Tag: shqetësuar

  • Rama takim me gratë në Korçë: Shokët e partisë janë shqetësuar pse shaj burrat

    Rama takim me gratë në Korçë: Shokët e partisë janë shqetësuar pse shaj burrat

    Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Korçës. Ai e ka nisur fjalimin e tij duke sjellë në vëmendje mesazhet që i kanë ardhur nga shokë e partisë për kritikat që Rama i ka bërë në takime burrave.
    “Doja të ndaja me ju një ngjarje. Më kanë shkruar burra e gra dhe shokë të partisë se janë shqetësuar pse unë, lavdërojë gratë dhe unë sipas tyre ju bie burrave.

    Edhe dikush më shkruante, ça ke more burrë i dheut. Duke i rënë burrave do na ikin burrat. Tani unë se kuptoj, që ata burra që ikin pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen”.

  • Pas momenteve intime në dush, Limi i shqetësuar: Mos po më përdor Alba?!

    Pas momenteve intime në dush, Limi i shqetësuar: Mos po më përdor Alba?!

    Në reality-show-n “Ferma VIP”, marrëdhënia mes Albës dhe Limit po shkon gjithnjë e më shumë përtej miqësisë. Pas netëve të kaluara në të njëjtin krevat, ditën e sotme dyshja zgjodhën të ndajnë edhe dushin së bashku.
    Alba u fut e para në dush, ndërsa pak minuta më pas iu bashkua edhe Limi.
    Mirëpo pas këtij momenti, Limi gjatë një bisede me Nur ka shprehur shqetësimin se mos  po përdoret nga Alba.

    Biseda mes fermerëve 
    Limi: Ne thjesht kemi fjetur bashkë, nuk është se ka diçka…
    Nur: Ne nuk e dimë ay…del keq. Unë nëse e kisha parë jashtë do kisha thënë që je duke e përdorur.
    Limi: Unë atë? Ndoshta është duke më përdorur ajo mua.
    Nur: Ndoshta edhe ajo ty.
    Limi: E di çfarë thua…
    Nur: S’kam asgjë kundër jush që bëni këto gjëra, por ato fjalët e rënda që…

  • Rusia në alarm për armatosjen e Kosovës: Të shqetësuar për marrëveshjen me Shqipërinë e Kroacinë

    Rusia në alarm për armatosjen e Kosovës: Të shqetësuar për marrëveshjen me Shqipërinë e Kroacinë

    Nebenzya e nisi fjalën e tij duke kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila, sipas tij, nuk respekton etikën e këtij institucioni. Nuk i kurseu akuzat as ndaj BE-së, që sipas tij, nuk ka asnjë ndikim tek Albin Kurti. Ky i fundit, pretendoi ambasadori rus, po nxit autoritetet lokale të bëjnë spastrim etnik ndaj serbëve të Kosovës.
    “Është bërë shpallja për tranzicionin në fazën përfundimtare të Ushtrisë së Kosovës, duke marrë materiale edhe nga vendet e NATO-s. Po flasim për drona, automjete të blinduara, sisteme anti-tank, artileri dhe armatime të tjera. Ka plane për të blerë edhe sistem të mbrojtjes ajrore, por edhe helikopterë. Po ngrihen themelet për industrinë e mbrojtjes lokale dhe këto të gjitha janë shkelje flagrante të Rezolutës 1244. Jemi shumë të shqetësuar me nënshkrimin më 18 mars nga Zagrebi, Tirana dhe Prishtina të një lloj deklarate të përbashkët në fushën e mbrojtjes”, tha Nebenzya.
    Në seancën e raportit gjashtëmujor të UNMIK, përfaqësuesi i SHBA, John Kelley, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të punojnë për uljen e tensioneve dhe të përmbahen nga veprime që përshkallëzojnë situatën. “Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë”, tha Kelley.
    Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian u bëri përsëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe theksoi se nga Kosova pritet themelimi i Asociacionit, ndërsa nga Serbia njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.
    Londra zyrtare mirëpriti gjithashtu njohjen e Kosovës nga Kenia dhe inkurajoi shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë hap, të njohin pavarësinë e saj.
    Ndërkaq, Parisi kërkoi formimin sa më të shpejtë të qeverisë dhe kthimin e serbëve në institucione. Teksa SHBA bëri thirrje për mbylljen e UNMIK-ut, Franca mbështeti vazhdimin e mandatit të misionit, pasi, siç tha, ai mbetet i lidhur me normalizimin e marrëdhënieve.