Tag: shqipëri

  • Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Zbardhen 24 EMRAT e të dyshuarve në trafik, mes tyre edhe “Visi i Pojës”

    Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Zbardhen 24 EMRAT e të dyshuarve në trafik, mes tyre edhe “Visi i Pojës”

    spak

    TIRANË- SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë shkatërruar grupin e strukturuar kriminal të drejtuar nga klanet shqiptare, për të cilin ka lëshuar 21 urdhër-arreste mes 24 të dyshuarvëve. Sipas njoftimit të SPAK, nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane është verifikuar se 6 prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. 
    Ndërkohë, janë zbuluar emrat e të gjithë pjesëtarëve të grupit për të cilët janë lëshuar masat nga Gjykata e Brescia-s. Ajo që bie në sy në listën e mëposhtme, është emri i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, i cili ndodhet në arrati.
    Në masë arresti me burg1. Vincenzo Bruno2. Arlin Buzali3. Donald Cala4. Gazmend Ferhati5. Elton Gjegja6. Adriatik Hasa7. Erion Kapidani8. Oltion Lala9. Asti Llupi10. Denis Myftiu11. Altin Shehaj12. Gazmend Shehu13. Bledin Doci14. Elvis Doci15. Juljan Hyka16. Eduart Leba17. Gentian Shaba18. Ogert Shqevi19. Denis Tafili20. Indrit Tafili21. Klodian Vata
    Në masë arresti shtëpie:22. Giuseppe Iorio23. Erald Salla24. Enkeleid Tirjaku
    Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit është një nga personat e arrestuar nga SPAK në kuadër të operacionit të përbashkët mes SPAK dhe Italisë. Sipas njoftimit të SPAK, Igli Haxhiaj, është vënë nën hetim për zbulim të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ky i fundit ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
    Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë./ZËRI

  • “Beleri i vuri vulën non gratës time”, Artan Hoxha: Pas shkrimeve dhe investigimeve për të, Greqia mori hak

    “Beleri i vuri vulën non gratës time”, Artan Hoxha: Pas shkrimeve dhe investigimeve për të, Greqia mori hak

    Gazetari Artan Hoxha është shprehur në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se vendimi i Greqisë për ta shpallur non-grata është vulosur nga Fredi Beleri, në sensin që u morr pas shkrimeve dhe investigimeve për eurodeputetin helen.
    Ai gjithashtu nënvizoi se i ka cenuar Greqisë interesa të saj në territorin shqiptar duke u marrë si gazetar me çështje si masakra e Peshkëpisë apo rasti Kacifas.
    “Unë nuk e di çfarë rreziku mund të përbëj unë për Greqinë? Unë jam thjesht një gazetar. Ajo është konsekuente, është në vijimësi qëndrimi që kam mbajtur unë. Në fakt unë kam bërë detyrën time si gazetar shqiptar duke raportuar për ngjarje konkrete aktuale, që janë raportime të aktualitetit. Ndryshe nga kolegët e mi të tjerë unë vazhdimisht u kam qëndruar në kokë këtyre si çështje, ndoshta edhe pse i njihja mirë, por edhe se më tërhiqnin dhe shikoja mënyrën sesi grekët përpiqeshin të interferonin brenda territorit shqiptar. Masakra e Peshkëpisë është një ngjarje që e kam ndjekur prej 30 vitesh, Rasti Kacifas është i freskët, ajo video ku ai del me automatik, me uniformë të forcave speciale, atë e kam nxjerrë unë. Dhe deri aty Kacifasi u trajtua si martir, dhe kur dolën pamjet vetë kryeministri grek, pasi në parlament asokohe është kërkuar të mbahej një minutë heshtje, Cipras ka thënë nuk mbajmë heshtje për terroristë që sulmojnë policinë e një vendi fqinj. Dhe kontribuues për këtë ishin ato imazhe. Unë jam marrë me zhvarrimet e Kosinës, me skandalin e tyre. Jam marrë me çështjen e varrezave greke në territorin shqiptar. Pastaj jam marrë me zgjedhjet në Himarë, me këtë Agimin e Artë, me grupet ekstremiste greke, ky Babis Karathanos, një nga njerëzit e shpallur non-grata në Shqipëri, që e përmendi po tek ju eurodeputeti Beleri. Unë kam ndjekur çështjen e zotit Beleri në vitin 2003 kur ai u dënua nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, për fyerje dhe dhunim të simboleve kombëtare. Duke qenë se i kam njohur të gjitha këto sigurisht që u ktheva në një lloj problemi për ta. Jam marrë me ngjarje konkrete. Të gjithë këta elementë ndikuan tek ky qëndrim”, tha Hoxha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
    Por, gazetari investigativ nënvizoi se vendimi i autoriteteve greke u bë më i fortë kur Hoxha nisi të raportonte mbi të shkuarën e Fredi Belerit, gjatë kohës kur ai ndodhej në burgun e Fierit, por në Greqi rezultonte kandidat për Parlamentin Europian nën siglën e Demokracisë së Re.
    “Pas disa proceseve gjyqësore që pata në Shqipëri me zotin Beleri, dhe sidomos gjatë fushatës për zgjedhjet në PE, ku Beleri ishte kandidat për eurodeputet i partisë Demokracia e Re të kryeministrit Qiriakos Micotaqis. Dhe në ato momente mediat greke rriten interesin për të kaluarën e zotit Belri dhe unë bashkëpunova me mediat e mëdha greke duke dhënë deklarata, por edhe duke marrë informata prej tyre. Dhe kjo i ka vendosur vulën. Unë kam pasur nota proteste edhe në të kaluarën nga Ministria e Jashtme greke dhe nga Ambasada e Greqisë për shkak të atyre që kam bërë këtu. Pas Kacifasit nuk hyja nga pikat e kalimit kufitar. Dhe kur kam hyrë në doganën e “Tri Urave” kam hyrë pasi kanë kaluar 5 vite nga Kacifasi. Pra të gjitha këto u bënë se bashku dhe me treguan se gjatë vitit të kaluar për shkak edhe të zgjedhjeve që u zhvilluan në Greqi. Se Greqia në Parlamentin Europian çon 17 ose 18 eurodeputet gjithsej dhe mes tyre partia në pushtet ka çuar vetëm 9 dhe një nga më të votuarit me mbi 200 mijë vota ishte Fredi Beleri, tregon se ai nuk ishte personi që herë pas here ishte nënvlerësuar në Shqipëri. Ai ka qenë mik me politikanë shumë të fuqishëm grek, pa ardhur në pushtet Qiriakos Micoatiqs. Ai ka qenë mik me ministrin e Brendshëm. Kështu të gjithë këto elementë çuan në këtë pikë. Unë nuk e deklarova në momentin e parë se kur ata e kanë marrë këtë masë. Por unë thashë në pranverën e vitit të kaluar që përkon me fushatën për zgjedhjet e PE, ndërkohe Beleri ka qenë në burg në Shqipëri. Për të mbuluar këtë motivin e madh një pjesë e mediave të djathta greke dhe pastaj dhe zoti Beleri këtu në studion tuaj të mbanin atë qëndrimin se tha shiko nuk ka lidhje me mua por ka lidhje me një foto”, tha Hoxha.

  • ‘Mushkat e parave’ kështu qarkullonin milionat e trafikut të kokainës, nga shoferët e autobusëve

    ‘Mushkat e parave’ kështu qarkullonin milionat e trafikut të kokainës, nga shoferët e autobusëve

    Një operacion i madh ndërkombëtar antidrogë ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale që vepronte midis Italisë dhe Shqipërisë, ku në qendër të skemës financiare qëndronin ‘mushkat e parave’ shqiptarë, kryesisht shoferë autobusësh që udhëtonin rregullisht në linjën Itali–Shqipëri.

    Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria e Brescias në bashkëpunim me SPAK, Eurojust, Europol dhe struktura të tjera europiane, çoi në ekzekutimin e masave sigurie për 24 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Mbi 150 efektivë të Guardía di Finanza morën pjesë në aksionet e kryera njëkohësisht në Itali, Shqipëri, Francë dhe Britani.

    Sipas hetuesve, organizata me bazë drejtuese në Shqipëri dyshohet se ka importuar në Evropë mbi 1.3 ton kokainë, të ardhur nga Amerika e Jugut dhe të futur përmes porteve të Europës së Veriut. Droga më pas hynte në Itali me mjete të rënda dhe shpërndahej në gjashtë baza logjistike në territorin italian.

    Fokusi kryesor i hetimit ishte skema financiare, ku sipas akuzave paraprake, drejtues autobusësh shfrytëzoheshin si ‘mushka parash’, të ngarkuar me transportimin e fitimeve të trafikut nga Italia drejt Shqipërisë. Këta transportues të parave, të përzgjedhur për lëvizjen e shpeshtë mes dy vendeve, mbanin me vete shuma të mëdha të ardhurash të drogës, të maskuara si bagazh i zakonshëm udhëtimi.

    Hetimet, të zhvilluara gjatë viteve 2020-2025, përfshinë përdorimin e algoritmeve të avancuara për dekodimin e chat-eve të kriptuara, përgjime telefonike, vëzhgime në terren dhe metoda të tjera tradicionale. Deri tani janë arrestuar në flagrancë 10 persona dhe janë sekuestruar 550 mijë euro cash, 10 automjete, një armë dhe 130 kg drogë me vlerë rreth 12 milionë euro.

    Ndërkohë, po kryhen mbi 35 kontrolle në disa rajone të Italisë, me ndihmën e njësive antidrogë, qenve ‘cash dog’ dhe efektivëve të specializuar ‘baschi verdi’.

    Autoritetet theksojnë se të gjithë të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë, ndërsa hetimet për zinxhirin e ‘money mule’ dhe pistat e tjera financiare të rrjetit kriminal vijojnë me intensitet të lartë.

  • EMRAT/ Pjesë e grupit që trafikoi 1.3 tonë kok*inë, ja të arrestuarit në Shqipëri

    EMRAT/ Pjesë e grupit që trafikoi 1.3 tonë kok*inë, ja të arrestuarit në Shqipëri

    Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ndërkohë, me vendim të Gjykatës së Posaçme në Shqipëri u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Haxhiaj është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillon një kurs.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Operacioni antidrogë i SPAK me autoritetet italiane/ Emrat e të arrestuarve në Shqipëri, pjesë e klanit që trafikoi 1.3 ton kokainë

    Operacioni antidrogë i SPAK me autoritetet italiane/ Emrat e të arrestuarve në Shqipëri, pjesë e klanit që trafikoi 1.3 ton kokainë

    Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit shqiptar pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias për goditjen e klanit shqiptar që besohet se në harkun e 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë të paktën 1.3 tonë kokainë. 
    Ndërkohë, me vendim të Gjykatës së Posaçme në Shqipëri u arrestua edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet. Burimet për mediat thanë se është arrestuar në ambientet e Akademisë së Sugurisë, ku prej kohësh zhvillon një kurs. 
     
     

  • Trafik kokaine nga Amerika e Jugut/ Nga 6 masa sigurie, vetëm 3 u arrestuan në Shqipëri (EMRAT)

    Trafik kokaine nga Amerika e Jugut/ Nga 6 masa sigurie, vetëm 3 u arrestuan në Shqipëri (EMRAT)

    Zbulohen emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të goditjes së grupit kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Europë.

    Suksesi i këtij hetimi është totalisht i prokurorisë së Breshias që ka ndjekur rastin për disa vite me radhë. Ndërsa SPAK sot ka ekzekutuar vetëm nga 3 nga 6 masat e sigurimit “arrest në burg” që u kanë sjellë italianët në dorë.

    Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjendeshin në Shqipëri dhe 3 prej tyre janë arrestuar.
    Të arrestuarit janë
    Asti Llupi,
    Erald Salla
    Altin Shehaj.

    Po ashtu është arrestuar edhe oficeri i Policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka rrjedhur sekretet e hetimit tek trafikantët në këmbim të parave.

  • Detaje nga operacioni i SPAK dhe Prokurorisë së Brescias/ Hetimi zgjati 5 vite

    Detaje nga operacioni i SPAK dhe Prokurorisë së Brescias/ Hetimi zgjati 5 vite

    Zbardhet detaje të reja nga operacion i përbashkët pas një hetimi të koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Brescias dhe Prokuroisë së Posaçme në Shqipëri (SPAK), që përfundoi në caktimin e masave ndaj 24 individëve të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Itali, Shqipëri, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
    Të pandehurit akuzohen për formimin e një konspiracioni kriminal të dedikuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës. Në të njëjtën kohë, u urdhërua sekuestrimi paraprak i aseteve me vlerë afërsisht 3 milionë euro, që besohet të jenë të ardhura nga aktivitete të paligjshme, teksa vetëm në Itali u kryen 35 kontrolle me teknologjinë më të përparuar nga SCICO (Shërbimi Qendror për Hetimet e Krimit të Organizuar).
    Mediat italiane bëjnë me dije se sipas hetimit që u zhvillua në vitet 2020-2025, grupi kriminal me bazë në Shqipëri dhe degëzim në Itali, importonte kokainë nga Amerika e Jugut duke përdorur rrugë tregtare në portin kryesor të Europës Veriore, përpara se të transportonte drogën në Itali me ngarkesa të rënda. Mbi 1,300 kilogramë kokainë u shpërndanë më pas në gjashtë baza operative në të gjithë vendin.
    Brenda këtyre depove, anëtarët menaxhuan si shpërndarjen e drogës ashtu edhe mbledhjen e të ardhurave nga shitjet, që dyshohet se u transportuan te drejtuesit e lartë të organizatës përmes shoferëve që operonin në linjën Itali-Shqipëri.
    10 anëtarë të grupit u arrestuan në flagrancë dhe sekuestruan 550,000 euro në para të gatshme, 10 automjete, një pistoletë gjysmë-automatike dhe 130 kilogramë kokainë dhe heroinë, të vlerësuara me vlerë afërsisht 12 milionë euro në treg.

  • Mbushën Europën me drogë nga Amerika Latine, paratë pastroheshin në Shqipëri! 3 u arrestuan në vendin tonë, 1 polic zbulonte sekretet hetimore!

    Mbushën Europën me drogë nga Amerika Latine, paratë pastroheshin në Shqipëri! 3 u arrestuan në vendin tonë, 1 polic zbulonte sekretet hetimore!

    SPAK jep informacion zyrtar lidhur me operacionin e përbashkët hetimor me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës për goditjen e grupit të strukturuar kriminal i përbërë kryesisht nga shqiptarë. Grupi shqiptar importonte kokainë nga Amerika e Jugut në Europën veriore përmes rrugëve detare dhe përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

    Paratë e drogës më pas vinin në Shqipëri përmes autobuzëve, të linjës Itali- Shqipëri.

    “Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë’ informon SPAK. 

    Sekuestrohen 1300 kg kokainë

    Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg.

    Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.

    Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me  mbledhjen e  parave ‘cash’, të përfituar nga shitja.

    Paratë e drogës në Shqipëri

    Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’  (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.

    Sekuestrohen dhe 550mijë euro cash

    Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

    6 prej anëtarëve të grupit në Shqipëri 

    Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

    Polici spiun tek krimi

    Mes personave të arrestuar është dhe një oficer policie. 

    Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”.Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin,  që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. 

    Kontrolle

    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

     

    Njoftimi i SPAK

    SPAK finalizon hetimet për grupin ndërkombëtar të trafikut të narkotikëve; arrestime, sekuestrime dhe masë sigurie për një oficer të policisë

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale nr. 49/3 (viti 2023, ish nr.49 viti 2019) dhe nr. 29 viti 2024, që lidhen me veprimtari të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe veprave penale* të parashikuara nga disa nene të Kodit Penal.

    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

    Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës.

    Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se kfda importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

    Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.

    Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me  mbledhjen e  parave ‘cash’, të përfituar nga shitja. Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’  (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.

    Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

    Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.

    Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”.Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin,  që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. 

  • Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim shqiptarët, vlera arrin në 110 mijë euro

    Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim shqiptarët, vlera arrin në 110 mijë euro

    Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stolen Line”:
    -G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri;
    -S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.
    Automjetet e viteve të fundit, Benz GLC” dhe “Lynk&Co, arrijnë në një vlerë prej 110 mijë eurosh.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Shqipëria do të ketë për herë të parë Akademinë e Pilotëve, kriteret për të aplikuar

    Shqipëria do të ketë për herë të parë Akademinë e Pilotëve, kriteret për të aplikuar

    Një lajm i rëndësishëm për aviacionin dhe tregun e punës në Shqipëri vjen nga drejtuesja e zhvillimit të aviacionit dhe marketingut, Manjola Kaso.

    E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan ajo tha se WizzAir, në bashkëpunim me Grupin Kastrati, ka lancuar Akademinë e Pilotëve në vendin tonë. Ky program dy-vjeçar i financuar tërësisht nga kompanitë partnere synon të formojë brezin e parë të pilotëve komercialë shqiptarë, duke ofruar një mundësi unike për të rinjtë që duan të ndjekin karrierën në aviacion. Hapja zyrtare e akademisë do të bëhet më 6 dhjetor.

    Manjola Kaso: Një risi, është Akademia e Pilotëve që WizzAir bashkë me grupin ‘Kastrati’ ka iniciuar në Shqipëri. Mendoj që është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë.

    Aldo: Do bëhet shkollë për pilotët në Shqipëri?

    Manjola Kaso: Po!  WizzAir ka një akademi në Hungari dhe rekruton prej gati një viti tashmë, pilot të rinj që duan të ndjekin tashmë karrierën si pilotë. Është një program 2-vjeçar i cili është tërësisht i financuar nga WizzAir dhe grupi Kastrati. Ka disa faza seleksionimi dhe ne jemi shumë të lumtur sepse për herë të parë do të krijojmë një brez pilotësh komercialë shqiptarë. Kriteret janë shumë të thjeshta: të jesh mbi 18 vjeç, të kesh mbaruar shollën e mesme, të dish anglisht, natyrisht dhe të kesh njohuri të mira për matematikë dhe fizikë. Ka disa faza rekrutimi, bën akademinë për 2 vjet dhe më pas je i punësuar.  Pas fazës së trajnimit fillon si shoqërues i pilotit, trajnimi, që zgjat për 2-3 muaj, pastaj kalon si pilot i dytë dhe më pas dy vjetësh kalon si pilot i parë. Në datën 6 dhjetor kemi ditën e hapjes, në “Mak Hotel”.