Tag: shpresën

  • “Veliajn e përcollëm në burg”/ Këlliçi: Foltorja e sotme do ia dalë, sepse…

    “Veliajn e përcollëm në burg”/ Këlliçi: Foltorja e sotme do ia dalë, sepse…

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi, në fjalën e tij në protestën e sotme theksoi se kjo foltore do ja dali pasi sipas tij, ja ka dalë dy herë njëherë në 2021 dhe herën tjetër pas zgjedhjeve të 2023.
    “Arsyeja pse kjo foltore do ja dali është se kemi dy precedentë. Foltorja e parë e shtatorit 2021 kur Shqipëria rrezikohej të mbetej pa opozitë. Ishte foltore e drejtuar nga dr.Berisha që riktheu shpresën në PD dhe ja doli të shpëtoja opozitën vetëm brendas tre muajve. Ishte foltore që nisi me 1/100 e njerëzve që janë sot prezent këtu dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtar të PD në Air Albania.
    Ja doli ti rikthente shpresën qytetarëve dhe të mbaj në këmbë PD. Ka një precedent të dytë. Në 14 maj 2023 u organizuan zgjedhjet më të barabarta. Kandidatët e PD garuan pa fonde pa komisionerë pa emrin kryetarit dhe mori 500 mijë vota.
    Dhe në pak muaj më pas , isi seria e denoncimeve tek asaj që ishte kthyer në Bashkinë e Tiranës 5D. Për 44 javë në shi në diell më pak se 1/10 jemi përbaltur na kanë quajtur të shitur dhe janë të njëjta media që sulmua PD në dhe e sulmuan prap në 2023 dhe protesta jon ja doli që Erion Veliajt kreu u 5D ta përcillnin drejt burgut”, tha Këlliçi.

  • “Për inat” të Trumpit, Papa Leoni bekon një kub të madh akulli

    “Për inat” të Trumpit, Papa Leoni bekon një kub të madh akulli

    Papa Leoni XIII bëri një veprim paradoksal për t’iu përgjigjur indirekt Donald Trump dhe pretendimeve që Presidenti Amerikan bëri nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në lidhje me “mashtrimin e ndryshimeve klimatike”.
    Me rastin e një eventi të titulluar “Rritja e Shpresës” për 10-vjetorin e enciklikës “I Bekuar Qofsh” të paraardhësit të tij Papa Françesku mbi mjedisin, Ati i Shenjtë bekoi një… kub të madh akulli!
    “Zot i Jetës, bekoje këtë ujë, zgjoftë zemrat tona, pastroftë indiferencën tonë, qetësoftë dhimbjen tonë dhe përtëriftë shpresën tonë, nëpërmjet Krishtit, Zotit tonë. Amen”, ishte lutja e Papës.
    “Ne do të kërkojmë që udhëheqësit të veprojnë me guxim dhe pa vonesë. A do të bashkoheni me ne?“, tha gjithashtu Papa Leoni, duke kritikuar ashpër skeptikët që “tallen me ata që flasin për ngrohjen globale”.
    Papa u bëri thirrje gati 1,000 përfaqësuesve të organizatave mjedisore që të ushtrojnë presion mbi qeveritë kombëtare për të zhvilluar standarde më të rrepta për të zbutur dëmet e shkaktuara tashmë.
    Ai shprehu shpresën se konferenca e ardhshme e Kombeve të Bashkuara për klimën “do të dëgjojë britmën e Tokës dhe britmën e të varfërve“.

  • Berisha: Ndryshimi i qëndrimit të administratës së re në SHBA, rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet

    Berisha: Ndryshimi i qëndrimit të administratës së re në SHBA, rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet

    Kryedemokrati Sali Berisha ka folur pas daljes nga SPAK edhe për kreun e ri të këtij institucioni, i cili pritet të zgjidhet në dhjetor, pasi t’i mbarojë mandati Altin Dumanit.

    ‘Ndryshimi i qëndrimit të administratës së re në SHBA, rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet’, theksoi Berisha para gazetarëve.

    Berisha: Besoj se ti e di, që ka pasur një qëndrim zyrtar tjetër 8 muaj më parë.

    Ka patur një qëndrim krejtësisht tjetër zyrtar dhe kjo është me domethënie të madhe, shumë të madhe.

    Pra përgjigja ime është kjo; ky ndryshim i administratës së re është një ndryshim i cili rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet…

    … Për të vdekurit ose fol mirë ose mos fol më. Profesionalisht po them, kaq ishte përgjigja ime.

    Mirupafshim!

  • Realizohet për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale, Rama: I ktheu shpresën 75-vjeçarit pas goditjes në tru

    Realizohet për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale, Rama: I ktheu shpresën 75-vjeçarit pas goditjes në tru

    Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për herë të parë në Spitalin Memorial të Fierit.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në rrjetet e tij sociale, ku njofton se është realizuar me sukses kranioplastika e parë.

    “Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha dhe infermieren Fjorida Ago“, shkruan Rama.

  • ‘Shihnin nga dera me shpresë’, Lala në lot rrëfen për herë të parë bisedën me fëmijët e Jan Prengës: Djali më tha…

    ‘Shihnin nga dera me shpresë’, Lala në lot rrëfen për herë të parë bisedën me fëmijët e Jan Prengës: Djali më tha…

    Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer për herë të parë bisedën e saj me fëmijët e Jan Prengës, të cilët shpresonin që një ditë babai i tyre të kthehej. E ftuar në një emision televiziv, Lala mes lotësh, tha se ka vizituar shpesh familjen e Prengës dhe ka takuar vajzën dhe djalin e tij, që shikonin shpesh nga dera me shpresën për tu takuar me babanë e tyre të zhdukur.
    Lala përshkroi situatën e vështirë dhe thjeshtësinë e jetesës së familjes, duke e cilësuar tragjedinë si tepër të rëndë. Lala shtoi se ngjarja e Jan Prengës lidhet me veprimet e vëllait të tij dhe theksoi rëndësinë e kthimit të trupit të tij për t’i dhënë familjes një mundësi për të bërë varrimin. Gazetarja apeloi për drejtësi dhe kthimin e trupit, për një lehtësim emocional për familjen.
    “Ky mund të jetë rast i rrallë, kur 2 prokurorë të posaçëm përplasen me njëri-tjetrin për pretencën. Shteti shqiptar duhet ta ndjekë me vëmendje çështjen e zhdukjes së Jan Prengës, të kthejë trupin e tij pranë familjes, që ai ta ketë një varr ku të prehet. Kam shkuar shpesh në familjen e Jan Prengës përpara se gruaja dhe fëmijët të iknin me shpresën për të fituar azil politik në një nga vendet e BE-së, për të kuptuar sesi jeta e tyre u shkatërrua. Ata kanë shpresën e madhe se ndoshta një ditë, trupi i pajetë i Jani Prengës do të kthehet në familje. Vajza është 22 vjeçe, më tha se dëshiron të studiojë kriminalistikë dhe djali është në moshë të mitur, që shikonin shpesh nga dera, me shpresën që babai i tyre të kthehej. Disa kriminelë të pashpirt e rrëmbyen atë, e vranë. Disa nga ta janë para drejtësisë, është Dritan Rexhepi, Gentjan Doçi, Altin Hajri. Kam publikuar pamjet e trupit të pajetë të Jan Prengës në kompleksin e Altin Hajrit, që të tregoja se ka pasur trup të pajetë, sepse grupi pretendonte pafajësinë, duke thënë se nuk ka trup të pajetë. I kam kërkuar falje familjes për pamjet.
    Festim Bezhdili u dënua me burgim të përjetshëm, u kthye vendimi i Apelit për rigjykim dhe në rigjykim kishte prova të reja si bisedat në Sky Ecc. Prokurorja thotë se Festim Bezhdili është anëtar i grupit kriminal se ka ndihmuar në krim të rëndë në mënyrë aktive, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra, ka thënë se duhet të rikualifikohet vepra penale dhe të dënohet me 20 vite burg. Gjykata tashmë duhet të vendosë drejtësi për ngjarjen. Nëse kthehet trupi i pajetë i Jan Prengës në familje do ishte lehtësim dhe për mua. Kur isha në shtëpinë e Jan Prengës, pashë që aty dhe kuzhinë nuk kishte. Djali i Janit, kur e përqafova, nuk më shikonte në sy, më tha “dua babin”.  Ata ishin një familje e thjeshtë. Jan Prenga e pësoi vetëm pse vëllai i tij kishte marrë një sasi kokaine në Britaninë e Madhe. Nëse vëllai i tij e ka bërë këtë, të mbajë përgjegjësi, por s’mund të merret një njeri në atë mënyrë kriminale, është tepër e rëndë,” tha Lala.

  • GJKKO e la në qeli/Veliaj:Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?Po e mbaj shënim..

    GJKKO e la në qeli/Veliaj:Vërtetë mendoni se jam kaq i rrezikshëm?Po e mbaj shënim..

    Dy ditë pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj, ky i fundit ka bërë një reagim në rrjetet sociale, konkretisht këtë herë në TikTok.
    Në këtë reagim, Veliaj shkruan: “Shpresën nuk e humb dhe se lutet që drejtësia të bëjë punën e saj siç duhet”.
    Konkretisht në videon e postuar ai shkruan se nuk e dinte që ishte kaq i rrezikshëm.
    “Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të më bëhej qejfi. Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas, po e mbaj shënim“, shkruan Veliaj.

    @erionveliaj_
    Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj. 🙂
    ♬ original sound – Gavin Newsom

  • Qori mori një mandat: Lëvizja Bashkë ia ka dalë të ngjallë shpresën qytetarëve!

    Qori mori një mandat: Lëvizja Bashkë ia ka dalë të ngjallë shpresën qytetarëve!

    Arlind Qori

    TIRANË- Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi në “Facebook”, Qori ka falenderuar qytetarët që e kanë zgjedhur “Lëvizja Bashkë” dhe i dhanë mundësinë të zgjedhë një deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
    “Në Shqipëri pakënaqësia thellohet dita-ditës. Po më shpejt se ajo janë rritur frika, pesimizmi, dëshpërimi, të gjitha këto të përziera me një dozë cinizmi. Çka i mundëson pakënaqësisë të kapërcejë pengesat dhe të kthehet në revoltë, është shpresa.
    Lëvizja BASHKË ia ka dalë t’u ngjallë shpresën mbi 23,000 qytetarëve (vazhdon numërimi i votave të diasporës) dhe të zgjedhë një deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vetvete nuk janë shumë. Në kushtet ku ferra ka marrë uratën, nuk janë pak.
    “…me vullnet të hekurt për të luftuar, kërkuar, gjetur, kurrsesi të dorëzuar.” – shkruan poeti Tennyson”, ka postuar Qori./ZËRI

  • Veliaj bën apel: Votoni  për PS, është votë për punën, shpresën dhe transformimin

    Veliaj bën apel: Votoni për PS, është votë për punën, shpresën dhe transformimin

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë Partinë Socialiste.
    Në një postim në Facebook, Veliaj thotë se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin.
    Ai e mbyll statusin e tij me një ftesë për të votuar Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

    “Do të doja shumë të isha në këtë fushatë jo si spektator, por si pjesë e saj. Sepse besoj fort, me gjithë shpirt, tek kjo rrugë që kemi ndërtuar së bashku”, shkruan Veliaj.
    /vizionplus.tv

  • Berisha: Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve! Më 11 maj do ndahemi nga Pashiqi shqipfolës

    Berisha: Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve! Më 11 maj do ndahemi nga Pashiqi shqipfolës

    Berisha: Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve! Më 11 maj do ndahemi nga Pashiqi shqipfolës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në takimin përmbyllës të fushatës në Dibër, u shpreh se Edi Rama e vrau shpresën e shqiptarëve.

    Berisha tha se, shqiptarët së bashku me dashurinë për Shqipërinë, dhe dibranëve për Dibrën, u ecte shpresa për një ditë gjithnjë e më të mirë. Kurse Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve. Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori.

    Ai tha se, mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga Pashiqi shqiptar, shqipfolës, i cili u bëri shqiptarëve të këqijat më të mëdha që ata kanë njohur në historinë e tyre.

    “I famshëm në gjithë botën për shqiponjën që bëri në stadium, Armandi është ylli i Dibrës, ylli i Shqipërisë, ylli i shqiptarëve.

    Ka ardhur me xhaxhanë e vet. Petrit Dodën…

    …Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta dibraneve dhe dibranëve fisnikë, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë entuziazm, për këtë dritë të fitores historike të opozitës shqiptare më 11 Maj të vitit 2025.

    Mirënjohje të pakufishme pëër mbështetjen e çmuar, qëndrimin tuaj, të parardhësve tuaj, në anën e drejtë të historisë, në anën e Shqipërisë, në anën e kombit.

    I dashur zoti Xhelal Mziu, udhëheqës politik i PD dhe ASHM për qarkun e Dibrës.

    Të dashur kryetarë të PD të rrethit Dibrës, Bulqizës dhe Matit.

    Të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësues dinjitozë të qytetarëve të qarkut të Dibrës dhe mbarë shqiptarëve.

    Të dashur miq, u mblodhëm sonte në këtë miting, mitingu i fitores, mitingu me të cilin ju përcillni nga ky bulevard historik, që mban emrin e një burri të shquar të kombit, Elez Isufit, mesazhin e dashurisë për Shqipërinë dhe kombin.

    Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga një e keqe e madhe që kaploi Dibrën, Matin mbarë Shqipërinë këto 12 vite.

    Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga Pashiqi shqiptar, shqipfolës, i cili u bëri shqiptarëve të këqijat më të mëdha që ata kanë njohur në historinë e tyre.

    Çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 Maj takohet me historinë.

    Me 11 Maj merr vendimin e tij solemn për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve.

    Për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë.

    Të dashur miq, Fatbardha, mësuesja e nderuar, tha këtu se Edi Rama, e la në Dibër shkollën pa fëmijë, shtëpinë bosh. Do shtoja me një dhimbje të madhe, shkollën pa fëmijë, shtëpinë pa fëmijë dhe djepin bosh.

    Kurrë ndonjëherë si komb, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi nuk ka ka boshatisur ne në këtë mënyrë.

    Po vij nga Mati, një matjane e zonja, e aftë, e shkolluar mirë, por që ka ardhur të punojë për Matin dhe Shqipërinë, njoftoi se Mati vitin që kaloi kishte 13 lindje. Erseka në një vit pati vetëm një lindje.

    Kurrë ndonjëherë ne nuk jemi boshatisur në këtë mënyrë.

    Çfarë ndodhi me ne?

    12 vite miqtë e mi, lëvizjen e lirë, këtë të drejtë madhore të çdo qytetari, Edi Rama e përdori për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria.

    Edi Rama me rejjimin e tij përdori kundër shqiptarëve armët më të egra të regjimeve më çnjerëzore. Përdori varfërinë, mjerimin, papunësinë, skamjen për të boshatisur Dibrën, Matin dhe Shqipërinë.

    Edi Rama qeveris për 12 vite. Kur erdhi në pushtet, Dibra dhe dibranët, Shqipëria dhe shqiptarët shtoheshin. Rrogat e tyre, pensionet e tyre rriteshin çdo vit. Bizneset e tyre, fermat e tyre zgjeroheshin vit pas viti.

    Shqiptarët së bashku me dashurinë për Shqipërinë, dhe dibranëve për Dibrën, u ecte shpresa për një ditë gjithnjë e më të mirë.

    Kurse Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve. Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori.

    Miq, çdo vit dhe më shumë, i zhyti shqiptarët në varfëri gjithnjë e më të madhe.

    Pensionet e tyre u ngrinë, rrogat e tyre u ngrinë, çmimet u rritën me 200 përqind.

    Sofrat u përgjysmuan. Të rinjtë dhe kush mundi mori rrugët e dheut për të mbijetuar.

    Ëndrrën dibrane, ëndrrën shqiptare e morën me vete për ta ngritur në vende të tjera.

    Fermerët e Dibrës falimentojnë njëri pas tjetrit sepse iu hoqi subvencionet, hapi doganat. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve të Ballkanit, dhe veçanërisht të Serbisë, vërshojnë sot në tregje dhe sot 80 përqind e frutave, zarzavateve vijnë nga jashtë. Ndërkohë, tokat mbeten djerrë dhe prodhimet kalben në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

  • “Na keni marrë shpresën”/ Kundër ndërtimit të HEC-it në fshatin Kaçinar, banori thirrje Ballukut: Keni firmosur

    “Na keni marrë shpresën”/ Kundër ndërtimit të HEC-it në fshatin Kaçinar, banori thirrje Ballukut: Keni firmosur

    Banorët e fshatit Kaçinar të Mirditës janë mbledhur sot përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Ata kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it në zonë pasi pretendojnë se i lë pa ujë dhe e bën zonën të pa jetueshme.
    Njëri prej tyre i ka bërë thirrje ministres Belinda Balluku që t’i dëgjojë kërkesat e tyre, duke u shprehur se firma që ministrja ka hedhur është bërë pa studim në lidhje me pasojat që sjell.
    “Sot kemi ardhur të protestojmë para ministrisë që drejton për të drejtat tona. Keni firmosur në mënyrë të pakontrolluar dhe të pa studiuar. Me këtë investim bëni më shumë dëm se fitim.
    Kam një thirrje: Mendohuni një herë, ku do të jetojë ky popull nëse do të humbasë të gjitha ato që ka ndërtuar ndër shekuj?
    T’i marrësh ujin i ke marrë shpresën dhe e kthen në zonë të pabanueshme”, tha ai.