ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
Tag: shpjegon
-

Alimehmeti: PD duhet të ringrihet! Anëtari i Këshillit Kombëtar shpjegon levizjen e Ervin Salianjit
Ilir Alimehmeti është një prej figurave kryesore të PD, i cili nuk e ka fshehur mendimin se Partia Demokratike duhet të ndryshojë për të fituar zgjedhjet dhe për t’u rikthyer në pushtet.
Në një intervistë për Vizion Plus, Alimehmeti shpjegon se takimi i pak ditëve më parë mes tij, Ervin Salianjit dhe disa prej kandidatëve demokratë, që pavarësisht se morën vota nuk arritën të zgjidhen deputetë, synon pikërisht skicimin e rrugës ku duhet të ecë forca më e madhe e opozitës. Sipas Alimehmetit, i cili në 11 maj fitoi 18 mijë vota, ky takim erdhi për shkak se disa prej forumeve të PD, siç është Këshilli Kombëtar, nuk është mbledhur asnjëherë pas humbjes së zgjedhjeve.
“Është një takim ndërmjet demokratësh, ndërmjet njerëzve që dëshirojnë që Partia Demokratike të fuqizohet, të forcohet, të arrijë që këtë qeveri që është e kalbur nga koka tek këmbët ta hedhë një orë e më parë dhe mbi mënyrën si shkohet aty. Duke qenë se asnjë forum i PD nuk na ka thirrur, të paktën në dijeninë time, për të diskutuar mbi këto çështje, pra mbi sfidat që kemi pasur në përballjen që kemi pasur në 11 maj, mbi ecurinë që mendohet mbrapa e me radhë; atëherë diskutuam njëri me tjetrin mbi problematikat e ndryshme, mbi mendimet e çfarë propozimesh mund të japim ne, dhe një pjesë e propozimeve do t’i dërgohen kryesisë së PD.”Alimehmeti shpjegon se nuk kërkon asgjë më shumë se sa aplikimi i parimeve për të cilat nisi rithemelimi i PD:
“Unë kam hyrë në PD, po kemi në mënyrë strukturore në prill të vitit 2022, pikërisht për shkak se u diskutua hapja, u diskutua një rithemelim, u diskutua një meritokraci, dhe ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq. Pra, në këto linja jemi afruar dhe këto kërkojmë që të ndodhin.”
Po çfarë synon kjo lëvizje? A është lëvizje kjo kundër Zotit Berisha?
“Ky është një takim mes demokratësh mbi problem që na prekin të gjithëve, nga i pari tek i fundit, problem që dikush ndodhsta nuk do t’i dëgjojë. Ndoshta kjo na jep hapësirën për t’u dëgjuar, për të folur, për të komunikuar. Mendoj se përmes komunikimit konstruktiv ne mund të arrijmë shumë. PD kështu ia ka dalë, gjithmonë ka pasur regjime të forta përballë dhe ia ka dalë, ka hedhur regjime shumë më të forta se ky që po kalbet.”
/vizionplus.tv -

Tërmet Peçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Pse duhet t’i lajmë rrobat pasi i blejmë?
Le të jemi të sinqertë. Shumë prej nesh lajmë vetëm të brendshmet, çarçafët dhe peshqirët para përdorimit, ndërsa rrobat e reja shpesh i veshim direkt.
Arsyeja kryesore? Rrobat janë të reja, dhe koha që dikush tjetër t’i provojë para nesh duket e parëndësishme. Për më tepër, nuk duam të rrezikojmë të prishim ngjyrën apo pamjen e blerjes së sapoardhur.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë se është e domosdoshme të lajmë çdo rrobë të re para se ta përdorim.Lana Hogue, një prodhuese rrobash, shpjegon dy arsye kryesore. Së pari, procesi i provimit mund të lërë rrobat me shumë baktere. Së dyti, shumë prej tyre mbahen me kimikate që mund të shkaktojnë reaksione të rënda në lëkurë.
Hogue shton se edhe fibrat natyrale trajtohen me kimikate që mund të çojnë në probleme si dermatiti.
“Duhet patjetër t’i lani rrobat para se t’i vishni, veçanërisht ato që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën ose që mund t’ju bëjnë të djersiteni,” shpjegon ajo. -

Rama shpjegon pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel: Doli një problem ajror
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, një moment i rëndësishëm dialogu BE-vendet e Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit.
Rama tha nuk mundi që të ishte fizikisht prezent, siç ishte parashikuar, pasi pati probleme me linjën ajrore që do të merrte, dhe se nuk e kishte ai në dorë.
“Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajrorë që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin”, tha Rama. -

Belinda Balluku paraqitet në SPAK
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Një qytet për fëmijët tanë – Binaj shpjegon arsyen e kandidimit
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, në vijim të fushatës së tij për zgjedhjet e pjesshme.
Në postimin e tij, aktori dhe aktivisti i njohur shpjegon motivet që e shtyjnë të garojë për drejtimin e kryeqytetit:
“Shumë veta më pyesin pse po kandidoj. Po kandidoj për fëmijët tanë, për fëmijët tuaj, për këtë qytet. Që fëmijët tanë të rriten duke ndërtuar kujtime dhe jo duke parë ndërtime.”
Binaj thekson se jeton në Tiranë si çdo qytetar tjetër, “me bashkëshorten dhe tre fëmijët, në një pallat të vjetër, në një apartament të vogël, por të ngrohtë e plot dashuri”.
Ai shton se me punën, aktivizmin dhe humorin e tij ka ngritur gjithmonë zërin kundër padrejtësive dhe në mbrojtje të njerëzve që kanë vërtetë nevojë. “Një Tiranë e pashëndetshme nuk mund të prodhojë qytetarë të shëndetshëm. Në krye të bashkisë së Tiranës nuk duhet një shërbëtor i partisë, por një shërbëtor i qytetarëve,” thekson kandidati i pavarur.
Në përfundim, Binaj u bën thirrje qytetarëve të bashkohen për një Tiranë më të jetueshme: “Duhet të veprojmë të gjithë bashkë, për ta kthyer Tiranën në qytetin që duam t’u lëmë fëmijëve tanë.” -

Plas sherri edhe në Durrës! Plagosen dy persona, mes tyre një grua
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Kontrolle anti-eksploziv tek Arkiva e Shtetit