Tag: shqipëri

  • Kur Ernesto Sabato vizitoi Shqipërinë/ “Ja pse nuk mund të qëndroj në vilën e ish-diktatorit”

    Kur Ernesto Sabato vizitoi Shqipërinë/ “Ja pse nuk mund të qëndroj në vilën e ish-diktatorit”

    Ernesto Sabato, shkrimtari i madh argjentinas me origjinë shqiptare, mbërriti në Shqipëri në një ditë të mesit të prillit të vitit 1996. Rinasi, i vetmi aeroport ndërkombëtar në veriperëndim të kryeqytetit shqiptar, priste pasagjerët e tij. Sabato zbriti thjesht, me kapelën e tij, vendosur gjysmë mënjanë, me syze të errëta dhe një pardesy hedhur shkarazi në supet e tij prej shkrimtari.

    Mbërriti në Shqipëri në një moshë kur vitet nuk premtojnë ndërmarrje të tilla që duan guxim dhe aventurë. Shkronjësi i karaktereve të paharruar të Martin Bruno, Juan Pablo, kishte mbërritur në Tiranë, pasi kishte kaluar në Paris, ku ishte ambientuar me klimën e kontinentit plak për të qenë paskësaj i pranishëm në një ceremoni që do t’i dorëzonte çmimin ndërkombëtar “Kadare’ .

    ”Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu, sepse një e katërta e gjakut tim është shqiptar”, pati thënë Sabato për ATSH-në në atë ditë prilli.

    Me prejardhje nga Kalabria e Italisë, i cilësuar si i barasvlefshëm me Borges, Marquez, Cortazar, atë ditë me re grindavece ai nuk harroi të tregonte se në studion e tij kishte një gravurë veneciane të heroit të madh të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    Në fakt, kishin kaluar disa muaj që ai kishte pohuar se do të vinte në Shqipëri për të marrë këtë çmim dhe që atëherë e kishte konsideruar këtë vizitë në Shqipëri “një rikthim të lumtur tek stërgjyshërit e mi’.

    “Unë e admiroj popullin shqiptar për qëndresën e tij në shekuj”, ishte shprehur njeriu i madh i letrave.

    “Me cilët nga personazhet tuaj do të mund të identifikoheshit sot”, e pyetën. Bëhej fjalë për personazhe që e bënë të njohur në të gjithë botën me librat që ai shkroi, si “Tunel”, “Alejandra” dhe “Engjëlli i errësirës”.

    Vështroi pak dhe tha: “Të gjithë janë mishërime të inkoshiencës sime, e cila asnjëherë nuk gënjen. Të gjithë jemi një përzierje e mirësisë, e së keqes, e ateizmit, e besimit, e bujarisë, e egoizmit, e mirësisë, e frikës dhe e trimërisë”.

    I pyetur se çfarë e shtynte të shkruante, tha instinkti e jo arsyeja.

    “Arsyeja nuk i shërben ekzistencës. Arsyeja i shërben teoremave dhe fabrikimit të aparateve. Shpirti i qenieve njerëzore në thellësinë e tij nuk është për gjëra të tilla”, tha ai.

    Estet dhe filozof, kur ka shkruar shumë ese e kritikë mbi artin në përgjithësi dhe procesin krijues, Sabato tha paskësaj se përpara personazheve të tij ndihej si përpara qenieve me mish dhe me kocka dhe se e gjitha ishte një shprehje paksa e vështirë për t’u shpjeguar.

    Matilde Kusminsky Richter ishte gruaja e tij. Por, ka thënë se ka patur edhe dashuri tjera, si çdo qenia njerëzore.

    “Disa më të forta se të tjerat. E çfarë? Kultura të mëdha në lashtësi kanë qenë poligame. Vetëm në këtë shoqëri hipokrite dhe borgjeze fshihet tendenca natyrale e qenies njerëzore”.

    Gjatë qëndrimit të tij disaditor në Shqipëri, Sabato, larg pranisë së gazetarëve, vizitoi Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeun Arkeologjik në Durrës, ku u mësua të ishte shprehur se kishte patur një rast të njihej me historinë e stërgjyshërve të tij.

    “Unë doja të vizitoja edhe Muzeun Historik të Krujë”, ishte shprehur Sabato, “sepse ruaj një respekt të veçante për Skënderbeun, por ja që mosha bëka të vetën”.

    Në një konferencë për shtyp ai u tha gazetarëve se “gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri kujtova shumë nënën time, e cila është me prejardhje shqiptare. E gjithë Shqipëria më do shumë dhe unë i shpreh shumë mirënjohje”.

    “Kur mora vesh se po qëndroja në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkova menjëherë të më largonin që aty. Unë nuk mund të qëndroja në atë tmerr”, tha Sabato, i cili kishte kaluar momente të vështira gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë. “Unë nuk kam ardhur në Shqipëri pikërisht prej kësaj diktature”, u shpreh ai.

    Shumë vite më parë kishte qenë ‘politika’ e tij që e kishte distancuar nga një mik dhe njëherazi nga një emër i madh i letërsisë së Argjentinës dhe i botës, nga Borges. “Unë gjithnjë kam qenë i veçantë për të bërë armiq”, kishte thënë atëherë Sabato , duke iu kundërvënë shkrimtarit të madh gjatë regjimit të Peronit.

    Sabato vdiq në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Santos Lugares, provinca e Buenos Airesit, ne qershor të vitit 2011. Dy javë më parë ai kishte marrë një bronkit dhe në moshën e tij kjo ishte fatale. Autori i “Tuneli” (1948), “Heronj dhe varre” (1961) etj. do mbushte 100 vjeç më 24 qershor të atij viti./ATSH

    Lexo edhe:

    ERNESTO SABATO NUK E HARROI KURRË GJAKUN SHQIPTAR

  • IDU ngre alarmin për demokracinë në Shqipëri, Këlliçi: Goditja e radhës për Ramën

    IDU ngre alarmin për demokracinë në Shqipëri, Këlliçi: Goditja e radhës për Ramën

    Unioni Internacional Demokratik ka miratuar në forumin vjetor të organizatës, një tjetër rezolutë mbi Shqipërinë, e cila ka në themel disa çështje. Teksti i rezolutës së miratuar është publikuar përmes një postimi në rrjetet sociale, nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.
    Deputeti shprehet në postimin e tij se kjo rezolutë e miratuar nga IDU është një tjetër goditje për kryeministrin Edi Rama.
    Këlliçi shkruan më tej se në diskutimet mbi këtë rezolutë u ngritën shqetësime për “gjendjen e demokracisë, rënien e shtetit ligjor, krijimin e një narko ekonomie dhe mungesës së sigurisë në Shqipëri”.
    Postimi i plotë:
    Narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama merr goditjen e rradhës, këtë herë direkt nga zemra e botës perëndimore, nga Washington DC.
    Në forumin vjetor të IDU (International Democracy Union), Aleancës Globale të Qendrës së Djathtë, organizatë ku bën pjesë dhe Partia Republikane Amerikane, Konservatorët Britanikë, Kristian Demokratët Gjermanë të CDU, etj., Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Republikane paraqitën një rezolutë mbi Shqipërinë e cila u miratua unanimisht nga të gjithë forcat politike prezente në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate botërore.
    Në diskutimet mbi këtë rezolutë u ngritën shqtësime serioze për gjendjen e demokracisë, rënien e shtetit ligjor, krijimin e një narko ekonomie dhe mungesës së sigurisë në Shqipëri.
    Rezoluta e miratuar ka në themel këto çështje:
    1. Rrëshqitje Demokratike: IDU nënvizon shkelje sistemike gjatë zgjedhjeve, përfshirë blerjen e votës, intimidimin dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Mbi 4,500+ aktivitete shtetërore janë përdorur për fushatë për të cilat askush nuk mban asnjë përgjegjësi.
    2. Shkrirja Shtet, Parti, Krim: Rezoluta paralajmëron se rrjete kriminale kanë ndikuar listat e kandidatëve dhe proceset politike në Elbasan, Durrës dhe Vorë, duke cënuar integritetin demokratik.
    3. Kapja Politike e Drejtësisë: IDU shpreh shqetësim të thellë për hetime të bllokuara, vendime të injoruara nga Gjykata Kushtetuese dhe kontroll në rritje të ekzekutivit mbi prokurorinë, gjyqësorin, median dhe institucionet rregullatore.
    4. Përndjekje Selektive e Opozitës: Rezoluta dënon ndjekjet penale me motive politike ndaj disa figurave të opozitës, përfshirë kreun e PD Sali Berisha, kreun e PR Fatmir Mediu dhe kreun e PL Ilir Meta.
    5. Shqipëria si Rrezik Narko Shteti: IDU thekson se Shqipëria mbetet një qendër rajonale për trafik droge dhe pastrim parash, një kërcënim për sigurinë evropiane dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së.
    6. Thirrje për BE-në, SHBA dhe Këshillin e Europës: Rezoluta kërkon kushte strikte meritokracie për rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe propozon krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar të pavarur për monitorimin e zgjedhjeve, drejtësisë dhe medias.
    7. Sanksione të Synuara: IDU kërkon sanksione të synuara ndaj zyrtarëve të lidhur me korrupsion, krimin e organizuar dhe ndjekjen politike në vend.
    8. Rreziku i një Regjimi Narko Autoritar: Rezoluta paralajmëron se Shqipëria rrezikon të fundoset në një regjim narko autoritar nëse nuk ndërmerren reforma imediate.
    9. Mbështetje për Demokratët dhe Opozitarët Shqiptarë: IDU u bën thirrje anëtarëve të saj të mbeten vigjilentë dhe të mbështesin ata që luftojnë për liri, pluralizëm dhe vlera evropiane në Shqipëri.
    Sëbashku me ekipin e përfaqësuar në këtë forum, Albana Vokshi dhe Nikola Kedhi nga PD si dhe kolegët nga PR, Fatmir Mediu, Sention Zotaj dhe Arben Braçe, patëm mundësinë të ngremë këto çështje themelore me të gjithë miqtë tanë në SHBA dhe zyrtarë e përfaqësues të tjerë nga Europa dhe mbarë bota.

  • ‘Zgjedhjet manipulohen sistematikisht’, Vokshi dhe Mediu: Shqipëria një autokraci elektorale, po rrëshqet

    ‘Zgjedhjet manipulohen sistematikisht’, Vokshi dhe Mediu: Shqipëria një autokraci elektorale, po rrëshqet

    Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu, morën pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU), e mbajtur në Uashington të SHBA-ve.
    Në fjalën që mbajtën, dy ligjvënësit opozitarë kanë denoncuar situatën e rëndë politike dhe të lirive në Shqipëri, përfshi edhe farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.
    Deputetja Vokshi përshkroi “situatën e rëndë dhe krizën e thellë të demokracisë në të cilën ndodhet Shqipëria”.
    “Vendi është zhytur në një autokraci elektorale, ku zgjedhjet manipulohen sistematikisht, institucionet kapen nga një qeveri e kontrolluar nga një njeri i vetëm, ndërsa media dhe opozita shtypen përmes presionit politik dhe veprimit selektiv të drejtësisë”, tha ajo ndër të tjera.
    Vokshi ka paralajmëruar se Shqipëria është shndërruar nga qeveria e Edi Ramës si një vend i favorshëm për kartelet e drogës shqiptare dhe ndërkombëtare dhe një vend i sigurtë për pastrimin parave të aktiviteteve kriminale.
    Ky realitet, sipas deputetes demokrate, “nuk është vetëm problem shqiptar, por është një rrezik për stabilitetin ekonomik dhe politik edhe të vetë vendeve europiane”.
    Ndërsa deputeti dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka denoncuar gjendjen e rëndë të drejtësisë në vend, ku reforma e drejtësisë e miratuar me kontributin e madh të partnerëve ndërkombëtar.
    “Shqipëria ndodhet sot në pikën më kritike të historisë së saj pluraliste. Ajo që dikur ishte një demokraci aspirante europiane, sot lëviz drejt autoritarizmit me një shpejtësi të frikshme. Nuk bëhet më fjalë për debat politik, për konkurrencë idesh apo për rotacion normal pushteti. Bëhet fjalë për mbijetesën e vetë demokracisë. Në këtë realitet mbytës autoritar, opozita jo thjesht sfidohet: ajo përndiqet. E drejta e votës jo vetëm shkelet: ajo vidhet. Sistemi i drejtësisë jo vetëm manipulohet: ai përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve”, tha ai.
    Ai nuk e cilësoi apel diplomatik, por një thirrje alarmi fjalën e tij.
    “Është një denoncim i qartë dhe i drejtpërdrejtë se Shqipëria po rrëshqet drejt modelit të Gjeorgjisë, duke humbur themelet e rendit perëndimor të të drejtave dhe lirive. Dhe pikërisht mbi këtë realitet, kjo rezolutë nuk është thjesht e nevojshme, por urgjente”, tha Mediu.
    Ai tha gjithashtu se disa në Bruksel i shohin si antieuropianë pse punësuan menaxherin e fushatës së presidentit Trump.
    “Por ja ku qëndron paradoksi më i madh: disa në Bruksel, madje edhe disa nga familja jonë IDU, zgjedhin të mos shohin. Pretendojnë se zgjedhjet ishin të lira, duke kundërshtuar edhe raportet e tyre. Pranojnë propagandën mbi të vërtetën. Dhe kanë arritur deri aty sa, vetëm sepse ne punësuam menaxherin e fushatës së Trump për zgjedhjet parlamentare, na trajtojnë si anti-europianë”, nënvizoi deputeti.
    IDU ka lëshuar edhe një rezolutë për situatën në Shqipëri, të cilën e lexoi sot kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.
    Fjala e mbajtur nga deputetja e PD, Albana Vokshi:
    “Faleminderit, kryetar Harper, faleminderit Tina, që u siguruat që ne sot të miratojmë këtë rezolutë, dhe faleminderit Partisë Popullore Europiane (EPP) që ka vendosur të ketë shumë shpejt një mision verifikimi faktik në Shqipëri.
    Mendoj se ka ardhur koha të diskutojmë, dhe të gjithë e dinë çfarë po ndodh në Shqipëri. Fatmiri përmendi raportin e OSBE/ODIHR të datës 11 maj 2025, dhe unë besoj se gjithçka fillon me zgjedhjet dhe mbaron me zgjedhjet.
    Mënyra se si njerëzit votojnë përcakton se si do të qeveriset vendi në vitet e ardhshme.
    Në Shqipëri, vota u devijua, u intimidua, u kërcënua, u grabit, u vodh, u dhunua. A mund të quhet kjo demokraci?
    Në Këshillin e Europës, para disa javësh, Shqipëria u përshkrua si ‘autokraci elektorale’. Pra, zgjedhjet mbahen, por ato nuk janë të lira dhe të ndershme.
    Ka disa parti që marrin pjesë në zgjedhje, por të gjithë drejtuesit e opozitës janë arrestuar, burgosen, persekutohen. Pra opozita është e heshtur dhe gjithashtu, në autokracitë elektorale, të gjitha pushtetet janë përqendruar në një dorë.
    Media hesht, shoqëria civile hesht. Kjo është arsyeja pse parlamenti nuk funksionon. Nuk ka kontrolle dhe balancë. Të gjitha seancat dëgjimore, interpelancat, komisionet hetimore refuzohen. Ne nuk mund të ushtrojmë kontroll; parlamenti nuk kontrollon dhe nuk mbikëqyr qeverinë dhe pushtetet e tjera.
    Por më lejoni, në fund, të përmend shqetësimin më të thellë që kemi: bashkimin e partisë-shtet, që e kemi në Shqipëri, me grupet kriminale dhe kartelet e drogës.
    Më 13 nëntor, Departamenti i Shtetit sanksionoi një grup kriminal ‘Vëllezërit Hysa’, i cili në bashkëpunim me grupe të tjera meksikane punonte me kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe sillte e trafikonte drogë në portet evropiane. Dhe këto para po pastrohen në Shqipëri.
    Ato ndërtesa moderne të bukura, gjysmë bosh, vetëm 20% e parave kalojnë përmes sistemit bankar. Pjesa tjetër janë para të paligjshme, para droge, para të krimit të organizuar.
    Pra, grupet kriminale shqiptare, grupet kriminale ndërkombëtare, paratë e drogës dhe trafikut, dhe krimi i organizuar po pastrohen në Shqipëri dhe po vijnë në vendet tuaja, duke deformuar ekonominë dhe konkurrencën.
    Shqipëria po bëhet një parajsë për grupet kriminale, kartelet e drogës dhe pastrimin e parave.
    Prandaj dua të tërheq vëmendjen tuaj.
    Ne kemi nevojë për mbështetje për ta ndalur këtë në Shqipëri dhe për të mos e eksportuar në vendet tuaja.
    Ju lutem, na ndihmoni me miratimin e kësaj rezolute, duke u siguruar që të ketë një proces strikt dhe të suksesshëm, dhe na ndihmoni në luftën kundër korrupsionit, kundër pastrimit të parave, dhe sigurisht, të sigurojmë një zgjidhje si në Maqedoni, një qeveri kujdestare që të mbështesë procesin e integrimit dhe të rikthejë demokracinë në Shqipëri. Faleminderit shumë”.
    Fjala e mbajtur nga deputeti dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu:
    “Gjatë këtyre dy ditëve, folëm për rreziqet e rritjes së tendencave autoritare.
    Autoritarizmi në Shqipëri është një realitet i përditshëm dhe mbytës, i nxitur nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe kolapsi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqipëria është bërë shembulli më i qartë i një shteti të kapur nga një njeri i vetëm, republika e një njeriu të vetëm.
    Kryeministri nuk lejon koalicione, deputetët janë kryesisht të emëruar e jo të zgjedhur, ai i ka manipuluar zgjedhjet në mënyrë masive për herë të tretë, mbështet rrjete kriminale, pastron para përmes kullave prej betoni, kontrollon 90% të medias dhe shkatërron çdo media që guxon të flasë kundër tij, ndërsa qytetarët largohen në shifra rekord.
    Më shumë se 1.3 milionë qytetarë, në një vend me 3 milionë banorë, kanë braktisur vendin që prej ardhjes së socialistëve në qeveri në vitin 2013.
    Reforma në Drejtësi, e menduar për të çliruar gjyqësorin, u vendos në zinxhirët politikë të socialistëve.
    Për ta thënë thjesht: para reformës kishim 16,000 çështje të prapambetura; sot kemi 200,000, me vendime që zgjasin 8-15 vite. Sot, sistemin e drejtësisë në Shqipëri e quajmë vetëm SPAK-un, jo gjyqësorin.
    Më korrigjoni nëse gaboj, por besoj se gjykatat dhe gjyqtarët, jo prokurorët, vendosin drejtësinë. SPAK ka kontroll të plotë mbi gjykatat, dhe gjyqtarët funksionojnë nën frikë dhe presion. Dhe ky sistem financohet nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE.
    Kjo nuk është drejtësi e pavarur.
    Kjo më kujton një version të upgraduar të shekullit XXI të manualit të vjetër të Sigurimit të Shtetit komunist:
    * së pari, cakto ‘armikun’;
    * së dyti, gjej ose shpik akuzat dhe procedurat, dhe gjyqtarët shkruajnë ligjet—taktika tipike staliniste;
    * së treti, dërgo çështjen në gjykatë;
    * dhe së katërti, dëno armikun e Shtetit dhe të partisë.
    Prezumimi i pafajësisë, afatet e parashkrimit dhe ndalimi i gjykimit të dyfishtë nuk ekzistojnë, e njëjta metodë, vetëm paketim i ri.
    Vetëm dy ditë më parë, Komiteti i Punëve të Jashtme për Çështje të Europës të Kongresit, kërkoi një vlerësim të Reformës në Drejtësi pas 10 vitesh, dhe shpresoj që edhe vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
    Ndërkohë, Shqipëria po kalon një kolaps demografik.
    Miqtë tanë nga ‘Fratelli d’Italia’ evidentuan faktin se migracioni i paligjshëm drejt Italisë po bie, sepse emigrantet kanë frikë se mund të mos përfundojnë në Itali, por në Shqipëri.
    Dhe pse kjo frikë?
    Sepse Shqipëria sot nuk është një vend ku mund të ndërtohet e ardhmja, madje as për emigrantët e paligjshëm nga Afrika.
    Të rinjtë shqiptarë, njerëz të talentuar, largohen sepse ndihen të papërfaqësuar, të papunë, të pambrojtur dhe të padëgjuar.
    Opozita përndiqet; zgjedhjet e lira mohohen; të drejtat heshten; shpresa shterohet.
    Raporti i OSBE/ODIHR deklaroi se Shqipëria përjetoi shkelje të hapura të standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku Partia Socialiste, shteti dhe krimi i organizuar u shkrinë në një.
    Blerja e votës ishte masive; intimidimi, keqpërdorimi i fondeve publike dhe rrjetet kriminale punonin hapur për të ndikuar rezultatin elektoral.
    Sipas raportit të ODIHR-it, prova të qarta tregojnë përdorimin e drejtësisë dhe ndjekjeve penale të motivuara politikisht kundër drejtuesve të opozitës para zgjedhjeve.
    Dhe ndërsa vendi boshatiset, Kryeministri është i lumtur dhe disa në Bruksel e quajnë këtë ‘sukses’, thjesht sepse Rama u duket argëtues.
    Por ja ku qëndron paradoksi më i madh: disa në Bruksel, madje edhe disa nga familja jonë IDU, zgjedhin të mos shohin.
    Pretendojnë se zgjedhjet ishin të lira, duke kundërshtuar edhe raportet e tyre.
    Pranojnë propagandën mbi të vërtetën.
    Dhe kanë arritur deri aty sa, vetëm sepse ne punësuam menaxherin e fushatës së Trump për zgjedhjet parlamentare, na trajtojnë si anti-europianë.
    Shqipëria po bëhet më e vjetër, më e dobët, më e zbrazët, por sundimtari Rama buzëqesh i kënaqur.
    Dua ta mbyll me një krahasim me Gjeorgjinë: fillimisht arrestuan Saakashvilin, dhe u miratuan rezoluta në çdo takim; sot po arrestojnë të gjithë aktivistët e opozitës, dhe asgjë nuk ndryshon.
    Shqipëria nuk është larg realitetit të Gjeorgjisë, megjithëse jemi vend i NATO-s.
    Sot, e vërteta duhet thënë, dhe kjo është arsyeja pse sollëm këtë rezolutë. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj”.

  • “20 qendra të reja për emigrantë”, Shehu: Emigracioni po përdoret për përfitime pushteti të Ramës

    “20 qendra të reja për emigrantë”, Shehu: Emigracioni po përdoret për përfitime pushteti të Ramës

    Një projektvendim i qeverisë për ngritjen e qendrave të reja për emigrantët ka ndezur debate, duke u cilësuar si një “veprim djallëzor” dhe një hap i rrezikshëm që cenon sigurinë kombëtare dhe interesat e qytetarëve. Plani, i cili parashikon shndërrimin e objekteve publike, si spitali i Përmetit dhe ndërtesa në Memaliaj, në qendra akomodimi, konsiderohet si një përpjekje për të përgatitur opinionin publik për hapa me pasoja të rënda për vendin.
    Deputeti i PD, Tritan Shehu, deklaroi se këto vendime të qeverisë lidhur me menaxhimin e emigracionit janë “veprime djallëzore” dhe të rrezikshme për interesat kombëtare të Shqipërisë.
    Ai u shpreh se këto politika po shkaktojnë pasoja serioze për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, duke kritikuar ashpër mungesën e transparencës dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë në këtë çështje.
    Shehu theksoi nevojën për referendume dhe përfshirjen e opinionit publik për vendime që prekin të ardhmen e kombit shqiptar, duke paralajmëruar se zbatimi i këtyre masave pa konsultim mund të sjellë destabilizim dhe rritje të kriminalitetit në vend.
    Tritan Shehu:
    “Ndoshta duhet kërkuar, duhet bërë dhe referendume për të bërë ca vendime që lidhen me shumë elementë të rëndësishëm të së ardhmes së kombit shqiptar, të shqiptarëve në tërësi.
    Pra këtu kemi unë mendoj, unë them një, një veprim djallëzor, absolutisht, shumë të negativ, i cili duhet të marrë një përgjigje, duhet të marrë një përgjigje të qartë nga, nga opozita jonë, që kemi, unë, unë që ka filluar realisht që është mjaft aktive në, në kundërveprimin ndaj këtij projektvendimi që është shpallur, sepse është projektvendim dhe fakti që shiko, fakti që ata shpallin një projektvendim, pa e mirë akoma, për mua është, tregon që duan të përgatisin opinionin për hapa të rrezikshme në kurriz të opinionit, në kurriz të shqiptarëve.
    Kjo është elementi i rëndësishëm. Por duhet që dhe opinioni publik të ndërgjegjësohet. Duhet banorët e Përmetit ta kuptojnë se spitali duhet të jetë spital.
    Nuk mund të jetë spitali, gjysëm spital dhe gjysëm qendër emigracioni.
    Memaliaj duhet të kuptojë qartësisht që Memaliaj ka nevojë për investime për minatorët, për pensionistët, kanë nevojë për investime për të rinjtë, , për infrastrukturë dhe nuk ka nevojë për investime për të sjellë, për ta mbushur me refugjatë.
    Kjo është, duhet ta kuptojmë qartë këtë gjë. Aq më shumë kur këto nuk janë në përputhje me realitetin që është sot të nivelit të kalimit të refugjatëve nëpër Shqipërisë. Nuk është, është jashtë. Nuk është fare në përputhje me këtë.
    Ne kemi qendra pritshmërie, akolience, që i themi dhe janë bosh. Ne kemi të tilla në Shqipëri dhe janë bosh, fare bosh janë.
    Nuk ka njerëz në këto. Dhe këtu, sot do të hapim 20 të tjera. Pra, është një lloj sikur t’i themi, hajdeni këtej, futuni nëpër Shqipëri për qëllime, do të thoja, djallëzore ndaj Shqipërisë.
    Shqipëria politikisht, Shqipëria ka nivele sigurie të dobëta. Shqipëria ka nivele korrupsionit të larta.
    Ka nivele të larta kriminaliteti, trafiqesh. Shqipëria sundohet nga një regjim që është i lidhur me grupet kriminale.
    Pra, në këto kushte, të hapësh dhe dyert e Shqipërisë, të ndjellësh vetë bile, kur nuk, nuk po të vjen njeri fare, dhe të, nëse në këtë mënyrë janë, janë elementë për të ndjellur, rrugët e emigrantëve të kalojnë nga Shqipëria, për mua është një veprim kriminal.
    Është një veprim i cili rrezikon të destabilizojë më tej vendin, të destabilizojë sigurinë kombëtare, të të forcojë grupet kriminale, sepse këto grupe kriminale do futen në rrugën e trafiqeve tashmë, do të shtohet kapaciteti për trafik. Pra, do të kalojnë më shumë në nivelin e trafiqeve.
    Do të bëjnë që shqiptarët realisht të ndihen jo të sigurt, sepse niveli i sigurisë kjo është në Shqipëri dhe unë nuk jam, unë nuk jam absolutisht kundër vendimeve dhe mbrojtjes së të drejtave të atyre që do kalojnë në Shqipëri, por jo t’i sjellim në mënyrë artificiale, ku nuk ka të tillë dhe të krijojmë një mënyrë atraktive për t’i futur këta në Shqipëri.
    Kryeministri është vetofruar në shumë gjëra që bien ndesh me interesat kombëtare. Nuk, nuk është rasti i parë. Janë shumë elementë që lidhen me, me, me, me rajonin tonë.
    Këtu janë politikat e Esat Pashës. Mjafton të sundojë në një copë dhe shet gjithë pjesën tjetër për interesa të pushtetit apo interesa përfitimesh personale apo grupi. Kjo është çështja.
    Pra, këtu kemi një papërgjegjshmëri ndaj interesave kombëtare, një papërgjegjshmëri ndaj interesave të shqiptarëve dhe kemi një koncentrim të të gjithë, gjithçkaje në dy qëllime: pushtet dhe përfitime..
    Prandaj unë mendoj që duhet që opinioni publik të ngrihet. Duhet që të vihet një transparencë e qartë, të raportohet para institucioneve, çfarë po bëhet, pse, qysh, si janë flukset e emigracionit sot në Ballkanin perëndimor, të cilët unë nuk i shoh që të prekin Shqipërinë, i shoh larg Shqipërisë, në nivele shumë të ulëta kalojnë nëpër Shqipëri. Kjo është e vërteta”.

  • Berisha: Rezolutat janë paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri, Europë dhe botë. Ky narko-shtet po shkatërron ekonominë

    Berisha: Rezolutat janë paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri, Europë dhe botë. Ky narko-shtet po shkatërron ekonominë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, u shpreh se rezolutat e miratuara nga organizata ndërkombëtare e partive të djathta, e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane, janë një paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri, Europë dhe botë.

    Sipas tij, ky narko-shtet po shkatërron ekonominë, po përdor drejtësinë dhe reformën e saj për të mbrojtur interesat e pushtetit, dhe ka transformuar vendin në një bastion të drogës, krimit dhe korrupsionit, duke kërcënuar jetën, pluralizmin dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

    Berisha nënvizoi se këto dokumente ndërkombëtare nxjerrin në dritë keqpërdorimet e narko-regjimit, përfshirë ndjekjen e liderëve opozitarë dhe shkatërrimin e turizmit, ekonomisë reale dhe profesioneve të lira, ndërkohë që rritja ekonomike mbështetet kryesisht në taksa neto dhe shpenzime të shtetit. Ai theksoi se Shqipëria po përjeton sot një rënie dramatike demografike dhe ekonomike, që sipas tij, nuk është parë kurrë më parë në historinë e vendit, duke e vënë në pah rolin kryesor të narko-shtetit të Edi Ramës në këtë katastrofë.

    Fjala e tij:

    Këto rezoluta janë kambana alarmi se në Shqipërinë e vogël breg Adriatikut, që dikur Enver Hoxha e quante kështjella e pamposhtur e socializmit, një bastard politik i tyre, Edi Rama, ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë.

    Këto rezoluta nxjerrin në dritën e diellit keqpërdorimin e drejtësisë dhe reformës së drejtësisë nga narko-regjimi.
    Dëshmojnë se Altin Dumani nuk është gjë tjetër veçse një Altin Troplin apo Poja i Skaput, që në një verbëri dhe fanatizëm politik sulmon me tërbim pluralizmin politik në Shqipëri, duke harruar se ajo është arritja më e madhe e shqiptarëve në rrugën e lirisë pas pavarësisë së vendit.

    Këto rezoluta denoncojnë aktet e këtij mercenari që për të fituar mandatin e katërt padroni i tij, pa asnjë bazë ligjore, vë në arrest dhe ndjekje penale liderët e tre partive politike kryesore, duke u bërë kështu një shëmbëlltyrë e shëmtuar e prokurorëve të diktaturës komuniste.
    Këto rezoluta janë gjithashtu një paralajmërim serioz për avoketërit e narko-shtetit në Shqipëri, Europë dhe botë.
    Unë u them shqiptarëve se në tërë ekzistencën e tyre, një armik më të egër se narko-shtetin e Edi Ramës nuk kanë pasur.
    Është e vërtetë se diktatura moniste e Enver Hoxhës ekzekutoi mbi 7 mijë shqiptarë për fjalën e lirë, dinjitetin njerëzor, dashurinë për Shqipërinë dhe Zotin.

    Internoi dhjetëra mijëra të tjerë, persekutoi qindra mijëra.
    Po kurrë Shqipëria, ato që pësoi këto 10 vite nga efekti i narko-shtetit nuk e ka pësuar.
    Largimin masiv të shqiptarëve dhe rënien e tmerrshme të popullatës në Shqipëri në 10 vite.
    Avoketërit e narko-shtetit nuk flasin kurrë për këtë rënie dramatike sepse ata verbërisht ose nuk shohin realitetin, ose paguhen nga Edi Rama.

    Por sot, narko-shteti në Shqipëri, sipas dokumenteve zyrtare, faktohet në formën më të egër.
    Të dashur qytetarë dhe qytetare, njerëzisht u lutem të lexoni të dhënat e fundit të INSTAT, institucionit të statistikave zyrtare.
    Ato paralajmërojnë kastastrofë në çdo aspekt për shqiptarët.
    Ato tregojnë së pari se lindjet në Shqipëri kanë rënë në nivelin që ishin 100 vite më parë kur ishim 700 mijë banorë dhe kjo për shkak të largimit të shqiptarëve.

    Ato tregojnë se nga viti 2018 e gjer sot, në këtë tokë, në këtë vend, për herë të parë në histori, vdekjet dominojnë ndjeshëm mbi lindjet.
    Ato tregojnë se ne sot kemi treguesit e lindshmërisë më të ulëtit në botë.
    Dhe së fundmi, po INSTAT pohon për herë të parë se e goditur nga paraja toksike e drogës, ekonomia shqiptare është në rënie të lirë.
    Sipas këtyre statistikave, për herë të parë, ekonomia kontribuon vetëm me 49 përqind në rritjen ekonomike.
    Vetëm me 49 përqind.
    Sipas këtyre statistikave, në rritjen ekonomike kontributin kryesor e ka shteti me rrogat që jep, me pensionet, me sigurimet shoqërore dhe sigurimet e tjera.

    Sipas këtyre statistikave, të ardhurat kryesore nuk vijnë nga prodhimi, po vijnë nga taksat neto.
    Duhet ta kuptojë çdo njeri se çfarë është taksa neto. Është taksa që merr qeveria mbi produktin duke zbritur shpenzimet që janë bërë.
    Po çfarë ndodh në Shqipëri?

    Në Shqipëri çmimet rriten muaj pas muaj, vit pas viti dhe ky është mekanizëm i tmerrshëm.
    Rritja e çmimeve rrit taksën. Dyfishimi i çmimit dyfishon të ardhurat nga TVSH-ja.
    Çmimi i naftës në stratosferë mban në stratosferë akzicën.
    Dhe këto që quhen taksa neto, këto janë burimi kryesor i rritjes ekonomike.
    Dhe kjo është një rritje false.

    Pak vite më parë, shumë pak vite më parë, të ardhurat nga profesionet e lira ishin 12 përqind.
    Kanë zbritur sot në 1 përqind pas betejës që bëri kundër profesioneve të lira.
    Shok të vërtetë ka pësuar turizmi nga narko-shteti.

    Narko-shteti shkatërroi me shpejtësi turizmin, sepse rënia e euros, shtrenjtoi turizmin për çdo turist me 35 përqind.
    Atyre që nuk u besojnë sytë dhe kronikave televizive për turizmin, u them shikoni pak kontributin e akomodimeve dhe shërbimeve në rritjen ekonomike krahasuar me një vit më parë se çfarë rënie dramatike.

    U ndala këtu për të thënë se narko-shteti është ai faktor që po shkatërron Shqipërinë më shumë se çdo faktor tjetër në ekzistencën e saj.

  • Danimarka do të hapë ambasadë në Shqipëri, MEPJ: Po ndërtojmë lidhje më të forta

    Danimarka ka njoftuar së deri në fund të vitit 2026, do të hapë ambasadën e saj në Shqipëri.

    “Për të mbrojtur më së miri interesat e Danimarkës në këto kohë të pasigurta, Ministria e Punëve të Jashtme do të kryejë një numër rregullimesh organizative dhe kjo përfshin edhe hapjen e ambasadave të reja“-, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme daneze.
    Ndërkohë, ka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila e cilëson si një moment të rëndësishëm të avancimit të dialogut dhe bashkëpunimit.
    “Shqipëria dhe Danimarka po ndërtojnë lidhje më të forta. Hapja e Ambasadës Daneze në Tiranë shënon një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit. Faleminderit Danimarkë për këtë vendim. Ai ilustron angazhimin danez ndaj partneritetit tonë dhe mbështetjen për të ardhmen tonë të përbashkët në BE”-thuhet në reagim.

    Top Channel

  • ‘Qeveria do të ngrejë 20 qendra të reja për emigrantë’, Shehu: Emigracioni po përdoret për përfitime pushteti të Ramës

    ‘Qeveria do të ngrejë 20 qendra të reja për emigrantë’, Shehu: Emigracioni po përdoret për përfitime pushteti të Ramës

    Një projektvendim i qeverisë për ngritjen e qendrave të reja për emigrantët ka ndezur debate, duke u cilësuar si një “veprim djallëzor” dhe një hap i rrezikshëm që cenon sigurinë kombëtare dhe interesat e qytetarëve. Plani, i cili parashikon shndërrimin e objekteve publike, si spitali i Përmetit dhe ndërtesa në Memaliaj, në qendra akomodimi, konsiderohet si një përpjekje për të përgatitur opinionin publik për hapa me pasoja të rënda për vendin.

    Deputeti i PD, Tritan Shehu, në intervistën e mesditës në Syri TV, deklaroi se këto vendime të qeverisë lidhur me menaxhimin e emigracionit janë “veprime djallëzore” dhe të rrezikshme për interesat kombëtare të Shqipërisë.

    Ai u shpreh se këto politika po shkaktojnë pasoja serioze për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, duke kritikuar ashpër mungesën e transparencës dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë në këtë çështje.

    SYRI TV: SYRI TV/ Shqipëria kamp masiv për azilantë, qeveria do të ngrejë 20 qendra të reja, ja qytetet ku do të vendosen

    Shehu theksoi nevojën për referendume dhe përfshirjen e opinionit publik për vendime që prekin të ardhmen e kombit shqiptar, duke paralajmëruar se zbatimi i këtyre masave pa konsultim mund të sjellë destabilizim dhe rritje të kriminalitetit në vend.

    Tritan Shehu:

    “Ndoshta duhet kërkuar, duhet bërë dhe referendume për të bërë ca vendime që lidhen me shumë elementë të rëndësishëm të së ardhmes së kombit shqiptar, të shqiptarëve në tërësi.

     Pra këtu kemi unë mendoj, unë them një, një veprim djallëzor, absolutisht, shumë të negativ, i cili duhet të marrë një përgjigje, duhet të marrë një përgjigje të qartë nga, nga opozita jonë, që kemi, unë, unë që ka filluar realisht që është mjaft aktive në, në kundërveprimin ndaj këtij projektvendimi që është shpallur, sepse është projektvendim dhe fakti që shiko, fakti që ata shpallin një projektvendim, pa e mirë akoma, për mua është, tregon që duan të përgatisin opinionin për hapa të rrezikshme në kurriz të opinionit, në kurriz të shqiptarëve.

     Kjo është elementi i rëndësishëm. Por duhet që dhe opinioni publik të ndërgjegjësohet. Duhet banorët e Përmetit ta kuptojnë se spitali duhet të jetë spital.

    Nuk mund të jetë spitali, gjysëm spital dhe gjysëm qendër emigracioni.

    Memaliaj duhet të kuptojë qartësisht që Memaliaj ka nevojë për investime për minatorët, për pensionistët, kanë nevojë për investime për të rinjtë, , për infrastrukturë dhe nuk ka nevojë për investime për të sjellë, për ta mbushur me refugjatë.

     Kjo është, duhet ta kuptojmë qartë këtë gjë. Aq më shumë kur këto nuk janë në përputhje me realitetin që është sot të nivelit të kalimit të refugjatëve nëpër Shqipërisë. Nuk është, është jashtë. Nuk është fare në përputhje me këtë.

     Ne kemi qendra pritshmërie, akolience, që i themi dhe janë bosh. Ne kemi të tilla në Shqipëri dhe janë bosh, fare bosh janë.

    Nuk ka njerëz në këto. Dhe këtu, sot do të hapim 20 të tjera. Pra, është një lloj sikur t’i themi, hajdeni këtej, futuni nëpër Shqipëri për qëllime, do të thoja, djallëzore ndaj Shqipërisë.

    Shqipëria politikisht, Shqipëria ka nivele sigurie të dobëta. Shqipëria ka nivele korrupsionit të larta.

    Ka nivele të larta kriminaliteti, trafiqesh. Shqipëria sundohet nga një regjim që është i lidhur me grupet kriminale.

    Pra, në këto kushte, të hapësh dhe dyert e Shqipërisë, të ndjellësh vetë bile, kur nuk, nuk po të vjen njeri fare, dhe të, nëse në këtë mënyrë janë, janë elementë për të ndjellur, rrugët e emigrantëve të kalojnë nga Shqipëria, për mua është një veprim kriminal.

     Është një veprim i cili rrezikon të destabilizojë më tej vendin, të destabilizojë sigurinë kombëtare, të të forcojë grupet kriminale, sepse këto grupe kriminale do futen në rrugën e trafiqeve tashmë, do të shtohet kapaciteti për trafik. Pra, do të kalojnë më shumë në nivelin e trafiqeve.

    Do të bëjnë që shqiptarët realisht të ndihen jo të sigurt, sepse niveli i sigurisë kjo është në Shqipëri dhe unë nuk jam, unë nuk jam absolutisht kundër vendimeve dhe mbrojtjes së të drejtave të atyre që do kalojnë në Shqipëri, por jo t’i sjellim në mënyrë artificiale, ku nuk ka të tillë dhe të krijojmë një mënyrë atraktive për t’i futur këta në Shqipëri.

    Kryeministri është vetofruar në shumë gjëra që bien ndesh me interesat kombëtare. Nuk, nuk është rasti i parë. Janë shumë elementë që lidhen me, me, me, me rajonin tonë.

    Këtu janë politikat e Esat Pashës. Mjafton të sundojë në një copë dhe shet gjithë pjesën tjetër për interesa të pushtetit apo interesa përfitimesh personale apo grupi. Kjo është çështja.

    Pra, këtu kemi një papërgjegjshmëri ndaj interesave kombëtare, një papërgjegjshmëri ndaj interesave të shqiptarëve dhe kemi një koncentrim të të gjithë, gjithçkaje në dy qëllime: pushtet dhe përfitime..

    Prandaj unë mendoj që duhet që opinioni publik të ngrihet. Duhet që të vihet një transparencë e qartë, të raportohet para institucioneve, çfarë po bëhet, pse, qysh, si janë flukset e emigracionit sot në Ballkanin perëndimor, të cilët unë nuk i shoh që të prekin Shqipërinë, i shoh larg Shqipërisë, në nivele shumë të ulëta kalojnë nëpër Shqipëri. Kjo është e vërteta”.

     

  • “Alarmi vjen nga partnerët ndërkombëtarë”/ Çollaku: Mafia ka fituar terren në Shqipëri

    “Alarmi vjen nga partnerët ndërkombëtarë”/ Çollaku: Mafia ka fituar terren në Shqipëri

    Gjatë një interviste televizive, gazetari Basir Çollaku komentoi raportimet ndërkombëtare për përfshirjen e grupeve kriminale në Shqipëri dhe përdorimin e termit “narkoshtet” nga prokurorë e ekspertë të antimafias.
    Çollaku theksoi se ky cilësim, i ardhur sipas tij nga institucione të huaja ligjzbatuese, ngre pyetje të rënda mbi mënyrën e funksionimit të shtetit, ndikimin e organizatave kriminale dhe rolin e qeverisë në këtë realitet. Ai iu referua operacioneve të fundit ndërkombëtare dhe zgjerimit të aktiviteteve të mafieve të huaja në Shqipëri, duke paralajmëruar se situata kërkon një reagim të koordinuar global dhe se shqetësimet tashmë janë bërë pjesë e debateve edhe në institucionet amerikane dhe europiane.
    Basir Çollaku:
    Emërtesa narko-shtet për Shqipërinë vjen nga prokurorët e antimafias, vjen nga ekspertët e luftës kundër krimit të organizuar, qofshin këta italianë, amerikanë, europianë, gjermanë, të botës demokratike, të zbatimit të ligjit, të partnerëve shqiptarë. Dhe ajo çfarë duhet të mundojë gjithkush kur lexon këto emërtesa, edhe zyrtarët sepse kur vijnë nga oficerë policie, nga prokurorë, nga gjyqtarë, nga njerëz që kanë dosje nëpër duar, që kanë procese nëpër duar, pyetja që të vjen është, ore, kemi narko-shtet?
    Kush e drejton një narko-shtet? Një narko-shtet e drejton një trafikant droge. Se nuk mund ta drejtojë një kryeministër që lufton trafikun e drogës dhe vendi i drejtuar prej tij të jetë narko-shtet. Pra nuk rrinë bashkë. Luftëtari ndaj drogës dhe narko-shteti janë të kundërt. Në rastin kur ne jemi të tillë, jemi bërë falë lejimit, aksionit, kontributit të kreut të qeverisë në këtë emërtesë fatkeqe për shqiptarët, atëherë kjo do të thotë që po, Shqipëria drejtohet nga një bashkë-trafikant. Mos u çoni vetëm sepse organizatat kriminale, bordi i mafias, ka karriget e tyre ku hyn edhe kreu i qeverisë.
    Po shohim në muajt e fundit që më tepër shtypi europian dhe amerikan po shkruajnë për përfshirjen e grupeve kriminale, organizatave kriminale ndërkombëtare, ndërkombëtare dhe në operacionin e fundit kujtojmë këtu që ishte mes strukturës së posaçme dhe antimafias së Brescias.
    Kemi gjithmonë e më tepër, gjithmonë këto konstatime në këto aspekte, sepse terreni që mafia ka fituar në Shqipëri, këtë herë kishim Sacra Corona Unita-n, pra me gjeografinë e saj të shtrirë në Shqipëri për aktivitetet kriminale. Më përpara kemi hasur shpesh Ndrangheta-n, Sinaloa-n, pra grupe kriminale ndërkombëtare, sepse edhe gjeografia e aktivitetit të grupeve shqiptare e shtrirë tashmë si një fuqi narkotike në Amerikën Latine dhe në Europë, e bën këtë ushtri të trafikut, të krimit të organizuar, të mafias, të ketë shënduar dhe t’ia ketë marrë atë sipërfaqe të kontrollit ekzekutivit dhe agjencive të zbatimit të ligjit.
    Pra jemi në një rast vërtet që kërkon një luftë ndërkombëtare dhe nuk mund ta bëjnë agjencitë e Shqipërisë, edhe për faktin se një pjesë e tyre janë të vetëpërfshirë. Ne shohim përpëlitjen dhe dëshpërimin e Ramës për duke u lutur për Ballukun, aq sa do të besoja se nesër do të dalë, aman mos e çoni Ballukun në të pezulluar se një ditë më vonë nuk do lindë as dielli.
    Nuk do të dalë dielli po shkoi ajo në pezullim nga detyra. Pra, kjo lidhet njëkohësisht edhe me rreshtimin që po i bëhet kryeministrit. Krim, korrupsion, plaçkitje, grabitje, para publike, prona publike, offshore që përqasen nga milionat e krimit, të korrupsionit të dërguar, të eksportuar prej këtu, të riinvestuara në Europë. Tashmë ne jemi bërë çështje në Kongresin Amerikan, në Senatin Amerikan, nga Departamenti Amerikan…

  • Çollaku: Mafia ka fituar terren në Shqipëri, alarmi vjen nga partnerët ndërkombëtarë

    Çollaku: Mafia ka fituar terren në Shqipëri, alarmi vjen nga partnerët ndërkombëtarë

    Gjatë një interviste në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, gazetari Basir Çollaku komentoi raportimet ndërkombëtare për përfshirjen e grupeve kriminale në Shqipëri dhe përdorimin e termit “narkoshtet” nga prokurorë e ekspertë të antimafias.

    Çollaku theksoi se ky cilësim, i ardhur sipas tij nga institucione të huaja ligjzbatuese, ngre pyetje të rënda mbi mënyrën e funksionimit të shtetit, ndikimin e organizatave kriminale dhe rolin e qeverisë në këtë realitet. Ai iu referua operacioneve të fundit ndërkombëtare dhe zgjerimit të aktiviteteve të mafieve të huaja në Shqipëri, duke paralajmëruar se situata kërkon një reagim të koordinuar global dhe se shqetësimet tashmë janë bërë pjesë e debateve edhe në institucionet amerikane dhe europiane.

    Basir Çollaku: Emërtesa narko-shtet për Shqipërinë vjen nga prokurorët e antimafias, vjen nga ekspertët e luftës kundër krimit të organizuar, qofshin këta italianë, amerikanë, europianë, gjermanë, të botës demokratike, të zbatimit të ligjit, të partnerëve shqiptarë. Dhe ajo çfarë duhet të mundojë gjithkush kur lexon këto emërtesa, edhe zyrtarët sepse kur vijnë nga oficerë policie, nga prokurorë, nga gjyqtarë, nga njerëz që kanë dosje nëpër duar, që kanë procese nëpër duar, pyetja që të vjen është, ore, kemi narko-shtet? Kush e drejton një narko-shtet? Një narko-shtet e drejton një trafikant droge. Se nuk mund ta drejtojë një kryeministër që lufton trafikun e drogës dhe vendi i drejtuar prej tij të jetë narko-shtet. Pra nuk rrinë bashkë. Luftëtari ndaj drogës dhe narko-shteti janë të kundërt. Në rastin kur ne jemi të tillë, jemi bërë falë lejimit, aksionit, kontributit të kreut të qeverisë në këtë emërtesë fatkeqe për shqiptarët, atëherë kjo do të thotë që po, Shqipëria drejtohet nga një bashkë-trafikant. Mos u çoni vetëm sepse organizatat kriminale, bordi i mafias, ka karriget e tyre ku hyn edhe kreu i qeverisë.

    Po shohim në muajt e fundit që më tepër shtypi europian dhe amerikan po shkruajnë për përfshirjen e grupeve kriminale, organizatave kriminale ndërkombëtare, ndërkombëtare dhe në operacionin e fundit kujtojmë këtu që ishte mes strukturës së posaçme dhe antimafias së Brescias.

    Kemi gjithmonë e më tepër, gjithmonë këto konstatime në këto aspekte, sepse terreni që mafia ka fituar në Shqipëri, këtë herë kishim Sacra Corona Unita-n, pra me gjeografinë e saj të shtrirë në Shqipëri për aktivitetet kriminale. Më përpara kemi hasur shpesh Ndrangheta-n, Sinaloa-n, pra grupe kriminale ndërkombëtare, sepse edhe gjeografia e aktivitetit të grupeve shqiptare e shtrirë tashmë si një fuqi narkotike në Amerikën Latine dhe në Europë, e bën këtë ushtri të trafikut, të krimit të organizuar, të mafias, të ketë shënduar dhe t’ia ketë marrë atë sipërfaqe të kontrollit ekzekutivit dhe agjencive të zbatimit të ligjit. Pra jemi në një rast vërtet që kërkon një luftë ndërkombëtare dhe nuk mund ta bëjnë agjencitë e Shqipërisë, edhe për faktin se një pjesë e tyre janë të vetëpërfshirë. Ne shohim përpëlitjen dhe dëshpërimin e Ramës për duke u lutur për Ballukun, aq sa do të besoja se nesër do të dalë, aman mos e çoni Ballukun në të pezulluar se një ditë më vonë nuk do lindë as dielli. Nuk do të dalë dielli po shkoi ajo në pezullim nga detyra. Pra, kjo lidhet njëkohësisht edhe me rreshtimin që po i bëhet kryeministrit. Krim, korrupsion, plaçkitje, grabitje, para publike, prona publike, offshore që përqasen nga milionat e krimit, të korrupsionit të dërguar, të eksportuar prej këtu, të riinvestuara në Europë. Tashmë ne jemi bërë çështje në Kongresin Amerikan, në Senatin Amerikan, nga Departamenti Amerikan…

  • Danimarka bëhet gati, do të hapë Ambasadë në Shqipëri

    Danimarka bëhet gati, do të hapë Ambasadë në Shqipëri

    Danimarka po bëhet gati të hapë Ambasadën e saj në Shqipëri në vitin 2026.
    Kështu bëhet e ditur në publikimin e medias daneze The Copenhagen Post, duke përmendur faktin se ministri i Jashtme danez, Lars Løkke Rasmussen, ka informuar Komitetin e Politikave të Jashtme për ndryshime mbi strukturën diplomatike daneze, ku futet edhe hapja e një ambasade në Tiranë.
    Mësohet po ashtu se Danimarka do të hapë edhe një Ambasadë në Argjentinë, për qëllimet e saja strategjike politike, teksa do të mbyllë selinë diplomatike në Myanmar dhe do të kalojë në nivel Konsullate Ambasadën aktuale në Vietnam.
    Ministri i Punëve të Jashtme, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi lidhur me çështjen:
    “Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo na paraqet sfida të reja, por gjithashtu përfshin mundësi të mëdha. Ne duhet të kemi një shërbim të jashtëm të fortë dhe të azhurnuar që është i pranishëm në vendet ku interesat tona jetësore janë në rrezik, dhe ne kemi ecur më tej në këtë drejtim sot”.
    Me një Ambasadë në Shqipëri, Danimarka – sipas raportimit të mediave daneze – do të jetë në gjendje të mbështesë dëshirën e vendit për t’u bërë anëtar i BE-së dhe të forcojë rezistencën e tij, duke përfshirë edhe kundër ndikimit negativ nga Rusia.
    Teksa themelimi i një ambasade të re daneze në Argjentinë duhet të shihet në dritën e ambicies për të rritur angazhimin e Danimarkës në Amerikën Latine. Argjentina është një lojtare e rëndësishme në kontinent, dhe një ambasadë do të ofrojë një mundësi për të zgjeruar marrëdhëniet tona tregtare.