Tag: shqetësuar

  • Gjermania pezullon eksportet e armëve në Izrael, Merz: Jemi të shqetësuar…

    Gjermania pezullon eksportet e armëve në Izrael, Merz: Jemi të shqetësuar…

    Qeveria gjermane ka vendosur ndalimin e eksporteve ushtarake në Izrael.
    Gjermania nuk do të autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në një njoftim të mëtejshëm, tha kancelari gjerman Friedrich Merz.

    Duke iu përgjigjur planit të Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake në Gaza, Merz tha se Gjermania është “thellësisht e shqetësuar” për vuajtjet e vazhdueshme të popullsisë civile në Rripin e Gazës, raporton Reuters.

    “Me ofensivën e planifikuar, qeveria izraelite mban përgjegjësi edhe më të madhe se më parë për furnizimin e tyre”, tha ai.
    Merz tha se qeveria gjermane i kërkon gjithashtu Izraelit të mos ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt aneksimit të Bregut Perëndimor.

  • Plani i Netanyahut për Gazën/ Familjarët e pengjeve të shqetësuar: Rruga e vetme për t’i sjellë në shtëpi, paqja

    Plani i Netanyahut për Gazën/ Familjarët e pengjeve të shqetësuar: Rruga e vetme për t’i sjellë në shtëpi, paqja

    Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi janë shprehur të shqetësuar për fatin e atë afërmve të tyre, pas vendimit të kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për pushtimin e plotë të Gazës.

    Selia qendrore e Forumit të Familjeve gjithashtu ka kritikuar ashpër vendimin e kabinetit të sigurisë izraelite për të zgjeruar luftën në Gaza. Sipas tyre një vendim i tillë “çon drejt një katastrofe kolosale si për pengjet po ashtu edhe për ushtarët”.

    “Vendimi i kabinetit të mbrëmshëm për të ndjekur pushtimin e Rripit të Gazës do të thotë braktisje e pengjeve, duke injoruar plotësisht paralajmërimet e përsëritura nga udhëheqja ushtarake dhe vullnetin e qartë të shumicës së publikut izraelit”, thuhej në deklaratën

    Më tej theksojnë se e vetmja mënyrë për t’i sjellë pengjet në shtëpi është nëpërmjet arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

    “Mjaft më me luftë të kotë”, thuhet më tej në deklaratë.

  • DW: Gjermania, frikë për ekonominë dhe mungesë besimi te kancelari Merz

    DW: Gjermania, frikë për ekonominë dhe mungesë besimi te kancelari Merz

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në që Evropa duhet të paguajë një tarifë doganore prej 15 përqind për mallra të caktuara që eksportohen nga BE-ja në Shtetet e Bashkuara.
    Kurse mallrat SHBA-ja që eksportohen në BE janë të përjashtuara nga tarifat doganore. Kjo marrëveshje me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, është shumë e diskutueshme dhe ka bërë bujë në media.

    Sipas anketimit të zhvilluar nga media publike gjermane, ARD, për emisionin “Deutschlandtrend” gjermanët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për stabilitetin ekonomik për shkak të politikave shpesh konfuze të tarifave doganore të presidentit Trump.

    65 përqind e gjermanëve janë të shqetësuar ose shumë të shqetësuar, dhe vetëm 5 përqind nuk janë aspak të shqetësuar. Krahasuar me anketën e mëparshme në këtë anketë pati më pak njerëz që u shprehën të shqetësuar. Kjo ka të bëjë sigurisht edhe me politikën e luhatshme të Trumpit.
    Që para zgjedhjes së tij Friedrich Merzkishte arritur që parlamenti, Bundestagu, të ndryshonte politikën për frenimin e borxhit të Gjermanisë, e cila ishte e ngurtë. Gjatë viteve të ardhshme do të vihen në dispozicion 500 miliardë euro për përmirësimin e hekurudhave, rrugëve dhe për shkolla më të mira. Thuajse e njëjta shumë parash do të përdoret për riarmatimin e Bundeswehr-it.
    Kjo përbën një largim të qartë nga premtimi i fushatës zgjedhore të konservatorëve për të mos marrë kredi të reja. A e ka dëmtuar kjo imazhin e kancelarit të ri? Sipas sondazhit për emisionin “Deutschlandtrend” vetëm 26 përqind e të anketuarve mendojnë sot se Merz është një person të cilit mund t’i besojnë. Kjo shifër është tre përqind më e ulët se sondazhi i zhvilluar në muajin shkurt.
    Për emisionin aktual ARD-Deutschlandtrend instituti i hulumtimit të opinionit publik infratest-dimap anketoi 1,321 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë përfaqësuese në periudhën 4 deri më 6 gusht të këtij viti./DW/

  • Problemet e Barcelonës me regjistrimin e lojtarëve, Rashford: S’jam i shqetësuar

    Problemet e Barcelonës me regjistrimin e lojtarëve, Rashford: S’jam i shqetësuar

    Siç ka ndodhur në sezonet e fundit, Barcelona ka hasur vështirësi për nënshkrimin e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm të La Ligas. Midis tyre është Marcus Rashford, i cili erdhi në huazim nga Manchester United.
    “Nuk jam i shqetësuar. Mendoj se është një çështje që klubi duhet ta zgjidhë dhe jam i bindur se do të ndodhë. Po përqendrohem në stërvitje dhe në përgatitjet për fillimin e sezonit” – tha Rashford.

    “Ka shumë lojtarë të shkëlqyer këtu, por e dija këtë para se të vija. Cilësia është shumë e lartë. Kjo është ajo që duhet ta ruajmë gjatë gjithë sezonit.”

  • Gavi sfidon Real Madridin: E shoh të shqetësuar, i humbi të katër ‘El Clasico’ e sezonit të kaluar

    Gavi sfidon Real Madridin: E shoh të shqetësuar, i humbi të katër ‘El Clasico’ e sezonit të kaluar

    Në mikrofonat e gazetës spanjolle “AS” foli mesfushori i Barcelonës, Gavi, duke hedhur menjëherë sfidën e parë ndaj rivalëve të Real Madridit për sezonin e ri, që po afrohet. “A janë të shqetësuar te Reali? Sigurisht që janë. Ne fituam 4 ‘El Clasico’ nga 4 të tilla sezonin e kaluar, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Është normale që të jenë të shqetësuar. Në fund të fundit, sezonin e kaluar ne ishim spektakolarë, ndërsa ata nuk fituan asgjë”.
    Për herë të parë që nga viti 2021, Real Madridi e përfundoi sezonin e kaluar pa fituar ndonjë trofe të rëndësishëm dhe për këtë arsye nga merkatoja kanë ardhur lojtarë shumë cilësorë si Alexander-Arnold, Huijsen, Carreras, Mastantuono. “Këtë verë janë forcuar, me lojtarë vërtet të mirë, për të qenë të sinqertë, – tha Gavi, – por do të shohim çfarë do të bëjnë sezonin e ardhshëm. Ata kanë një ekip fantastik, por ne duhet të jemi vetvetja dhe vetëm kaq”.
    Gavi komentoi edhe merkaton e bërë nga klubi blaugrana: “Jam i bindur që Garcia dhe Rashford do të japin një kontribut të madh. Edhe Bardghji po bën shumë mirë. Shpresoj që të japin maksimumin për t’i fituar të gjithë titujt. Jam i kënaqur me ardhjen e Marcus, sepse është një lojtar mbresëlënës”.
    Në fund, një batutë për numrin e ri 10, Lamine Yamal: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Përmirësohet çdo ditë. Është i shkëlqyer në stërvitje. Duhet të vazhdojë kështu, me këtë mentalitet. Jam i sigurt që, nëse nuk e fiton ‘Topin e Artë’ këtë vit, do ta fitojë shumë herë në të ardhmen”.

  • Kodi i ri penal/ BE reagon e shqetësuar: Ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    Kodi i ri penal/ BE reagon e shqetësuar: Ndryshimet s’janë në përputhje me standardet tona!

    “Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”

    Ky është reagimi i dytë brenda ditës i Bashkimit Europian në Tiranë për Top Channel mbi pyetjet konkrete të dënueshmërisë në rastet kur zbulohet sekreti apo për nenin që parashikon dënim mbi komentet në rrjete përpara shpalljes së një verdikti.
    Zyra e Brukselit në Tiranë i thotë TCH se janë në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Dhe duke shtuar shqetësimin mbi dispozitat që mund të impaktojnë qytetarët lirinë e shprehjes dhe të medias, zyra e Be shton se këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE.
    Jemi të bindur thuhet më tej në reagim se në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen. Në reagimin për TCH thuhet se ‘BE nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe se aktualisht këto propozime po shqyrtohen’. Duke treguar gatishmëri për ndihmë teknike shtohet më tej se rishikimi i kodit është një proces i rëndësishëm dhe kompleks dhe me një ndikim afatgjatë në shoqëri dhe në drejtësi.
    “Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave)” thuhet më tej.
    Diplomatët e Brukselit në Tiranë nënvizojnë rëndësinë e garantimit të konsultimit gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet./tch

  • Sulmet izraelite në Siri, reagon Marco Rubio: Jemi të shqetësuar, mund të ndikojë në gjithë rajonin

    Sulmet izraelite në Siri, reagon Marco Rubio: Jemi të shqetësuar, mund të ndikojë në gjithë rajonin

    Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” lidhur me intensifikimin e sulmeve ajrore të Izraelit në territorin sirian.

    Deklarata u bë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili u shpreh se situata po ndjek një rrugë shumë të rrezikshme për stabilitetin rajonal.
    “Jemi shumë të shqetësuar për eskalimin e fundit në Siri dhe ndikimin që mund të ketë në gjithë rajonin”, tha Rubio për mediat amerikane.
    Ai nënvizoi se SHBA mbështet sigurinë e Izraelit, por theksoi se veprimet ushtarake duhet të merren me kujdes në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat humanitare.
    Izraeli ka goditur shpesh objektiva në Siri që lidhen me Hezbollahun dhe forcat iraniane, duke i konsideruar ato kërcënim direkt për sigurinë kombëtare. Megjithatë, sulmet e fundit janë intensifikuar, duke shkaktuar shqetësim për përfshirje më të gjerë të palëve të treta, përfshirë Rusinë dhe Iranin.

    Top Channel

  • Mamaja e shqetësuar se djali po bën jetë të shfrenuar, Yamal porosit 12 prostituta për datëlindje

    Mamaja e shqetësuar se djali po bën jetë të shfrenuar, Yamal porosit 12 prostituta për datëlindje

    Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është gati të mbushë 18 vjeç dhe ka kohë që është bërë bujë në Spanjë, veçanërisht për gjëra jashtë futbollit. Së pari, ai ishte në qendër të vëmendjes për shkak të një të dashure shumë më të madhe me të cilën ishte në bregdet, dhe më pas për shkak se organizoi një festë të madhe këtë fundjavë (ditëlindja e tij është të dielën, më 13) që nënës së tij nuk i pëlqeu.
    Festimi do të zhvillohet në një jaht luksoz dhe do të marrin pjesë shumë njerëz të famshëm. Megjithatë, ditët e fundit disa kanë pohuar në televizionin spanjoll se i riu planifikonte të rekrutonte 12 prostituta për eventin, ku atyre do t’u ndalohej të përdornin telefona celularë ose të bënin komente të mëtejshme rreth asaj që panë.
    Kjo shkaktoi mërzitje nga nëna e tij, Sheila Ebanës. Leticia Requejo shpjegoi në emisionin ‘TardeAr’ se nëna e Lamine Yamal është e shqetësuar për stilin e jetës së djalit të saj dhe pasojat që mund të ketë në të ardhmen e tij.
    “Ajo është e shkatërruar. Është shumë e shqetësuar dhe e mërzitur për gjithçka që po ndodh. Ajo nuk e gjen aspak qesharake festën që ai po organizon për nder të ditëlindjes së tij të 18-të dhe madje i ka kërkuar atij të rishqyrtojë atë që po organizon. Nëna e tij po përpiqet t’i bëjë presion Lamines që të qetësojë këtë ritëm frenetik jashtë fushës, veçanërisht këtë lloj feste që do të përfundojë në gazeta”, thuhet në raportim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Kohët e fundit ka qenë i shqetësuar”, humb pa gjurmë 70-vjeçari nga Devolli, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen

    “Kohët e fundit ka qenë i shqetësuar”, humb pa gjurmë 70-vjeçari nga Devolli, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen

    Jashar Spaho 70 vjeç nga fshati Pilur i Devollit, ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 28 qershor.
    Sipas familjarëve, 70 vjeçari ishte nisur për të shkuar në Korçë dhe nga kontaktet që kanë pasur me të njohur ju është thënë se e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve.
    Familjarët rastin e kanë denoncuar në komisariatin e Devollit dhe gjithashtu të Tiranës pasi kanë dyshime se ai mund të ketë lëvizur drejt kryeqytetit.
    Ata sqarojnë se 70 vjeçari nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe këtë veprim nuk e ka bërë asnjëherë më parë, por kohët e fundit ka qenë shumë i shqetësuar për vëllain e tij të sëmurë.
    Kush ka informacion se ku ndodhet ai, mund të kontaktojë familjarët në numrat e telefonit 069 64 50 216 ; 0689356925

  • “Jemi shumë të zemëruar, Trump mendon se mund të bëjë çfarë dojë”, iranianët reagojnë ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit

    “Jemi shumë të zemëruar, Trump mendon se mund të bëjë çfarë dojë”, iranianët reagojnë ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit

    Iran

    TURQI- Shumë prej iranianëve, po qëndrojnë në një hotel në qytetin Van të Turqisë, i cili ndodhet 96 km larg kufirit iranian.
    “Jemi shumë të zemëruar,”- thotë një grua për BBC.
    “Donald Trump mendon se është një superfuqi dhe se mund të bëjë çfarë të mundet”, thotë ajo, përpara se të pyesë “pse askush nuk mund ta ndalojë Izraelin dhe SHBA-në”.
    Ajo mbërriti nga Teherani këtë mëngjes për të shoqëruar vajzën e saj e cila po fluturon për në Kanada.
    “Mendoj se njerëzit janë vërtet të shqetësuar dhe në panik sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në vend,”- shton vajza e saj 26-vjeçare.
    Një tjetër burrë tha: Jam i trishtuar që nuk po mbaron.
    Mendoi se do të qëndronte në Turqi vetëm “për një kohë të shkurtër”, por tani duket se do të qëndrojë këtu për një kohë “të gjatë”.
    Ai thotë se ka një biznes në Teheran dhe po “numëron ditët” për t’u rikthyer në të.
    “Mund të përballoj vetëm dy ose tre javë të tjera jashtë dhe pastaj do të më mbarojnë paratë. Jam shumë i shqetësuar tani.”
    Majdi, një student 28-vjeçar që mbërriti në qytetin Van të Turqisë nga Irani thotë se tani janë të shqetësuar se mund të mos jenë në gjendje ta shohin familjen e tyre, e cila mbetet në Iran.
    “Kjo është diçka për të cilën mendoj vazhdimisht,”- thotë ai.