Tag: shpjegon

  • “Kartë propagande që Rama e luan shpesh”/ Surprizat e kabinetit të ri, reagon deputeti: Balluku shpjegon për Sulltanin

    “Kartë propagande që Rama e luan shpesh”/ Surprizat e kabinetit të ri, reagon deputeti: Balluku shpjegon për Sulltanin

    I ftuar në një emision televiziv, deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, tha se ndryshimet në kabinet nuk sjellin thelbësisht risi, pasi ministrat nuk ushtrojnë ndikim profesional të pavarur dhe funksionojnë kryesisht si figura propagandistike.
    “Për mendimin tim nuk ka asnjë nevojë, përveç një karte propagande që Rama e luan shpesh, pra këtë qarkullimin e figurave për të dhënë idenë se diçka po ndryshon.
    Në mendimin tim, në thelb nuk ka asnjë ndryshim mes Manastirliut, Evis Kushit, apo Pirro Vengut apo Ballukut. Nuk kemi të bëjmë me njerëz që kanë një karrierë të konsoliduar në fushën e tyre dhe figura publike që më pas marrin poste ministrore dhe rrjedhimisht kanë një farë impakti në pozicionin e tyre.
    Mund të jenë jetëgjatë sepse janë njerëz të besuar të Ramës, por në thelb nuk është se ushtrojnë ndikimin e tyre profesional të pavarur nga urdhërat e Ramës.
    Edhe Ballukut po ta keni vënë re, del një shëtitje në rrugët e reja dhe kjo që i shpjegon se çfarë është bërë dhe si është bërë këtij sulltanit të madh.
    Të gjithë në rolin e nxënësve që i recitojnë kryeministrit për punët e mëdha që janë bërë thjesht si një kartë propagandistike dhe madje po ta keni vënë re sa herë ka pasur ministra në qeveri që kanë qenë profesionist në fushën e tyre, si Shkëlqim Cani për shembull, nuk kanë zgjatur më shumë se një vit në atë post, sepse shpejt e kuptojnë në çfarë pozitë vendosen”, ushpreh Muçi.

  • Policia zbarkon në Durrës, disa të arrestuar

    Policia zbarkon në Durrës, disa të arrestuar

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

    Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • 49 mijë dosje te Përmbarimi! Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen, drejtori i shërbimit përmbarimor shpjegon procedurat

    49 mijë dosje te Përmbarimi! Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen, drejtori i shërbimit përmbarimor shpjegon procedurat

    Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.

    Gati 49 mijë dosje po evadohen nga përmbaruesit mes të cilave gjoba të pashlyera që prej kohës së pandemisë. Në këtë stok janë edhe gjobat e falura nga qeveria që nuk ishin ekzekutuar nga institucionet.
    Konkretisht, 122 qytetarë vazhdojnë ende të jenë borxhlinj të shtetit mbasi nuk kanë shlyer gjobën e vendosur nga policia e shtetit gjatë pandemisë së Covid 19.
    “Në bazë të këshillimeve dhe orientimeve që ka marrë çdo përmbarues, është këshilluar që në zbatim të Kodit të Procedurës Civile, ne duhet t’i vëmë në gjitha gjitha dosjet në civile”, u shpreh Ergys Qirici, drejtor i shërbimit përmbarimor.
    Gjatë intervistës për Top Channel, kreu i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, thotë se stoku është krijuar nga gjobat e ekzekutuara, shumica penale të urdhëruara nga prokuroritë si edhe fatura të shpenzimeve gjyqësore. Detyrimet nuk janë shlyer për shkak të mos gjetjes së adresave, por edhe pamundësisë financiare, ndërkohë që me faljen e gjobave nga qeveria, përmbarimi po I heq emrat e borxhlinjve nga lista e vet.
    “Kemi menduar që në fillim të evidentojmë cilët janë personat, që përfitojnë nga ligji i amnistisë i miratuar vjet, më pas të marrim të gjithë hapat proceduriale për ekzekutimin e këtyre dosjeve”, shpjegon Qirici.
    Kreu i Shërbimit Përmbarimor shpjegon natyrën e stokut të dosjeve që po evadohen.
    “Janë gjithsej 49 mijë çështje të ndryshme, ku ka me palë kreditor e debitor shtetin, kur ka mbimarrëdhënie juridiko-civile ndërmjet palëve, ashtu sikurse ka edhe urdhrat e mbrojtjes”, thotë ai.

    Top Channel

  • Shkoi me plumb në kokë, vdes 17-vjeçarja në Vlorë

    Shkoi me plumb në kokë, vdes 17-vjeçarja në Vlorë

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • “Në moshën e tij nuk isha kështu”. Toni Kroos shpjegon arsyen pse Yamal është special

    “Në moshën e tij nuk isha kështu”. Toni Kroos shpjegon arsyen pse Yamal është special

    9 Korrik 2025

    17:13

    Telesport

    Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe.
    “Edhe unë u bëra pjesë e ekipit të parë të Bayernit në moshën 17 vjeç, por nuk isha në nivelin e Yamal. Nuk kam parë diçka të tillë në atë moshë. Ai nuk ka thjesht talent, por është stabil”.
    “Ajo që më bind është kërkimi i tij i vazhdueshëm për t’u spikatur në fushë. Në moshën e tij, kjo gjë nuk është normale, sepse ai e bën edhe në momente delikate të ndeshjeve”.

  • Çfarë tregon kur një njeri ecën gjithmonë shumë shpejt?/ Ja si e shpjegon psikologja

    Çfarë tregon kur një njeri ecën gjithmonë shumë shpejt?/ Ja si e shpjegon psikologja

    Mënyra se si ecim është tregues i mënyrës se si mendojmë, si ndiejmë dhe, në fund të fundit, si e përballojmë jetën.

    Siç shpjegon psikologia Leticia Martín Enhuto për revistën CuerpoMente, ecja është shumë më tepër se një veprim mekanik, ajo pasqyron botën tonë të brendshme dhe mënyrën se si menaxhojmë emocionet dhe mendimet.

    Sipas saj, personat që ecin me ritëm të shpejtë zakonisht karakterizohen nga energji e lartë, vendosmëri dhe orientim i qartë drejt objektivave të tyre. Nuk janë njerëz që lënë gjërat në dorë të fatit, përkundrazi, veprojnë me plan dhe e shfrytëzojnë kohën në maksimum.

    “Këta janë njerëz që nuk e durojnë dot humbjen e kohës. Jetojnë me një ritëm të brendshëm që i shtyn vazhdimisht përpara”, thekson Martín Enhuto.

    Shpejtësia e ecjes lidhet gjithashtu me ekstroversionin dhe aftësinë për t’u përshtatur. Këta individë janë shoqërorë, aktivë dhe shpesh të hapur ndaj së resë dhe të panjohurës. Dallohen për vendosmërinë e tyre përballë të papriturave dhe priren të transmetojnë vetëbesim.

    “Ecja e shpejtë mund të japë ndjesinë e vetëkontrollit dhe udhëheqjes, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale”, shton psikologia.

    Megjithatë, nuk është gjithmonë diçka pozitive. Ecja e shpejtë mund të fshehë edhe ankth. Për disa njerëz, ky lloj ecjeje është rezultat i një shqetësimi të brendshëm dhe mosdurimi ndaj pritjes apo vonesave. Ndjesia se ‘koha nuk mjafton kurrë’ është e zakonshme te ata që kanë shumë angazhime dhe përjetojnë stres të madh.

    Ky presion psikologjik mund të çojë në lodhje të tepërt, madje edhe në një nevojë obsesive për produktivitet të vazhdueshëm.

    Psikologia thekson gjithashtu se në disa raste, kjo lëvizje e pandërprerë mund të shërbejë si një mekanizëm shmangieje. Ka njerëz që nuk e përballojnë dot qetësinë, sepse ajo i përball me emocione ose mendime që i shqetësojnë. Për ta, ecja e shpejtë nuk është shenjë vetëbesimi, por një mënyrë për t’i shpëtuar botës së tyre të brendshme. Syri.net-iefimerida

  • Sërish tërmet në Shqipëri

    Sërish tërmet në Shqipëri

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Të shtëna me armë zjarri në Institut

    Të shtëna me armë zjarri në Institut

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Plagosje në Sarandë

    Plagosje në Sarandë