Tag: shqetësime

  • BE kundër “paqes fiskale”: Shqetësime serioze për rrezikun e saj, duhen garanci të forta për…

    BE kundër “paqes fiskale”: Shqetësime serioze për rrezikun e saj, duhen garanci të forta për…

    Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar lidhur me nismën e “paqes fiskale” që qeveria shqiptare kërkon të miratohet në Parlament.
    “Komisioni Europian ka diskutuar nismën për “Paqen Fiskale” me autoritetet shqiptare, përfshirë edhe gjatë takimit të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet, më 25-26 nëntor. Gjatë këtyre diskutimeve, Komisioni ngriti shqetësime serioze lidhur me rrezikun që kjo nismë të dekurajojë përmbushjen e detyrimeve tatimore. Po ashtu, ai përsëriti domosdoshmërinë që propozimi të përfshijë garanci të forta kundër pastrimit të parave, ndërkohë që vijon puna për reduktimin e numrit të madh të përjashtimeve tatimore. Komisioni pret që këto shqetësime të adresohen në mënyrë të plotë”, thuhet në reagim.
    “Gjithashtu, rikujtojmë se Qëndrimi i Përbashkët i BE-së për grupin e themeleve thekson se çdo amnisti fiskale apo program deklarimi vullnetar duhet të jetë në përputhje me planet e Shqipërisë, të kontribuojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe të harmonizohet me acquis të BE-së dhe me standardet ndërkombëtare përkatëse, përfshirë ato të Moneyval dhe FATF”.

  • Suksesi në derbi vjen me kosto, dy titullarë shqetësojnë Allegri-n

    Suksesi në derbi vjen me kosto, dy titullarë shqetësojnë Allegri-n

    Suksesi në derbi përballë Inter bëri me krah tifozët e “djallit”, me Milan që “parakaloi” në renditje rivalin e tyre të përjetshëm duke kapur vendin e dytë në Serie A. Allegri dhe pjesa tjetër e stafit drejtues vijojnë të insistojnë se objektivi i klubit mbetet prezenca në Champions League, por shifrat e vendosin Milan në garë me kohë të plotë për titullin kampion, fundja janë vetëm 2 pikë larg Romës kryesuese.
    Të paangazhuar në turnet evropian, Milan është i fokusuar totalisht në Serie A, ky është një bonus shumë i madh, por Allegrin nuk po e lënë të qetë dëmtimet e shumta. Edhe përballë Lazio-s, tekniku kuqezi duhet të bëjë llogaritë me dy shqetësime të lehta, mbeten për tu vlerësuar gjendja e Saelemaekers dhe Cristian Pulisic. Të dy lojtarët kanë shfaqur disa shqetësime fizike duke humbur pjesën më të madhe të stërvitjes në grup. Belgu ka një problem në shpinë, ndërsa sulmuesi amerikan ka një lodhje muskulore, për me shumë mundësi të dy do të jenë në fushë kundër Lazio-s.

    Gjendja e dy lojtarëve ndez edhe një herë alarmin në Milano, tregon qartë se Allegri ka një grup të limituar dhe nëse realisht do të synojnë titullin, në janar Igli Tare duhet të vihet në lëvizje për të zgjeruar grupin, mbase me nga një përforcim cilësorë në çdo repart. Emergjente mbetet faza ofensive ku Gimenez vijon të ketë shqetësime në kavilje, ndërsa Nkunku nuk është një opsion që ofron garanci.

  • Partitë anti-Kosovë bëjnë koalicon në Çeki, ja çfarë pret Prishtina nga Babish

    Partitë anti-Kosovë bëjnë koalicon në Çeki, ja çfarë pret Prishtina nga Babish

    Kryeministri i ardhshëm i Çekisë, Andrej Babish, ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni me partinë pro-ruse të ekstremit të djathtë “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”, e cila ka bërë thirrje për largimin e Çekisë nga Bashkimi Evropian dhe Aleanca e NATO-s. Ky koalicion ka ngjallur shqetësime të mëdha në Bruksel dhe Pragë, pasi një qëndrim i tillë mund të ndikojë ndjeshëm në politikën e jashtme dhe të sigurisë të Çekisë. Një pjesë e koalicionit është edhe subjekti “Motoristë për Vetëveten”, një lëvizje e re euro-skeptike, e cila ka fituar popullaritet të konsiderueshëm dhe ka nxitur frikë për mundësinë e rritjes së aleancave anti-establishment në mbarë Evropën.
    Ky grup ka sfiduar politikat tradicionale të Bashkimit Evropian dhe ka theksuar nevojën për më shumë sovranitet për vendet anëtare, duke vënë në dyshim vlerat dhe angazhimet e integrimit evropian. Një tjetër aspekt shqetësues është se marrëveshja e koalicionit mund të ndikojë negativisht në raportet e Çekisë me Kosovën. Gjatë mandatit të tij të parë, Babiš kishte sugjeruar mundësinë e rishikimit të njohjes së Kosovës, duke e cilësuar atë një “gabim diplomatik” të Çekisë. Kjo mund të shkaktojë tensione të reja mes dy vendeve, veçanërisht pasi Millosh Zeman, ish-presidenti çek, kishte ndjekur një axhendë pro-serbe, e cila ndikoi në marrëdhëniet me Prishtinën. Tomio Okamura, lideri i partisë “Lëvizja për Drejtësi dhe Mbrojtjen”, i njohur për qëndrimet e tij anti-BE, gjithashtu ka nxitur shqetësime rreth Kosovës, pasi orientimi i tij politik është gjithashtu skeptik ndaj njohjes së shtetësisë së Kosovës, dhe ka mbështetur shpesh pozita pro-serbe.

  • Mbappe alarmon Real Madridin, braktis kombëtaren i dëmtuar dhe kthehet në klub

    Mbappe alarmon Real Madridin, braktis kombëtaren i dëmtuar dhe kthehet në klub

    11 Tetor 2025

    10:10

    Alfred Lleshi

    Kylian Mbappé është rikthyer në Madrid, por me më shumë shqetësime në kyçin e këmbës sesa kur u largua. Pas ndeshjes me Azerbajxhanin, sulmuesi i Real Madridit është detyruar të braktisë grumbullimin e Francës, pasi dëmtimi që kishte më parë është përkeqësuar.
    Mbappé, që ishte stërvitur pak gjatë javës, u aktivizua titullar në “Parc des Princes” dhe shënoi një gol spektakolar, por u detyrua të largohej 10 minuta para fundit, pas një goditjeje në të njëjtin kyç. Deschamps sqaroi: “Mori një tjetër goditje në të njëjtin vend. Dhimbja ulet me pushim, por kontaktet në ndeshje janë të pashmangshme. Do ta vlerësojmë, ndien shqetësime, që s’janë ideale për të”.
    Te Real Madridi janë habitur që ai luajti pothuajse gjithë ndeshjen, pasi klubi kishte njoftuar më parë për dëmtimin. Situata e tij i ngjan asaj të Franco Mastantuono, i cili gjithashtu u kthye në Madrid për vlerësim, pas mbingarkesës muskulore në kofshë.

  • Celibashi: Nëse dikush ka ankesa për votimin nga jashtë duhet ta bëjnë atë në KQZ!

    Celibashi: Nëse dikush ka ankesa për votimin nga jashtë duhet ta bëjnë atë në KQZ!

    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato kanë folur për mediat pas takimit të zhvilluar në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit.
    Celibashi foli për bashkëpunimin me zyrën e SPAK të ngritur për zgjedhjet dhe problematikat e hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.
    Sipas tij, nëse dikush ka shqetësime për votimin nga jashtë duhet ta bëjë atë në KQZ në PER dhe jo në rrjete sociale.
    “Ishte një takim për të dhënë informacion për përgatitjen e zgjedhjeve. Jemi në një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje dhe nga delegacioni i BE që do të vazhdojë dhe pas zgjedhjeve, Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit ndaj duhet që të gjitha institucionet dhe partitë të reflektojnë përgjegjësinë e tyre për zgjedhje me integritet.
    Kemi patur komunikime me SPAK për problematika të ndryshme, për denoncime të bëra në këtë strukturë, por edhe në KQZ. Kemi vënë në dispozicion gjithçka që është kërkuar. Nëse dikush ka shqetësime për votimin nga jashtë duhet ta bëjë atë në KQZ në PER. Unë nuk e di sa janë ankuar në rrjete social.
    Deri tani në KQZ kanë thënë që nuk e kanë marrë fletën dhe në total numri i problematikave është 156. DHL ka detyrimin të mbajë zarfet që nuk ja ka dorëzuar votuesve deri më 8 maj”, tha Celibashi.

  • Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

    Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

    Justin Bieber është në qendër të vëmendjes për shkak të shqetësimeve nga miqtë e tij të afërt lidhur me ndikimin e kishës Churchome dhe pastorit Judah Smith në jetën e tij.Ryan Good, mik i vjetër dhe bashkëthemelues i markës Drew House, ka ndërprerë kontaktet me këngëtarin dhe shpreh shqetësime për një ndikim të mundshëm “kultik” nga Churchome, ku Smith ka marrë edhe rol në drejtimin e markës.
    Bieber së fundmi ka njoftuar largimin e tij nga Drew House, duke kërkuar që fansat të mos e mbështesin më markën. Sjelljet e tij të fundit në publik kanë nxitur shqetësime për shëndetin e tij mendor, ndërsa zëdhënësit e tij i kanë quajtur këto raportime “thashetheme të pabaza”.Çfarë është Churchome?
    Churchome është një kishë e krishterë me qendër në Seattle me një prani në Los Angeles, e cila vitet e fundit ka fituar një popullaritet të veçantë në mesin e qarqeve të famshëm. Ai udhëhiqet nga Pastor Judah Smith, i njohur për stilin e tij bashkëkohor dhe jo modest, me një mesazh qendror të pranimit, konceptit të komunitetit dhe lidhjes me Zotin përmes përvojave të përditshme.
    Churchome përdor gjerësisht mediat dixhitale, madje ka një aplikacion të veçantë për pajisjet celulare, ndërsa promovon një model të ri funksionimi të quajtur “kisha në shtëpi”, përmes të cilit anëtarët mund të marrin pjesë në ceremoni dhe aktivitete nga distanca. Mes ndjekësve të saj janë disa të famshëm, si Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, të cilët mbajnë lidhje të ngushta me Pastor Smith.
    Churchome është një kishë me qasje moderne dhe ndjekës të famshëm, por është kritikuar për qasje të ngjashme me kultin dhe përqendrim të tepruar tek udhëheqësi, Judah Smith.