Zbulohet plani: Në Shqipëri do të vendosën emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi
Nga Alessandra Ziniti, LA REPUBBLICA
Ministria e Brendshme italiane (Viminale) ka tashmë një plan për të rifilluar funksionimin e qendrave në Shqipëri. Madje që në pranverë, nëse do kalojnë marrëveshjet mbi tre rregulloret e reja të miratuara të hënën nga Këshilli i BE-së.
Hapi pasues do të jetë miratimi nga Parlamenti, edhe përpara hyrjes në fuqi të Paktit të ri për azilin dhe migracionin, i planifikuar për 12 qershor të vitit të ardhshëm.
Gjadri: ky është projekti i ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi. Qendra do të rihapë dyert për azilkërkuesit që vijnë nga vende të sigurta, në pritje të përfundimit të procedurave të përshpejtuara kufitare. Por këta nuk do të merren më drejtpërdrejt nga deti me kontrolle në bordin e anijeve të Marinës; ata do të dërgohen në anën tjetër të Adriatikut nga hotspot-et italiane menjëherë pas mbërritjes së tyre, pavarësisht nëse kjo ndodh me mjete detare italiane, drejtpërdrejt me varka apo edhe pasi janë shpëtuar nga OJQ-të.
Duke e konsideruar qendrën shqiptare si një zonë rikthimi në një vend të tretë të sigurt, falë normave të reja evropiane do të jetë e mundur të mbahen aty emigrantët nga vendet e sigurta, kërkesat e të cilëve do të shqyrtohen përmes procedurave të përshpejtuara kufitare.
Dhe, sipas vlerësimeve të qeverisë, kësaj here nuk do të bëhet fjalë për disa dhjetëra persona, pasi krijimi i listës evropiane të vendeve të origjinës së sigurta do të lejojë transferimin në Shqipëri të emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti, nga të cilat edhe në vitin 2025 ka ardhur shumica e të zbarkuarve, mbi 28 mijë persona. Pothuajse gjysma e totalit të mbërritjeve, të cilëve u shtohen tunizianë dhe marokenë, edhe ata të kthyeshëm shpejt përmes procedurave të përshpejtuara kufitare.
Sipas planit të Viminales, pra, një pjesë e madhe, në mos të gjitha vendet e disponueshme në Gjader, rreth 1.100, mund të mbushen shpejt me një qarkullim të shpejtë, duke qenë se procedurat e përshpejtuara parashikojnë kthimin brenda një muaji. Dhe këtë herë – thonë burime nga Ministria e Brendshme – emigrantët nuk do të mund të përdorin më kartën e ankimit në gjykatë për të anashkaluar ndalimin dhe për t’u rikthyer në Itali në pritje të vendimit mbi refuzimin e mbrojtjes, siç ndodh tani.
Mes normave të miratuara nga Këshilli i BE-së është edhe ajo që përjashton pezullimin automatik të kthimit për ata që paraqesin ankim. Emigrantit që i refuzohet leja e qëndrimit mund të apelojë, por kjo nuk do ta pengojë kthimin, përveçse nëse gjyqtari vendos pezullimin e masës së dëbimit.
“Situata në këtë moment është ende subjekt i vendimit përfundimtar të të ashtuquajturit trilog, por është një hap shumë i mirë drejt një zgjidhjeje përfundimtare, që do të sjellë qartësi si nga pikëpamja gjyqësore, ashtu edhe nga ajo operative” – tha dje në Bruksel ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio – “dhe për rrjedhojë nuk do të ketë më hapësirë për hezitime gjyqësore”.
Qeveria, pra, po përgatitet të rivërë në lëvizje mekanizmin e transfertave drejt Shqipërisë, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta është një mjet i mjaftueshëm për të kapërcyer të gjitha kundërshtimet e ngritura nga gjykatat italiane, të cilat kanë anuluar ndalimet, me pasojë që qendra e Gjadrit, zemra e modelit Shqipëri – që dje Konferenca Ipeshkvnore Italiane (CEI) e ka përkufizuar si “në kufijtë e demokracisë” – ka mbetur pothuajse bosh.
Tag: shqipëri
-

Zbulohet plani: Në Shqipëri do të vendosën emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi
-

Profesori italian i arrestuar në Shqipëri martohet në L’Aquila pas 75 ditësh në burg
Michele D’Angelo, pedagog i Universitetit të L’Aquilës dhe i ndaluar për 75 ditë në Shqipëri pas një aksidenti rrugor, kur u akuzua për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe braktisje të mjetit, është martuar këtë fundjavë me partneren e tij, Vanessa Castelli.
Ceremonia civile u zhvillua në Palazzetto dei Nobili në L’Aquila dhe u drejtua nga kryebashkiaku Pierluigi Biondi, në prani të familjarëve, miqve dhe kolegëve të çiftit. Ngjarja vjen pak kohë pasi D’Angelo u lirua me kusht dhe u rikthye në Itali, ku deklaroi se dëshira e tij e parë ishte “të martohej me Vanessën” dhe të rifillonte jetën akademike.
Kryebashkiaku Biondi e cilësoi martesën si një “bashkim me një shije të veçantë”, i lidhur me rikthimin e qetësisë pas muajve të vështirë që pedagogu kaloi larg qytetit. Ai u uroi të sapomartuarve “një jetë të bukur së bashku”, duke nënvizuar mbështetjen e komunitetit dhe të administratës lokale.
Në ceremoni morën pjesë edhe studentë dhe përfaqësues të botës universitare, përfshirë rektorin Fabio Graziosi, të cilët kishin ndjekur nga afër situatën e D’Angelos.
Ndërkohë, në Shqipëri vijojnë procedurat gjyqësore lidhur me ngjarjen e aksidentit, ndërsa pedagogu ka deklaruar gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare.
-

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti zbulon detajet: Qeveria ka vendosur që t’i..
Eksperti Ergis Sefa ka shpjeguar në një emision televiziv arsyen pse nafta në Shqipëri shitet më shtrenjtë.
Ai tha se kjo vjen pasi në Shqipëri qeveria ka vendosur që t’i mbledhë të gjitha taksat te çmimi i naftës.
Sa i përket monopolit në vend, ai tha se i vetmi monopol mbetet Bankers, jo kompanitë importuese.
Pjesë nga biseda:
Sefa: Ajo që konsiderohet monopol në Shqipëri është kjo e Bankers-it, jo ajo e importuesit. Pse nafta jonë është kaq e shtrenjtë? Sepse ne kemi zgjedhur një politikë fiskale të atillë pasi të gjitha taksat i janë vendosur çmimit. Ne kemi zgjedhur një mënyrë që ta kemi më të lehtë për administratën për të mbledhur taksat.
Borakaj: Kuvendi miraton çdo vit projektbuxhetin bashkë me ligjet financiare.
Borakaj: Sa vende e aplikojnë këtë metodë, për këtë pagesë?
Sefa: Shumë pak, ne jemi kampionë; Kosova deri diku, Maqedonia edhe më pak.
Borakaj: Po që i paguajmë edhe rrugët tre herë?
Sefa: Nuk dimë asnjë vend tjetër. -

I arratisur nga burgu në Shqipëri, arrestohet bosi shqiptar në Itali, po udhëtonte me makinë 100 mijë euroshe
Një 40-vjeçar shqiptar, i arratisur nga një burg në Shqipëri, është arrestuar në Romë pas një ndjekjeje spektakolare në orët e para të mëngjesit të së premtes. I njohur për një seri krimesh dhe me një identitet të rremë të krijuar me metoda të sofistikuara, ai ishte integruar thellë në mjediset kriminale të kryeqytetit italian.
Burri ishte arrestuar disa vite më parë në Itali dhe ishte dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe grabitje. Ai kishte përfituar nga një marrëveshje dypalëshe Itali-Shqipëri, duke kërkuar të vuante dënimin në një burg shqiptar me kusht të mos rikthehej në Itali deri në vitin 2035.
Por sapo u dërgua drejt Shqipërisë, ai nuk u paraqit kurrë në institucionin e vuajtjes së dënimit, duke rezultuar zyrtarisht i arratisur.
Më pas, duke shfrytëzuar një dispozitë të ligjit shqiptar, ai ndryshoi mbiemrin duke marrë atë të bashkëshortes. Me identitetin e ri u rikthye në Itali dhe lëvizte pa u vënë re nga autoritetet, duke u paraqitur si person pa precedent penal.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit të së premtes, patrulla e policisë italiane i kërkoi të ndalonte një BMË luksoze me targa gjermane, në zonën e disko-klubeve të Eur. Në makinë ndodheshin i arratisuri dhe një bashkëpunëtor.
Dy shqiptarët nuk iu bindën urdhrit të ndalimit dhe u larguan me shpejtësi, duke shkaktuar një ndjekje të rrezikshme drejt Pomezia-s. Teksa tentonin t’i shpëtonin policisë, makina doli nga rruga në një kthesë afër Tor dei Cenci. Edhe patrulla përfundoi jashtë rruge, por efektivët arritën t’i neutralizonin të dy të arratisurit.
Të plagosur lehtë, shqiptarët u dërguan në spitalin Sant’Eugenio, ku morën 15 ditë raport mjekësor. Edhe policët u trajtuan për dëmtime të lehta.
Fillimisht, sipas dokumenteve, të dy rezultuan pa precedent. Por sapo u morën gjurmët e gishtërinjve në zyrën e Imigracionit, 40-vjeçari u identifikua si person i shumëkërkuar dhe i arratisur nga një burg shqiptar, me një dënim aktiv prej 8 vitesh.
Në automjet u gjetën 5 mijë euro cash, dyshohet të ardhura nga shitja e kokainës pranë diskove të Eur deri në orët e vona të natës. Hetimet flasin se para arrestimit të mëparshëm në Itali, ai frekuentonte rrethe të trafikut të drogës dhe dyshohej për shfrytëzim prostitucioni.
Rasti po ngre shqetësime te autoritetet italiane, pasi strukturat e hetimit theksojnë aftësinë e grupeve kriminale shqiptare për të ndryshuar identitet, për t’u infiltruar shpejt dhe për të krijuar lidhje të forta me grupet mafioze vendase, veçanërisht në trafikimin e lëndëve narkotike.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur aktivitetin e plotë të 40-vjeçarit në territorin italian dhe për identifikimin e kontakteve të tij kriminale.
-

“Arbitri i Vitit” në Shqipëri, zbulohen 4 të nominuarit
9 Dhjetor 2025
16:49
Telesport
Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë arsye një trofe i veçantë në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” do të jepet për të vlerësuar edhe “Arbitrin e Vitit 2025”.
Për këtë trofe, arbitrat shqiptarë kanë nominuar katër emra: Emanuela Rusta, Florjan Lata, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Cjapi.
Fituesi i këtij trofeu për këtë edicion do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 . -

“Tirana Bank”, Banka e Vitit, The Banker dhe Euromoney e vlerësojnë si bankën më të mirë për vitin 2025
Tirana Bank ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar.
Institucioni është shpallur ‘Bank of the Year in Albania 2025’ nga revista prestigjioze The Banker, pjesë e grupit Financial Times, një nga autoritetet më të njohura në vlerësimin e sektorit bankar global. Ky çmim vjen vetëm pak kohë pasi Tirana Bank u shpall ‘Banka më e Mirë në Shqipëri 2025’ nga Euromoney, duke e bërë këtë një vit të jashtëzakonshëm për bankën.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Londër, ku përfaqësues të lartë të Tirana Bank morën zyrtarisht trofeun. Kjo arritje konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme që një bankë mund të marrë në nivel ndërkombëtar.
“Të vlerësohesh nga The Banker është një moment shumë i rëndësishëm, pasi vjen nga një prej autoriteteve më të njohura në sektorin bankar global. Ky çmim na vendos në një nivel krejt tjetër vëmendjeje dhe demonstron që progresi ynë është i matshëm dhe i dallueshëm edhe në arenën ndërkombëtare”, shprehet Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank.
The Banker vlerësoi Tirana Bank për performancën e qëndrueshme financiare, transformimin e avancuar digjital, modernizimin e platformave të bankingut dhe përmirësimin e përvojës së klientit. Vlerësim mori edhe ndikimi i institucionit në mbështetjen e biznesit dhe zhvillimit ekonomik në vend.
“Fakti që këtë vit jemi vlerësuar si ‘Banka e Vitit në Shqipëri’ nga The Banker dhe njëkohësisht ‘Banka më e Mirë në Shqipëri’ nga Euromoney, është një tregues i qartë i transformimit që kemi ndërmarrë dhe i profesionalizmit të stafit tonë. Kjo njohje jo vetëm i shton peshë reputacionit tonë, por edhe na motivon të vazhdojmë të rrisim standardet me të cilat operojmë.”, shtoi ai.
Me këtë arritje, Tirana Bank forcon më tej pozicionin e saj si një nga institucionet kryesore financiare në Shqipëri dhe synon të vazhdojë rrugëtimin e saj të transformimit dhe rritjes së qëndrueshme.
Top Channel
-

Italianët përgjuan në Shqipëri? Oficerët e Guardia di Finanza e mohojnë, por paisjet e tyre janë sekuestruar
Ende e paqartë dhe plot mister çështja e pajisjeve që u gjetën nga policia në portin e Durrësit. Mjetet i përkisnin dy oficerëve të Guardia di Finanza dhe një specialisti IT-je gjithashtu italian. Të tre këta persona janë marrë në pyetje nga policia, por ata kanë mohuar që të kenë kryer veprime përgjuese apo të kishin iniciativë për të mbajtur nën përgjim ndonjë person, edhe pse ka dyshime për këtë gjë.
E vetmja gjë që ata kanë deklaruar ishte se kishin mbërritur në Shqipëri për të bërë disa veprime hetimore në ujërat ndërkombëtare, por që nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Pas deklarimeve ata janë lënë të lirë për tu kthyer në Itali.
Burime bëjnë me dije se në mjetet e tyre që tashmë janë sekuestruar janë pajisje GPS, marrës të dhënash, kompjuterë, fisha etj. Këto materiale janë pikërisht pajisje që përdoren për përgjime. Ende nuk dihet nëse ato janë përdorur apo jo, por pritet që përgjigjja të jepet nga laboratori shkencor i policisë. Nëse pajisjet janë përdorur, ato lënë gjurmë dhe pas ekspertizës do të vërtetohen nëse janë vendosur në zbatim apo jo.Dy oficerët e Guardia di Finanzas dhe specialisti i IT-së kanë hyrë në Shqipëri në 5 dhjetor e sipas tyre do të qëndronin pak ditë.
Të njëjtat burime shtojnë se autoritetet italiane kanë njoftuar me vonesë palën shqiptare për zyrtarët e Guarda di Finanza. Ndërkohë çështja po hetohet nga Prokuroria e Durrësit./vizionplus.tv -

Paqja Fiskale/ Berisha: Është mbështetja më e fuqishme që Rama u bën karteleve të drogës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj “Paqes Fiskale”, duke e cilësuar atë një akt që, sipas tij, i hap rrugë pastrimit të parave të krimit të organizuar.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vepron në interes të karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine.
Sipas Berishës, ligji për Paqen Fiskale, i kundërshtuar dy vite më parë nga SHBA, BE dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, është rikthyer dhe miratuar në parim nga mazhoranca në parlament.
“Kjo mos t’u duket çudi sepse treguesi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i madh se në BE. Në këtë ligj ka mungesë të plotë të transparencës për opinioni publik dhe komunitetin e ndershëm të biznesit. FMN ka paralajmëruar më parë qeverinë shqiptare për rreziqet e mëdha të kësaj amnistie”, tha Berisha.
“Edi Rama, zëdhënës kryesor në Europë i karteleve të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine, me të ashtuquajturën Paqe Fiskale, ka sanksionuar amnistinë për paratë e drogës, krimit, jo vetëm të karteleve të fuqishme shqiptare të kokainës dhe kanabisit, por edhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.
Një ligj, të cilin qeveria e SHBA, BE, por edhe vendet e tjera partnere, e kundërshtuan në mënyrën më të prerë para dy vitesh, Edi Rama e ka votuar në parim në parlament. Ky akt është mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro, shefi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, u bën karteleve shqiptare të drogës dhe ortakëve të tyre në Amerikën Latine.
PD, deputetët e saj, në komisionet përkatëse, kanë mbajtur qëndrime të prera kundër kësaj përpjekje. Kanë bërë amendamente shumë të qarta, por nuk janë marrë parasysh asnjëra prej tyre nga mazhoranca. Për PD-në, grupin e saj parlamentar, ligji është një mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit. Për evazionin e mëtejshëm fiskal. Për shmangien e bizneseve nga detyrimet fiskale të ardhshme kundrejt shtetit. Për favore ndaj sektorëve ku risku i pastrimit të parave është shumë i madh dhe që po ndodh aktualisht.
Ndërtimi në Shqipëri është lavatriçja e parave të drogës, më e madhja në Europë. Kjo mos t’u duket çudi sepse treguesi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i madh se në BE. Në këtë ligj ka mungesë të plotë të transparencës për opinioni publik dhe komunitetin e ndershëm të biznesit. FMN ka paralajmëruar më parë qeverinë shqiptare për rreziqet e mëdha të kësaj amnistie. Banka Botërore gjithashtu,” tha Berisha. -

Kush e futi pajisjen përgjuese në Shqipëri? Klodiana Lala tregon detaje: Të përfshirë politika dhe krimi i organizuar
Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një prononcimi për një emision televiziv, dha detaje nga kapja e disa pajisjeve përgjuese të paligjshme që kanë hyrë në territorin shqiptar nga tre shtetas italianë, dy prej të cilëve zyrtarë të Guardia di Finanza.
Lala tha se shtetasit italianë janë lënë të largohen, por pajisja është mbajtur në Shqipëri dhe Prokuroria po heton. Gazetarja shtoi se ngjarja është fshehur dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është përgjuar.
“Ngjarje që nuk ka marrë vëmendjen në media, nuk e kuptoj pse. Bëhet fjalë për një skandal të madh që po konsumohet në territorin e Shqipërisë. Pajisjet janë pajisje të sofistikuara përgjimi, janë në ambjentet e Prokurorisë së Durrësit. Kam rënë në dijeni të shtunën, më është konfirmuar se disa persona kishin udhëtuar me traget të linjës Bari-Durrës, kishin mbërritur të premten në Portin e Durrësit. Në automjetin e tyre, sipas burimeve të besuara, janë tre shtetas italianë, kanë hyrë në Shqipëri, kanë qëndruar 12-13 orë, mendohet se kanë kryer përgjime të paligjshme, të paautorizuar, nuk ka patur skuadër të përbashkët, pasi kanë përfunduar punën këta shtetas janë ndaluar kur do të merrnin tragetin Durrës-Ankona.
Janë prezantuar si punonjës të Guardia di Finanza. Dy prej tyre kanë rezultuar se ishin vërtetë të tillë. Nuk dihet a kanë autorizim nga eprorët e tyre. I treti, është person i kontaktuar dhe është marrë nga zyrtarët e Guardias për të përdorur pajijset. Janë marrë në pyetje, të tre janë lejuar të largohen drejt Italisë.
Pajisjet janë të bllokuara dhe pritet ti nënshtrohen ekspertimit. Prokuroria ka caktuar një prokuror. Policia e ka referuar, nuk ka reagim zyrtar, në mënyrë të fshehtë e ka dërguar në prokurori për dy vepra, përgjimi i paligjshëm dhe futja e mallrave kontrabandë.
Ne kemi patur historik në lidhje me pajisje përgjuese të dyshimta, nëse ju kujtohet ka qenë pajisja IMSI Catcher, që u dyshua e u përdor edhe në burgje. U arrestua një izraelit. Ka patur edhe dy raste të tjera që janë bllokuar në hyrje ose dalje.
Rasti konkret është shqetësues pasi dy persona janë të Guardia di Finanza, ata lëvizin për anëtarë të krimit të organizuar ose politikanë që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar. Se kush është përgjuar, cili është itenerari, dhe çfarë ka ndodhur me rezultatet e përgjimit, këtë përgjigje duhet ta japë prokuroria. Autoritetet po heshtin, skandali bëhet edhe më i madh.
Pse këta persona janë lejuar të largohen? Mund të mbaheshin të pakten më bllokim pasaporte derisa të bëhej ekspertimi i pajisjeve”, tha ndër të tjera Lala.
