Tag: shpirtin

  • Më 24 prill mbahet mesha për shpirtin e Papa Françeskut në katedralen e Shën Palit në Tiranë

    Më 24 prill mbahet mesha për shpirtin e Papa Françeskut në katedralen e Shën Palit në Tiranë

    Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka njoftuar se ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të kremtohet mesha për shpirtin e Papa Françeskut.

    “Në këtë kremtim do te marrin pjesë të gjithë ipeshkvitë e dioqezave në vendin tonë dhe janë të ftuar të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për shpirtin e Papa Françeskut, që aq shumë e deshi vendin tone”, theksohet në njoftim.
    Delegacioni zyrtar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut dhe që do të përfaqësojë kishën do të përbëhet nga:
    Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit,
    Sh. I. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit.
    Nunciatura Apostolike (Ambasada e Selisë së Shenjte ne Tiranë) do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.
    Mesha e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, për të vazhduar më pas sipas testamentit që vetë Ati i Shenjtë ka lënë të shkruar, theksohet në njoftimin e Dom Mark Pashkja, zëdhënës i KISH-it.

    Top Channel

  • Bien këmbanat për Papa Franceskun, në orën 18:00 në kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Bien këmbanat për Papa Franceskun, në orën 18:00 në kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë

    Në mesditë në katedralen e Shën Palit në Tiranë por në të gjithë kishat ne vend kanë rënë kambanat që njoftojnë besimtarët për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

    Besimtarë të shumtë kanë ndezur qirinj e janë lutur për shpirtin e tij. Ndërkohë në orën 18 në Katedralen e Shën Palit një meshë dedikuar Papa Françeskut drejtuar nga kreu i  kishës Katolike në Shqipëri Im Zot, Arjan Dodaj  kulmon me lutje për shpirtin e tij
    Gjatë paradites në katedralen e Shën Palit janë zhvilluar ceremonitë e liturgjisë pagëzimit për ata që kishin planifikuar ndërkohë që shumë turistë të huaj  e kanë vizituar atë  ku kanë mësuar edhe për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
    “Po e mësova nga lajmet ne Facebook dhe Intagram ..Por Papa prej kohesh nuk ishte mire dhe pritej te ndoshta. Është fatkeqësi , e trishtueshme”, tha një grua italiane.
    Konfernca Ipeshkvore doli  në një konferencë ne mesditë
    Kreu i kishës katolike të Shqipërisë shpërndau në qarkore për kremtimin e Meshës së Dritës më rastin e vdekjes së Papa Françeskut ku i fton të gjithë besimtarët  të jenë pjesë ë lutjeve për shpirtin e tij

    Top Channel

  • Ferid Kola, skulptori i shpirtit shkodran, veprimtari i paepur i promovimit të artit

    Ferid Kola, skulptori i shpirtit shkodran, veprimtari i paepur i promovimit të artit

    Nga Albert Vataj
    Po aq sa si skulptor, Ferid Kola qëndron lart edhe si profesor dhe veprimtar qytetar, sepse te ai njerëzorja është më e fortë se sfida; shpirti i tij krijues dhe i paepur është ajo që i kundërvihet përjetësisë me të cilën ai përballet në çdo përpjekje për të fituar. Sot, i thinjur, duket sikur është derdhur në një kurorë vezulluese, ku më shumë se vitet, mbi katër identitete të dallueshme për nga karakteri dhe temperamenti, rëndon e tashmja e pështjelluar – përditshmëria që gjithmonë gjen arsye për të rrënuar, por që nuk arrin të marrë më shumë se një zbardhje flokësh, thellim vështrimi dhe kumbim zëri. Si për të folur jo vetëm me ty, por me të gjithë ata që duhet të dëgjojnë e të ndiejnë këtë kushtrim: praninë e një artisti që bëhet tregues i një gjendjeje shpirtërore dhe qytetare.

    Me zërin e tij të thellë dhe kumbues, ai “trazoi” rendin tonë atë ditë rrugëve të Shkodrës. Teatraliteti i komunikimit të tij është i denjë për çdo skenë, edhe pse ai është artist i një dimensioni tjetër – ai i formës që i jep kuptim dhe qëllim gurit, baltës, shpirtit dhe kohës. Më flet për Shkodrën, pak për veten. Në një shfletim kujtimesh, hedhim vështrime e përkujtime me mall. Jo çdo gjë është siç duhet në qytetin që e duam fort. Bisedojmë dhe debatojmë për artin, për ato nivele të larta ku frymëmarrja e përjetshme fut frymë në gur dhe e shndërron në vepër, ku pi gjirin legjenda dhe ngrihet përmendore, ku e zakonshmja e të bukurës bëhet himn i së jashtëzakonshmes. Aty ku gjithçka që na rrethon është ajo që duam e dëshirojmë.

    E megjithatë, shumë gjëra në Shkodër mund të ishin më mirë sesa janë sot. Duhet t’i shkëputemi darëve të politikës dhe robërisë së interesit, për t’i lënë vend meritës, konkurrencës së ndershme dhe përfaqësimit dinjitoz. Të largohemi nga meskinëria, të ngremë një substancë njerëzore dhe një integritet që fisnikëron të bukurën dhe e mrekullon zakonshmërinë, në mënyrë që të mos i detyrojmë të talentuarit e zhgënjyer të kërkojnë shanse diku tjetër. Pajtohemi që jo çdo gjë është aq ideale sa ne e ëndërrojmë, por Shkodra i ka të gjitha mundësitë për të qenë dhe për të mbetur ajo që bijtë e saj e kanë kurorëzuar ndër shekuj si “Djepi i kulturës”.
    Ferid Kola e ndien dhe e shpreh atë që ne ia dëshirojmë Shkodrës, sepse ai pranon përgjegjësinë që ka artisti në kohën e vet. Edhe pse arti nuk mund të thotë gjithçka, ai e dëshmon se duhet të ndryshojnë shumë gjëra – me vepër dhe me vullnet qytetar. Sepse tolerimi i problematikave e legjitimon të keqen, duke e shndërruar në normë.
    Në këtë rrjedhë u zhvillua biseda jonë atë ditë. Nuk mund të them se i gjetëm zgjidhje gjithçkaje, por patjetër i hapëm zemrën asaj ndjesie të thellë që përvëlon shpirtin, sepse ne i duam gjërat të jenë ashtu siç i meriton Shkodra – qyteti që mund të mos jetë vend pasurie, por është dhe duhet të jetë tempull shpirtëror. Dhe kur është kështu, ajo mund të ndjehet gjithmonë, të ngrihet në çdo akt sublim dhe të mbetet Shkodër.

    Dolëm nga ky rreth vëzhgimesh e reflektimesh, dhe folëm për shumë të tjera: për përvojat e tij, për udhëtimin e gjatë të veprave që ka formësuar me baltë e mermer, për shpirtra të thyer që i ka ngjitur në lartësinë e qiejve, sepse ka ditur të bëhet rrahje zemre në çdo kraharor dhe frymë në çdo dhimbje.Nga duart e tij kanë dalë mbretër legjendarë dhe figura të lavdishme të Shkodrës; kanë rilindur simbole dhe janë ngritur kulme kujtese e krenarie, ku është themeluar ambicia jonë – jo vetëm shkodrane, por shqiptare.
    Në studion e tij banon e gjithë historia e arbërisë sonë – që nga Genti Mbret e deri te një zë i këputur në shpirtin e një dashurie që nuk ngopet me qiell e nuk ngihet me det.Ai, Ferid Kola, është miku im. Por, mbi të gjitha, është një bashkëshort që mbart shpirtin e një misionari, një baba që ngre një qiell ku çdo faj gjen falje dhe çdo dhimbje merr shpagim. Ai është një rrëfim që mbart rrëmet, por edhe prehje – një përmasë që e nderon të bukurën dhe e shenjtëron njerëzoren.