Tag: shpreh

  • ‘Aleatët do të testohen më 11 maj’, Alimehmeti: Lista e hapur, demokraci e drejtpërdrejtë

    ‘Aleatët do të testohen më 11 maj’, Alimehmeti: Lista e hapur, demokraci e drejtpërdrejtë

    Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, ka folur në një intervistë për kandidimin e tij, zhvillimet brenda PD-së dhe pozicionin e tij në raport me kryebashkinë e Tiranës.
    Ai e cilësoi kandidimin në listat e hapura si një formë të demokracisë së drejtpërdrejtë, ku qytetari ka mundësi të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe individin që përfaqëson më mirë vlerat e saj. Sipas tij, çdo deputet duhet të kalojë përmes kësaj forme përfaqësimi.
    “Lista e hapur përfaqëson demokracinë nga poshtë lart. Kjo i jep mundësi qytetarit të përzgjedhë emrin që do të zbatojë programin e partisë pas fitores,” u shpreh Alimehmeti.
    Duke iu referuar aleatëve të PD-së në koalicion, Alimehmeti u shpreh se efektiviteti i tyre do të matet në mënyrë reale më 11 maj. Ai nuk komentoi direkt ndarjen e vendeve në listat e sigurta, por theksoi se primaret janë një proces që i përket vetë partisë.
    Sa i përket elektoratit gri, ai nënvizoi se shqiptarët janë më të orientuar drejt çështjeve konkrete si familja, dhe nuk e ndjejnë të nevojshme të kenë një kartë partie për të identifikuar bindjet e tyre. “Nëse u ofrojmë një program që përkon me vlerat familjare, shumica do të dakordësohen me ne,” shtoi ai.
    Për ndryshimet në lidershipin e PD-së, Alimehmeti u shpreh se ai nuk është përqendruar në të kaluarën. “Jam bërë pjesë aktive në prill të 2022, në një nga momentet më të vështira të PD-së. Nuk jam nga ata që shikojnë pas, dua të ecim përpara,” përfundoi ai.

  • Të moshuarit në mes të katër rrugëve, nuk ka mjaftueshëm azile për të vetmuarit

    Të moshuarit në mes të katër rrugëve, nuk ka mjaftueshëm azile për të vetmuarit

    Në vitin 2019, u miratua një plan kombëtar që synonte koordinimin e politikave dhe institucioneve për integrimin social të të moshuarve. Për zbatimin e planit është përgjegjës Shërbimi Social Shtetëror, i cili është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    Azilet, apo siç quhen ndryshe Institucionet Rezidenciale, zënë një vend të rëndësishëm në këtë panoramë institucionesh që ofrojnë shërbimet për moshën e tretë. Aktualisht, në vendin tonë ka shtëpi për të moshuar në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër dhe Poliçan.
    “Pjesa publike ka kapacitete shumë të limituara në raport me nevojat reale që kanë qytetarët dhe që është një tendencë rritëse. Sigurisht, duhen më shumë institucione. Ka disa norma ndërkombëtare, p.sh. për 100 mijë banorë duhet të ketë një shtëpi për të moshuar, ne nuk e kemi akoma,” u shpreh sociologu Gëzim Tushe.
    “Mundësia e kufizuar që kanë pensionistët në moshat e caktuara, e ka të vështirë të jetojnë vetëm, edhe nëse do të kishin mbështetje financiare nga fëmijët,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
    Shërbimi rezidencial për të moshuar ofrohet nga shteti nëpërmjet shtëpive të të moshuarve dhe qendrave ditore. Sistemi publik është i ndërtuar në një formë të tillë, që shpeshherë e bën të vështirë, apo të pamundur, regjistrimin në këto institucione. Mjaft të moshuar, të zhytur në mjerim, mbeten mes katër rrugëve për shkak të kufizimeve nga më të ndryshmet.
    Zgjidhja e vetme për këta të moshuar mbeten azilet private. Por, këto institucione shpesh janë akuzuar për dhunë apo mungesë kujdesi ndaj të moshuarve, pavarësisht kostos së lartë që paguajnë familjarët.
    “Një ndër zgjidhjet është që ose familjarët e tyre u garantojnë asistencë sociale dhe mund të marrin asistencë duke paguar persona të caktuar që të jetojnë me ta, ose familjet tradicionale që vazhdojnë t’i mbajnë prindërit. Ka edhe atë pjesën e tretë, ku fëmijët jetojnë në emigracion dhe kanë nevojë për këto që ne i quajmë shtëpi të moshuarish apo azile,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
    /TCH/

  • Të moshuarit në mes të katër rrugëve, s’ka mjaftueshëm azile

    Të moshuarit në mes të katër rrugëve, s’ka mjaftueshëm azile

    Në vitin 2019, u miratua një plan kombëtar që synonte koordinimin e politikave dhe institucioneve për integrimin social të të moshuarve. Për zbatimin e planit është përgjegjës Shërbimi Social Shtetëror, i cili është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Azilet, apo siç quhen ndryshe Institucionet Rezidenciale, zënë një vend të rëndësishëm në këtë panoramë institucionesh që ofrojnë shërbimet për moshën e tretë. Aktualisht, në vendin tonë ka shtëpi për të moshuar në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër dhe Poliçan.
    “Pjesa publike ka kapacitete shumë të limituara në raport me nevojat reale që kanë qytetarët dhe që është një tendencë rritëse. Sigurisht, duhen më shumë institucione. Ka disa norma ndërkombëtare, p.sh. për 100 mijë banorë duhet të ketë një shtëpi për të moshuar, ne nuk e kemi akoma,” u shpreh sociologu Gëzim Tushe.

    “Mundësia e kufizuar që kanë pensionistët në moshat e caktuara, e ka të vështirë të jetojnë vetëm, edhe nëse do të kishin mbështetje financiare nga fëmijët,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
    Shërbimi rezidencial për të moshuar ofrohet nga shteti nëpërmjet shtëpive të të moshuarve dhe qendrave ditore. Sistemi publik është i ndërtuar në një formë të tillë, që shpeshherë e bën të vështirë, apo të pamundur, regjistrimin në këto institucione. Mjaft të moshuar, të zhytur në mjerim, mbeten mes katër rrugëve për shkak të kufizimeve nga më të ndryshmet.
    Zgjidhja e vetme për këta të moshuar mbeten azilet private. Por, këto institucione shpesh janë akuzuar për dhunë apo mungesë kujdesi ndaj të moshuarve, pavarësisht kostos së lartë që paguajnë familjarët.
    “Një ndër zgjidhjet është që ose familjarët e tyre u garantojnë asistencë sociale dhe mund të marrin asistencë duke paguar persona të caktuar që të jetojnë me ta, ose familjet tradicionale që vazhdojnë t’i mbajnë prindërit. Ka edhe atë pjesën e tretë, ku fëmijët jetojnë në emigracion dhe kanë nevojë për këto që ne i quajmë shtëpi të moshuarish apo azile,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço. /TCH/

  • Mesha mbahet në gjuhën shqipe, liturgjia e parë e Kryepeshkopit Joan

    Mesha mbahet në gjuhën shqipe, liturgjia e parë e Kryepeshkopit Joan

    Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi po mban liturgjinë e parë, pas caktimit në krye të Kishës Ortodolkse Autoqefale. Shërbesa u mbajt në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku qindra besimtarë morën pjesë në ceremoni. Mesha u mbajt në gjuhën shqipe dhe u shoqërua nga kori i kishës.
    Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan u krye mesditën e djeshme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Fortlumturia e tij u shpreh se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Imzot Joani rikujtoi edhe kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos teksa u shpreh se predikimi i tij ka qënë dashuria dhe respekti për çdo qënie njerëzore.
    Imzot Joani u shpreh më tej se ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.

  • “Spoti im elektoral nxjerr realitetin”, Balliu reagon ndaj ironisë së Ramës: Ai s’e kupton varfërinë e shqiptarëve

    “Spoti im elektoral nxjerr realitetin”, Balliu reagon ndaj ironisë së Ramës: Ai s’e kupton varfërinë e shqiptarëve

    Klevis Balliu ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli në lidhje me listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
    Teksa rreshtoi arsyet se përse ai ishte pozicionuar në listën e mbyllur, Balliu u shpreh se kryeministrit nuk i pëlqen kjo gjë.
    “Dash Sula nuk pranoi të ishte në listë të hapur. E kam unë mik e ka pasur babai im. Por nuk pranoi të ishte në listë të hapur. Lista jonë është me profesionistë, me intelektualë, në të gjithë Shqipërinë. Unë kam dalë më i votuari në primare në Tiranë. Kam kryer regjistrimin e shqiptarëve në diasporë. Ramës nuk i pëlqen që unë jam në listë të mbyllur. Unë dashuroj demokracinë, atdheun, ai do lekët”, u shpreh Balliu.
    Kandidati për deputet reagoi dhe në lidhje me ironinë që kreu i qeverisë bëri me një video elektorale të tij.
    “Jam nga mëngjesi në terren. E kuptoj që Ramës nuk i duket normal spoti im. Varfëria është një problem në Shqipëri. Propaganda e Ramës me të cilën e sulmoi atë video ka kushtuar jetë njerëzish. Unë nuk merrem me kamerat, por me thelbin e videos. Sot ushqimi në familjen shqiptare mungon. Komentet negative më vijnë vetëm nga profile false”, u shpreh Balliu.
     
     

  • Zgjedhjet/ Korreshi i bindur: Më e bukura ende nuk ka ardhur, PD-ja është 3,7% më lart se 4 vite më parë

    Zgjedhjet/ Korreshi i bindur: Më e bukura ende nuk ka ardhur, PD-ja është 3,7% më lart se 4 vite më parë

    Ai u shpreh se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se ajo do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve.
    “Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë. Sondazhet tregojmë se PD-ja është 3.7 përqind më lartë se 4 vite më parë dhe më e bukura ende nuk ka ardhur. Ne jemi pak me vonesë pasi kundërshtari i paguan patronazhistët me lekët e qytetarëve, janë të punësuar në administratë. Megjithatë, demokratët janë aty dhe do të jenë në çdo derë”, tha Korreshi.
    Më tej, ai tha se nuk e sheh aspak problem këtë herë partinë e Lulzim Bashës. “Nuk i shikoj më si shqetësim, si 4 vjet më parë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë vështirësi të madhe PD-ja në këtë drejtim”.
    Sa i përket qarkut të Fierit, ku edhe ai garon, Korreshi u shpreh se pret një rezultat 8 me 8 me PS-në.

  • “Shoqe jemi, motra s’jemi”, Felaj batutë “A do zihemi ne gratë e PS-së?”

    “Shoqe jemi, motra s’jemi”, Felaj batutë “A do zihemi ne gratë e PS-së?”

    E ftuar në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, deputetja socialiste Ermonela Felaj, që garon në listë të hapur në qarkun e Tiranës, u shpreh se, në zonat që jemi angazhuar politikisht për zgjedhjet e 11 majit, ka goxha element për tu punuar dhe për të pasur sukses.
    “Formula është e tillë që favorizon kandidatet gra ndaj burrave në listën, në mënyrë që të garantohen kuotat gjinore. Në fund të fundit “Shoqe jemi, motra s’jemi.”-u shpreh Felaj.
    “Secila kandidate ka një zonë dhe një staf për të punuar. Uroj që puna që po bëjmë të na nderojë sepse tek e fundit ne kemi një profil në politikë, kemi një detyrë në politikë dhe kërkojmë të mbajmë këto vlera politike. Për sa i takon garës gjykojë se kjo fushatë lë hapësirë për gjithsecilin që të sigurojë mbështetje maksimale.  Është gjithë ai elektorat që ne përballemi, jo domosdoshmërishtë duhet të ketë kartën e PS-së por janë qytetar të këtij vendi dhe duke u qasur me qytetarinë , mund të them që nuk është një betejë e vështirë.

  • Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar…

    Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar…

    Banda e “Mandela-s” veproi me intensitet kriminal nga prilli i vitit 1997 deri në shtator të vitit 1998.

    Me rivendosjen e rendit, disa nga anëtarët e bandës u arratisën jashtë Shqipërisë, disa u arrestuan, ndërsa të tjerë u ekzekutuan.
    ‘Në vitin 1997 u hap shkolla e Magjistraturës, çka ishte një mesazh për vetë krimin, pra shteti dha mesazhin e fortë, që ne do reagojmë. Pra u hap shkolla e Magjistraturës filloi të funksionojë , dhe u përgatitën gjyqtarët dhe prokurorët e parë që do përballeshin pikërisht me krimin e organizuar’ u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit Gjykatës Posaçme.
    ‘Nuk mund të themi që s’ka më grupe kriminale, shoqëria kështu është do ketë gjithmonë njerëz që do tentojnë apo do shkelin ligjin. Por, e rëndësishme është që shoqëria ti përballojë me sukses. Në radhë të parë duhen marrë masa për ti parandaluar për ti përmirësuar, dhe ajo që është më e rëndësishme mos të bëhen recetiv, pra mos përsëriten këto krime’, u shpreh Ardit Kuka, gjyqtare ne Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.
    Mandela, me dy nga vëllezërit dhe me të besuarin e tij, më mizorin e bandës “Murrashin”, u largua drejt Greqisë. Atje ai sulmua disa herë. Në vitin 1999, Murrashi u gjet i pajetë, i masakruar me thikë në një pusetë. I kërcënuar nga i njëjti fat, Mandela u arratis në Itali e më pas në Francë. Brenda dy vitesh, u kthye në trafikantin kryesor të qenieve njerëzore atje.
    Ai organizoi kalimin e mijëra emigrantëve nga Franca në Angli, duke ndërtuar një rrjet të fuqishëm kriminal, ku siguroi një pasuri prej mbi 2 milionë eurosh.
    ‘Krimi i organizuar do e gjente rrugëdaljen e tij do vazhdonte të vepronte, kështu që u riformua në një tjetër dimension, dhe nga banda të armatosura, u kthyen në grupe kriminale që filluan të zhvillonin aktivitetin duke pastruar produktet kriminale në veprimtari të ligjshme, çka morën në fakt edhe një tjetër formë të organizimit’, u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit gjykatës Posaçme.
    Pas kapjes në Francë, pasuria iu sekuestrua. I vetëquajturi “Mandela”, u ekstradua për në Shqipëri. Sot e kësaj dite ai ndodhet prapa hekurave ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
    ‘Në vitin 1997, kur Shqipëria kaloi në një periudhë anarkie, ranë strukturat shtetërore, policia, ishin tre grupe kriminale kryesore më të spikatura në qarkun e Elbasanit, ishte banda e Cërrikut, ishte banda e Mandelës, ishte dhe banda e Kateshit’, u shpreh Ardit Kuka, gjyqtar ne Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.

     

  • 11 Maji dhe ‘Paketa e Maleve’-Rama në Shkodër: 0 taksa për 10 vite, pagat më të mira se në Greqi! (Fjala e sipërmarrësve)

    11 Maji dhe ‘Paketa e Maleve’-Rama në Shkodër: 0 taksa për 10 vite, pagat më të mira se në Greqi! (Fjala e sipërmarrësve)

    Edi Rama

    SHKODËR-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për deputet në këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Rama fillimisht u ndal tek bullizimit që i është bërë kandidates së re, Marjana Koçeku, e njohur nga shqiptarët si ‘Neomalësorja” por që u krahasua me Lenka Çukon, e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati. Marjana Koçeku është vendosur në listën e mbyllur.
    “Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten duke e ekspozuar si një simbol i banalitetit të së shkuarës…. Është e kotë tju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ tju vijë turp”-u shpreh Rama.
    Më tek kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e votës në 11 Maj, ku theksoi se vota për PS-në është e duhura dhe shkodranët. Në fjalën e tij ai komentoi dhe listat e Partisë Demokratike dhe atë të partive të reja. 
    “Nuk ishin të gjithë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, atëherë ishte PD në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Sot është koha e duhur që në kutinë e votimit për Partinë Socialiste. Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot dhe unë po ja u them statistikisht është Partia Socialiste. Se më erdhi dhe për të qesh kur këto të rejat ishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet dhe se gjykoj këtë pjesë. Edhe dalin kapin xhajen dhe hallën me mbush listën. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë”, tha Rama. 

    Në vijim të takimeve, Rama krah ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikut dhe Blendi Gonxhes Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prezantuan ‘Paketën e Maleve” tek sipërmarrësit. Rama tha se 500 aplikantët e parë, nuk  do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për pjesën tjetër, kreu i qeverisë njoftoi se do të vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa.
    “Është bërë që 500 aplikantë e parë, në momentin që do të hapet thirrja, e cila do të hapet pasi të depozitohen hartat për zhvillime, nuk  do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj shtetit. Një incentivë që nuk e ka asnjë vend dhe që me thënë të drejtën e kemi bërë edhe pak me shtrëngim me FMN sepse është përjashtim total në cdo gjë. Por besoj se ai vlen, sepse nëse kemi 500 agroturizme të parë, të tjerët vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa të ulëta për hir të së vërtetës. Keni parasysh që në vitin e kaluar ka patur 5.5 milionë vizitorë në parqet kombëtare që ne i kemi të matshëm tanimë sepse nuk janë si dikur. Do të thotë se 5.5 milionë janë potencialisht klientë të një rrjeti argotizmi që gjendet aty pranë. Shkodra është hapur dhe është bërë destinacion, por ka ende potencial. Nëse në gjithë zonat malorë do ndiqet shembulli i Thethit, i Malësisë së Madhe, do të jetë bekim i madh për Shkodrën, por edhe ata që do ta marrin iniciativën dhe të mos rrinë jashtë të punojnë për të tjerët,”- u shpreh Rama.
    Sa i përket thirrjes së emigrantëve për tu rikthyer në Shqipëri, Rama u shpreh se pagat në Theth janë më të mira se në Greqi. Gjatë diskutimit një sipërmarrës në Theth tregoi se është ai dhe familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura. 
    “Kemi qenë 20 familje, tani jemi bërë mbi 300 familje që janë kthyer nga e gjithë bota dhe për të zhvilluar turizmin. Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni keni mundësi ti bëni këtu,”-u shpreh sipërmarrësi.

    Ligji i ri i sapomiratuar ‘Paketa e maleve’ i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre./ZËRI

  • “Vrapova dhe më thanë se…”/ U vra nga ish-pronari i furrës, kunati i viktimës rrëfen mes lotësh si e zbuloi lajmin

    “Vrapova dhe më thanë se…”/ U vra nga ish-pronari i furrës, kunati i viktimës rrëfen mes lotësh si e zbuloi lajmin

    Kunati i Nexhmije Haradinit, e cila u qëllua për vdekje nga ish-pronari i furrës së bukës në Stanoc të Vushtrrisë, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e saj.
    Kunati i viktimës u shpreh se sapo ishte kthyer nga puna dhe kishte vënë re njerëz të shumë pranë vendit të krimit.
    “Zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, kur më tha komshia më pas”, deklaroi ai.
    Ai u shpreh se Nexhmije Haradini kishte punuar për 8 vite tek autori i ngjarjes, i cili pas më pas vrau veten, por ky i fundit e kishte pushuar tre herë nga puna.
    “Ka punuar 8 vite aty, por e largoi 3 herë nga puna. Herën e katër nuk pranoi të kthehej më në punë, ky e bëri për xhelozi se punonte në një gjelltore tjetër. Lajmin e mora vesh pasi erdha nga puna, zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, Kur më tha komshia më pas.
    Vëllai na ka treguar se e kishte kërcënuar, kanë menduar se e kishte vetëm nga nervozizmi. Ishalla rasti i fundit, por këto raste nuk ndalen. Të gjithë kanë motra (qan), më dhimbsen kur i shoh femrat, vajzat, gratë, mundohen të punojnë, të ndihmojnë burrin dhe shtëpinë, në fund e pësojnë më së keqi, vetëm femrat nga njerëzit e ligë”, u shpreh ai.