntor 2025

    16:41

    Telesport

    Sonte në mbrëmje, Shqipëria do të luajë padyshim ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, edhe pse përballë ka një kundërshtar të lehtë në letër si Andorra.
    Aktualisht situata në grupin K është e tillë: 1. Anglia 18 pikë (ka siguruar biletën për në Botëror), 2.Shqipëria 11 pikë, 3. Serbia 10 pikë, 4. Letonia 5 pikë 5. Andorra 1 pikë
    Për të siguruar zyrtarisht vendin e dytë në grup që të dërgon në play-off, Shqipëria duhet të fitojë me patjetër ndaj Andorrës dhe të shpresojë që Serbia të mos fitojë në transfertë ndaj Anglisë.
    Në rast se nuk del ky kombinim, atëherë vendi i dytë në grup do të përcaktohet në ndeshjet e fundit në grup më datë 16 nëntor, kur Shqipëria pret Anglinë në “Air Albania”, ndërsa Serbia pret Letoninë në Beograd.

  • Meloni/ Shqipëria është tashmë si vend anëtar i BE-së

    Meloni/ Shqipëria është tashmë si vend anëtar i BE-së

    Mbledhja e përbashkët mes Qeverive Shqipëri–Itali në Romë u mbyll me shkëmbimin e marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit që u nënshkruan.
    Pas saj u mbajt edhe konferenca mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
    Shefja e ekzekutivit italian mbajti e para fjalën, ku tha se Shqipëria edhe pse nuk është e anëtarësuar në BE ende, tashmë është një vend anëtar i saj sepse sillet si e tillë në Union. Gjithashtu Meloni theksoi se partneriteti mes dy vendeve i ka rrënjët e thella në të gjitha fushata dhe partneriteti do të forcohet më tej.
    Ajo shprehu dëshirën që gjatë presidencës italiane të BE-së vitin e ardhshëm, në gjashtëmujorin e parë, të çelen edhe negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas mbylljes së gjithë grupkapitujve.
    Meloni trajtoi edhe çështjen e protokollit të emigracionit, në lidhje me bashkëpunimin e vendeve për qendrat e pritjes në Shëngjin dhe Gjadër, ku tha se shumë shtete donin ta pengonin dhe ndalonin këtë nismë novatore, por nuk ia dolën, teksa shumë të tjera kuptuan se ajo ka shumë vlerë dhe i shërben sigurisë.
    Kryeministrja italiane foli edhe për rëndësinë e Korridorit 8 për energjinë, ku vuri theksin te rëndësia e tij dhe e Shqipërisë në të.
    Fjala e kryeministres Giorgia Meloni:
    “Jam e kënaqur që pres mikun tim Edi Rama në radhë të parë, e kënaqur që pres ministrat e qeverisë shqiptare. Mund të quhet një mbledhje historike, jo vetëm për formatin dhe që zhvillohet për herë të parë, por edhe për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve ë u nënshkruan.
    Marrëdhëniet mes dy vendeve tona i kanë rrënjët shumë thellë, që shkojnë përtej interesave reciproke. Kemi qenë të mallëngjyer pas takimit të asamblesë sonë me 20 ministra, ku folën të gjithë dhe pa pasur praninë e të tjerëve. Kjo tregon se çfarë Italia është për Shqipërinë dhe anasjelltas, ndaj ta fuqizojmë edhe më shumë marrëdhënien tonë dypalëshe.
    Janë mbi 3 mijë kompani italiane që punojnë në Shqipëri dhe Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ndaj presim bashkëpunimin e mëtejshëm.
    Ndaj kemi lënë një tjetër takim me zotin Rama, një përfaqësim apo forum ku do takohen ndërmarrje e shoqëri. Kemi caktuar se ku do vazhdojë bashkëpunimi ynë, sektorët energjetikë kryesisht, sidomos ai i Korridorit 8, një lidhje kryesore me shndërrimin e Adriatikut në zonë strategjike.
    Kjo do të thotë të sigurosh më shumë mirëqenie dhe siguri. Por edhe lufta kundër trafikut të drogës dhe sigurisë kibernetike, si dhe fenomenin e emigracionit, që e kemi diskutuar me kryeministrin Rama, për protokollin e sigurisë me Shqipërinë. Ndaj dua ta falënderoj Shqipërinë dhe popullin shqiptar, pasi tashmë Shqipëria sillet tashmë si vend anëtar i BE-së dhe vetëm nëpërmjet solidaritetit me të cilin bashkëpunon mund të shihet. Protokolli i nënshkruar është me standardet Evropiane, sikur protokolli i emigracionit.
    Protokoll novator që ka ngjallur edhe interesin e vendeve të tjera, jo të gjithë e kuptuan këtë, shumë punuan ta bllokojnë apo penguar atë, por ne vendosëm ta çojmë më tej atë. Ky është një nga shembujt, për të treguar se sa i pjekur është dialogu mes nesh. Edhe në arenën ndërkombëtare kemi një vizion të përbashkët.
    Pas pak do të hapet edhe kapitulli i fundit për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kapitull teknik i rëndësishëm, por do ishim të kënaqur që t’i hapnim negociatat me Shqipërinë nën kryesimin tonë të 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm të presidencës së BE-së.
    Ne jemi mbështetësit e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ne jemi pro zgjerimit, nuk e vendosim ne se kush anëtarësohet, por Shqipëria është vend evropian”.

  • Meloni: Shqipëria po sillet si vend europian. Rama: Shqiptarët sot marrin pensione për punën e bërë në Itali

    Meloni: Shqipëria po sillet si vend europian. Rama: Shqiptarët sot marrin pensione për punën e bërë në Itali

    Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh e lumtur pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë, ku u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme, kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake. ”Një ditë që për marrëdhëniet tona dypalëshe, mund të përshkruhet historike. Jo sepse është hera e parë që dy qeveritë tona takohen në këtë mënyrë, por edhe për shkak të sasisë që marrëveshjeve që janë nënshkruar. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej interesave reciproke. Të gjithë u prekëm kur gjatë takimit, folën më shumë se 20 ministra, dhe të gjithë në italisht, pa pasur nevojë për përkthim. Kjo tregon se sa shumë Italia ka qenë pikë referimi për Italinë”, tha Meloni.
    Ajo vuri në dukje faktin se Italia është partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë, me mbi 3000 biznese italiane që veprojnë në vendin tonë. Meloni gjithashtu tha se ka rënë dakord me Ramën për organizimin e një organizimi i një forumi biznesi brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2026.

    Meloni shtoi se kemi një marrëveshje me frymë europiane dhe se Shqipëria po sillet si vend anëtar i BE-së. Sipas kryeministres së Italisë, shumë u përpoqën ta pengojnë marrëveshjen, por do të ecin para. ”U tregua është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Kam gjykuar dhe vazhdoj që të gjykojë se është marrëveshje me frymë të thellë evropiane, migrimi është fenomen mbarë evropian, marrëveshje novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli, ne jemi të vendosur të vazhdojmë para”, tha Meloni.

    Kurse Rama theksoi se partneriteti mes shtetin italian do të forcohet më shumë teksa rendit një sërë projektesh të reja, kryesisht në sektorin e energjisë. ”Kemi një nga projektet më më të mëdha për energjinë në Evropë që po ecën përpara, përmes linjës interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Arabe, por jemi duke punuar për një tjetër projekt, që do të lidhë Lindjen me Perëndimin. Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do të ishte e pranishme kultura, nuk do të ishte as Italia. Kjo nderon qeverinë por dhe ministrin.

    Jam i lumtur të iu bashkohem juve në kritikat që do tiu bëhen nga shtypi, por përsa më takon më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë më rendësi shumë të madhe evropiane. Pra për ta mbyllur, do të doja të shtoja që do të ishte qershia mbi torte nëse në vitin 2028, vit që Italia do të marrë kryesinë e KE, dhe kur Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë, atë të kryeministres dhe presidentes të KE, qeshni por koha do të kalojë dhe do të shihni që unë kam gjithmonë të drejtë. Gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës, por tani që jam një vereran, besoj se nuk gaboj”, tha Rama.