Tag: shqip

  • Gjesti dhe Laerti përfshihen në debat! Aktori: Do Zoti mëson shqip! Këngëtari: Thuaj…

    Gjesti dhe Laerti përfshihen në debat! Aktori: Do Zoti mëson shqip! Këngëtari: Thuaj…

    Showbiz E Shtunë, 26 Prill 2025 22:11
    Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori.
    Pjesë nga debati:

    Gjesti: Kot nuk e kam fituar, nuk jen kanë në fakultet, këna ken në Big Brother. Kurrë gjë s’më ka ardhur fal. Unë e kam merituar o vëlla. I love you.
    Laert: E kupton fituesin absolut!?
    Gjesti: Notën e mirë!
    Laert: Mirëmbrëma. Gjithçka që bërë në shtëpi, thuaj një faleminderit (gjesti i jep një Storm). Boll bëre karagjozin. Që natën e parë që prishe gjumin banorëve..
    Gjesti: Ça ankohesh mo burrë?
    Laert: Isha në Prishtinë. Meqë nuk kupton s’ka rëndësi, rendësi ka që fitove
    Gjesti: Thuaje që e meritove, leje tash o vëlla, mos u anko.
    Laert: Unë nuk po ankohem.
    Gjesti: Tërë jemi ngushtë, nuk je veç ti. Ça me bo?
    Laert: Ti ta gëzosh fitoren, di Zoti mëson dhe shqip
    Gjesti: Ça të mësoj? Shqip?
    Laert: Po shqip, do Zoti mëson që kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është Shkupi, banorët të kan falur, toleruar se të kanë parë si fjalë të vogël. Fitues më të pakënaqur se ty unë skam parë. Në koncertin e djeshëm pse nuk ishe i intonuar me playback.
    Gjesti: Këqyrëm këqyrëm ti!

  • Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

    Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

    Figurat e shquara të kombit shqiptar, të cilat ndërtuan themelet e gjuhës shqipe dhe më pas u zhytën në harresë, burgime dhe internime, u rikujtuan përmes një ekspozite të çelur në “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër.

    Ekspozita me titull “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre” sjell në dritë të vërtetat e heshtura për dekada rreth At Gjergj Fishtës, Mithat Frashërit, Lef Nosit dhe shumë figurave të tjera historike.
    Pjerin Mirdita, drejtues i Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës, tha: “Trajton përndjekjen që kanë pësuar të gjithë ata persona që kanë qenë të angazhuar në hartimin e alfabetit shqip. Janë figura të ndritura të historisë shqiptare. Të mos harrojmë se Lef Nosi është ekzekutuar me pushkatim, bashkë me At Anton Harapin dhe Maliq Bushatin. E njëjta gjë ndodhi edhe me At Gjergj Fishtën.”
    Historianët theksojnë se regjimi komunist jo vetëm që i persekutoi fizikisht këta figura, por u përpoq të zhdukte çdo gjurmë të kontributit të tyre. Fotografi të retushuara dhe dokumente të ndryshuara janë prova të manipulimit të qëllimshëm të historisë.
    Një tjetër përfaqësues i ekspozitës u shpreh: “Shumë foto janë retushuar duke i eliminuar këta persona nga momentet historike në të cilat ata ishin të pranishëm. Po ashtu, dokumente zyrtare janë tjetërsuar. Me ardhjen e komunizmit, gjithçka, sipas tyre, duhej të niste nga viti zero. Historia, sipas ideologjisë së tyre, ishte vetëm ajo që shkruhej prej tyre. Pasojat e kësaj Shqipëria i ndjen edhe sot.”
    Ekspozita u realizua nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dhe po tërheq interesin jo vetëm të qytetarëve, por edhe të turistëve të huaj që vizitojnë qytetin.

    Top Channel

  • “Më 11 maj Evropa në këtë shesh do flasë shqip”, Manja: 4 mandate në Lezhë

    “Më 11 maj Evropa në këtë shesh do flasë shqip”, Manja: 4 mandate në Lezhë

    Socialistët kanë zbritur në sheshin “Skënderbej” ditën e sotme dhe kanë hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
    Partia Socialiste kërkon mandatin e katërt, me objektivin kryesor anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Ekipet e secilit qark kanë zgjedhur të prezantohen në një mënyrë të veçantë, me këngë dhe valle tradicionale të zonës.

    Ekipi i Dibrës hapi fushatën, i ndjekur më pas nga Fieri, Durrësi dhe Lezha.
    Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se më 11 maj do ta sjellin Evropën në këtë shesh për të folur shqip.
    Manja: Përshëndetje nga ky shesh ku rreh zemra e çdo shqiptari. Shqipëria ka qenë prej moti në Evropë por me Edi Ramën dhe me PS-së më 11 maj ne do ta sjellim Evropën në këtë shesh për të folur shqip. Edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen e madhe evropiane. Lezha, Kurbini dhe Mirdita do të votojnë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate  nga 7 qe ka qarku i Lezhës. Edi Rama, PS, numri 5./vizionplus.tv