Tag: shpirtin

  • Rikthehet ‘Mokra n’Fest’, festa që ngjall traditën dhe mikpritjen

    Rikthehet ‘Mokra n’Fest’, festa që ngjall traditën dhe mikpritjen

    Mokra po bëhet gati të presë edicionin e gjashtë të festivalit “Mokra n’Fest”, një festë që prej vitesh mbledh bashkë mokrarët nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke kthyer këtë zonë të bukur malore në një qendër të traditës, kulturës dhe mikpritjes.

    Kjo festë do të mbahet më 16 gusht, nga ora 14:00 deri në mbrëmje vonë tek ura monument kulture në Golik. Gjatë festës do të zhvillohen aktivitete kulturore si koncerte e muzikë live dhe panair me gatime tradicionale.

    Në skenën kryesore do të performojnë këngëtarët Mariola & Jurgen Kaçani, vëllezërit Lushka, Avni Lushka dhe Luli Qose, Vëllezërit Kapa, Ansambli “Mokra”, Julian Elezi, Juli Tollozhina etj, si dhe këngëtarë të tjerë lokalë, që do të sjellin muzikën dhe shpirtin e kësaj treve të lashtë ilire.

    Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë gatimet karakteristike të zonës, përgatitur nga duart e nënave mokrare si lakror në saç, kulaç tradicional, mish në hell, të gjitha me shije shtëpie dhe shumë dashuri.

    Ndër aktivitetet që pritet të mbahen janë edhe kanoe në lumin Shkumbin, kamping në natyrë, koloni piktorësh, ekspozitë fotografike, argëtim për fëmijë dhe të rinj.

    Ky festival folklorik është më shumë se një festë, është një kthim në rrënjë, një kujtesë e vlerave dhe identitetit tonë kulturor, dhe një ftesë për të jetuar nga afër shpirtin mokrar./atsh/KultPlus.com

  • “Ma këpute shpirtin”, lamtumira e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

    “Ma këpute shpirtin”, lamtumira e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e punës.
    Viktima është Pashtrik Krasniqi, 21-vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja ka ndodhur në një platformë pune, në një lartësi prej gjashtë metrash.
    Fatkeqësisht, goditja nga rryma i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të riut kosovar.
    Pas lajmit të dhimbshëm, ka reaguar edhe babai i Pashtrikut, i cili ka shprehur pikëllimin e thellë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
    “Ma këpute shpirtin Pashtrik”.
    “Biri im, Allahu të paska dashur më shumë se të gjithe ne. Lus Allahun të jesh njëri prej banorëve të Xhenetit”, ka shkruar ai.
    gijotina.com/

  • Monterrey, Sergio Ramos: Dhamë shpirtin në fushë, por nuk mjaftoi

    Monterrey, Sergio Ramos: Dhamë shpirtin në fushë, por nuk mjaftoi

    Monterrey, Sergio Ramos: Dhamë shpirtin në fushë, por nuk mjaftoiPavarësisht se u eliminua nga Kupa e Botës për Klube pas një humbjeje 2-1 ndaj Borussia Dortmund, Sergio Ramos theksoi se është krenar me lojën e skuadrës së tij, Monterrey.
    “Ne luajtëm një ndeshje të mirë. Tifozët tanë dhe të gjithë epanë se si ekipi dha gjithçka, duke u përb…

  • “Në politikë lotët nuk derdhen, kapërdihen”, satira e Gjekmarkajt me Akademinë e Rilindjes: Leksioni i akademike Etildës që zgjidhi sherrin mes Vin Hoxhës dhe Gonxhes

    “Në politikë lotët nuk derdhen, kapërdihen”, satira e Gjekmarkajt me Akademinë e Rilindjes: Leksioni i akademike Etildës që zgjidhi sherrin mes Vin Hoxhës dhe Gonxhes

    Dje “Akademia” hapi përsëri dyert për kalamajtë e “Rilindjes”! Ata kishin marrë vesh që zysh Etilda do jepte leksionin e parë!

    Shejtanët, gjithë qejf, futen  librat në çantë dhe ishin nisur drejt rrugëve të dijes plot hare!
    Kultura mbetet interesi i tyre madhor. Vengu kishte bërë flokët me xhel, këmishë të bardhë me papion, pantallona treçerek me kuadrate, çorape të gjata dhe për dore e tërhiqte motra e madhe!
    Çantën prej lustrafini e kishte me dy katrama!
    Me një aurë melankolike e pikëllim të ëmbël, zysha hyri në klasë, nga pas e ndiqte heshtja.
    Vin Hoxha e Gonxhja po ziheshin kë do populli më shumë, cili më tepër mori vota dhe i hoqën ca pëllëmba njëri-tjetrit, që aman falë i qoftë Zotit! Në gjenezë të sherrit kishte qenë kush do të kandidojë për Tiranën!?
    Blendi i grisi përparësen dhe i nguli bishtagypin në vend të keq!
    Plasi vaji, ulërima e shamata! Zysh Etilda u afrua ngadalë dhe e përkëdheli disi Hoxhën në flokët si xunkth e i tha:
    — Në politikë lotët nuk derdhen, kapërdihen, mbahen përbrenda. Pastaj njeriu nuk duhet të zihet për atë që nuk e ka në dorë vetë.
    Dhe ju ndërroi vendet:
    — Ju se llogarisni fare Belën në këtë ekuacion!?
    A më shihni mua si e kam vënë shpirtin në paqe dhe pres që Babo në zemër dorën të vejë dhe të më caktojë në vendin e Taos!
    Vinin trazovaçin e uli me Zerqinenë dhe Blendin me Sarën!
    — Po pse, ku do shkojë Tao? — pyeti një rishtar, — përsëri ministër i Brendshëm?
    — Jo, jo — tha zysha, — aty po mpreh dhëmbët Ulsushi si njeri që nuk ia thyen zemrën Babos, si qengj që pi dy a tre nëna!
    Nejse, sapo thashethemet u mbyllën, mësuese Etilda pyeti:
    — Kush di shkrim e këndim të ngrejë dorën!?
    Gjysma e grupit uli kokën. Njëri tha:
    — Po të dinim, nuk vinim në shkollë, erdhëm këtu për të nxënë! Ndryshe nuk bëheshim deputet!
    Zysha u mendua pak e tha:
    — Mos u mërzisni, analfabetët ne i duam shumë për çiltërsinë e mendimit dhe shpirtin e bardhë. Ju jeni si tokë djerrë ku Babo e lëron, pastaj mbjell farën që do vetë dhe ju bëheni qepë, patate, groshë, hudhra e specat e Partisë!
    — Po intelektual të hurit dhe të litarit ka në mesin tuaj? Të ngrihen në këmbë!
    Nja 6-7 veta u çuan si me turp!
    Etilda i këshilloi:
    — Gjatë kësaj kohe, sa të mbyllen këto raportet e OSBE-ODHIR, mos u impenjoni shumë kulturalisht, mos shkruani veprat që dini të bëni më mirë, pushoni pak se vapë hesapi!
    Në fund ajo nxori nga një çokollatë “Lindor” që të ëmbëlsohen!
    Të gjithë njëzëri thanë:
    — Sa e dashur Zysh Etilda, se ca të tjerë na kallën datën, pale kur të vijë akademik Shalsi si do shkojë! Nopran dhe elokuent i madh ai!?
    Ca si mornica u kaluan nëpër trup, po hyrja e Tonit, si i zbritur nga qielli, shtoi sigurinë e dëboi ankthin!
    Ai e filloi me një monolog:
    — Rrugët e Zotit janë të pafundme! Besimi është mister dhe irracional.
    Disave u dukej si gjuhë e huaj.
    — Ja unë jam më i gëzuar tani si profesor se përpara kur isha një copë deputet! Duhet ta zhvishni veten nga rëndësia dhe individualiteti, nuk duhet të mendoni, duhet vetëm të zbatoni ato që thotë Babo, duhet të ushtroheni në bindje e adhurim!
    Një aguridhe naiv e pyeti:
    — Ç’do të bëhet me ty tani?
    Profesor Toni u përgjigj pa mëdyshje:
    — Ç’më duhet mua se ç’bëhet me mua, atë e di Babua! Ky është thelbi i funksionimit të Parlamentit, për këtë kumt jam këtu!
    Qafiret e vegjël herë ftilloheshin, herë jo!
    — Po Mamica? — pyeti një kolopuçe nga mesi.
    — Ajo do vijë vetë t’ju shpjegojë misteret e Babos, por kapi kryemetaforën me Skënderbeun dhe s’ke ç’a t’i thuash!
    Delirjen dhe përsosmërinë koha e mësimit e kapi kur Akademike Klodi hyri në sallë!
    — Qyqja mi, qyqja mi — tha — ça ju kanë bërë kështu, ju kanë rrokanisur kokën me gjepura! Mua më thërrisni Nana Klodi! — u tha plot dashamirësi!
    Trokiti dera dhe pas u shfaqën ca kamarierë me tava të mbuluara me degerm, të cilat u vendosën në mes të katedrës!
    Aty kishte petulla, byrekë, trigona!
    — Hani, hani — u tha ajo — se jeni hequr e tretur, ju morën shpirtin me këto dreq leksionesh, me këtë lodhje! Se kapni shtatorin!
    Dhe fët, u mbushën pjatat!
    Vin Hoxha me Gonxhen dhe aty bënë garë, nuk u dukej më koka pas piramidës me petulla që kishin në pjatë!
    — Hallall, hallall pionierët  e Babos! — thoshte Nana Klodi e gëzuar!
    Aman i porositi boni kujdes mos të marrë vesh ça thuhet këtu, ai tipi që shkruan një palo kronikë, një biçim shkrim kur ne flisnim për bimët e kafshët ai na kujton Ismail Kadarenë në Kuvend! U dëgjua një psherëtimë ngjitë me murin , ky Kadare mos kishte ca plantacione hashashi nga Gjirokastra ngjitë me të miat?
    Agron Gjekmarkaj

    Top Channel

  • Çfarë ndodhi në Akademinë e PS/ Satira e Agron Gjekmarkaj: Po pres që Babo të më caktojë në vendin e Taos

    Çfarë ndodhi në Akademinë e PS/ Satira e Agron Gjekmarkaj: Po pres që Babo të më caktojë në vendin e Taos

    Nga Agron Gjekmarkaj:

    Dje “Akadamia” hapi përsëri dyert për kalamajtë e “Rilindjes”! Ata kishin marrë vesh që zysh Etilda do jepte leksionin e parë! Shejtanët, gjithë qejf, futen  librat në çantë dhe ishin nisur drejt rrugëve të dijes plot hare!

    Kultura mbetet interesi i tyre madhor. Vengu kishte bërë flokët me xhel, këmishë të bardhë me papion, pantallona treçerek me kuadrate, çorape të gjata dhe për dore e tërhiqte motra e madhe!

    Çantën prej lustrafini e kishte me dy katrama! Me një aurë melankolike e pikëllim të ëmbël, zysha hyri në klasë, nga pas e ndiqte heshtja.

    Vin Hoxha e Gonxhja po ziheshin kë do populli më shumë, cili më tepër mori vota dhe i hoqën ca pëllëmba njëri-tjetrit, që aman falë i qoftë Zotit! Në gjenezë të sherrit kishte qenë kush do të kandidojë për Tiranën!?

    Blendi i grisi përparësen dhe i nguli bishtagypin në vend të keq! Plasi vaji, ulërima e shamata! Zysh Etilda u afrua ngadalë dhe e përkëdheli disi Hoxhën në flokët si xunkth e i tha:

    — Në politikë lotët nuk derdhen, kapërdihen, mbahen përbrenda. Pastaj njeriu nuk duhet të zihet për atë që nuk e ka në dorë vetë.
    Dhe ju ndërroi vendet:

    — Ju se llogarisni fare Belen në këtë ekuacion!?  A më shihni mua si e kam vënë shpirtin në paqe dhe pres që Babo në zemër dorën të veje dhe të më caktojë në vendin e Taos!

    Vinin trazovaçin e uli me Zerqinenë dhe Blendin me Saren!
    — Po pse, ku do shkojë Tao? — pyeti një rishtar, — përsëri ministër i Brendshëm?
    — Jo, jo — tha zysha, — aty po mpreh dhëmbët Ulsushi si njeri që nuk ia thyen zemrën Babos, si qengj që pi dy a tre nëna!

    Nejse, sapo thashethemet u mbyllën, mësuese Etilda pyeti:
    — Kush di shkrim e këndim të ngrejë dorën!?
    Gjysma e grupit uli kokën. Njëri tha: — Po të dinim, nuk vinim në shkollë, erdhëm këtu për të nxënë! Ndryshe nuk bëheshim deputet!

    Zysha u mendua pak e tha: — Mos u mërzisni, analfabetët ne i duam shumë për çiltërsinë e mendimit dhe shpirtin e bardhë. Ju jeni si tokë djerrë ku Babo e lëron, pastaj mbjell farën që do vetë dhe ju bëheni qepë, patate, groshë, hudhra e specat e Partisë!
    — Po intelektual të hurit dhe të litarit ka në mesin tuaj? Të ngrihen në këmbë!

    Nja 6-7 veta u çuan si me turp! Etilda i këshilloi: — Gjatë kësaj kohe, sa të mbyllen këto raportet e OSBE-ODHIR, mos u impenjoni shumë kulturalisht, mos shkruani veprat që dini të bëni më mirë, pushoni pak se vapë hesapi!

    Në fund ajo nxori nga një çokollatë “Lindor” që të ëmbëlsohen! Të gjithë njëzëri thanë: — Sa e dashur Zysh Etilda, se ca të tjerë na kallën datën, pale kur të vijë akademik Shalsi si do shkojë! Nopran dhe elokuent i madh ai!?  Ca si mornica u kaluan nëpër trup, po hyrja e Tonit, si i zbritur nga qielli, shtoi sigurinë e dëboi ankthin!

    Ai e filloi me një monolog: — Rrugët e Zotit janë të pafundme! Besimi është mister dhe irracional. Disave u dukej si gjuhë e huaj.
    — Ja unë jam më i gëzuar tani si profesor se përpara kur isha një copë deputet! Duhet ta zhvishni veten nga rëndësia dhe individualiteti, nuk duhet të mendoni, duhet vetëm të zbatoni ato që thotë Babo, duhet të ushtroheni në bindje e adhurim!

    Një aguridhe naiv e pyeti: — Ç’do të bëhet me ty tani?

    Profesor Toni u përgjigj pa mëdyshje: — Ç’më duhet mua se ç’bëhet me mua, atë e di Babua! Ky është thelbi i funksionimit të Parlamentit, për këtë kumt jam këtu!

    Qafiret e vegjël herë ftilloheshin, herë jo! — Po Mamica? — pyeti një kolopuçe nga mesi.

    — Ajo do vijë vetë t’ju shpjegojë misteret e Babos, por kapi kryemetaforën me Skënderbeun dhe s’ke ç’a ti thuash!

    Delirjen dhe përsosmërinë koha e mësimit e kapi kur Akademike Klodi hyri në sallë!

    — Qyqja mi, qyqja mi — tha — ça ju kanë bërë kështu, ju kanë rrokanisur kokën me gjepura! Mua më thërrisni Nana Klodi! — u tha plot dashamirësi!

    Trokiti dera dhe pas u shfaqën ca kamarierë me tava të mbuluara me degermi, të cilat u vendosën në mes të katedrës!

    Aty kishte petulla, byrekë, trigona! — Hani, hani — u tha ajo — se jeni hequr e tretur, ju morën shpirtin me këto dreq leksionesh, me këtë lodhje! Se kapni shtatorin!

    Dhe fët, u mbushën pjatat!  Vin Hoxha me Gonxhen dhe aty bënë garë, nuk u dukej më koka pas piramidës me petulla që kishin në pjatë!

    — Hallall, hallall pionerët  e Babos! — thoshte Nana Klodi e gëzuar!

    Aman i porositi boni kujdes mos të marrë vesh ça thuhet ketu , ai tipi që shkruan një palo kronikë, një biçim shkrim kur ne flisnim per bimët e kafshet ai na kujton Ismail Kadarenë në Kuvend! U degjua një psheretimë ngjitë me murin , ky Kadare mos kishte ca plantacione hashashi nga Gjirokastra ngjitë me të miat?

  • Rama ndan videon: Kalaja e Beratit, kurora që ruan shpirtin dhe historinë e qytetit

    Rama ndan videon: Kalaja e Beratit, kurora që ruan shpirtin dhe historinë e qytetit

    Berati, qytet unik i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, vijon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Shqipëri. I ngritur buzë lumit Osum rreth 2400 vjet më parë, ai tërheq mijëra vizitorë çdo vit.
    Kryeministri Edi Rama ndau ditën e sotme, 15 qershor, pamje nga Kalaja, duke e cilësuar atë si “shpirtin dhe krenarinë e qytetit”.
    “Kalaja e Beratit, kurora mbi qytetin e një mbi një dritareve, që ruan kujtesën, shpirtin dhe krenarinë e një qyteti ku historia dhe kultura gërshetohen në çdo hap”, shkruan Rama.
    Mbi qytetin antik të “Një mbi një dritareve”, qëndron si kurorë e shndritshme Kalaja e Beratit, një prej kalave më epike shqiptare, e njohur ndryshe edhe si “Fortesa e Arbërve”.
    E ruajtur me fanatizëm, ajo është ndër të vetmet kala në Ballkan ku jeta gëlon ende sot. Ky fortifikim i lashtë ka përjetuar luftra të shumta, por edhe periudha të begata zhvillimi dhe kulture.
    Që prej ilirëve e deri në ditët e sotme, bizantinë, sllavë, muzakaj, osmanë, pashallëku i Beratit, muret e saj dëshmojnë qendresën dhe përpjekjet për ruajtjen e atdheut dhe identitetit.

  • “Futbollistët sot e kanë mendjen te rrjetet sociale”, Sylvinho thirrje lojtarëve: Është shansi juaj, lëreni shpirtin në fushë

    “Futbollistët sot e kanë mendjen te rrjetet sociale”, Sylvinho thirrje lojtarëve: Është shansi juaj, lëreni shpirtin në fushë

    Shqipëria pret Serbinë në “Arenën Kombëtare”, në atë që quhet dueli më i zjarrtë i Grupit K, në kualifikueset e Botërorit 2026.

    Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, i ka bërë thirrje ekipit të tij që lojtarët të japin shpirtin në fushë, pasi është shansi i tyre në këto 90 minuta të tregojnë aftësitë që kanë.
    “Unë kam luajtur ndeshje të mëdha përgjatë karrierës time, por e kam bërë këtë gjë 15 vite më parë, kur rrjetet sociale nuk ishin një gjë kaq e madhe sa sot. Në kohën time ishte më e lehtë. Me këtë gjeneratën e re, duket sikur janë më të fokusuar te rrjetet sociale. Mesazhi im është që në këto 90 minuta keni mundësinë të bëni diçka të mirë dhe të lini shpirtin në fushë.
    E thashë dhe më parë, të dyja skuadrat janë të përgatitura. Kur flasim për futbollin, flitet në fushë. Nga ana tjetër, edhe ata dhe ne kemi lojtarë të mirë. Ata kanë një trajner të shkëlqyer dhe ne kemi një trajner shumë të mirë. Kështu që do të flasim vetëm me futboll”, tha Sylvinho.

    Top Channel

  • “Vesi del me shpirtin…’/ Rama ironizon Berishën, publikon video me deklaratat e tij pas humbjes së zgjedhjeve në vite

    “Vesi del me shpirtin…’/ Rama ironizon Berishën, publikon video me deklaratat e tij pas humbjes së zgjedhjeve në vite

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me një video, përmes së cilës “paralajmëron“ akuzat që do të shpërthejnë për vjedhje votash pas 11 majit. Në videon që ka ndarë në rrjete sociale, kreu i qeverisë sjell të gjitha deklaratat e Berishës nga viti 1997 deri më 2023, ku flet për humbje zgjedhjesh dhe për manipulim.
    “Vesi del me shpirtin“, thuhet në fund të videos, duke nënkuptuar se të njëjtën taktikë Berisha do të përdorë edhe pas 11 majit, pasi të humbë sërish.
    “Zgjedhësit shqiptarë votuan dje në kushte dhe rrethana larg së qeni normale. Me rezultatin që arritën por që ua vodhën përdorimit të forcës për falsifikimin. Ata vërtetë përdhosin një votë, por do të marrin përgjigjen më të merituar. Ky është një proces i shkatërruar, i manipuluar në mënyrën më absolute. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat dhe të njihet asnjë rezultat. Mosnjohja nga ana jonë të zgjedhjeve në Tiranë e Durrës.
    PD nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur. Këto zgjedhje prekin dhe rrënojnë parimet të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Nuk ishin zgjedhje, ishte një farcë. Pas zgjedhjeve të 2021, të ciat ai i shpalli masakër elektorale dhe ato të tilla ishin. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dhe për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale. Raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Nuk mund të njohim ne ku rezultatin e zgjedhjeve…”, janë këto deklaratat e Berishës për zgjedhjet e bëra ndër vite.

  • Lutje për shpirtin e Papës, më 24 prill mbahet mesha në katedralen Shën Pali në Tiranë

    Lutje për shpirtin e Papës, më 24 prill mbahet mesha në katedralen Shën Pali në Tiranë

    Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka bërë publike kalendarin e ceremonive fetare në nderim të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
    Ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të mbahet një meshë për shpirtin e Atit të Shenjtë, ku do të marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave të vendit.
    Në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet më 26 prill në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Shqipëria do të përfaqësohet nga dy arqipeshkvij: Imzot Giovanni Peragine i Shkodër-Pultit dhe Imzot Arjan Dodaj i Tiranë-Durrësit.
    Papa Françesku mbylli sytë përgjithnjë në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit. Papa, emri i të cilit është Jorge Mario Bergoglio, ishte diagnostikuar me pneumoni dypalëshe dhe qëndroi disa javë i shtruar në spitalin Gemelli të Romës. Vdekja e tij vjen një ditë pasi u shfaq në Sheshin e Shën Pjetrit për t’u uruar “Gëzuar Pashkët” mijëra besimtarëve.

  • Më 24 prill mbahet mesha për shpirtin e Papa Françeskut në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ja delegacioni që do të shkojë në Vatikan

    Më 24 prill mbahet mesha për shpirtin e Papa Françeskut në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ja delegacioni që do të shkojë në Vatikan

    Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka njoftuar se ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të kremtohet mesha për shpirtin e Papa Françeskut.

    “Në këtë kremtim do te marrin pjesë të gjithë ipeshkvitë e dioqezave në vendin tonë dhe janë të ftuar të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për shpirtin e Papa Françeskut, që aq shumë e deshi vendin tone”, theksohet në njoftim.
    Delegacioni zyrtar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut dhe që do të përfaqësojë kishën do të përbëhet nga:
    Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit,
    Sh. I. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit.
    Nunciatura Apostolike (Ambasada e Selisë së Shenjte ne Tiranë) do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.
    Mesha e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, për të vazhduar më pas sipas testamentit që vetë Ati i Shenjtë ka lënë të shkruar, theksohet në njoftimin e Dom Mark Pashkja, zëdhënës i KISH-it.

    Top Channel