Ilir Meta, President i PL-së, ka dhënë një tjetër intervistë, pas dënimit me 10 ditë të dhënë nga administrata e burgjeve, duke mos e lejuar të ushtrojë aktivitete sportive në burgun 313, ku ndodhet prej tetorit të vitit të kaluar me vendim të GJKKO-së.
Meta në intervistën për OraNeës shprehet se në qeli nuk ka ujë, ndërsa shprehet se u dënua me 10 ditë pasi intervistat nuk lejohen pas orës 20:00.
Meta shprehet se me zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 6 muaj, anëtarët e SPAK kanë siguruar mandatet e përjetshme, ndërsa me ironi shprehet se Prokuroria Speciale nuk e ka zhgënjyer.
Intervista e Ilir Metës
Z.Meta a është i vërtetë lajmi që jeni dënuar me 10 ditë për mos zhvillim të aktiviteteve sportive për shkak të intervistës që dhatë pak ditë më parë për gazetaren Beti Njuma në Ora News?
Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00.
Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja.
Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.
Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male.
Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta.
Si ndiheni në burg tani prej 8 muajsh?
Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë.
Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt.
Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme.
Po me të nxehtin tani si ja bëni?
Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin.
Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë.
Z. Meta, përsëri shtyrje të hetimit për ju. Si e shpjegoni?
Në regjimin e inceneratorit që nuk ekziston, por që vetëm Altini nuk e kupton, kjo është “normale”.
Sidomos kur ndodh vetëm një ditë pas përfundimit të hetimeve zyrtare, të cilat po ashtu ishin shtyrë 6 muaj vetëm në interes të izolimit tim ekstrem, me qëllim rrëmbimin e 83 mandateve në 11 Maj nga Kreu i Narkoregjimit.
Kështu që nuk jam fare i zhgënjyer nga SPAK, se ata kurrë s’më kanë zhgënjyer në partishmërinë e tyre të lartë.
Si mund të siguronin edhe ata vetë mandate të përjetshme në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin?
Duhet t’i mirëkuptojmë edhe ata.
Mos jeni i penduar tani që nuk hytë në listë të mbyllur për deputet?
Nuk pendohem kurrë për vendimet që i marr me bindje të plotë.
Fakti që ndodhem në një izolim ekstrem, ku as deputetët dhe eurodeputetë apo gazetarë nuk janë lejuar të më takojnë, nuk mund të më detyrojë t’i marr vendimet si një lider që ka bërë më të mirën për demokracinë e pluralizmin politik që nga Dhjetori ’90 me Lëvizjen Studentore e deri tani.
Unë kam bërë grevë urie kundër ndryshimeve kushtetuese të nxituara në vitin 2008, që pollën listat e mbyllura dhe vranë shpirtin e parlamentarizmit për të arritur deri këtu ku jemi sot.
Këto pasoja nuk u ndjenë shumë deri në vitin 2019 kur edhe LSI dogji mandatet apo edhe thërrisja popullin në mitingun historik të 2 Marsit për të ndalur ligjin e betimeve te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Shikoni ç’po ndodh aktualisht!
Duan të zerojnë çdo mendim pakice edhe në Gjykatën Kushtetuese, ndaj po e shkelin shumë rëndë Kushtetutën për të hequr edhe të vetmen gjyqtare të pavarur.
Jo se ajo mund ti pengojë në Vendimet e Gjykatës Kushtetuese në shërbim të regjimit, por se i tmerron e vërteta, argumenti, logjika, objektiviteti dhe integriteti se i nxjerr zbuluar të besuarit e “Rilindjes”.
Tag: shprehet
-

“Këtu mbush bidonat për t’u larë”, Meta zbulon nga qelia personazhin që kontakton vazhdimisht
-

“Diejt e të gjitha tokave”/ Prezantohen në Tiranë veprat e piktorit italian “Enzo Cuchi”
Ekspozita “Diejt e të gjitha tokave”, prezanton për artdashësit shqiptarë veprat e Enzo Cucchi, një ndër piktorët më të njohur të pikturës italiane bashkëkohore.
“Vij për herë të parë në Tiranë dhe për mua është shumë emocion. Na ndan vetëm një det i vogël dhe jam i kënaqur të jem sot këtu në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun shqiptar.”, shprehet Enzo Cuchi, piktor.
Veprat e ekspozuara në Qendrën për Hapje dhe Dialog janë një rrëfim për Italinë e viteve ’80, një vend që sapo kishte dalë nga tranzicioni, por dhe një tension mes të shenjtës dhe progresit, midis jetës së brendshme dhe botës së globalizuar
“Kjo ekspozitë është një dialog mes artistit dhe vendit ku ndodhet mes kujtesës së tij italiane, peizazhit shqiptar, mes dritës së diejve, ndonjëherë edhe errësirave që na ndajnë”, shprehet Jetona Koçibelli, drejtoreshë e COD.
“Janë tablo shumë të bukura të një artisti që e vlerësoj shumë. Është kënaqësi e madhe që t’i ndajmë me publikun, me artistët, sepse piktura është pika më e lartë e poezisë, përkthyer përmes vizatimeve dhe ngjyrave. Kjo ekspozitë do të mbetet në historinë e kësaj ndërtese”, shprehet kryeministri Edi Rama.
“Diejt e të gjitha tokave”, ekspozita që konceptohet simbol bashkimi mes dy brigjeve, një urë arti dhe reflektimi do të qëndrojë e hapur në ambientet e Kryeministrisë deri në 5 korrik.Top Channel
-

Xheneta shprehet xheloze, Kaderi e qetëson për Gjestin: Jemi veç…
Showbiz E Mërkurë, 28 Maj 2025 17:31
Xheneta Fetahu vijon që të shkaktojë lajme për portalet. Këtë herë ka ”bashkuar” forcat me Kader Kiçaj, ish-banore e ”BBVK2”. Kjo përshkak se ajo u bë lajm pak javë më parë për shkak se Gjesti e ka follow në Instagram. Në foton që modelja ka postuar sot, Xheneta e ka lënë një koment. ”Pse kaq seksi, unë jam xheloze”. Komenti i Kaderit është: “Jemi vetëm shokë”. -

Jashtë Kuvendit me 18 mijë vota/ Alimehmeti: Në Shqipëri mungon kushtetueshmëria
Edhe pse arriti të merrte mbi 18 mijë vota preferenciale, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti nuk arriti që të siguronte një mandat në zgjedhjet e 11 majit.
I ftuar në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Alimehmeti shprehet se edhe pse jemi në 2025, ne nuk jemi të aftë akoma të ofrojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Alimehmeti shtoi se dy elemente kryesor që mungojnë në vendin tonë janë demokracia funksionale dhe kushtetueshmëria.
“Ne kemi një situatë ku në 2025 ne marrim notë të ulët apo kaluese, që nuk jemi të aftë akoma të ofrojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ky është problemi jonë i të gjithëve ne. Asnjë nuk përjashtohet.
Ky arsyetim dhe pastaj do i hyjmë edhe konceptit se si është keqmenaxhuar ligji për t’i larguar zgjedhësit nga të zgjedhurit sepse ky është problemi, ne do të gjejmë një situatë ku besoj unë që në qoftë se kërkojmë një vend me demokraci funksionale dhe kushtetueshmëri, Shqipëria po i largohet gjithmonë e më shumë këtyre dy elementeve dhe si rrjedhojë shqiptarët që kërkojnë demokraci funksionale dhe kushtetueshmëri, po largohen nga Shqipëria. Në 2025 nuk është më çështje personale, por është çështje kombëtare”,shprehet Alimehmeti.
Ndër të tjera, Alimehmeti është ndalur edhe tek raporti paraprak i OSBE/ODIHR, ku përmendi disa pika të këtij raporti.
“Unë do t’i qëndroj raportit të OSBE/ODIHR. Është raporti paraprak dhe do flasim për atë që kemi në dorë që thotë garë e pabarabartë mes kandidatëve, përdorim administrate, përdorim parash, përdorim bandash kriminale. I shohim se tani arrestohen ato. Mbani mend faljen e gjobave. Ky është vendim i jashtëligjshëm dhe është i përmendur në raportin e OSBE/ODIHR. Unë jam kundër gjobëzimit të kotë”, shprehet kandidati demokrat.
Teksa u pyet nëse Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë të brendshme pas humbjes së herëpashershme në zgjedhje, Alimehmeti u shpreh se analizat janë të nevojshme gjithmonë si në rast humbje dhe fitoreje.
“Gjithmonë. Analizat duhet të bëhen gjithmonë edhe në rastet kur fiton edhe në rastet kur nuk fiton. Ku e dini ju që s’po bëhen. Unë jam institucional. Etapat nuk digjen. Procesi mbaron kur të mbarojë procesi, jo kur të duam në. Kur të mbarojë procesi, unë jam ende në proces. Secili bën analizat e veta. Gjithmonë ka mundësi për tu përmirësuar. Unë nuk kam kohën për tu fokusuar, por duhet bërë analiza për të parë se cilat elemente funksionuan mirë dhe cilat keq”, thekson Alimehmeti.
E ndërsa u pyet nëse pas kësaj humbje të rradhës të Partisë Demokratike, a duhet të largohet lideri demokrat Sali Berisha nga drejtimi i partisë, Alimehmeti u shpreh se për këtë ka një proces dhe në fund vendos Kryesia.
“Mbaron procesi, bëhet analiza, mblidhet Kryesia sepse Kryesia duhet të mblidhet bashkë me kryetarin dhe marrin ato vendimet dhe qëndrimet e tyre dhe i bëjnë publike. Unë mendoj në këtë linjë. Mneodj që çdo forum ka privilegjet dhe përgjegjësitë e veta”, shprehet Ilir Alimehmeti.
Kujtojmë se Ilir Alimehmeti ishte në një garë të fortë me Jorida Tabakun për mandatin në listën e hapur në Tiranë, ku edhe pse morri 18 mijë e 125 vota, nuk siguroi dot karrigen për në Parlament.
Nga votimi brenda vendit, Tabaku fitoi 19 025 vota, ndërsa nga diaspora 1 540 të tilla, duke dalë kështu si më e votuara. Nga ana tjetër, Alimehmeti nga brenda vendit fitoi 16 595 vota, ndërsa nga jashtë 1 530 vota.
/tvklan -

Mori 18 mijë vota, por mbeti jashtë Kuvendit, Alimehmeti: Në Shqipëri mungon demokracia funksionale dhe kushtetueshmëria
Edhe pse arriti të merrte mbi 18 mijë vota preferenciale, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti nuk arriti që të siguronte një mandat në zgjedhjet e 11 majit.
I ftuar në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Alimehmeti shprehet se edhe pse jemi në 2025, ne nuk jemi të aftë akoma të ofrojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Alimehmeti shtoi se dy elemente kryesor që mungojnë në vendin tonë janë demokracia funksionale dhe kushtetueshmëria.
“Ne kemi një situatë ku në 2025 ne marrim notë të ulët apo kaluese, që nuk jemi të aftë akoma të ofrojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ky është problemi jonë i të gjithëve ne. Asnjë nuk përjashtohet. Ky arsyetim dhe pastaj do i hyjmë edhe konceptit se si është keqmenaxhuar ligji për t’i larguar zgjedhësit nga të zgjedhurit sepse ky është problemi, ne do të gjejmë një situatë ku besoj unë që në qoftë se kërkojmë një vend me demokraci funksionale dhe kushtetueshmëri, Shqipëria po i largohet gjithmonë e më shumë këtyre dy elementeve dhe si rrjedhojë shqiptarët që kërkojnë demokraci funksionale dhe kushtetueshmëri, po largohen nga Shqipëria. Në 2025 nuk është më çështje personale, por është çështje kombëtare”, shprehet Alimehmeti.
Ndër të tjera, Alimehmeti është ndalur edhe tek raporti paraprak i OSBE/ODIHR, ku përmendi disa pika të këtij raporti.
“Unë do t’i qëndroj raportit të OSBE/ODIHR. Është raporti paraprak dhe do flasim për atë që kemi në dorë që thotë garë e pabarabartë mes kandidatëve, përdorim administrate, përdorim parash, përdorim bandash kriminale. I shohim se tani arrestohen ato. Mbani mend faljen e gjobave. Ky është vendim i jashtëligjshëm dhe është i përmendur në raportin e OSBE/ODIHR. Unë jam kundër gjobëzimit të kotë”, shprehet kandidati demokrat.
Teksa u pyet nëse Partia Demokratike duhet të bëjë një analizë të brendshme pas humbjes së herëpashershme në zgjedhje, Alimehmeti u shpreh se analizat janë të nevojshme gjithmonë si në rast humbje dhe fitoreje.
“Gjithmonë. Analizat duhet të bëhen gjithmonë edhe në rastet kur fiton edhe në rastet kur nuk fiton. Ku e dini ju që s’po bëhen. Unë jam institucional. Etapat nuk digjen. Procesi mbaron kur të mbarojë procesi, jo kur të duam në. Kur të mbarojë procesi, unë jam ende në proces. Secili bën analizat e veta. Gjithmonë ka mundësi për tu përmirësuar. Unë nuk kam kohën për tu fokusuar, por duhet bërë analiza për të parë se cilat elemente funksionuan mirë dhe cilat keq”, thekson Alimehmeti. -

Berisha: Jam në një Mision për votën e lirë!
Edhe pse PD humbi në zgjedhjet e 11 Majit, Sali Berisha shprehet se është në një mision në atë të mbrojtjes së votës së lirë, duke thënë se duhet ta përmbushë këtë synim, paçka kohës se kur do të realizohet. Ai shprehet se është i bindur, ndaj edhe nuk do të dorëzohet. ”Misioni im është më i rëndësishëm se ai i vitit 1991! Duhet të rikthejmë votën e lirë të shqiptarëve”,-tha mbrëmë i ftuar në ”Opinion”.
-

Anëtari i Bundestagut gjerman: Jorida Tabaku, urë komunikimi mes Shqipërisë dhe BE-së
Politikani gjerman i Unionit Kristian Demokrat (CDU), i cili ka qenë anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2009, Peter Beyer ka shprehur mbështetjen e tij për Jorida Tabakun e cila kandidon në listën e hapur të PD në Tiranë në zgjedhjet e 11 Majit.
Beyer shprehet se gjatë gjithë viteve, Jorida ka punuar shumë fortë për të forcuar institucionet shqiptare dhe të sjellë Shqipërinë sa më pranë Bashkimit Evropian.Beyer shprehet se Tabaku ka qenë urë komunikimi jo vetëm mes Shqipërisë dhe BE-së, por edhe mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.
Ai shprehet i bindur se, ndërsa Shqipëria lëviz drejt së ardhmes së saj europiane, zërat si ai i Jorida Tabakut janë thelbësore, të qarta dhe të angazhuara për reforma reale.
“Miqtë e mi të dashur shqiptarë, është kënaqësia ime të shpreh mbështetjen time të plotë për Jorida Tabakun, një deputete e angazhuar, një drejtuese vizionare, dhe një kolege e besueshme në familjen tonë të përbashkët evropiane.
Gjatë gjithë viteve, Jorida ka punuar shumë fortë për të forcuar institucionet shqiptare dhe të sjellë Shqipërinë sa më pranë Bashkimit Evropian.
Përkushtimi i saj për sundimin e ligjit, transparencën dhe vlerat europiane kanë qenë të palëkundshme. Ajo ka qenë urë komunikimi jo vetëm mes Shqipërisë dhe BE-së, por edhe mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.
Qëndrimet e saj brenda familjes së PPE kanë qenë gjithmonë konstruktive, me perspektivë dhe të bazuara në parime.
Ndërsa Shqipëria tani lëviz drejt së ardhmes së saj europiane, zërat si ai i Jorida Tabakut janë thelbësore, të qarta dhe të angazhuara për reforma reale.
Unë kam besim të fortë në aftësinë e saj për të udhëhequr dhe përfaqësuar aspiratat e popullit shqiptar me dinjitet dhe integritet.”– shprehet Peter Beyer. -

“Korrupsioni i 7×7=313 ka lënë pa shpresë edhe socialistët e ndershëm”,Basha takime në Njësinë 9:Qytetarët përqafojnë..
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar takimet dorë më dorë me qytetarët e Tiranës për t’u shpjeguar atyre në detaje programin e grupimit të tij politik dhe duke u bërë ftesë që në zgjedhjet e së dielës të votojnë numrin 4, Koalicionin Euroatlantik. Ndalesa e tij e radhës ka qenë në Njësinë 9 në Tiranë, bashkë me kandidatët për deputetë, Orjola Pampuri dhe Alfred Ahmetcenaj.
Gjatë takimeve me qytetarët, Basha e ndaluan edhe socialistë të zhgënjyer të cilët kësaj radhe shprehen se do të votojnë programin e Koalicionit Euroatlantik pasi janë lodhur për 12 vite nga PS.
“35 vjet kam votuar për PS-në. Kemi bërë qejf sa jemi dehur nga qejfi, por tani nuk do ta votojë më.” – shprehet një qytetar.
Basha nga ana tjetër shprehu rëndësinë që njerëzit të dalin më 11 maj për të votuar, pasi në të kundërt i zgjatet jeta pushtetit të korruptuar.
“Me i nxjerr njerëzit me votu është gjëja më e rëndësishme. Po qëndruat në shtëpi, ia keni zgjat jetën këtij.” – shprehet Basha.
Njëkohësisht drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik shprehet i sigurt se më 11 Maj një pjesë të ndryshimit do ta bëjë vota, ndërsa një pjesë tjetër do ta bëjë drejtësia pas zgjedhjeve.
“Një pjesë të punës do ta bëjë vota më 11 Maj, një pjesë të punës do ta bëjë drejtësia pas 11 Majit”, tha ai.
Por Basha dhe Koalicioni Euroatlantik kanë edhe një program të qartë për rininë dhe teknologjinë e informacionit me ngritjen e katër kampuseve me theks teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.
“Jemi e vetmja forcë politike që kemi shpenzimin më të madh publik në vendin tonë, kemi ngritjen e katër kampuseve me theks Teknologjinë e Informacionit. Pra, vota për ne është votë për të shpenzuar për shqiptarët 1 miliardë euro në katër vitet e ardhshme për katër kampuse. Ideja që gjenerata e të rinjve të trajnohet nga më të mirët e Europës, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Po ju trajnuan ju dhe po trajnuan një pjesë si ju, si trajnues për të trajnuar pastaj brezat e ardhshëm, besoj që Shqipëria bën një kapërcim të madh.” – shprehet Basha.
Programi dhe ekipi i drejtuar nga Basha është pritur mirë nga qytetarët sa herë që dëgjojnë të flitet për të. Këto takime të Bashës vijnë në një kohë kur dhe pak ditë kanë ngelur nga zgjedhjet e 11 Majit, ndërkohë që Koalicioni Euroatlantik pritet ta mbyllë zyrtarisht fushatën ditën e enjte -

Paga shqiptare, çmime ndërkombëtare! Takimi për 1 majin, sindikalistët në protestë. Punëtorët në pushime
Unioni i sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni për të drejtat në punë kanë ngritur zërin për të drejtat e punëtorëve në ditë ndërkombëtarë të tyre me sloganin jetojmë me paga shqiptare por paguajmë çmime shqiptare.
Më të shfrytëzuara dhe të papaguar ndihen gratë që punojnë nëpër fasoneri
“Aleanca Gjinore për Zhvillim, 40 orë pune, festat të bëhen pushim. Kemi gra këtu që janë me kapele që mos të njihen se duhej të ishin në punë. Një pjesë e fasonerive sot nuk e kanë pushim”, shprehet Esmeralda Hoxha.
“Kriza më e madhe sot është mungesa e punëtorëve sepse ikin. Por nëse duam ti mbajmë në Shqipëri duhet ti paguajmë mirë e t’i trajtojmë me dinjitet”, shprehet Gertjana Hasalla, Qendra për të Drejtat në Punë..
“Ne duam dinjitet në punë”, shprehet Gent Stroni, Sindikata e punonjësve të shëndetësisë.
“Mos kini frikë organizohuni në sindikata”, thotë Ilia Kondi, Unioni i sindikatave të Shqipërisë.
Por nëse nga njëra anë protestohej , të tjerë 1 majin e konsiderojnë thjesht një ditë pushimi për të shijuar rrezet e diellit duke u treguar indiferentë ndaj asaj që në fakt simbolizon kjo ditë
1 Maji në fakt është një manifestim i punëtorëve për të ushtruar presion ndaj punëdhënësve dhe vendimmarrësve për respektimin të drejtave të punëtoritTop Channel
