Tag: shpresojmë

  • Vajza me qeleshe në kokë bën tifo për kuqezinjtë: Kam ardhur me motrën dhe shoqet, jam krenare

    Vajza me qeleshe në kokë bën tifo për kuqezinjtë: Kam ardhur me motrën dhe shoqet, jam krenare

    Showbiz E Enjte, 13 Nëntor 2025 21:38

    Në një nga baret e kryeqytetit pranë stadiumit ”Air Albania”, ndër tifozët e shumtë spikati një vajzë me qeleshe. Ajo u shpreh optimiste për fitoren e kuqezinjve. ”Kam ardhur me shoqet, motrën. Jemi gjithmonë krenarë sa herë shohim ndeshjen, shpresojmë të fitojmë sot dhe uroj fitore për kombëtaren. Mendojmë 2-1 shpresojmë të jetë fitore për ne po nuk ka rëndësi fare. Që të gjithë lojtarët janë flakë fare. Sapo të mbarojë ndeshja shpresojmë me fitore, do të festojmë me patjetër”.

  • 15 vite pas 21 janarit, ish-kryeministri Berisha përgjigjet përpara SPAK/ Reagon Kara: Provat janë..

    15 vite pas 21 janarit, ish-kryeministri Berisha përgjigjet përpara SPAK/ Reagon Kara: Provat janë..

    Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK, më 14 nëntor, gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në Bulevard.
    Për avokatin Romeo Kara, kjo thirrje e Berishës në SPAK për ’21 janarin’ është e vonuar, pasi kanë kaluar shumë vite. I ftuar në një lidhje skype për një emision televiziv, Kara tha se 21 janari është një vrasje shtetërore, pasi të tillë e ka cilësuar edhe Strasburgu.
    ‘Rihetimi për këtë çështje ka filluar në 15 korrik të këtij të këtij viti sipas një vendimi të gjykatës së lartë që ka pasur atë të Stasburgut. Që jemi vonë në lidhje me këtë çështje jemi sepse jemi 14 vite me pas, por rëndësi ka që drejtësia të thotë fjalën e saj. Tani po hetohet në 3 drejtime për vrasje të cilësuar në bashkëpunim për prishje të prove dhe për pengim të drejtësisë është edhe një pikë tjetër, por këtu u hap një diapazon të ri në lidhje me këtë çështje dhe shpresojmë që të hetohet mirë i gjithë zinxhiri komandues që ka dhënë urdhër për të qëlluar.
    Të gjithë kemi bindjen se është një vrasje shtetërore sepse kështu e ka cilësuar edhe Strasburgu, por shpresojmë se provat që janë paraqitur edhe dëshmitë e njerëzve të rinjë që janë thirrur shpresojmë që tani të kemi personat real përgjegjës lidhur me ato vrasje’, tha ai.
    Teksa shpreson që personat përgjegjës që kanë urdhëruar që të qëllohet ndaj protestuesve të vihen para përgjegjësisë, avokati tha se hetimi do të vijojë edhe pas dëshmive që do të marrë SPAK nga personat që kanë dijeni.
    ‘Hetimi do të vazhdojë, ata janë thirrur si persona që janë në dijeni më pas do të shohim se kush prej tyre do të implikohet për t’u përballur me akuzë nëse do të ketë. 14 vite janë shumë, por shpresojë se organi i akuzës t’ja dalë që të zbulojë të vërtetën’, tha ai.

  • Zgjedhjet në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka: Shpresojmë që qytetarët të dalin masivisht në votim

    Zgjedhjet në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka: Shpresojmë që qytetarët të dalin masivisht në votim

    Kandidati i PS-së për Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryebashkiakun e qytetit.
    Doka u shpreh se pjesëmarrjet në zgjedhje kanë një trend në ulje, por shpreson që qytetarët të dalin masivisht për të votuar.
    “Qytetarët ta shfrytëzojnë kohën për të votuar. Procesi po shkon normal. Shpresojmë që të shkojë çdo gjë mirë, të dalim me rezultate dhe ti rikthehemi normalitetit si komunitet i vogël që jemi
    Zgjedhjet kanë një  trend në ulje, por m

  • Voton kandidati i PS në Cërrik: Pjesëmarrje e ulët, shpresojmë që qytetarët të votojnë masivisht

    Voton kandidati i PS në Cërrik: Pjesëmarrje e ulët, shpresojmë që qytetarët të votojnë masivisht

    Kandidati i Partisë Socialiste në Cërrik, Florenc Doka u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në zgjedhjet që mbahen sot.
    Pasi votoi, në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se vota është një mjet për të kërkuar llogari.
    “Vota është mjet për kërkesë llogaridhënie nesër, ndaj ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë. Procesi po shkon normalisht. Pjesëmarrja ka një trend në ulje, por shpresojmë të dalin masivisht në zgjedhje”-u shpreh Florenc Doka.
    Doka kandidon përballë Eligert Himës dhe Amarildo Hoxhës.

  • Sanksionet e Trump ndaj Rusisë, Zelensky: Është një hap shumë i rëndësishëm, shpresojmë se do të funksionojë

    Sanksionet e Trump ndaj Rusisë, Zelensky: Është një hap shumë i rëndësishëm, shpresojmë se do të funksionojë

    Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja që në shënjestër kanë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse, Rosneft dhe Lukoil, në përpjekje për t’i bërë trysni Moskës të ulet për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se këto sanskione janë një hap “shumë i rëndësishëm”.
    “E prisnim dhe shpresojmë se do të funksionojë, është shumë e rëndësishme”, tha presidenti ukrainas pas mbërritjes në Bruksel, ku do të marrë pjesë në punimet e samitit evropian.

    Në të njëjtën kohë, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa tha se vendet e Bashkimit Evropian do të bien dakord sot për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës në vitet 2026 dhe 2027.
    “Sot do të marrim vendimin politik për të siguruar nevojat financiare për Ukrainën në vitet 2026 dhe 2027”, tha Antonio Costa para fillimit të samitit.
    “Për pjesën teknike të masave, ne vazhdojmë të punojmë me Komisionin Evropian, por gjëja më e rëndësishme është vendimi politik”./vizionplus.tv

  • Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

    Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

    Bota E Martë, 26 Gusht 2025 21:04
    Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte me komentet e bëra dje, në të cilat tha se do të shohim një “përfundim përfundimtar” të luftës në Gaza brenda dy ose tre javësh, ai përgjigjet: “Nuk ka një ‘përfundim përfundimtar’, lufta ka vazhduar për një kohë të gjatë”.
    “Nuk ka asgjë përfundimtare, por shpresojmë se do t’i zgjidhim gjërat shumë shpejt në lidhje me Gazën dhe gjithashtu me Ukrainën e Rusinë”, vijoi ai më tej.

    Kur u pyet për sulmin, Trump tha: “Nuk jam i kënaqur me të. Nuk dua ta shoh.”
    Ai tha gjithashtu se kishte një “përpjekje shumë serioze diplomatike” për t’i dhënë fund luftës, shkruan A2 CNN.
    “Mendoj se brenda dy-tre javëve të ardhshme, do të keni një fund mjaft të mirë dhe përfundimtar të luftimeve”, u tha ai gazetarëve dje.

  • “A do të vish te Galatasaray?” Përgjigjja e Calhanoglu shqetëson Interin: “Të shpresojmë…”

    “A do të vish te Galatasaray?” Përgjigjja e Calhanoglu shqetëson Interin: “Të shpresojmë…”

    Hakan Calhanoglu dhe Interi, një lidhje vërtet e veçantë, që ndoshta është drejt përfundimit. Turku, që mbërriti katër vite më parë nga Milani si lojtar i lirë, krijoi menjëherë një lidhje shumë të fortë me tifozët dhe ambientin zikaltër, por tani, pas largimit të Simone Inzaghit, ekziston rreziku që rrugët të ndahen.
    Nga Turqia ka ardhur lajmi për një thirrje të mundshme që numri 20 iu ka drejtuar drejtuesve zikaltër, përmes së cilës ka kërkuar të shitet te Galatasaray. Këto janë fjalët që thuhet se ka thënë 31-vjeçari:
    “Erdha tek Interi falas në vitin 2021, kur lashë Milanin. Dhashë më të mirën time për katër vite, por tani dua ta vazhdoj karrierën time te Galata. Do të doja që klubi të tregonte mirënjohjen e duhur, duke më lënë të kthehem në shtëpi”.
    Kjo nuk është e gjitha, sepse mesfushori i lindur më 1994, i cili u largua nga Shtetet e Bashkuara pasi ekzaminimet treguan një shqetësim në muskujt soleo të këmbës së djathtë, është parë në një dasmë në Stamboll.
    Ajo që i shqetëson edhe më shumë tifozët e Interit është përgjigjja që ai i dha një gazetari të “Le Marca Sports”, i cili e pyeti nëse do të shkonte te Galatasaray: “Të shpresojmë”. Me pak fjalë, historia mes Calhanoglu dhe zikaltërve duket se ka mbërritur vërtet në fund.
     

  • Izraelitët “harrojnë” luftën, “pushtojnë” plazhet e Tel Avivit! Flasin për TCH: Shpresojmë të na shpëtojë Trump!

    Izraelitët “harrojnë” luftën, “pushtojnë” plazhet e Tel Avivit! Flasin për TCH: Shpresojmë të na shpëtojë Trump!

    Vendosja e armëpushimit më Iranin çliroi mendjet dhe zemrat e izraelitëve.

    Në pamjet e siguruara nga korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe, shihen plazhet e Tel Avivit, të cilat janë mbushur plot me njerëz që duan t’i rikthehen sa më parë normalitetit.
    Ata shprehen për TCh se janë të lumtur që lufta përfundoi dhe bën thirrje për paqe.
    Si është situata tani?
    “Tani lufta mbaroi. Jemi shumë të lumtur! Siç e shihni po shkojmë në plazh. Shpresojmë që Trump të na shpëtojë”, shprehet një banor i Tel Avivit.
    “Urojmë që të shohim dritën në fund. Të gjithë erdhëm në shtëpi sa më shpejt që ishte e mundur. Paqe, paqe për të gjithë”, tha një izraelite.
    Izraeli e nisi befas ofensivën ajrore  më 13 qershor, duke sulmuar centralet bërthamore të Iranit, që mohon me forcë se po bën përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore. Republika Islamike u kundërpërgjigj me breshëri raketash mbi objektet ushtarake dhe qytetet izraelite. Autoritetet iraniane thanë se 610 njerëz u vranë në vendin e tyre nga sulmet izraelite dhe 4.746 u plagosën. Bombardimet hakmarrëse nga Irani vranë 28 vetë në Izrael.

    Top Channel

  • “Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën në Shqipëri”, Dom Gjergj Meta uron kreun e ri të Kishës Katolike

    “Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën në Shqipëri”, Dom Gjergj Meta uron kreun e ri të Kishës Katolike

    President i KISH-it, Dom Gjergj Meta, uroi Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës Katolike.

    “Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrojtjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë.
    Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës.
    Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët ushqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën në Shqipëri“, shkruan Dom Gjergj Meta.

    Top Channel

  • Presidenti i Dinamos “blindon” trajnerin Daja: “Rrugëtimi sa ka nisur, na shohin surprizë sepse ky klub mungoi shumë kohë…”

    Presidenti i Dinamos “blindon” trajnerin Daja: “Rrugëtimi sa ka nisur, na shohin surprizë sepse ky klub mungoi shumë kohë…”

    Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, e ka cilësuar “emocion të veçantë” fitoren e Kupës së Shqipërisë nga skuadra e tij pas penalltive përballë Egnatias. “Emocione pa fund, më shumë se emocione, vuajtje! Vuajtje deri në një pikë që nuk arrij dot ta shpreh.
    Dinamos është ndërtuar me një grup çunash të mrekullueshëm, me një profesor, një nga më të mirët që kemi, Ilir Dajën. Dhe po shikojmë më tej, të bëjmë një Dinamo të fortë, si e ka vendin Dinamo.
    Me ardhjen e profesor Dajës, Dinamo ka marrë një fytyrë tjetër. Çfarë është e rëndësishme për Dinamon, përtej sakrificave, është meritë e madhe e Dajës. Ai ishte mishelatori kryesor i grupit, shpresojmë të bëjmë më të mirën. Kemi filluar tani rrugëtimin tonë dhe shpresojmë ta çojmë më tej.

    Kjo e sotmja ishte një vuajtje që arriti limitin e vet. Eksperienca është diçka. Shpresoj që të marrim edhe “gurin” tjetër që e kemi këto ditë, shpresojmë të na ndihmojë edhe Zoti, se çdo gjë në sport është…
    Ne kemi nisur të bëjmë diçka me strukturat, në Arbanë kemi kompleksin tonë, çdo gjë që i nevojitet ekipit. Në sport duhet më shumë, shpresojmë në të ardhmen që të bëjmë gjëra shumë të mira. Dinamo do të mbetet gjithmonë surprizë, edhe pse ka qenë larg shumë kohë”, tha Bardhi për RTSH pas ndeshjes.