Tag: shpuza

  • Rozafa Shpuza: Baladë për nji dashni të kahershme

    Rozafa Shpuza: Baladë për nji dashni të kahershme

    Poezi nga Rozafa Shpuza

    Malli për nji dashni të kahershmeasht si ajo dëshira që belbet prajshëmpara se me fikë qirat e ditlindjes,kur fryma shprazet kuturupa e ditë nëse kanë me u ba ndonjiherë 100 flakë.Malli për nji dashni të kahershmeasht si ajo ndjesia absurde që ke herë-herësikur je rrëfye në tana faltoret e botës,anipse malli të merr veç ditve me shi.Malli për nji dashni të kahershmei pergjet dremitjes në avionin e linjës low cost,kur shuma e lekëve të kursyem prej biletësasht sa nji krikëll e madhe birreqë e pin përhanshëm në stolin me tri kambëte lokali që ka emnin e personazhit të nji filmi bardhezi.

    Gjithqysh,malli për nji dashni të kahershmeasht në tysi thinjat ndër tamtha,që kot rrekesh me i mshehëme bojna t’kuqlueme vjeshtash…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ROZAFA SHPUZA, LIDHJA E PASHMANGSHME MES POEZISË E FOTOGRAFISË

    Rozafa Shpuza ka lindur në qytetin e Shkodrës, ku më 1856 Pjetër Marubi hapi studion e parë fotografike shqiptare dhe ballkanike, ndaj ajo beson me shpirt se është e bekuar qysh në ngjizje me artin e bukur të fotografisë.Pasi përfundon, me rezultate të shkëlqyera, studimet e larta për Gjuhë- Letërsi shkon në Tiranë, ku aktualisht punon si redaktore në sektorin e botimeve të parlamentit shqiptar.Lidhjet e saj me fotografinë janë të hershme dhe mund të pohojmë pa droje se kanë ardhur vit pas viti duke u bërë më të ndjeshme dhe intensive.

    Rozafa ka hapur disa ekspozita personale fotografie, si dhe ka marrë pjesë denjësisht në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare kushtuar fotografisë. Fotografitë e saj kanë udhëtuar kudo në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve të saj, si në Itali, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Greqi…

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • Vig Shpuza: Natën n’gusht

    Vig Shpuza: Natën n’gusht

    Kamomil i vyshkur bri trotuarit.Bri trotuaritmace që flakin fshehtësitë me llullëqë “nuk është llullë“.Era e mëndafshtëqarkon drunjtë si një striptizetëe aroma e blirit kacavirret dritareve (18+).Përballë,muzgu fshin djersën e ditës me letër lakmusi.Shkeka e fustanit llullaq hapet me nure Hëna ijëplotëzgjat këmbën e prek malin me shputë.Laget me natë qyteti.Gjurma e saj e argjendtë-reflektim i mishit tëndshkrirë mbi gjoksin tim.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Vig Shpuza: Hani “Vrima e zezë”

  • Vig Shpuza: Hani “Vrima e zezë”

    Vig Shpuza: Hani “Vrima e zezë”

    Erë e djegur biskotash me boronica.Gjunjë të njomur në drit’hëne.Trupat tanë në shtrat, si prej batice hedhur fetuse molisur.

    Të varrosa nën flokë bore pa emërpa të të quajtur kurrë dashuri…e tash çdo gjë është akute me Gusht.

    Si arritëm këtu?Shqepur dashurie, gërvishture me plagë stivuar si kukulla ruse.

    Ja guri.Ja zemra që huqi Hënën,tendosur – vena kozmike mbetur ajri.

    Ja puthja ime,ikur buzëve ‘tua,e vetëdijshme dhe e zbehur tek mërmërit:

    Event Horizon?A thua ‘gjithë dashuria e tretur,dashuria ruhet tek kjo “pikë pa kthim?”

    Tani thirre Kharon, lundro venën,atje, nën at’ çadër –të përjet’shme perëndimet dhe e artë rëra.

    Të nisemi për n’atë pikëe dashur,e kurrë t’mos kthehemi prapë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Philip Larkin: E dashur, erdhi çasti i ndarjes