Tag: shqip

  • Prezantimi në shqip i librit “Lidership”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

    Prezantimi në shqip i librit “Lidership”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

    Kryeministri Edi Rama ishte prezent këtë mbrëmje në prezantimin e “Lidership”, libër nga Henry Kissinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë.

    Në këtë libër parathënia është e shkruar nga vetë kryeministri, fakt për të cilin ai tha se ishte shumë i lumtur dhe se ishte përgjegjësi e madhe po ashtu.
    “Ka qenë një nga ushtrimet më të vështira parathënie e këtij libri, në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër që janë fjalët e një njeriu të jashtëzakonshmi, nuk është diçka shumë e lehtë. Faleminderit shumë!
    Përkthimi është goxha i shëndetshëm, duke pas lexuar dhe origjinalin pata pak frikë ta hapja, por dua t’i komplimentoj përkthyesit sepse ishte përkthim shumë i mirë”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Prezantimi në shqip i librit “Lidershipi”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

    Prezantimi në shqip i librit “Lidershipi”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

    Kryeministri Edi Rama ishte prezent këtë mbrëmje në prezantimin e “Lidershipit”, libër nga Henry Kissinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë.

    Në këtë libër parathënia është e shkruar nga vetë kryeministri, fakt për të cilin ai tha se ishte shumë i lumtur dhe se ishte përgjegjësi e madhe po ashtu.
    “Ka qenë një nga ushtrimet më të vështira parathënie e këtij libri, në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër që janë fjalët e një njeriu të jashtëzakonshmi, nuk është diçka shumë e lehtë. Faleminderit shumë!
    Përkthimi është goxha i shëndetshëm, duke pas lexuar dhe origjinalin pata pak frikë ta hapja, por dua t’i komplimentoj përkthyesit sepse ishte përkthim shumë i mirë”, u shpreh Rama.

  • “Një nga ushtrimet më të vështira…”/ Vjen në shqip libri i Henry Kissinger, Rama: Privilegj të shkruaja parathënien e këtij botimi

    “Një nga ushtrimet më të vështira…”/ Vjen në shqip libri i Henry Kissinger, Rama: Privilegj të shkruaja parathënien e këtij botimi

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e “Lidershipit”, libër nga Henry Kissinger. Rama gjatë fjalës së tij theksoi se ka qenë një nga ushtrimet më të vështira, pasi në këtë libër Kryeministri e ka shkruar vetë parathënien. Kryeministri gjithashtu tha se ishte shumë i lumtur dhe se ishte përgjegjësi e madhe.
    Përmes gjashtë rrëfimesh spektakolare mbi gjashtë udhëheqës botërorë, mund të admirohet gjenialiteti i një prej mendjeve më të mprehta të politikës botërore mbi artin e udhëheqjes, me të cilin pata privilegjin e një bisede të paharrueshme rreth punëve të botës.
    Rama: Kjo është një mbrëmje shumë e vecantë, jo vetëm për një arsye dhe kryesorja është mundësia që na ka dhënë Shtëpia botuese me përkthimi në shqip të një autori i cili është i jashtëzakonshëm.
    Ka qenë një nga ushtrimet më të vështira parathënie e këtij libri, në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër që janë fjalët e një të jashtëzakonshmi, nuk është diçka shumë e lehtë. Faleminderit shumë.

  • Prezantimi në shqip i librit “Lidershipit”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

    Prezantimi në shqip i librit “Lidershipit”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

    Kryeministri Edi Rama ishte prezent këtë mbrëmje në prezantimin e “Lidershipit”, libër nga Henry Kissinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë.

    Në këtë libër parathënia është e shkruar nga vetë kryeministri, fakt për të cilin ai tha se ishte shumë i lumtur dhe se ishte përgjegjësi e madhe po ashtu.
    “Ka qenë një nga ushtrimet më të vështira parathënie e këtij libri, në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër që janë fjalët e një njeriu të jashtëzakonshmi, nuk është diçka shumë e lehtë. Faleminderit shumë!
    Përkthimi është goxha i shëndetshëm, duke pas lexuar dhe origjinalin pata pak frikë ta hapja, por dua t’i komplimentoj përkthyesit sepse ishte përkthim shumë i mirë”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Shqiptarë, mësoni anglisht!

    Shqiptarë, mësoni anglisht!

    EDITORIAL / Në bregdetin tonë, për një kafe “ekspres” mund të të duhet të porositësh anglisht, sepse ai që të shërben është punonjës i huaj, që sapo ka ardhur në vend dhe nuk e di shqipen.Kjo është ironia jonë verore: Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për njohuritë për anglishten (vendi 30 nga 35, sipas EF English Proficiency Index 2024), por tashmë qytetarët vendas, sidomos ata më të moshuar, duhet të kalojnë “testin e B1” për të porositur një kafe, drekë, apo ndonjë shërbim tjetër.Italia dhe Franca — që në këtë indeks janë edhe më poshtë se ne (përkatësisht në vendin e 32 dhe 33 në Europë) — e kanë “zgjidhur” ndryshe: tregu atje e imponon gjuhën vendase. Në frontin e shërbimit, pa mësuar italisht/frëngjisht nuk futesh dot.Te ne? Bëjmë të kundërtën: meqë stafi vendas ikën jashtë dhe nuk gjejmë dot njerëz, importojmë me shpejtësi punëtorë të huaj që nuk dinë shqip — dhe mbetemi pa gjuhë të përbashkët me klientin.Realiteti i tregut na ka kapur me shpejtësi: stafi vendas është pakësuar – një pjesë kanë emigruar, të tjerë i shmangin punët sezonale me orare të zgjatura dhe pagë të ulët krahasuar me mundësitë jashtë. Sidomos bizneset e hotelerisë e gastronomisë po i mbushin boshllëqet me punonjës të huaj.Në disa struktura bregdetare me marka ndërkombëtare, rreth një e katërta e stafit është i huaj gjatë sezonit; një hotel në Jug raportoi 40–45 punonjës të huaj nga 190 (Filipine, Indi, Ukrainë, Gjeorgji, Turqi), me akomodim e ushqim të siguruar – një panoramë relativisht e re për resortet dhe hotelet me markë ndërkombëtare gjatë sezonit. (lexo shkrimin në faqet e brendshme).Le ta themi troç, me pak ironi miqësore:Nëse punëtori i huaj paguhet sa për të kaluar verën dhe pastaj largohet drejt BE-së për kushte më të mira, cikli i mungesës fillon nga e para.Nëse u kërkojmë të huajve të bëjnë mrekullinë, por nuk komunikojmë dot me ta (sepse ata s’dinë shqip dhe ne s’ditkemi anglisht), kemi dizajnuar një recetë për keqkuptime në vend të shërbimit.Në fund të ditës, edhe ata pak të huaj që i kemi sjellë me shumë mund, – zënë rreth 2.2% të punësimit në sektorin privat, sipas të dhënave të fundit të INSTAT për vitin 2024 — i mbajmë me spango: sapo mbaron gushti, pagat e ulëta, mungesa e strehimit dhe oraret maratonë i kthejnë në emigrantë të radhës, veçse jo tanët dhe nuk u lënë kohë të mësojnë shqip.Ndërkohë ne bëjmë moral me “mësoni anglisht”, sikur gjyshja që ka punuar gjithë jetën do të hyjë nesër në “Zoom” për B2. Jo, zgjidhja nuk është anglishtja e shpejtë, sepse moshat e mëdha s’e kapin dot ritmin dhe as të rinjtë nuk rrinë gjatë për “tips”.Zgjidhja është ta bëjmë punën këtu të vlejë: kontrata të rregullta, paga që mbajnë stafin, strehim sezonal të mundshëm, orare të parashikueshme dhe trajnim i paguar në vendin e punës.Kur kushtet janë të favorshme, kërkesa për punë do të rritet; kur kushtet janë të këqija, as anglishtja e Oksfordit s’na mban dot as ne, as të huajt, që nuk do të qëndrojnë mjaftueshëm sa për të mësuar disa fjalë shqip.Pra, ose e rregullojmë punën që shqiptarët ta shohin si alternativë reale këtu, ose do të vazhdojmë të renditemi nga fundi — jo vetëm për anglishten, por për aftësinë për të mbajtur njerëz, sepse, jo vetëm shqiptarët, por dhe punonjësit e huaj po na ikin emigrantë.Le ta mbyllim në shqip: nëse duam që kafeja të vijë pa pantomimë dhe sezoni të zgjasë më shumë se një status në Instagram, duhet ta bëjmë punën këtu të vlejë — kontrata, paga, strehim, orare që mbajnë njerëzit.Anglishtja pastaj vjen vetë aty ku duhet. Përndryshe, do të mbajmë kurs anglishteje për gjyshet — e të mbetemi duke përkthyer “Can I take your order, please?” në gjuhën e mungesës së stafit.     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pas incidentit me filmin “Lejleku” në Mal të Zi: Isë Qosja: Ne gjithmonë do të flasim shqip, do mendojmë shqip dhe do të veprojmë shqip

    Pas incidentit me filmin “Lejleku” në Mal të Zi: Isë Qosja: Ne gjithmonë do të flasim shqip, do mendojmë shqip dhe do të veprojmë shqip

    “Lejleku”, filmi artistik me metrazh të gjatë nga regjisori i njohur Isë Qosja është përcjellë me probleme në festivalin “Dzada Fest” që po mbahet së fundi në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan KultPlus. 

    Filmi është ndëprerë pas incidentit të krijuar nga disa të rinj, të cilët nuk kanë duruar që në këtë festival të shfaqet një film në gjuhën shqipe. Si pasojë, në këtë incident ka reaguar edhe policia. 

    E filmi “Lejleku” që pengoi një grup të njerëzve në Podgoricë, rrëfimin e ka të shtrirë pikërisht në këtë shtet, në vendlindjen e regjisorit Qosja, që në një intervistë më të hershme pat deklaruar se këtë film e ka bërë me zemër, sepse ia ka dedikuar vendit të tij të lindjes. 

    “Gjithçka që vjen nga pikëpamjet primitive të nacionalizimit ekstrem serb, nuk paraqet befasi për mua. Jam i bindur që gjuha e filmit është gjuhë e shenjtë e një populli dhe nëse kjo i bën të vuajnë, do të vuajnë përjetë. Ne gjithmonë do të flasim shqip, do mendojmë shqip dhe do të veprojmë shqip…Edhe kur filmi flet me gjuhën e artit”, ka thënë Isë Qosja për KultPlus. 

    Filmi “Lejleku” është prezantuar premierë vitin e kaluar në PriFest në Prishtinë, dhe në këtë film me rolet e tyre janë paraqitë:  Arta Dobroshi, Donat Qosja, Shkumbin Istrefi, Arben Bajraktaraj, Flonja Kodheli, Doresa Rexha, Mirush Kabashi, Kumrije Hoxha, Zyliha Miloti, Luan Jaha, Selman Jusufi, Safete Rogova, Gentian Anastasi, Besa Tusha./ KultPlus.com 

  • Naun Shundi la pas një krijimtari të pasur artistike! Homazhet për aktorin dhe regjisorin, të premten paradite te Arturbina

    Naun Shundi la pas një krijimtari të pasur artistike! Homazhet për aktorin dhe regjisorin, të premten paradite te Arturbina

    Aktori, regjisori dhe dramaturgu, Naun Shundi mbylli sytë në moshën 66-vjeçare. Sëmundja e rëndë e kancerit të lëkurës shkaktoi ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit.

    Pas diagnostifikimit, Shundi u dërgua në një spital të specializuar në Francë, ndërsa trajtimin e vijoi më pas në QSUT në Tiranë, teksa Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit morën përsipër kurimin e tij. Edhe mbështetësit e aktorit u bënë bashkë duke kontribuar financiarisht, por një ditë më parë, bashkëshortja njoftoi përkeqësimin e gjendjes së tij
    Në gati gjysmë shekull, Naun Shundi dha kontributin e tij të vyer si aktor e regjisor në skenën e Teatrit shqiptar. U bë i njohur me rolet e tij në filma si Vdekje me porosi, Shtëpia me dy porta, Vizita e damës plakë.
    Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, krijoi një teatër dhome në oborrin e shtëpisë. Te “Zonja e Bujtinës” lartësoi dramën shqip, duke i dhënë mundësinë edhe autorëve të rinj, ashtu sikurse bëri në festivalin e fundit ‘Flas Shqip’. Trajtonte me elegancë probleme të shoqërisë shqiptare, ashtu si shfaqja e fundit që vetë Shundi shkroi dhe vuri në skenë. Me “Njeriun e Pyllit’, Shundi ngrinte pikëpyetje mbi bashkëjetesës, probleme të jetës dhe të vdekjes.
    Me një modesti e fisnikëri të pashoqe, Naun Shundi mësoi drejtimin dhe interpretimin në skenë për breza të tërë artistësh. Artisti që i kushtoi jetën të folurit shqip në skenat e teatrit, do të frymojë përmes dhjetëra krijimeve, që i la pas si trashëgimi për artin shqiptar.

    Top Channel

  • Naund Shundi la pas një krijimtari të pasur artistike! Homazhet për aktorin dhe regjisorin, të premten paradite te Arturbina

    Naund Shundi la pas një krijimtari të pasur artistike! Homazhet për aktorin dhe regjisorin, të premten paradite te Arturbina

    Aktori, regjisori dhe dramaturgu, Naun Shundi mbylli sytë në moshën 66-vjeçare. Sëmundja e rëndë e kancerit të lëkurës shkaktoi ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit.

    Pas diagnostifikimit, Shundi u dërgua në një spital të specializuar në Francë, ndërsa trajtimin e vijoi më pas në QSUT në Tiranë, teksa Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit morën përsipër kurimin e tij. Edhe mbështetësit e aktorit u bënë bashkë duke kontribuar financiarisht, por një ditë më parë, bashkëshortja njoftoi përkeqësimin e gjendjes së tij
    Në gati gjysmë shekull, Naun Shundi dha kontributin e tij të vyer si aktor e regjisor në skenën e Teatrit shqiptar. U bë i njohur me rolet e tij në filma si Vdekje me porosi, Shtëpia me dy porta, Vizita e damës plakë.
    Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, krijoi një teatër dhome në oborrin e shtëpisë. Te “Zonja e Bujtinës” lartësoi dramën shqip, duke i dhënë mundësinë edhe autorëve të rinj, ashtu sikurse bëri në festivalin e fundit ‘Flas Shqip’. Trajtonte me elegancë probleme të shoqërisë shqiptare, ashtu si shfaqja e fundit që vetë Shundi shkroi dhe vuri në skenë. Me “Njeriun e Pyllit’, Shundi ngrinte pikëpyetje mbi bashkëjetesës, probleme të jetës dhe të vdekjes.
    Me një modesti e fisnikëri të pashoqe, Naun Shundi mësoi drejtimin dhe interpretimin në skenë për breza të tërë artistësh. Artisti që i kushtoi jetën të folurit shqip në skenat e teatrit, do të frymojë përmes dhjetëra krijimeve, që i la pas si trashëgimi për artin shqiptar.

    Top Channel

  • Mid’hat Frashëri: Bëjmë faj duke përdorur fjalë të huaja, harrojmë fjalët shqip dhe prishim gjuhën tonë…

    Mid’hat Frashëri: Bëjmë faj duke përdorur fjalë të huaja, harrojmë fjalët shqip dhe prishim gjuhën tonë…

    Nga Mid’hat Frashëri

    Një ditë, në Stamboll isha me një shok. Si ecëm mjaft kohë në baltë të rrugëve, si u lodhëm duke kërcyer gur mbi gur nga frik’ e baltës, hymë në një kafene të çlodheshim pak.

    Kafeneja ishte gjysmë plot. Cilido kish zënë vend: kush këndonte një gazetë, kush kuvendonte me shokun, kush merrej me të rrëkëllyer qelqet me birë. Këtu-këtje, dukeshin dy a tre faqezinj, pun’e të cilëve ishte të hapnin veshët e të rrëmbenin ndonjë fjalë e ta thoshin atë tek qeveria… Unë me shokun tim, ndenjëm në një çip, ku ishin edhe dy miq shqiptarë.

    Harrova t’ju them që shoku im ishte turk, por një turk i perëndisë, i ndershëm dhe i mirë. Të dy miqtë shqiptarë ishin të rinj, të mveshur bukur, me kollaro një pëllëmbë të lartë dhe me nga një shkop me kokë t’argjendtë; kishin mësuar në Stamboll.

    Njëri i thosh tjetrit:

    – Efendëm, bendeznesi të ta bëj arz, madeja është kështu: nga sebepi q’u – bë katl…

    Shoku im m’u qas në vesh e më tha:

    – Këta zotërinj kuvendojnë një turqishte të ndryshme!

    – Flasin shqip, – i thashë unë.

    Miku im thosh të drejtën; të dy djaloshët s’kuvendonin shqip, por as turqisht. I thashë njërit:

    – Or, i uruar, pse s’kuvendoni shqip, po trazoni një çorbë të fëlliqur? Ç’janë këto fjalë të huaja, që përzieni në gjuhën tuaj? S’kini turp të turpërohi?

    Edhe m’u kujtua që mjaft shqiptarë e kanë për mburrje të përziejnë një shumicë fjalësh të huaja, kur kuvendojnë shqip. Myslimanët, që kanë nxënë turqisht, trazojnë fjalë nga kjo gjuhë; të krishterët, që kanë mësuar greqisht, trazojnë gjuhën e tyre me fjalë të marra nga gjuh’e Athinës, edhe thonë; malista, parakallo, kalimera, matotheo, efharisto, etj. (Këto fjalë shqip përkthehen: si urdhëron, të lutem, mirëdita, për perëndinë, tungjatjeta, etj.)

    Do me turqisht qoftë, do me greqisht, ata që trazojnë gjuhën shqip me fjalë të tjera, bëjnë një faj të madh. Bëjnë faj se është një gjë fort e shëmtuar të vërë njeriu fjalë të huaja në një gjuhë. Kur e flet vetë, njeriu s’i ve re: po kur dëgjon një tjetër, që kuvendon një gjuhë të përzier me fjalë të huaja, ahere e kupton se sa shëmtim ka.

    Bëjmë faj duke përforur fjalë të huaja, harrojmë fjalët shqip dhe prishim gjuhën tonë.

    Pastaj, fjalët që përdorim nga turqishtja e nga greqishtja, i marrim pa ndonjë nevojë, veç ca të paka si çorbë, hesap, akoma, etj. Në vend që të themi efendëm – duhet të themi zot, zotni: në vend të vade – të themi punë; në vend të sebep – të themi shkak, ngjarje; në vend të katl të themi vrasje; në vend mahqum të themi u dëmtua… Sa për fjalën bendenezi, këtë fjalë të ndyrë, as duhet ta përdorim fare.

    Bendenezi do të thotë robi juaj dhe përdoret për të vogëlsuar veten dhe për të rritur tjetrin; gjuha shqip s’ka nevojë për këtë fjalë dhe as me ndonjë gjuhë s’thotë njeriu për vetene tij robi juaj; në shqip themi: unë, dhe atij q’i flasim i themi: zotëri, zotrote, po kurrë bendenezi.

    Duke menduar që çdo shqiptar ka detyrë të përpiqet të flasë dhe të shkruajë drejt dhe pastër gjuhën e tij, guxova të dërgoj këto radhë te “Kalendari”, që të nxënë mend ata që thonë: efharisto!

    Lumo Skëndo, Kalendari Kombiar, 1905

    ObserverKult

    ——————-

    Lexo edhe:

    DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ

    DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE

    DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…

    DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…

    DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI

  • “Të shkruarit shqip”, nga Mid’hat Frashëri

    “Të shkruarit shqip”, nga Mid’hat Frashëri

    Mid’hat Frashëri

    Një shqiptar kur merr pendën në dorë dhe zë të shkruajë, një mijë të vështira i dalin përpara: nuk gjen dot fjalë, nuk i lidh dot këto fjalë dhe të shumtave s’u di ortografinë. Duke qenë se gjuhën e flasim, këto të vështira e çuditin njeriun dhe mestohet pse ca gjuhë që nuk i di aq mirë për të folur, i shkruan më lehtë e më drejt.

    Nga Mid’hat Frashëri

    Për të gjetur përgjigjen e kësaj, duhet më parë që të na mbushet mirë mendja se gjuha në të folur është e lirshme dhe me të shkruar është ndryshe. Njeriu nuk shkruan dot kurrë ashtu si flet, se një shkrim i tij bëhet i shëmtuar dhe për të qeshur, nëse nuk zbatojmë rregullat e shkronjëtores; kur shkruajmë duhet t’u vëmë re mirë fjalëve, frazave, ortografisë.

    Për t’i ditur këto rregulla të shkrimit, duhet që njeriu të ketë lexuar shumë. Edhe ne shqiptarëve kjo na mungon. Kam parë shumë shqiptarë, që qahen nga rëndësi e gjuhës dhe s’kanë marrë kurrë libër në dorë. Kam parë ca të tjerë, që duan të shkruajnë, pa marrë mundimin të lexojnë më parë. Që të mundim të jemi të zotë të përdorim pak pendën, duhet të kemi lexuar, të kemi jo vetëm lexuar sa për të shkuar kohën, po duke vënë shumë re shkrimin, librat shqip, që janë shkruar gjer më sot. Duhet më parë të dimë gjithçka mbi gjuhën tonë, duhet të nxëmë gjithë sa është bërë, sa është gatuar për shqipen.

    Këtu më kujtohet një anekdotë e vogël; trembëdhjetë vjet më parë, me guximin q’i ep njeriut djalëria, desha të shkruaj ca gjëra në gjuhën time. Kisha kënduar, që kur isha fare i vogël disa libra shqip, kisha marrë shije dhe dëshirë të madhe; desha të nis duke shkruar një Dhetregonjë, për të bërë një varg librash diturakë, edhe dorëshkrimin ja shpura Naim Frashërit, që ta shihte.

    E kam si sot në mend. E këndoi, duke vënë shumë re disa faqe të defterit, këndoi nga mezi dhe nga fundi. Mandej me atë zë dhe mënyrë, me ato fjalë q’ai dinte t’i thoshte aq mirë, më dha këto këshilla:

    “Gëzohem që ke shkruar, por mos u lodh; të këshilloj që më parë të këndosh gjithë sa libra shqip – edhe këta s’janë të shumtë – që kanë dalë. Këndo dhe mëso edhe shkronjëtoren, se shkronjëtorja është rrënj’e gjuhës, pa ditur mirë rregullat e shkronjëtores, nuk mund të shkruash drejt e bukur”.

    Këto fjalë gjthnjë i kam ndër mend, se këto fjalë na rrëfejnë të metat tona, të metat që kanë gjithë ata që shkruajnë.Librat, që janë shkruajtur gjer më tani s’janë të shumtë, po sa vallë mes të tyre janë shkruar mirë? Një këndim me pak vërejtje do të na tregojë se ata që shkruajnë pa lajthim të madh, janë fort të paktë, shumë të paktë.

    Më të shumtët e tyre, që shkruajnë, për fat të keq, s’dinë as më të parat rregulla të gjuhës sonë. Duke shkruar, s’marrin fare mundimin të mestohen për bukurinë dhe thjeshtësin’ e gjuhës. Ata s’kanë matur kurrë thellësin’e gjuhës, hollimet e saj dhe kjo padije u jep guxim, i bën të besojnë se janë shumë të ditur.

    Edhe kështu, shkrimet janë plot lajthime gjuhe, shkronjëtoreje dhe ortografie.

    Lumo Skëndo

    *Botuar në gazetën “Lirija”- Selanik, 6 shënëndre 1908

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MID’HAT FRASHËRI: Ç’FITUAM NGA KONGRESI I MANASTIRIT?